Derallajt, krenaria e Gradecit

legjenda

Tetova
Mehmet Deralla është regjistruar në memorien historike, si një ndër protagonistët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të vitit 1878. Ishte një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë Shqiptare. Mehmet Pashë Derralla ishte Ministri i Luftës në Qeverinë e Përkohshme të Shqipërisë. Arsimin fillor e mori në Tetovë, kurse atë të mesëm në Shkup. Se banorët e fshatit Gradec, janë shpirtërisht të lidhur me veprimtarinë dhe personalitetin e Mehmet Pashë Derrallës dëshmon edhe emërtimi i institucioneve dhe vendbanimeve me emrin e tij

Driton ZENKU

Mehmet Deralla u lindi më 1843 në Gradec të Gostivarit. Mehmet Deralla është regjistruar në memorien historike, si një ndër protagonistët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të vitit 1878. Ishte një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë Shqiptare. Mehmet Pashë Derralla ishte Ministri i Luftës në Qeverinë e Përkohshme të Shqipërisë. Arsimin fillor e mori në Tetovë, kurse atë të mesëm në Shkup. Pas shkollimit në vendlindje, ai ndoqi studimet e larta në Akademinë Ushtarake të Stambollit, të cilat i përfundoi me rezultate të shkëlqyera. Pas diplomimit do të shërbente për disa vite në një regjiment këmbësorie në Anadoll dhe njëherazi, atij do t'i jepej e drejta për të ndjekur shkollën e lartë të Shtatmadhorisë në Stamboll, që ishte niveli më i lartë i arsimimit ushtarak në Turqi.

"I graduar kështu me gradën më të lartë të kohës do të niste nga detyrat e reja që do t'i besonte komanda e lartë., u transferuar më tej në Selanik, i cili në atë periudhë përfaqësonte një nga portet më të rëndësishëm të Perandorisë Osmane në Ballkan. Prej Selanikut Mehmet Pashë Deralla, do të merrte emërimin në vilajetin e Kosovës për të shërbyer në kryeqendrën e tij, në Shkup për të vijuar më vonë në funksionin e komandantit të qarkut të Prizrenit në të cilin bënte pjesë edhe Tetova, Gjakova dhe Luma. Pikërisht me këtë detyrë gjeneral Deralla, do t'i jepte fund karrierës si oficer i Ushtrisë osmane", thotë profesori i historisë nga ky fshat, Zeqirja Idrizi.

Më tej, për të fillon një karrierë tjetër, me një profil të ri. Ai në shenjë proteste hoqi spaletat dhe yjet e gjeneralit të Ushtrisë turke dhe iu përkushtua çështjes kombëtare. Pas këtij momenti gjenerali u vu në dispozicion të Ushtrisë Vullnetare të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Jemi në kohën kur Lëvizja Kombëtare Shqiptare kulmonte një moment historik. Mehmet Pashë Dërralla u caktua këshilltar i Sulejman Vokshit, i cili bënte detyrën e ministrit të Mbrojtjes të kabinetit qeveritar, Në të njëjtën linjë vazhdon aktiviteti atdhetar i Mehmet Derrallës edhe pas shtypjes së Lidhjes së Prizrenit nga ushtria osmane e dërguar nga Stambolli. Prej këtij momenti trishtues, gjenerali Derralla do të kontribuonte në Lidhjen e Pejës. Janë përpjekjet e personaliteteve shqiptare të vitit 1899, të cilët në drejtimin e Haxhi Zekës, ndërmorën aksionin për të realizuar atë që nuk mundi ta bënte Lidhja e Prizrenit. Sidoqoftë përballë taborëve osmane, kjo lëvizje detyrohet të dështojë. Në këtë krizë Mehmet Pashë Derralla u kap nga forcat okupatore dhe u internua në shkretëtirat e Irakut prej nga u kthye aty nga viti 1908, falë një amnistie të përgjithshme, që u dha pas kryengritjes xhon-turke. Në situatën e mëvonshme Mehmet Derrallës, ju ofrua një funksion i lartë në ushtrinë osmane, por ai e refuzoi prerazi, duke vënë në dukje se, tanimë i përkiste tjetër kauze që kishte të bënte me idealin kombëtar. Roli i Mehmet Pashë Derrallës në organizimin dhe drejtimin e kryengritjeve të mëdha të Kosovës të viteve 1910, 1911 dhe 1912. Ishin këto beteja që kulmuan me atë të verës së vitit 1912, e cila shënoi marrjen e Shkupit, ish- qendrës së vilajetit të Kosovës. Kryengritësit shqiptarë, tashmë tronditën tërë mjedisin ballkanik, në të cilin faktori shqiptar filloi të bëhej dominues. Në fokusin e lëvizjes së tyre u vendos në këtë periudhë shpërfillja e hegjemonizmit të shteteve fqinje siç ishte, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia, të cilat prej kohësh investonin për strategjinë e tyre që kishte të bënte me mohimin e ekzistencën e kombit shqiptar, në mënyrë që të zgjeronin territoret e tyre. Gjenerali Deralla ishte një nga protagonistët kryesorë të qëndresës shekullore përballë sulmeve serbo-malazeze, të cilat synonin pushtimin e Shqipërisë veriore. Nën komandën e tij, luftëtarët shqiptarë i gozhduan forcat serbe në hapësirën ndërmjet Drinit të Bardhë e Drinit të Zi. Se banorët e fshatit Gradec, janë shpirtërisht të lidhur me veprimtarinë dhe personalitetin e Mehmet Pashë Derrallës dëshmon edhe emërtimi i institucioneve dhe vendbanimeve me emrin e tij. Shkolla fillore e fshatit mban pikërisht emrin e tij. Edhe salla e re sportive në fshatin Gradec, u pagëzua me emrin e Mehmet Pashë Derallës. Krahas sheshit që po ashtu është emëruar me emrin e tij, edhe një vendbanim i Gradecit quhet si mëhalla e Derrallajve. Edhe pse familja e tij e ngushtë është shuar nga dora e përgjakur e ushtrisë serbe, familja më e gjerë e tij vazhdon të lëshon rrënjët si në fshatin e tij të lindjes, ashtu edhe në vendbanimet e tjera të banuara me shqiptar. Madje, në fshatin Gradec ekziston edhe mëhalla e Derrallajve. Fatmire Haliti mësimdhënëse e historisë dhe mbes e fisit Derralla, thotë se fisi i Derrallajve sot përbën një pjesë bukur të mirë të banorëve të fshatit Gradec. "Fisi i Derrallajve sot ndodhet në fshatin Gradec, në qytetin e Tetovës dhe në disa qytete të Shqipërisë. Edhe pse familja e ngushtë e Mehmet Pashë Derrallës u shua, fisi i tij vazhdon të mban epitetin dhe krenarinë e figurës së ndritshme të tij. Jemi krenar që sot banorët e fshatit ku lindi dhe u rrit ai, janë më të bashkuar se kurrë dhe nderojnë personalitetin e tij të shquar", potencoi Fatmire Haliti, mbesë e fisit Derralla.
thumbnail.php
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top