Ç’mendim keni per dasmat shqiptare?

Pe: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Me pelqejne si zhvillohen dasmat tona ne pergjithesi, por jane nje stres me vete kur e mendon te zhvillosh vete nje te tille. Une kam tre dasma kete vere dhe do shkoj me kenaqesine me te madhe se me pelqen sh te kercej dhe me pelqen atmosfera e tyre.
 
Titulli: Pe: Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Citova vetem kete pjese se perpara dy ditesh me mer nje njeri i imi ne telefon. Ai martohet ne shtator dhe tha doja te flisja me ty, a mund te pijme nje kafe.
Kur u takuam me tha: "me nevojiten nja 3000 paund se nuk kam lek per dasem". Te them te drejten u shokova, patjeter qe do e ndihmoj se e kam timin por nuk arrij ta konceptoj sesi dikush mund te mare guximin te beje nje dasem me 250+ te ftuar kur nuk i ka mundesite...dhe per me teper, si deshiron qe ta nisi jeten e tij martesore me borxhe???

Elushe, ketej ka dal nje fenomen qe njerezit hyn neper kredite qe ti bejne dasmat. Me perpara nuk ishte kjo gje. Nuk di ne cfar kategorie ti fus keta njerez: njerez me komplekse qe medoemos duan te tregohen apo njerez per te cilet duhet te te vij gjyna qe kan aq kapacitet per te menduar dhe per ti llogjikuar gjerat. E kuptoj qe dasma eshte nje gje e bukur qe secili nga ne ka qejf ta shenoj si dite dhe ta kujtoj per nje kohe te gjate, por kur nuk i ke mundesite e tua pse duhesh ta fusesh veten aq ne siklet dhe aq shume ne borxhe sa per te kenaqur te tjeret. Kur shqiptaret te mesohen te jetojne per vete dhe jo per te tjeret besoj se at'her do ndryshoj dhe kjo gje, do behen dasmat me me pak te ftuar, me nje menu me te thjeshte, ne nje salla dasmesh me te vogel, me me pak flori per nusen, me me pak leke per muzike dhe gjera te ketilla. Nuk e di, por vertete un nuk arij ti kuptoj.
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Mua me pelqejne dasmat tradicionale, jo nga menyra e organizimit, por nje lloj perzierje mes tradicionales dhe modernes. Dua ti shof nuset me ato veshjet tradicionale sepse nje cik ka lezetin e vet. keto dasmat e sotit vertete jane bere shume te kushtueshme, por edhe vizitoret jane bere shume kurrnac :p. Iken burri i botes ne dasem si mysafir me 10 anetar familje ne restorant dhe dergon bakshish (te fala nuses e dhenderrit), nje komplet gotash kineze me cmimin 1.5 Euro. Kjo nuk ka kuptim. Por, kam pershtypjen se ca tavolina ne oborr me mysafir te zgjedhur dhe pa llukse do ishte dicka perfekte.

Une u martova shume thjeshte. Nuk kishte ku shkonte me thjeshte. Shtruam tavolinat ne oborr, skaren me gjellberesit aty diku prane dhe te ftuar ishin kryesisht rini. 30 vizitor nga studimet miq dhe mikesha, familja e ngushte dhe te rinjet dhe te rejat e lagjes. U beme afer 80 veta. Muzika erdhi por miqt dhe mikeshat qe kishin ardhur, kryesisht student, nuk e lan te kendonte sepse rroken kengen, vallen dhe muziken ne duart e tyre. Me besoni e beme te gjithe mengjes dhe askush nuk donte te shkonte te flinte. Dhe ne fund per ti shtuar lezetin dy fqinjet e mij filluan nga lenget malsore, nga ato qe kendohen pa instrumente. Muzike tradicionale e rajonit. Miqt qe ishin nga viset me te largeta u befasuan pa mase nga kjo gje. Ishte dasem e thjeshte ama te gjithe u ndan te kenaqur. Ca te paftuar ishin hidheruar, por jo gjithmon gezohen te gjithe. :col:
 
Pe: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Dasmat e sotme kohet e fundit jane te nderthurura me elemnte tradicional dhe moderne, me pelqejne me shume keshtu sepse ka disa gjera qe me duken shume te kota .
 
