Dhjete "skuqjet" qe do te kujtohen pergjithmone

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Leite Kaka i Brazilit dhe Valon Behrami i Zvicres jane perjashtuar me kartone te kuq ne ndeshjet e tyre te fundit ne Kampionatin Boteror "Afrika e Jugut 2010". Sado qe ata kane marre mbeshtetjen e gjere se perjashtimet e tyre ishin te gabuara, ato vendime shpejt edhe mund te harrohen. Brazili fitoi nderkohe qe Zvicra humbi ndeshjen, por do te kete edhe nje mundesi per te siguruar kualifikimin ne raundin e dyte.
Por, jane disa kartone te kuq qe jane histori ne vete. Ato vendime dhe ata lojtare nuk do te harrohen kurre, pasi do te kujtohen, nese jo me shpesh atehere, ne çdo kater vite sa here te luhet kupa e botes.

10. Placido Galindo - (Peruja - Rumania 1930)

Kartonet e verdhe dhe te kuq nuk kane qene ne perdorim deri ne vitin 1970. Para ketij viti lojtaret jane larguar direkt nga fusha per ndonje gabim te rende. Placido Galindo, eshte futur ne librin e rekordeve duke u larguar ne takimin e pare qe Peruja e luajti kunder Rumanise ne Kampionatin e Pare boteror. Peruani Galindo eshte larguar nga fusha pas pjeselojes se pare per shkak te temperamentit te ashper te tij, per te cilin eshte kerkuar edhe nderhyrja e policise lokale per ta qetesuar.

9. Sergio Batista - (Uruguai - Skocia 1986)

Batista mban rekordin per kartonin me te shpejte te marre ne historine e kampionateve boterore, pasi eshte ndeshkuar me te kuq pa kaluar nje minute loje ne ballafaqimin e Uruguait me Skocine ne boterorin "Meksika 1986". Batista eshte ndeshkuar me karton te kuq ne sekonden e 56-te te lojes pas nderhyrjes nga mbrapa qe ai beri ndaj Gordon Strachanit te Skocise. Arbitri Joel Quinio shume shpejt dhe pa asnje sqarim pati perjashtuar Batisten.

8. Pedro Monzon - (Argjentina - Gjermania Perendimore 1990)

Argjentinasit mbajne rekordin per me se shumti kartone te kuq te marre ne histori te kampionateve boterore, gjithsej 10. Tre nga keta kartone te kuq jane ndare per argjentinasit ne boterorin "Italia '90", kur Pedro Monzon regjistrohet ne librat e historise si lojtari i pare qe largohet me karton te kuq ne nje finale te boterorit. Monzoni pati nderhyre shume ashper ndaj sulmuesit te Gjermanise Perendimore, Juergen Klinsman. 20 minuta me pas, nga loja largohet edhe mesfushori Gustavo Dezotti pas fjalosjeve me referin meksikan.

7. David Beckham - (Anglia - Argjentina 1998)

"Dhjete launet e pathyeshem dhe nje djalosh i çmendur" shkroi njera nga gazetat angleze, nje dite pas humbjes qe Argjentina ia shkaktoi Anglise ne vitin 1998, ne fazen e dyte te garave. David Beckham u ndeshkua direkt me karton te kuq, pasi ai me pare ishte i fauluar dhe derisa ishte i shtrire ne toke, goditi lehte ne kembe argjentinasin Diego Simeone, i cili simuloi sikur te ishte goditur me ndonje "snajper". Beckham u largua nga arbitri trupgjate Kim Milton Nielsen. Me pas, kritikat publike ne drejtim te Beckhamit ishin te shpejta dhe te ashpra.


6. Diego Maradona - (Argjentina - Brazili 1982)

Derisa Argjentina ishte ne disavantazh prej 3:0 ndaj Brazilit, Diego Maradona ndeshkohet me karton te kuq pese minuta pa perfunduar loja. Dhjeteshja e Argjentines u ndeshkua pas nderhyrjes se ashper ne brazilianin Batista. Pas ketij kartoni, boterori per Maradonen perfundoi aty.

