Dashuria për veten..zhvillimi personal

@Lauri , me qe fole për kohën, ka një libër, që thotë, që koha nuk egziston. është vetëm e tashmja, njerëzit, kanë shpikur kohën, orën dhe kalendarin.
 
@Lauri , me qe fole për kohën, ka një libër, që thotë, që koha nuk egziston. është vetëm e tashmja, njerëzit, kanë shpikur kohën, orën dhe kalendarin.

E kemi diskutuar në një temë në forum.
Koha është iluzion..ajo nuk ekziston..
Flet Cartesio, Spinoza në filozofinë e tyre ✨👌
 
Kurrë mos ndaloni së qëni kreativ...qoftë edhe me detaje të vogla...
Lidhuni me fëmijen brenda jush...sepse është pikerisht shpirti atij fëmije..që do zgjojë tek ju deshirën per te krijuar jetuar...e per tu permbushur sidomos me gjëra të vogla..
Sa pak i duhet nje shpirti per të qene i lumtur...e ne shpesh e harrojme ketë...😍
Cit 🌹
@vajza e detit
IMG_20230902_124929.jpg
 
Be creative 😍
Dashurohu pas gjithçkaje...sidomos pas atyre që nuk kanë çmim..
Dashuroje dhe frymëzohu nga një natë me hënë...e nje ditë të re qe lind...
Mos ndiq turmën...
Sepse ti je unik..ti je i veçantë...e në ty është derdhur gjithë dashuria e pastër e zotit...
C'këngë ka kënduar ai vallë kur të krijoi?
Dashuro një pupël zogu..që në këmbet e tua erdhi rastësisht...
Dashuro muzikën...e këndo bashkë me të...
Dashuro veten...atë njeriun e mrekullueshem qe ka perballuar dhe perballon c'do sfidë të re...
Kërce me jetën...beje dashuri me të...sepse ti vjen vetem njëherë si ti...
E në këtë jetë nuk erdhem thjeshtë të marrim frymë..fakti që je ende gjallë është sepse zoti ka ende plane fantastike per ty...
Beso tek njeriu që je...
E mos u frikso nga asgje..
Sepse gjithcka është në mendjen tende...e ti nuk je mendja jote dhe ajo qe te tjeret mendojne per ty..
Ti je energji e pastër...ardhur prej burimit të dashurise...hapi krahet dhe dashuro...dashuro gjithcka që syri ytë i bukur sheh 😍
@vajza e detit të dua...😁
IMG_20230903_180255.jpg
 
Si nuk shkrujte kurrë asgjë për Laurin në ditarin e zhvillimit përsonal😒
 
Si nuk shkrujte kurrë asgjë për Laurin në ditarin e zhvillimit përsonal😒
😂😂 Në fakt duhet të ndodhë e kunderta...Lauri duhet të shkruaj për Laurin në ditarin e zvillimit personal 🤩😁


O Signor Gentile...mund te shkruaja diçka unë por i kam trajnimet me pages 😁😁 🤪🤪
 
😂😂 Në fakt duhet të ndodhë e kunderta...Lauri duhet të shkruaj për Laurin në ditarin e zvillimit personal 🤩😁


O Signor Gentile...mund te shkruaja diçka unë por i kam trajnimet me pages 😁😁 🤪🤪
Ti shkruaj vetëm një germë A. Dhe unë do të paguaj me një ❤️💋
Dhe unë do jemë shumë i lumtur ...dhe s'kam nevojë për trajnim tjetër 🤷😁
 
Ti shkruaj vetëm një germë A. Dhe unë do të paguaj me një ❤️💋
Dhe unë do jemë shumë i lumtur ...dhe s'kam nevojë për trajnim tjetër 🤷😁
Nooo 😁

Ja e bëre vetë A-në 😂🤪🤪 plus që këto lloj pagesash si pranoj 😂😂
Në zhvillimin personal quhen mos perputhje 😂😂
 