Pe: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Elushe, mos ki merak se do t'i ktheje pasi te mbaroi dasma... Ska me te shkojne njerezit me 10,000 leke te vjetra ne dasme. Minimumi ne restorantet e rretheve eshte 23,000 leke te vjetra per person.
Te pakten ne kete cmim, disa restorante kane te perfshire edhe rregullimin e restorantit (dekorin). Por qe ka shpenzime ka shume. U habita kesaj rradhe kur isha, fustanet e nuseve 700,000 te vjetra e siper per 3 dite. Plus nuset tona duan me shume se 1. Skandal. Ketej e blen nje fustan shume te bukur, e ke te tendin dhe jo me qera per rreth 400-500 dollar e siper.
Personalisht me pelqejne dasmat e perbashketa, jo shume shpenzime, jo shume lodhje dhe stres.
 
Titulli: Pe: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Darsmat e dikurshme i kujtoj qe u benin ne oborret e shtepive,dilnin mblidhnin gota,luge,pjata ne gjithe lagjen....Behej nje rremuje qe edhe nje muaj mrapa se merrnin veten te zotit e shtepise...Tani jane drejt modernes dhe jane thjeshtesuar pak gjerat...Sot me nje sms i therret per darsem dikur eshte ngarkuar nje njeri per te shperndare ftesat...Edhe sot duket nje gershetim i traditave me modernen,mua me pelqejne darsmat ne momentin kur fillon darsma...Keta mbledhjet e njerezve qe nje jave para sme pelqejne,jane nje arsye me shume per te bere thashetheme...
U gezova pa mase sivjet kur kuptova qe keto tradita e vlera ende rrojne tek shqiptaret. Fqinjet jane ende te gatshem te ndihmojne, duke filluar nga dhenia e eneve te kuzhines, tavolina e karrige e duke mbaruar tek gadishmeria per sherbim.

Ndersa kjo mbledhja e njerezve nje jave (apo disa dite) perpara eshte nje nga elementet kryesore edhe duhet te jete i domosdoshem per mendimin tim. Eshte i nevojshem sot me shume se kurre sepse jemi shperndare ne kater anet e botes e kalojne vite e dekada pa u pare e pa u mbledhur te gjithe me njeri tjetrin kjo per shkak te mundesive e jo mungeses se deshires. Diten e dasmes eshte muzika, kercimi e nuk ke kohe te njihesh e te flasesh me njerez, pikerisht per kete sherben kjo e mbledhura perpara.

Ne, per dasem te vellait, diten e shtune (diten e dajave) e organizuam ne oborr te shtepise. Ishim aty tek 120 veta. Dajot erdhen me dash, me dajre edhe me veshje te bardhe (ilustruar ne fotot me poshte). Organizimi ne shtepi ishte me i lodhshem por s'do e ndrroja me asgje...disa elemente e disa tradita s'duhen humbur kurre.

Nje tradite tjeter (qe une vone e kam mesuar) ishte marrja e nuses me flamur. Me shume e frekuentuar nga shqiptaret e Kosoves. M'u duk gje fantastike.
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

ka 15 vjet te pakten qe nuk marr pjese ne dasem Shqiptare, por i kam pare duke bere xhiro neper qytet si te ftuarit si nusja me makina e budalliqe me duken goxha te tepruara dhe asgje private, ( dhe kjo puna e flamurit qe thua ti Elushe c'fare kuptimi ka ? )

Dasmat ne kohet me pare me kane pas pelqyer tani se di.....
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Zana, xhiro ne qytet? Eshte marrja e nuses moj vajze...nevojitet edhe ajo. Nese nusja eshte 5 minuta larg atehere duhet te shkosh te besh nje rreth-rrotullim deri ne qender sepse eshte pjese e dasmes shqiptare edhe marrja e nuses. Ndersa, kur eshte ne qytet (apo komplet shtet tjeter) mezi pret te shkosh ne shtepi lol. Ama kjo s'mer absolutisht asnje gje nga privatesia jote...mbetet po e jotja. Ke pare ndonjehere ndonje person te merzitet tek sheh nje makine me nuse? Gezimi automatikisht transmetohet. Eshte instinkte ajo gje :)

