David Icke: Bota drejtohet nga shoqëritë e fshehta

“Shoqëria jonë sundohet nga njerëz të çmendur, që ndjekin qëllime të sëmura. Mendoj se qeverisemi nga fanatikë me objektiva fanatike dhe ka mundësi që të më quajnë të çmendur vetëm për këtë që po quaj tani. Kjo është vetë çmenduria”. Kështu do të thoshte dikur Xhon Lenon, i cili u vra pikërisht nga një i “çmendur” që mendoi se po qëllonte mbi një shëmbëlltyrë të këngëtarit. Apo ndoshta nuk kishte qenë edhe aq i çmendur vrasësi, ashtu siç kanë qenë të gjithë atentatorët e figurave të mëdha politike, burra shteti, apo siç nuk kanë qenë aq të “qashtra” të gjitha lëvizjet politike në botë, ulje-ngritjet e partive dhe të politikanëve. David Icke, gazetar dhe shkrimtar, autor i librit best-seller “Sekreti i madh”, vjen për lexuesin shqiptar me një tjetër vepër intriguese, po aq shokuese sa edhe libri paraardhës. Titullohet “Konspiracioni botëror” dhe vjen për lexuesin shqiptar, nën siglën e shtëpisë botuese “Bota shqiptare” dhe shqipërimin e Taulant Hatisë. është një libër prej 780 faqesh, rezultat i një pune 20-vjeçare, kërkime, referime historike, biografike dhe simbolike, që përpiqet të gjejë domethënien e gjërave. çfarë fshihet pas ngjarjeve që kanë lënë gjurmë të rënda në historinë botërore? Kush qëndron pas luftërave, atentateve, lëvizjeve politike, si “lindin” liderët politikë, drejtuesit e shteteve? Dhe të gjitha këto, sipas Icke, nuk janë asfare rastësore, apo të mbështetura mbi punën shumëvjeçare, eksperiencën, etj., por janë rezultat i ca makinacioneve të fshehta, të cilat gjithsesi, nuk i janë fshehur dot syrit të hulumtuesve dhe të kuriozëve. “Në mbretëritë e padukshme që ekzistojnë përtej shikimit njerëzor, po ndodh një shndërrim vibrues, një përshpejtim që i nxit mendjet e mbyllura dhe konkrete njerëzore të hapen. Ky shndërrim po i zgjon ata që janë gati të dalin nga gjendja e gjumit hipnotik, i cili i mban skllevër të Dorës së fshehtë, e cila e kryen manipulimin që nga errësira, duke qëndruar pas atij që, në dukje, mban “pushtetin”. Synimi i “popullit të hijeve” është krijimi i një gjendjeje oruelliane globale të kontrollit dhe varësisë totale nën diktaturën drakoniane’ i një vendi ku liria, me të gjitha forcat e saj do të humbë falë mikroçipeve që lejojnë mbikëqyrjen e çdo veprimi, çdo fjale, madje edhe çdo mendimi. Për një kohë të gjatë më kanë kërcënuar dhe përqeshur për shkak të asaj që bëja, por të qeshurat, tani, janë një reagim mjaft i rrallë, pas përvojave të përditshme, që e bën përherë e më të dukshëm realitetin e fakteve”, shkruan Icke, qysh në faqet e para të librit, ende pa nisur shtjellimin e teorisë së tij dhe paraqitjen e fakteve. Ky thellim drejt shkaqeve nis me një analizë nga vetja, nga njeriu, për të kuptuar “kush jemi?”. Duke bërë një krahasim me ndërtimin e kompjuterëve të hard diskut, memories, ej., Icke tregon se mes këtyre humanëve dhe “makinerive” që po pushtojnë botën, ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme. “Trupi ynë nuk është vetë “ne”, por një kompjuter fantastik biologjik që “ne” e përdorim për të përjetuar këtë realitet. është një pajisje, një mjet, jo një “ne”, apo një “unë””, shkruan Icke, teksa e krahason me një veshje astronauti që përdoret për të shkelur hapësira të tjera. E hap pas hapi, Icke përpiqet që përmes faktesh të na tregojë se emërtimet “njerëz primitivë”, apo “shoqëri primitive” janë tërësisht naive dhe se “bota” kalon nëpër një “spirale kohe”, ku gjithçka përsërit vetveten, ndërsa citon thënien e kolonelit Xhejms çërçurd “Qytetërimet kanë lindur, janë shuar dhe janë harruar vazhdimisht. Kjo nuk është ndonjë gjë e re. Ajo që ka qenë, po ajo që vazhdon të jetë. Gjithçka që mësojmë e zbulojmë ka ekzistuar edhe më parë; shpikjet dhe zbulimet tona nuk janë gjë tjetër, veçse rishpikje dhe rizbulime”. Dhe duke iu referuar zbulimeve arkeologjike, referimeve historike e shkencore, Icke kërkon të na mbushë mendjen se njeriu nuk është thjesht një krijim sipas variantit darvinian, apo atij fetar. Nuk është thjesht një evoluim dhe as një krijim i thjeshtë baltor. Bota dhe njerëzi janë krijime shumë më të mistershme. Zota, qenie të “përtej botës” e krijime të çuditshme, imazhet e të cilave na vijnë përmes rrasash guri e terakotash, hyjnë në lojë fuqishëm. E shkallë-shkallë dalin në dritë shoqëritë e fshehta, që janë shtrirë në shekuj, kanë shtrirë fijet e tyre ngado dhe menaxhojnë gjithë botën. Simbolet e tyre janë të gdhendura nëpër godina pompoze në të gjithë botën. Yje 5-cepësh e 6-cepësh, simbole të sekteve satanike, hebraike, etj. Icke sjell një varg shembujsh, ku hasen qartë këto simbolika, ai ajo e diellit, që haset në tempujt masonikë, por edhe në selinë e Kryeministrit britanik, apo në fronin e Presidentit të parë të SHBA. Ai vë re ngjashmërinë mes statujave të Xhorxh Uashingtonit si dhe Bafometit, zotit satanik, të Semiramidës së Babilonisë dhe Statujës së Lirisë në Nju Jork, etj. Ai ofron raste pafund, ku simbole të shoqërive të fshehta, kryesisht masonike, mbushin që nga planimetritë e rrugëve të Uashingtonit, tek Shtëpia e Bardhë, apo simbolet amerikane. çka, për të është një fakt i qartë se nga kush drejtohet bota. Në rrugën e historisë, ai ndalet tek luftërat dhe “sponsorët” e saj. Në Luftën e Dytë Botërore implikon Vatikanin, por edhe hebrenjtë, ndërsa SHBA ka ndihmuar “fshehjen” e kriminelëve nazistë. Për të ardhur tek vrasjet e Kenedëve, e Papës Gjon Pali I, ngjarje më bashkëkohore, tek tragjedia amerikane e 11 shtatorit, krijimi i Bin Ladenit, zgjedhja e ish-Kryeministrit britanik Toni Bler, e Presidentëve amerikanë Bush, i vjetër dhe i riu, Klinton e deri tek më i fundit, Barak Obama. اdo ngjarje është e lidhur me tjetrën me fije të padukshme.


