Dita e Rinisë, Berisha: ثndrra Europiane u bë realitet, Rama: Të fitojë demokracia

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
V.I.P
49194.jpg


MARSEJE
Kryeministri Sali Berisha uroi sot të gjithë të rinjtë shqiptarë me rastin e Ditës Kombëtare të Rinisë.

Përmes një deklarate për mediat nga Franca, ku po ndjek punimet e Kongresit të XX të Partive Popullore Europiane, kryeministri Berisha përshëndeti të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë, të cilët i cilësoi si "forca më kryesore e demokracisë së vendit".

"Shqipëria është sot vite drite larg asaj që ishte në dhjetorin e '90-ës. Ju përcaktuat fitoren e qendrës të djathtë në vitin 2009, përcaktuat fitoren e parimeve të lëvizjes së dhjetorit në vitin 2011. Kam bindjen më të plotë se me energjinë, mençurinë, vizionin, përkushtimin dhe idealet e larta fisnike të dhjetorit '90 do të përcaktoni fitoren më të thellë të qershorit 2013",- deklaroi Berisha.

Kryeministri duke përkujtuar gjendjen në të cilën ndodhej vendi në dhjetorin e '90-ës, nënvizoi se diktaturat komuniste në Europë kishin rënë njëra pas tjetrës, ndërsa Shqipëria etiketohej si Kuba e Adriatikut.

Shefi i qeverisë shqiptare theksoi se ata që formësuan këtë lëvizje, sipas kryeministrit, e përmbushën me dinjitet të madh këtë mision, pasi Shqipëria 21 vjet më vonë është vite drite larg asaj që ishte në dhjetorin e '90, është anëtare e NATO-s.
"ثndrra europiane e të rinjve të vendit u bë realitet, gjaku i atyre dhjetra, në mos qindra të rinjve dhe të rejave që u ekzekutuan barbarisht në '90 u bë dritë, dhe sot shqiptarët lëvizin të lirë në mbarë Europën", - përfundon mesazhin e tij kryeministri Berisha.

RAMA: KOHA Qث DEMOKRACIA Tث FITOJث PثR NJERثZIT
Në Ditën Kombëtare të Rinisë, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama theksoi se 21 vjet nga “Lëvizja e Dhjetorit” ka ardhur koha që demokracia të fitojë për njerëzit.

Përmes një mesazhi në rrjetin social “Twitter”, Rama thekson se “Në 8 dhjetor 1990 njerëzit nisën të fitojnë demokracinë. Sot ka ardhur koha që demokracia të fitojë për njerëzit.”

KUJTOHET SOT 8 DHJETORI, DITA KOMBثTARE E RINISث
Kujtohet sot 8 dhjetori, e njohur si Dita Kombëtare e Rinisë në kujtim të lëvizjes studentore të vitit 1990.

Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, banorë të qytetit "Studenti", ishin iniciatorë të kthesës historike, protestave paqësore që sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë.

Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ata kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike.

Dita e Rinisë Shqiptare, 8 Dhjetori, është shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë si Dita Kombëtare e Rinisë, në kujtim të Lëvizjes Studentore të vitit 1990.

/Balkanweb/
 
Pe: Dita e Rinisë, Berisha: ثndrra Europiane u bë realitet, Rama: Të fitojë demokraci

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top