Sa per flamurin, shqiptaret e kosoves historikisht kane vuajtur edhe ju eshte mohuar te jene e te flasin shqip. Ne dasma, valvitej flamuri sa me lart per te treguar qe kjo eshte dasem shqiptare, e po merr nuse shqiptare. Pasi aso kohe ka patur fshatra serbe nepermes te cileve duhet te kalonte makina. (Te pakten keshtu e kam kuptuar une. Ndoshta Plakushi, apo ndonje tjeter mund te na e shpjegoje me mire).
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Cdo gje e tepruar eshte haram, dhe dasmat fol per tek vendi ku jetoj une...kane dal jasht kontrollit, nese nje ka bere dasem 10 mij euro, tjetri pa mendu fare 15mij, e tjetri shume e me shume, saq tash ka arri standartin e nje shtepie e me shume... dasmen e ben te vecant tradita e ruajtur, dhe imtesirat qe percillen, e jo vjedhja e nje tradite te huaj dhe praktikimi i asaj...ketu dasmat jane be me zi se diskotekat dhe me duken sikur njerezit konkurojn mes veti...ska shije dasme me
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Zana, xhiro ne qytet? Eshte marrja e nuses moj vajze...nevojitet edhe ajo. Nese nusja eshte 5 minuta larg atehere duhet te shkosh te besh nje rreth-rrotullim deri ne qender sepse eshte pjese e dasmes shqiptare edhe marrja e nuses. Ndersa, kur eshte ne qytet (apo komplet shtet tjeter) mezi pret te shkosh ne shtepi lol. Ama kjo s'mer absolutisht asnje gje nga privatesia jote...mbetet po e jotja. Ke pare ndonjehere ndonje person te merzitet tek sheh nje makine me nuse? Gezimi automatikisht transmetohet. Eshte instinkte ajo gje :)

Sa per flamurin, shqiptaret e kosoves historikisht kane vuajtur edhe ju eshte mohuar te jene e te flasin shqip. Ne dasma, valvitej flamuri sa me lart per te treguar qe kjo eshte dasem shqiptare, e po merr nuse shqiptare. Pasi aso kohe ka patur fshatra serbe nepermes te cileve duhet te kalonte makina. (Te pakten keshtu e kam kuptuar une. Ndoshta Plakushi, apo ndonje tjeter mund te na e shpjegoje me mire).
sa per flamurin ashtu eshte,se e njejta ka ndodh edhe ne maqedoni,prandaj ne cdo shpi qe behet dasem, disa dite para vendoset flamuri
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Zana, flamuri ka simbolizuar Bajraktarin e dasmes. Bajraktari ka rendesin e vet sepse dasme ishte nje institucion ne vete edhe pse ty te duket e panevojshme. Bajraktari ka mbajtur rregull dhe dicipline ne dasme.

Megjithate, dasma shqiptare si koncept tradite duhet te ruhet sepse eshte element mjafte thelbesor dhe i rendesishem. Eshte kulture ndoshta e vecante ne tere Europen.

Dikujt munde ti duket budallallek por munde te jene mendime personale.

Megjithate une jam per ruajtjen e tradites si dukuri ashtu sic ruajne traditen shumica e vendeve normale te botes.
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Nuk eshte mire te egzagjerohet tradita pasi merr 1 forme tjeter, edhe mua me pelqejne traditat.....