Autori
David Icke është studiues i historisë së fshehtë dhe konspiracioneve, gazetar i njohur dhe konferencier. Pasi ka punuar në kanalin BBC dhe media të ndryshme, sot zëri i tij përbën një alternativë ndaj informacionit zyrtar. Librat e tij kanë tërhequr vëmendjen e një lexuesi të shumtë. Veç “Konspiracionit botëror”, Icke është autor i librave “Sekreti më i madh”, “Dashuria e pafundme është e vërteta e vetme, gjithçka mbetet është vetëm iluzion”, “Liza në botën e çudirave dhe shkatërrimi i Kullave Binjake”, “Bijtë e matriksit”, “Unë jam vetvetja, unë jam i lirë”, “Kronika dhe spiralja e kohës”, etj.

Vetëm dyshimi është i sigurt
Sigurisht që kur lexon të lakohen emra shtetarësh, mbi të cilët shumë njerëz kanë hedhur besimin e tyre për një shoqëri më të mirë, kur të ofrohen si marioneta të një politike më madhore, apo kukulla shoqërish të fshehta, kur të ofrohet një alternativë për historinë, mund të nënqeshësh e të mendosh se janë të gjitha marrëzira, apo delire të një të marri. Sigurisht, e vërteta është relative. Nuk është e thënë që David Icke ka të drejtë në ato që thotë, por ai ofron një alternativë, besimi tek ajo është zgjedhje. I sigurt është vetëm dyshimi. David Icke të shtyn të dyshosh se jo çdo gjë që shkëlqen është ar dhe të ngacmon që të shohësh tej fasadës, të lexosh nëpër rreshta...
 
Titulli: David Icke: Bota drejtohet nga shoqëritë e fshehta

Ne fakt kjo eshte me se e vertet pasi lufta e dyte boterore nga njerez te cmendur nisi,me nje buton te vetem u be gjith ai krim njerzore
 
Titulli: David Icke: Bota drejtohet nga shoqëritë e fshehta

ju ftoje te ndiqni kete seri videosh kush nuk i ka pare:

http://www.youtube.com/watch?v=ARtFCQmzT2Q

fillojeni qe ketu dhe vazhdoni do humbni pak kohe, po do kuptoni shume gjera.
 
Titulli: David Icke: Bota drejtohet nga shoqëritë e fshehta

E kam lexuar kete librin me nje kuriozitet te papare! Pasi e lexova po mendoja te hedh ne gjygj David Icke-n dhe ta akuzoja per kohen qe me mori. Per t'i shtuar bindjen vetes time pashe nje seri dokumentaresh dhe videosh ne youtube. bahhhhh perfunimisht nje psikopat i magjepsur me nje fantazi te cuditshme qe s'mbart asnje cudi brenda saj.
Eshte absurditet kur vete autori flet me aq bindje per lavazhin e trurit, dhe njerezit jane aq injorant saqe nuk e kuptojne se ky liber eshte vete nje instrument qe i sherben me shume se cdo gje tjeter kesaj strategjie dhe politike.
Budalleku me i madh eshte kur shkruan per prejardhjen zvarranike te njerezimit. Bushi, Hitleri, Regani, Stalini etj... te gjithe keto figura sipas tij nuk jane njerez normal... jane zvarranik me pamje njeriu. Hajde besojeni...
Hapni syte; nese do ishte e vertete ajo qe ai beson, nese do ishte verete nje sekret kaq i madh.... PSE DO E LININ QE TE PUBLIKONTE KETE LIBER? Kaq trim eshte ai? Jo, nuk eshte trim.. eshte i zgjuar sepse na shfrytezon me se miri per t'ia arritur qellimit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top