Dhurimi organeve dhe feja

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Dhurimi organeve dhe feja
Do thoni ju se cfare lidhje kan dhurimi organeve me fene...kan nje lidhje te madhe sepse nje pjese e madhe e popullates te tokes eshte besimtare ne nje fe ( ose sekte..ose ndonje besim..ose si quhen)
Problemi qendron qe jo te gjitha fete kan te njetin mendim reth ketij fenomeni..
Ka fe qe inkuarojne kete xhest, si psh feja katolike dhe ortoddokse..

Sipas nje sondazhi qe eshte bere ne Europ, Spanja ndodhet ne vendin e pare per dhurimin e organeve, dhe kjo gje eshte rezultati i kishes katolike e cila luan nje rol important ne momentet e veshtira te familjeve qe pesojne humbjet e njerezeve te dashur...
Kisha katolike inkurajon vazhdimin e jetes te personit (qe eshte ne vdekje klinike e te cilit nuk mund ti behet me asgje per ti shpetuar jeten), nepermjet njerezeve qe kan nevoj per ndihme qe te ken nje jete me te mire...

Me sa njohuri kam, e di qe Deshmitaret e Jehoves, nuk pranojne asnje transfuzion gjaku ne rastin qe arrine ne spital...keshtu qe nje organ aq me shume sdo e pranonin... dhe nqs eshte jeta e tyre ne loje sepse eshte nje gje e huaj... ( nqs kemi mes nesh Deshmitare do me pelqente te dija me sh detaje pse nuk pranojne gjak)
Feja muslimane cfare qendrimi ka reth dhurimit te organeve??
Edhe nqs keni njohuri per fe te tjera, dhe qendrimi i tyre reth faktit, qe mos e varosesh njeriun e dashur KOMPLET, per te bere nje xhest bamirsie, te shpetosh 1 ose me shume jete.....

Mirpres pergjigjet e tuaja...dhe KUJDES MOS E BENI LUFTE FEJE TEMEN!!!
Ju flm per mirkuptim...dhe diskutim te mbare...
 
Titulli: Dhurimi organeve dhe feja

Nese nje institucion apo nje individ eshte kundra dhurimit te organeve, rrjedhimisht eshte kundra jetes e akoma me rrjedhimisht ...VRASES !
 
Titulli: Dhurimi organeve dhe feja

Une dija qe hebrete jane kunder dhurimit te organeve dhe nuk pranojne trasfuzion gjaku.Sdq do shikoj me mire qe te jap nje informacion te sakte.
 
Titulli: Dhurimi organeve dhe feja

Sa i perket dhurimit te organeve ne aspektin Islam, dijetaret e kane legjitimuar dhurimin e organeve te trupit ne mënyre qe te shpetohet jeta e nje individi. Ja se cfare kane thene dhe ne cilat raste eshte i lejuar:

- Lejohet transplantimi i një organi nga i vdekuri tek i gjalli, jeta e të cilit varet nga ky organ apo një funksion elementar, mirëpo kjo realizohet vetëm me kusht që të ketë dhënë leje i vdekuri ose trashëgimtarët e tij pas vdekjes së tij, ose me lejen e udhëheqësit të muslimanëve, nëse i vdekuri është i panjohur apo nuk ka trashëgimtarë.

Lejohet transportimi apo mbartja e organit nga një njeri i gjallë te një tjetër, kur ai organ ripërtërihet vetvetiu, siç është gjaku dhe lëkura, por me kusht që personi që e dhuron atë të jetë i rritur dhe gjithnjë duke iu përmbajtur kushteve të sheriatit.

Lejohet që nga organi, i cili hiqet nga trupi për shkak të sëmundjes, të përfitojë dikush tjetër, siç është korneja e syrit.

Mirëpo në raste në të cilat varet jeta e njeriut, siç është zemra për shembull, nuk lejohet transplantimi apo dhurimi i këtij organi nga një njeri i gjallë te një tjetër.

Rastet në të cilat lejohet transportimi i organeve kushtëzohen që të mos bëhen me shitjen e organit, sepse organet e trupit të njeriut nuk lejohet të shiten në asnjë mënyrë. Ndërsa shpenzimi dhe pagesa e bërë nga ai që përfiton prej organit të dikujt tjetër, që ky organ të shkojë deri te përfituesi, lejohet, në rast nevoje të domosdoshme, ashtu si edhe dhurimi i tij me dëshirë.


Thote Zoti i Madherishem ne nje ajet Kur'anor:

“ Kurrë nuk do ta arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë e lumtur në xhennet) derisa të mos e jepni më të dhembshmen (më të dashurën) e pasurisë suaj. اkado që jepni (për Zotin), Allahu atë e di.”

Besoj se isha i kjarte sweety ~
 
Titulli: Dhurimi organeve dhe feja

Mirëpo në raste në të cilat varet jeta e njeriut, siç është zemra për shembull, nuk lejohet transplantimi apo dhurimi i këtij organi nga një njeri i gjallë te një tjetër.
Po ca dmthn kjo? Se donatori seshte i vdekur plotcisht kur jep organet...dmthn eshte akoma ne jete edhe pse me ndihem e aparateve
 
Titulli: Dhurimi organeve dhe feja

Sweety, pershembull ti je e gjalle. Une jam ne rrezik jete, me duhet zemra. Nuk lejohet transplantimi i zemres tende, ngase ti je e gjalle. Ta shpetosh dikend tjeter, ndersa ta rrezikosh (ta vesh) ne rrezik jeten tende, nuk me duket logjike.
 