Te perdoret flamuri ne Emigrim me duket ide e bukur dhe me kuptim te plote, por ne trojet tona dicka tjeter, ti kitrra po e dergon pas ne kohe tjeter ku bashke me flamurin pershtatej edhe veshja, ushqimi, ambienti, muzika, krenaria etj etj..... kurse sot sikur bien ne kundershtim, qe nga xhirot e tepruara, fustanet e nuseve, makiazhi, veshja ne pergjithesi , muzika, ambienti etj etj etj
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Ne rastin tone personal: familjet jetojne ne Angli. Dhendrri nga Tirana, nusja nga Prishtina...jo qe flamuri nuk qe i tepert, por qe nje nder elementet kryesore. Por duke konsideruar flamurin edhe rendesine e tij (siç shpjegoi Kitrra me lart), edhe brenda vendit nuk duhet te perjashtohet.
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Nuk qortova rastin tend personal, isha kurioze ne pergjithesi, por dasmat konsiderohen dicka tjeter nga manifestimet........
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Dasma shqiptare ne disa elemente e ka ruajtur tradicionalen (per ne Kosove po flas), por njekohesisht edhe ka pesuar shume ndryshime ne aspektin organizativ. Dikur dasma behej ne ambiente familjare, ne shtepine e dhenderrit (ku ishin prezent te gjithe - farefisi, fqinjet, te afermit), kurse tani kulminacioni i dasmes eshte ne restaurant (ku marrin pjese nje numer i caktuar te ftuarish, krysisht cifte) dhe kjo i le anash femijet (megjithse ka dhe ca te tille qe hyjne ne restaurant), pastaj te moshuarit ( qe nuk mund te ambientohen me restaurantin dhe muziken e zhurmshme si dhe nuk qendrojne gjate me ore te tera ne karrige)
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Kam marre pjese neper dasma te ndryshme dhe nese bej krahasimin mund te them se nuk ka si dasmat shqiptare... Kemi tradita teper te bukura, po pastaj ato veshjet tradicionale, ato vallet shqiptare, kenget qe kendohen me dahire.. nuk e di ju por une kenaqem kur shikoj ne nje dasem qe nuk i humbin traditat... Edhe pse me keqardhje e them se dal ngadal po fillojne te zhduken... Me para i kane bere dasmat me me lezet sikur, ishte qejf kur i benin neper shtepi, mblidheshim ne si femije, gezoheshim, qeshnim, vallezonim... Ne ditet e sotme njerezit nuk kane nerva, nuk mund te durojne femije neper kembe, nuk mjafton vetem kjo por as neper shtepi nuk duan njerez, sepse ua ndyejne shtepine... Nuk e di pse jemi bere keshtu?

Ndersa kjo mbledhja e njerezve nje jave (apo disa dite) perpara eshte nje nga elementet kryesore edhe duhet te jete i domosdoshem per mendimin tim. Eshte i nevojshem sot me shume se kurre sepse jemi shperndare ne kater anet e botes e kalojne vite e dekada pa u pare e pa u mbledhur te gjithe me njeri tjetrin kjo per shkak te mundesive e jo mungeses se deshires. Diten e dasmes eshte muzika, kercimi e nuk ke kohe te njihesh e te flasesh me njerez, pikerisht per kete sherben kjo e mbledhura perpara.

Jam me ty Elushe, edhe per mendimin tim duhet te jete i domosdoshem... Por fakti eshte qe njerezit nuk kane shume kohe, une per veten time vjet qellova ne kohen e dasmave ne vendlindje, 2 jave qe i kisha pushim mbeta neper dasma, jo vetem une por shumica qe jetojne jashte te njejten e perjetojne... Nga ajo qe skane shume kohe dhe kane filluar ti zhdukin disa tradita e ti bejne dasmat vetem 1 dite...

Sa per flamurin sic tha dhe princesha e kemi patur tradite gjithmone, 2-3 dite para dasmes e vendonim ne majen me te larte te shtepise, shenje kjo qe do te thote se ketu ne kete shtepi ka dasem shqiptare... Edhe nusen kur shkojne ta marrim, ne veturen ku ndodhet nusja patjeter duhet te valevitet flamuri shqiptar...

Mua me se shumti me pelqejne veshjet tradicionale, keto besoj se nuk do zhduken kurre, une per vete me gjithe deshire i vesh e i mbaj...

Nuk mundem te rri pa e permend dhe kete: vjet kur shkova ne vendlindje morra me vete dhe nje shoqen time, ajo ishte e mahnitur nga dasmat se si i festonim ne, te gjithe te bashkuar, me gjithe ato mysafire... tani rri rri e me plasi, kur do kesh nje dasem tjeter qe te vi dhe une prap... I ka mbetur merak, doja te them se neve ndoshta na vjen normale, se jemi mesuar me to, por kur sheh se nje e huaj qe gjithandej ku shkon e secilin qe e takon i flet per dasmat shqiptare, ateher te vjen te mburresh e te jesh krenare qe je shqiptare...
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Dasma shqiptare ne disa elemente e ka ruajtur tradicionalen (per ne Kosove po flas), por njekohesisht edhe ka pesuar shume ndryshime ne aspektin organizativ. Dikur dasma behej ne ambiente familjare, ne shtepine e dhenderrit (ku ishin prezent te gjithe - farefisi, fqinjet, te afermit), kurse tani kulminacioni i dasmes eshte ne restaurant (ku marrin pjese nje numer i caktuar te ftuarish, krysisht cifte) dhe kjo i le anash femijet (megjithse ka dhe ca te tille qe hyjne ne restaurant), pastaj te moshuarit ( qe nuk mund te ambientohen me restaurantin dhe muziken e zhurmshme si dhe nuk qendrojne gjate me ore te tera ne karrige)

Kshu eshte kur Tradita Vs Fshataria remix Ignoranca.....

