Ku dhe si t’i vendosim lulet në shtëpi

Sweetie

Anëtar i Respektuar
Kur të blini lule, mendoni mirë për zgjedhjen që bëni, sepse luleve duhet përshtatur ambienti ku rriten.

2saies4.jpg

Se për çfarë lloji të luleve do të vendosni varet se çfarë është shija e juaj dhe se sa i kushtoni kujdes detajeve.


Bimët të mbahen larg nga burimi i nxehtësisë

Nëse bimët gjenden në afërsi të trupave që lirojnë nxehtësi, patjetër duhet t’i largoni bimët. Gjithashtu, mos i mbani bimët në afërsi të televizorët (assesi mbi të), sepse bimët do të absorbojnë nxehtësinë dhe do t’u thahen rrënjët dhe gjedhet. Bimëve gjithashtu nuk u përshtatet as rrezatimi i televizorit.


Shmangni korentet e ajrit

Korentet e ajrit mund të shkaktonjë humbjen e ngjyrës dhe rënien e fletëve te bimët. Në rastin më të keq, mund të shkaktojë edhe tharjen e plotë të bimëve.


Ujitja e rregullt e bimëve

Uji është njëri ndër faktorët vendimtarë për zhvillimin e bimëve, andaj duhet pasur më së shumti kujdes. Pas ujitjes, dheu në saksi do ta lirojë tepricën e ujit në enën e vendosur nën saksi, ndërkaq atë ujë duhet eliminuar, sepse bimët nuk e duan lagështinë e tepërt.


Temperatura dhe drita

Duhet pasur parasysh se disa bimëve u përshtaten këndet e errëta të dhomave, e disa të tjerave u përshtaten pozitat afër dritareve, gjithashtu duhet pasur kujdes edhe temperaturën.

Temperatura e ulët (7-13 gradë) - bimët më të përshtatshme në temperaturë të ulët dhe në kënde të errëta të dhomave janë kokaret (Bulbous) dhe fieri (Filix). Të përshtatshme për temperaturë të ulët dhe kënde gjysmë të errëta të dhomave janë Aspidistra, Aracaria, Fatsia, Saxifraga. Për temperaturë të ulët dhe afër dritareve të përshtatshme janë: Nephrolepsis, Careus, Cyclamena, Hedera, Tradescantia.

Temperatura mesatare (13-18 gradë) – kjo temperaturë dhe këndet e errëta janë të përshtatshme për Asplenium, Pteris, për disa lloje të palmave dhe për kokare (Bulbus)

Temperaturat mesatare dhe këndet gjysmë të errëta të dhomave janë të përshtatshme për: Asparagusin, Fikusin, Begonian mbretërore, Filodendronin, Monsteran. Në dritë dhe në këto kushte të temperaturave do të mund të zhvilloheshin edhe Begonia, Echeveria, Hoya, Phoenix, Dracena.

Temperatura e lartë (18-24 gradë) – këndet e errëta janë të përshtatshme për këto lloje bimësh: Billbergia, Fikusi, Peperomia, Syngonium. Në gjysmëhije vendosni Adiantumin, Calathean, Agloaneman, Pandanusin. Bimët të cilave u përshtatet temperatura e lartë dhe vendi afër dritareve janë: Aphelandara, Coleuesi, Zebrin, Cordyline, Codiaeumi. /ikub.al
 
Titulli: Ku dhe si t’i vendosim lulet në shtëpi

Ah sa qejfe i kam, sikur te shtojne jeten, sidomos nese zgjohesh ne mengjes dhe i sheh plot ngjyra ngjyra te kapercen gezimi :)
 
Titulli: Ku dhe si t’i vendosim lulet në shtëpi

Vallaj ne çdo cep te shpise i ka vene mami im...e ka bere shpine kopesht botanik. Ku te gjej cep bosh e mbush me lule. Na kane zene frymen!
 
Titulli: Ku dhe si t’i vendosim lulet në shtëpi

Per Zote lulet jan shum te bukura ne shtepi.Aroma te knaq .Na i vendosi ni kusi me pak uje afer lopes qe po i shkoj menja e ka uri i han e knaqet lopa eme.kam ni lop t"mir fort me ja dit zotit.
 
Titulli: Ku dhe si t’i vendosim lulet në shtëpi

Më mirë hap një serë lulesh, sesa e mbush shtëpinë plot me vazo dhe lule..
Pak dhe saktë, mjafton brenda në shtëpi.. cdo gjë ka vendin dhe lezetin e saj.. gjithsesi gusto gusto dhe kjo punë e orendimit të shtëpisë me lulet..
 
Titulli: Ku dhe si t’i vendosim lulet në shtëpi

Shum keshilla te mira keto se i jep artikulli, ne gjith dim te mbjellim ni lule dhe te kujdesemi per to ,,,po cdo her jemi rrit me ate se lulja don drit dhe uji her pas here dhe ushqim. Un per vete se kisha dit se Fikusi rrite dhe ne nje vende gjysem te erret.
 
Titulli: Ku dhe si t’i vendosim lulet në shtëpi

Ne shtepi brenda spara i kam qef te kem shume,,(ceshtje fotosinteze etj etj,flas sidomos per ambjentin ku flejm,nuk jan te shendetshme)
Ndersa ne verand,aty pooo,,dua te gjitha llojet e sidomos stinoret,,qe te kete lule ne c"do stine te vitit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 57.1%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 0 0.0%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 3 42.9%
Back
Top