Cmitizimi i tolerancës fetare.

Bilderberg

Anëtar i ri
Lubonja sapo ka përfunduar çmitizimin e tolerancës fetare dhe lidhjen komb-fe duke deklaruar fitoren e kësaj të fundit në tavolinë për shkak se ateistët nuk u paraqitën në fushën e çmitizimit.
Lubonjës i janë dashur tre artikuj në shtyp, një intervistë në gazetë dhe vetëm një koment në blogun e vet për të realizuar çmitizimin me sukses. Nuk dihet cili mit e ka rradhën në rreshtat e Lubonjës dhe fatin e keq për tu çmitizuar. Por ky i fundit, nuk është i pari. Lubonja ka bërë përpjekje për të çmitizuar prejardhjen e lashtë të shqiptarëve ca më parë, dhe burrin e Donikës më së fundi. Prej këtyre përpjekjeve janë konfuzuar sidomos tifozët e djathtë të cilët pas tentativës për ta shpallur Salën Skënderbe të dytë, janë rrekur ta shpallin direkt “Nderi i Kombit” dhe Hero kombëtar.
Boshllëkun që la Gjergj Kastrioti, shumë shqiptarë kanë shprehur vullnetin për ta përmbushur. Ndër ta i gatshëm për të hyrë përsëri në lojë është Fatos Nano. Pas deklarimit “prapa më vjen historia”, Tosi është kujtuar se në fakt historia e ka lënë prapa, në një kazino ku humbi bastin për tu bërë president. ثshtë mësuar se Fatos Nano më së fundi po kërkon një Ferrari për ta parakaluar kështu historinë dhe të arrijë i pari në vijën e finishit. Gara fillon nga Gërdeci e mbaron te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Lubonja prapë, është munduar ta çmitizojë dhe bulevardin në fjalë, si një përpjekje për tia ndaluar qafëthyerjen e mundshme Nanos por kjo përpjekje ka dështuar pasi Edi Rama ka vendosur restaurimin e tij bashkë me një kurorë me lule te monumenti “Nëna Shqipëri”. Nuk ka mundur të qëndrojë pa u përfshirë në çmitizime dhe mite as ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu. Prononcimi i tij në shtyp përmbledh se ka ndryshim nga çmilitarizimi ne çmitizim dhe starti i garës në Gërdec është përgjegjësi e shtabit të ushtrisë dhe jo e tij. Ai ka shtuar më tej se koha do ta tregojë të vërtetën mbi mitet dhe fituesin e garës. Duke i rënë me gisht orës se tij ka përfunduar duke thënë se “koha është flori”...
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top