Po kur nusja vesh ca fustane duke traguar barkun apo gjoksin , kulmi kulmi ............ t'ju rroje flamuri varur :)
 
Nese ruhet ajo tradicionalja, mendoj se do te ishte shume me bukur se sa ky remix (perzierje) qe nuk e di askush se cfare behet...
Kam qene ne shume dasma, kisha nje ftese per daten 12 por nuk shkova, kam nje per date 21 ku patjeter duhet te shkoj...mishmash i cdo gjeje eshte bere.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Me kan pelqy gjithmone si jan bo dasmat perpara me muzika,veshjet gjithcka ka pas hijeshin e vete!
Vitet e fundit ka ndryshu shum menyra e organizimit te dasmes,behen shum dasma por nuk eshte ajo hijeshja e dasmese sic u kan perpara,Edhe pse akoma ka te tille qe i ruajn traditat e vjetra ...me ka ra rasti te jem pjese ne nje dasme ne Prizren...ishte e dasmem taman sic duhet e gjitha me veshje tradiconale me vallja,muzika,me ka marr malli te jem pjese ne nje dasem te tille. :)
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Dasma shqiptare ne disa elemente e ka ruajtur tradicionalen (per ne Kosove po flas), por njekohesisht edhe ka pesuar shume ndryshime ne aspektin organizativ. Dikur dasma behej ne ambiente familjare, ne shtepine e dhenderrit (ku ishin prezent te gjithe - farefisi, fqinjet, te afermit), kurse tani kulminacioni i dasmes eshte ne restaurant (ku marrin pjese nje numer i caktuar te ftuarish, krysisht cifte) dhe kjo i le anash femijet (megjithse ka dhe ca te tille qe hyjne ne restaurant), pastaj te moshuarit ( qe nuk mund te ambientohen me restaurantin dhe muziken e zhurmshme si dhe nuk qendrojne gjate me ore te tera ne karrige)

Nese ruhet ajo tradicionalja, mendoj se do te ishte shume me bukur se sa ky remix (perzierje) qe nuk e di askush se cfare behet...
Kam qene ne shume dasma, kisha nje ftese per daten 12 por nuk shkova, kam nje per date 21 ku patjeter duhet te shkoj...mishmash i cdo gjeje eshte bere.

Degjo Ylli. Une nuk e di se ku jeton ti, por ne shumicen e rajoneve qe njohe une, dhe Kosova eshte fare e vogel per ta njohur, Dasma akoma ngelet institucioni me i pergaditur dhe nuk eshte e vertete se nuk dihet se cfare behet, perkundrazi.

Pra, ne dasme secili ka vendin e tij te caktuar, (edhe kur mbahet kjo ne restorant). Pastaj kush jane ata te cilet nuk do merrnin gjyshen dhe gjyshin ne dasmen e nipit apo mbeses? Kush jane ata gomare? Pastaj kush jane ata gomare qe nuk lejojne marrjen pjese te femijeve ta familjes se ngushte nga vija e gjakut dhe gjirit????? Cilet jane ata gomare??? Nuk eshte vetem ta bejme debatin dhe te mbajme ison ketu. Nuk po them se ka edhe dallime por mos i merrni rastet ekstreme sa per te ebre interesantin

Dasma, flamuri ne dasme, bajraktari, dajat, krushku i pare, krushku i dyte, djali i qerres se nuses, vajza e qerres se nuses, mesiti dhe shume gjera tjera te rendesishme ne dasme jane tradite qe duhet respektuar dhe qe kan vlere te rendesishme. Por per te folur per to dhe mbi to duhet ti njohesh si zakone. Jane te lashta ndoshta edhe sa vet ky popull.