Titulli: Dhurimi organeve dhe feja

oKEY keshtu po, gjithsesi dhurimi organeve referohet ne rastin qe njeriu eshte ne vdekje klinke e sbehete dot me gje per te
 
Titulli: Dhurimi organeve dhe feja

oKEY keshtu po, gjithsesi dhurimi organeve referohet ne rastin qe njeriu eshte ne vdekje klinke e sbehete dot me gje per te


Si pjestare e fese islame nuk e di qendrimin e fese rreth kesaj qeshtje (detajisht po mendoj) mirepo une mendoj se ne nuk jemi pronaret e asnje organi qe ne posedojme apo jo , sepse po te ishim pronaret e vertet do te kishim mundesine qe ti ruajme nga vdekja dhe
(kalbja ne dhe) pasiqe kete nuk jemi te zotet ta bejme atehere duhet ti nenshtrohemi vullnetit Te Krijuesit Suprem qe eshte edhe pronari i shpirtit dhe organeve qe ne i bartim....
 
Titulli: Dhurimi organeve dhe feja

Mjekësia është sikurse Sheriati. Iu dha njeriut për të arritur lumturinë, ruajtjen e shëndetit, largimin nga vështirësit, dhe çrregullimet psikofizike. ثshtë i njohur fakti se Islami inkurajon shërimin duke përdorur të gjitha gjërat e lejuara për shërim. Dijetarët islamë jetën e njeriut e konsiderojnë një vlerë të lartë duke e karakterizuar si vlerë universale (ar. ed-darurijat).
"Shërohuni, o robër të All-llahut! All-llahu nuk ka dhënë sëmundje për të cilët të mos ketë dhënë ilaçin, përveç pleqërisë." janë fjalët e të Dërguarit fisnik, Muhammedit s.a.v.s., të cilat paraqesin themel për shkencën e mjekësisë.

Mjekësia ka qenë dhe mbetet objekt i interesimit të juristëve islamë, dhe nuk ka gati asnjë pyetje së cilës nuk i janë qasur, kuptohet në përputhshmëri me nevojat e kohës së tyre.

Klasikët kanë polemizuar për statusin juridik të prerjes së stomakut të gruas së vdekur për ta shpëtuar fëmijën e saj, apo amputimin e dorës së infektuar, me qëllim që të parapengohet përhapja e infektimit, si dhe ndërmarrjet e thjeshta kirurgjikale.

Ndërsa shkencëtarët bashkëkohorë merren me klonimin, kirurgjinë estetike, transplantimin e organeve, analizat gjenetike, inxhinieringun gjenetik dhe shumë gjëra të tjera.

اfarë vendi ka mjekësia në Islam dhe tek dijetarët islamë, më së miri na tregon qëndrimi i dijetarëve islamë ndaj saj.
Ndoshta shumica do të çuditen kur dëgjojnë se dijetari famëmadh, fekihu, muhadithi, metodiologu i drejtësisë islame, gjuhëtari (nahvij), Imam Shafiu ka qenë njohës i shkëlqyer i mjekësisë. Imam Sujutiu, përmend në librin "El-Menhexhus-sevijju", faqe 90, qe njëri prej mjekëve, bashkëkohas i Imam Shafiu ka thënë:
"Kur Shafiu erdhi në Egjipt, kemi diskutuar për mjekësinë, sa kam menduar se ai nuk njeh asgjë përveç saj. "Vetë Imam Shafiu ka thënë: "Pas shkencës mbi hallallin dhe haramin, nuk njoh shkencë më fisnike se mjekësia" ("Et-Tibbu minel kitabi ve sunneti", nga Bagdadiu fq. 187)

Mund të përmendim edhe disa dijetarë të mëdhenj të Islamit, të cilët mjekësisë i janë përkushtuar me vëmendje të veçantë: Ibn-Tejmije, Ibnul-Kajjim, Sujutiu, Muvve fekuddin el-Bagadadiu, Dhehebiu etj.
Po përmendim disa çështje si obligim i madh për edukimin e muslimanëve.
 
Titulli: Dhurimi organeve dhe feja

"…E kush e ngjall (bëhet shkak që të jetë ai gjallë) është si t'i kishte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit…" (El-Maide, 32)
KEshtuqe nga ky ajet mund te kuptojme qarte qe islami e lejon shpetimin e jetes. Mirepo tek rastet delikate si transplanti i zemres gjate kohes kur njeriu tjeter eshte gjalle pa marre parasysh a eshte ne (kome) Zoti eshte ai i cili vendos kur do ti mirret shpirti nuk eshte e lejuar.

Nderkaq sa i perket rasteve te veshkeve dhe disa gjerave tjera shumica e dijetareve e kane bere si te lejueshme . Duke u mbeshtetur ne suret e meparshme.
Mirepo njerezit e teprojne duke bere transplante estetike dhe kulminacioni eshte (Perpjekja per klonim) qe then qdo kufi!!!!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top