Një ditë e re gjithmonë më frymëzon..
E shohë diellin që ngrohtë deperton në c'do kend të planetit...
Aroma e vjeshtës më kujton fëmijërinë...njerëzit..shegët që fillojne të piqen..e gjethet e pemëve që bien një nga një..
Më kujton detin ku u rrita...dhe hodha c'do hap..
E më rikthen serisht këtu dhe tani...
Vjeshta na mëson të lëshojmë gjithë gjërat që nuk na shërbejne më...
E të mbajmë brenda dhe jashtë nesh vetem ato që na dhurojnë ngjyra...e na kthejne tek vetja...te jemi versioni më i mirë i vetes sonë..
E putha edhe kete ditë të re...
I buzëqesha..
E falenderova...
Dhe në kthim mora gjithë mirnjohjen që ndjej sot...në kthim mora gjithë qetësinë...që e tashmja ime më ofron...
Gjithcka që dergon në univers kthehet me po të njejtën frekuenzë tek ti..
Lejoje dashurine të depertoj në qiej...e qielli rebesh lumturie do të dergojë tek ti...💎🩵💎🩵💎🩵💎🩵

IMG_20230909_064820.jpg
 
Shkruaje ditën tënde..qëllimet e tua..dhe kurrë mos dysho në njeriun e mrekullueshëm që je! Ti je dhuratë për botën...nuk je pa arsye këtu.
Vendi..njerëzit me të cilët jeton..kanë nevoj për dritën tënde...mençurinë..dhe shpirtin tënd..
Filloje nga vetja...ndize atë qiri të vogël e ndriço gjithë dhomën..hapsirën..e më pas prej dritës tënde,do fillojnë të shkëlqejnë të gjithë ☀️
IMG_20230916_071813.jpg
 

  1. Faleminderit që ike vetë nga jeta ime duke më kursyer mund e djersë.
  2. Konkurencë e shëndetshme është ai rast që të jep motivim për të arritur qëllimin tënd të kahershëm, apo aktual. Ndërsa helmues, rasti që të jep ndjesinë e përparësisë, pa ndonjë qëllim konkret.
  3. Duke arritur në shkrirje të horizontit të qarkut hermeneutik (Gadamer)
  4. Ndjesi shprazëtie nëse x personi është familjar apo i afërt.
  5. Në këtë moment asgjë.
  6. Ka pak kohë që bëra gati valixhen, aeroplanin dhe u zhduka mes turmës së njerëzve të panjohur. Ishte një nevojë për të mbledhur grimcat, të viheshin nëpër vendet e veta pa praninë e gjërave të përditshme me ndikim negativ. Rezultati pozitiv.
  7. Gati se çdo ditë. Kur je mama, gjykimi është pjesë e pakos 😂
  8. Jam manipuliese e lindur. E arsyetoj çdo situatë manipuluese si nevojë mbijetese.
  9. Vetëm gjatë praktikimit të profesionit, sepse ka të bëjë me jetën e njeriut ku qëndrimi personal i ndryshëm nuk tolerohet, jashtë kritereve standarde.
p.s. temë e bukur shumë 🥰
 