Cfare lidhje ka kjo se nusja ka veshur vellon e tejdukshme apo jo me flamurin ne shtepine e zotit te dasmes apo me flamurin ne doren e bajraktarit te dasmes?
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Zakoni i mbajtjes se bajrakut-Flamurit. - Ky zakon i Flamurtarit (bajraktarit, se dikush ende ka me qejf ta thrrasin bajraktar, se sa flamurtar), ka disa vecori specifike, si trashigimi historike, ku thohet sot epiteti i dasmes - lufte, pra dasma eshte nje lufte...(ka qene e perciellur brezash, 'ka thirre mbreti n'dasem'. kjo shprehje rrenjet e veta historiografike e etnografike shqiptare, i ka shume me heret para pushtimit turk...Kjo don te thote se per shqiptarin - lufta eshte dasem, e luftetaret jane krushqit...krushk ne dasem, sikurse luftetare ne lufte...Kjo don te thote, krenarine dhe etjen e shpirtit shqiptar, per liri - ku e ka ndier ndjenje te gezueshme shkuarjen ne lufte...Por, si? Kur ne krye te kolones valon flamuri - flaka e kombit, flake flamuri (qe dikush sot e quan edhe lecke).
Flamurtari, ka pase per zakon heret kahmoti, te caktohet, jo si pernga lidhja e gjakut me te zotin e dasmes sikurse eshte pothuaj sot, por eshte zjedhur njeriu me i rryer, me i persosur universalisht, me tipare karakteristike te nje prijesi te vertete te luftes me shume - se sa nje flamurtar (bajraktar) dasme...

Flamuri vehet dy-tri dite perpara mbi kullen ku mbahet dasma, me nje gjalleri kulminate nen ate kulm dasme, po shume perpara ne kohera, edhe nje jave para dasmes, ku dasmat kane zjate nje jave rresht...(per mendimin tim, joaqe sa per bashkimin e dy te rinjve ne martese, sa per nje unitet fisnor e kombetar, si nje tubim atdhetar, si nje tabllo universale: diturie, krenarie, historie, politike-kombetare, arsimore, edukative, zbavitese-argetuese, sportive etj.) I gjithe farefisi, eshte mbledhur disa dite para fillit te dasmes, per tu pergatitur per nje dasem te madhe shqiptare... per kuzine (vendi ku zinë), ardhja e (ndihmave) dhuratave te farefisit, me desh, ogiç, tarak, pije, bylmesa, pite, embelsira, peshqeshe (dhurata pra) te ndryshme te shtrenjta e sa me te shtrenjta... e shume tjera rite zakonore para fillimit te dasmes...

Eshte interesant, zjedhja e flamurtarit dhe qendrimi i tij burreror, sikur vertet, nje prijes lufte. Ai merr flamurin, vetem jep urdhera (mbase ia kane pregatite terrenin e organizimit te jithmbarshem te dasmes tjeret...) dhe jate gjithe dasmes Flamurtari, nuk eshte udheheqes i dasmes, por vetem i udhes nga shtepia e dhendrrit e derisa ta bjen nusen ne shtepi...Qendrimi burreror, serioz i Flamurtarit, shihet si nje myth antik, i nje prijesi luftarak. Ai iu prine krushqve, derisa ta marrin e bijne nusen, por, eshte nje karakteristike tjeter e mbajtjes se flamurit nga Flamurtari... Gjate qendrimit ne shtepine e nuses, flamuri i dorezohet njeriut me besnik te atij trolli, ta mbaje flamurin jashte kulles, derisa te dalin krushqit me ne krye Flamurtarin dhe ai i jep mbajtesit te flamurit nje shperblim qe ia ka ruajtur mire flamurin...Kurse, gjate rruges per ne kullen e dhendrrit, Flamurtari (dikush ndoshta edhe ketu ka me qejf ta quaj bajraktar ); udheheqe me krushqit si nje prijes i vertete lufte.

