Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?
Zakoni i mbajtjes se bajrakut-Flamurit. - Ky zakon i Flamurtarit (bajraktarit, se dikush ende ka me qejf ta thrrasin bajraktar, se sa flamurtar), ka disa vecori specifike, si trashigimi historike, ku thohet sot epiteti i dasmes - lufte, pra dasma eshte nje lufte...(ka qene e perciellur brezash, 'ka thirre mbreti n'dasem'. kjo shprehje rrenjet e veta historiografike e etnografike shqiptare, i ka shume me heret para pushtimit turk...Kjo don te thote se per shqiptarin - lufta eshte dasem, e luftetaret jane krushqit...krushk ne dasem, sikurse luftetare ne lufte...Kjo don te thote, krenarine dhe etjen e shpirtit shqiptar, per liri - ku e ka ndier ndjenje te gezueshme shkuarjen ne lufte...Por, si? Kur ne krye te kolones valon flamuri - flaka e kombit, flake flamuri (qe dikush sot e quan edhe lecke).
Flamurtari, ka pase per zakon heret kahmoti, te caktohet, jo si pernga lidhja e gjakut me te zotin e dasmes sikurse eshte pothuaj sot, por eshte zjedhur njeriu me i rryer, me i persosur universalisht, me tipare karakteristike te nje prijesi te vertete te luftes me shume - se sa nje flamurtar (bajraktar) dasme...
Flamuri vehet dy-tri dite perpara mbi kullen ku mbahet dasma, me nje gjalleri kulminate nen ate kulm dasme, po shume perpara ne kohera, edhe nje jave para dasmes, ku dasmat kane zjate nje jave rresht...(per mendimin tim, joaqe sa per bashkimin e dy te rinjve ne martese, sa per nje unitet fisnor e kombetar, si nje tubim atdhetar, si nje tabllo universale: diturie, krenarie, historie, politike-kombetare, arsimore, edukative, zbavitese-argetuese, sportive etj.) I gjithe farefisi, eshte mbledhur disa dite para fillit te dasmes, per tu pergatitur per nje dasem te madhe shqiptare... per kuzine (vendi ku zinë), ardhja e (ndihmave) dhuratave te farefisit, me desh, ogiç, tarak, pije, bylmesa, pite, embelsira, peshqeshe (dhurata pra) te ndryshme te shtrenjta e sa me te shtrenjta... e shume tjera rite zakonore para fillimit te dasmes...
Eshte interesant, zjedhja e flamurtarit dhe qendrimi i tij burreror, sikur vertet, nje prijes lufte. Ai merr flamurin, vetem jep urdhera (mbase ia kane pregatite terrenin e organizimit te jithmbarshem te dasmes tjeret...) dhe jate gjithe dasmes Flamurtari, nuk eshte udheheqes i dasmes, por vetem i udhes nga shtepia e dhendrrit e derisa ta bjen nusen ne shtepi...Qendrimi burreror, serioz i Flamurtarit, shihet si nje myth antik, i nje prijesi luftarak. Ai iu prine krushqve, derisa ta marrin e bijne nusen, por, eshte nje karakteristike tjeter e mbajtjes se flamurit nga Flamurtari... Gjate qendrimit ne shtepine e nuses, flamuri i dorezohet njeriut me besnik te atij trolli, ta mbaje flamurin jashte kulles, derisa te dalin krushqit me ne krye Flamurtarin dhe ai i jep mbajtesit te flamurit nje shperblim qe ia ka ruajtur mire flamurin...Kurse, gjate rruges per ne kullen e dhendrrit, Flamurtari (dikush ndoshta edhe ketu ka me qejf ta quaj bajraktar ); udheheqe me krushqit si nje prijes i vertete lufte.
(Solla nje copy paste)