Si është të duash veten? Më pyeti mentorja ime me të cilën isha duke bërë takimin e parë me të.
U mendova per pak,dhe në heshtjen që me kishte mberthyer...prisja të gjeja fjalët e duhura..
Dhe ketu nisi gjithcka..
E fillova duke shkruar per veten..e nisa rrugëtimin tim duke dashur veten..
Jo se më parë nuk e doja..por e gjykoja shumë..e fajsoja dhe nuk vendosja kufijë të shëndetshem..
Me duhej kohë të kuptoja se të gjithë ne vijme me një qëllim në jetë..me nje mision te paracaktuar pikerisht nga ne vetë.
Gjithmone e kam kerkuar lirin..por ti nuk mund ta gjesh nëse brenda vetes tënde je njeri i burgosur..
Dhe per te njohur veten duhet të ulesh këmbëkryq me të
Ka qënë përpara 4 vitesh në një ditë të zakonshme gushti..ku unë do të degjoja një video jo te rastesishme per fëmijen tone te brendshem..
Ishte meditimi i parë që beja me vetdije..
Dhe si c'do gjë e parë..perjeton emocione te vazhdueshme..dhe aty krijova kontaktin e pare me ate vajzën e vogel qe isha dikur..
Pasi qesha dhe qava..pas atij meditimi fillova te shkruaj gjithe perjetimet qe ndjeva..dhe ishte nje mrekulli..
Per secilin prej nesh rrugetimi eshte i vecant..dhe ne kete rrugetim ti nuk mund te detyrosh askend te ndryshoj nese ky njeri nuk eshte gati..
Gjate zhvillimit personal..ajo me te cilen ti perballesh shpesh eshte ana jote e erret..ate te cilen ti refuzon edhe vetes t'ia shfaqesh...
Pyetja qe na behej shpesh ne trajnime ishte:
A jeni 100% të vertet dhe te sinqert me veten?
Teorikisht ti thua po..por kur fillon te shkruash rreth kesaj kupton qe nuk je..as me veten tende nuk je i sinqert..mendo pastaj me te tjeret..
Dhe sa vite humbasim duke u perpjekur te jemi dikush tjeter..pa mundur dot kurrë te pranojme dhe te duam vetveten per ate qe jemi..
U ula dhe fillova te shkruaj rreth kesaj..dhe fillova te kuptoj se njeriu qe kam lenduar dhe keqtrajtuar me se shumti isha pikerisht une vetë..dhe nuk e meritoja aspak..
Sepse per secilen situatë sipas manualit tonë njerezor..ne duhej pa tjeter te perballeshim me të..dhe me secilin njeri qe kemi takuar ne jete..nuk ishin pa qellim aty..
Dikush na mesoi dashurinë.
Dikush dhembjen..
Dikush gëzimin..dikush inatin..urrejtjen..
Dhe keto emocione duhej pa tjeter te zgjoheshin brenda nesh..në menyre qe ne te rriteshim shpirterisht...
Ndaj sot bejë paqe me te kaluaren..dhe me gjithe njerzit qe te lenduan..apo qe ke lenduar..
Të fal vetvete sepse nuk dije më shumë dhe me mirë
Ju fal edhe ju qe me lenduat..dhe ju falenderoj sepse më mesuat të behem e fortë..te behem e vertetë..
Por të arrish në kete pike..duhet te kesh derdhur shume lot..sepse nuk eshte e lehtë te falesh..
Ne kemi vete per detyrë të sherojme veten nga c'do emcion që kemi marrë qe kur ishim fëmije..
Sepse shume veshtirsi qe hasim kur rritemi i kane rrënjet qe në femijëri..e qe te sherojme keto plagë duhet edhe njehere te kthehesh pas në kohë..
Eshte detyra jote dhe askush nuk mund ta beje per ty..
C'do natë perpara se te flesh..gjeje kohe te shkruash te reflektosh per diten qe kalove...
Shkruaje si ndihesh...
Shkruaje c'do emocion dhe mos e nenvlerso sepse ai emocion eshte aty per te te treguar se ka dicka qe duhet te permirsosh ne jeten tende...
Ndaj nuk eshte kurrë vone per te filluar...filloje tani..
Vajza e detit.
A mund te te pyes, sa kohe ke qe ndjek kurset e vet-zhvillimit dhe vet-permiresimit?🤔
 
A mund te te pyes, sa kohe ke qe ndjek kurset e vet-zhvillimit dhe vet-permiresimit?🤔
Përshëndetje! Që merrem rregullisht kam që në periudhën e covid...
Mendoj se kam bërë gjënë më të mirë të mundshme...
Megjithëse vetëzhvillimi është rrugë pa fund..por e bukur..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top