(Solla nje copy paste)
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Kto dasmat qe behen tashi no like ;) Dikur kishte lezet festonte gjith katuni.
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

o kitrra nuk kam prb te kuptoj mbatjen e flamurit, por thashe qe duhet te shoqerohet me po ato tradita/t perndryshe merr forme tjeter..... ( gjithsesi lidhe me komentin tim lart, e kam shprehur qarte )
 
aha, tash te mora vesh, ti e dashke me shku me marre nusen me kali te bardhe e me duvak te kuq gjersa dhendrri m'preh shpaten ne gjerdek :fiu::fiu: ose, ose po mendon me shku me marr nusen me qerre me qie (me dema e kam fjalen) :eek:le:
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

pse jo , ajo eshte origjina/tradita e dasmave tona :)

skanna0058.jpg
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Zakoni i mbajtjes se bajrakut-Flamurit. - Ky zakon i Flamurtarit (bajraktarit, se dikush ende ka me qejf ta thrrasin bajraktar, se sa flamurtar)

Flamur do ishte me mire :), se Bajrak njeher nuk eshte fjale shqipe. Edhe pse domethenia eshte e njejte.
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

ja edhe kur shkonin me flamurin ne dore , qe ka lezetin e tij :)

dasem-flamur.jpg
 
Attachments

  • dasem-flamur.jpg
    dasem-flamur.jpg
    61 KB · Shikime: 0
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

ja edhe kur shkonin me flamurin ne dore , qe ka lezetin e tij :)

dasem-flamur.jpg

Po me vjen keq me ta thene kshu publikisht, por ti nuk paske asnje pike lidhjeje me dasmat dhe organizimin e tyre. Mu si kjo fotoja organizohen akoma shumica e dasmave ketej ke ne, po flas per Kosove. Prane shtepise se nuses zbresin KRUSHK-AT dhe flamurtari ju prine, gjersa miqt e shtepise presin ne radhe dhe pershendetetn si burrat dore per dore.

Mos ja fut koder pas bregut. :paqe:
 
Attachments

  • dasem-flamur.jpg
    dasem-flamur.jpg
    61 KB · Shikime: 0
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Mua me pelqen nje dasem ku nderthuret modernja dhe tradicionalja bashke. Orkestra ka lezetin e vet kshu qe dasmat me DJ me duken budallallek. Edhe pse s'jam artiste me pelqejne gjerat e bukura kshu qe po te beja dasmen time, jam 100% e sigurte qe do hidhja shume para vetem per pjesen e dekorit dhe ambientit, qe per mua do kishte shume rendesi. Kam qene edhe ne dasma qe jane bere ne gardh jashte por mua s'me pelqejne, te hash ushqimin me mizat qe te vine verdalle. Kur kushtet jane sot, pse mos ta besh ne restorant.

Gjithashtu do me pelqente nje dasem ku njerezit vishen mire dhe cdo gje ngjan bukur, por ce do qe shumica e njerezve ne Shqiperi s'kane...ose s'dine me u vesh. Mbaj mend para 3 vjetesh nje mikesha ime beri dasem ne Shqiperi (dhendrin e kishim Amerikan) dhe tek dasma e saj dikush vendosi qe ishte e pershtatshme te shkoje ne dasem veshur me pantallona dhe me shapka sikur ishte duke shkuar tek pazari fruta-perimeve. Edhe sot, kur e shof videon e dasmes ngjan shume shemtut dhe e ka prish krejt lezetin e videos.

Me pelqejne edhe dasmat ku ka shume kallaballek se ne fund te fundit njerezit jane ata qe e bejne nje dasem perfekte. Edhe s'me pelqen ajo tradita ku duhet te cohesh te kercesh me rradhe.
 
Titulli: ا'mendim keni per dasmat shqiptare?

Po me vjen keq me ta thene kshu publikisht, por ti nuk paske asnje pike lidhjeje me dasmat dhe organizimin e tyre. Mu si kjo fotoja organizohen akoma shumica e dasmave ketej ke ne, po flas per Kosove. Prane shtepise se nuses zbresin KRUSHK-AT dhe flamurtari ju prine, gjersa miqt e shtepise presin ne radhe dhe pershendetetn si burrat dore per dore.

Mos ja fut koder pas bregut. :paqe:

une fola ne pergjithesi , por e di qe k'to lloj dasmash akoma egzistojne dhe kane lezetin e tyre, kurse ato me xhiro qytetit pa lidhje, c'do gje e egzagjeruar, duke mos i kombinuar gjerat jane komplet out :)
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top