Titulli: Dhuna ne familje: Burri rreh gruan e femijet ne rruge/ VIDEO
Pervec ketyre qe ka permendur Leg une them se e keqja duhet goditur qe ne rrenje pra qe nga rritja dhe edukimi i femijeve (meshkuj,femra) brenda familjes,shkollimi,mentaliteti qe luan nje rol mjaft te rendesishem etj..me qellim zvogelimin ne mos zhdukjes te nje fenomeni te tille si dhuna ndaj femrave..Se mohoi kush qe edhe ne Europe ndodhin keto por eshte tjeter te flasim per disa perjashtime per te cilat femra gjithnje ka te drejten te mbroj veten edhe permes ligjit e tjeter kur dhuna eshte aq e shpeshte sa ne fund e sheh dhe si dicka te zakonshme e ste ben pershtypje me..Akoma me shqetesues eshte fakti qe nder vite dhuna ndaj femres po shtohet ne Shqiperi...
Pike se pari me fal qe te citova.
Se dyti sme rrihet se kam majasilli tek gishtat...
Tani persa i takon temes ,
Dhuna karshi femrave nuk ndodh vetem ne Shqiperi, por te gjithe ne hyme ne site shqipetare dhe si rrjedhoj ato na impaktojne dhe ato sjellim.
persa i takon edukimit qe ne zanafille jam dakort me ty...bile jo me larg se disa muaj me pare ne Norvegji pikerisht per kete teme u be nje fushate e madhe
video me poshte e demostron.
Nje video qe frymezon dhe qe inspiron pikerisht kete ngerc te shoqerise kudo ne bote.
Eshte e vertete qe ne shqiperi mungojne politikat sociale , sic eshte e vertet edhe ceshtja e mentalitetit....pra ne kemi nje dyzine me argumenta perse ky fenomen ndodh...por me thuaj ne bote kush eshte arsyeja???
Duke qene nje vend i vogel keto sjellje kafshesh bejne zhurme, dhe ne na mungon kultura njerezore per ti cuar gjerat perpara...po BOTES cfare i mungon?
Perse ekziston dhuna ne bote, meqe ata i kane te tere mekanizmat? Perse ne Amerike e Europe ka raste? thua keni mbledhur statistika, per te ditur numrin e sakte?
Te etikosh nje komb si kafshe ,sepse ka element te tille brenda tij...eshte njesoj si te pranojme qe jemi plehrat e Europes dhe faktit qe emigrantet shqipetare nuk meritojne te jene njerez atje ku ndodhen...por te trajtohen si kafshe meqe kane prejardhjen nga ky vend, nga ky kafsherim qe ju ..pikerisht ju qe jetoni diku jashte i etiketoni si te tille.
Kam jetuar jashte , ndoshta jo vite , por mjaftueshem per te bere diferencen, dhe kur dikush me tha se gjithe femrat shqiptare jane Rrugaçë.....nuk u ndjeva e fyer per veten time , por per mentalitetin dhe per ate cka ne percojme.
Edhe pse iu ktheva me shume vendosmeri dhe koherence ne te folur , me argumenta e pa nacionalizem (edhe pse brenda vetes me vlonte) ,une isha vetem nje ze.....por te gjithe jemi shume zera!
Nuk jane keta qe perfaqesojne nje komb....nje popull...nje gjenerate.
keta nuk jane ne gjendje te perfaqesojne as veten e tyre....jo me popullin tim.
Ju lutem shume ty e shume te tjereve, kini kujdes kur emertoni shqipetaret pavaresisht irritimin qe perftoni ne pamje te tilla....askush sjua ka borxh te degjojme keto lloj etiketimesh , duke na ndare ne "ju" e "ne" , WOW, e kushdo..mos harroni jeni shqiptare!
Shqiptare lind nuk behesh, e po ashtu edhe grek!
Sa per ngjarjen ky tipi ....dihet ku e ka vendin dhe po e denojne te gjithe....nuk vend per koment!