5. Laurent Blanc (Franca - Kroacia 1998)

Ky karton i kuq nuk duhet as te permendet, pasi eshte teper i turpshem. Mbrojtesi i kulturuar francez pati mbetur pa shijuar finalen si pasoje e nje gjesti te Slaven Biliqit. Blanc, qe gjate turneut ishte fantastik duke shfaqur forme te shkelqyer, ende nuk dihet se per çfare arsye eshte perjashtuar nga ndeshja. Sot e kesaj dite, ende te gjithe pyesin arsyen e skuqjes se Blancut. Ishte kjo ndeshje gjysmefinale.

4. Antonio Rattin (Argentina - Anglia 1966)

Tensionet mes Anglise dhe Argjentines ishin prezente qe prej luftes per Ishujt e Falklandit. Kapiteni Rattin eshte larguar nga arbitri gjerman Rudolph Kreitlein, pas mospajtimeve te vazhdueshme te lojtarit ndaj tij. Rattin nje vit me pas tha se largimi nuk do te ndodhte asnjehere sikur te dinte te fliste paksa gjermanishten. "Une nuk kam bere asnje faul, krejt çka kam dashur ka qene nje sqarim qe doja ta beja me referin. Me vone kam kuptuar se referi me ka larguar nga loja", pati thene Rattin.

3. Frank Rijkard & Rudi Voeller (Holanda - Gjermania Perendimore 1990)

Gjashtedhjete sekondat e çmendur pergjithmone do te pershkruajne karrieren e ketyre dy futbollisteve. Kur Gjermania luan me Holanden aty gjithmone ka tensione, keshtu qe kur ishte ne pyetje ndeshja e rrethit te dyte te Boterorit 1990, vetem dy vjet pasi holandezet i mposhten gjermanet ne Evropian, atehere mund te pritej edhe me e keqja. Pas vetem 20 minutash loje, Rijkaard zverdhet pasi kishte fyer Voellerin, ndersa edhe ky merr karton te verdhe derisa mundohet t'ia shpjegoje arbitrit sjelljen e futbollistit holandez. Vetem disa minuta me vone te dyte serish kacafyten brenda zones dhe arbitri i perjashton te dy. Pas gjithe kesaj ka pasur raporte se dy futbollistet jane grushtuar ne tunel gjate ikjes per ne zhveshtore.

2. Zinedine Zidane (Franca - Italia 2006)

Ky eshte kartoni i kuq mbi te gjithe te tjeret te ndare ne kampionate boterore. Zidane, qe kaloi Francen ne epersi nga penalltia dhe me vone gati sa nuk fitoi ndeshjen kur gjuajti me koke, iu pergjigj fyerjeve te Marco Materazzit duke e goditur ne gjoks me koke. Ky u be momenti me i diskutueshem ne histori te futbollit. Kishte shume spekulime se çfare e shtyu Zidanen te veproje ashtu. Me vone, Zidane tha se Materazzi ia kishte fyer te emen, mirepo italiani kete e ka mohuar kategorikisht. Zidane ka thene se me perpara do te vdiste sesa te kerkonte falje. Kjo ishte ndeshja e fundit e Zidanes si futbollist aktiv. Ate ndeshje me pas e fitoi Italia pas ekzekutimit te penalltive.

1. Mario David (Italia - Kili 1962)

Ndeshja e njohur ne histori si "Beteja e Santiagos" eshte pershkruar si ndeshja me e keqe dhe me turpshme e mundshme ne historine e futbollit. Tensionet ishin rritur pa nisur ndeshja, pasi gazetaret italiane kishin shkruar shume gjera te keqija per Kilin. Italiani Giorgio Ferrini mori karton te kuq pas tete minutash loje, pasi shqelmoi kundershtarin e tij, ndersa pas ndeshkimit ate nga fusha e nxori ushtria. Pas pak Leonel Sanchez i Kilit dhe Mario David i Italise kishin vendosur te shkembenin shkelma te korneri. Sanchez goditi Davidin para arbitrit dhe per çudi i shpetoi ndeshkimit. Pak minuta me vone David beri nje goditje "kung fu" ne drejtim te Sanchezit dhe u perjashtua. Arbitri Ken Aston qe kishte sherbyer ne Luften e Dyte Boterore pati thene pas ndeshjes se per te ishte sikur te kthehej ne lufte dhe kishte te drejte.
infoal
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top