Cilat janë dimensionet e korrupsionit në shëndetësi?

braziljania

Anëtar i Nderuar
1. Cilat janë dimensionet e korrupsionit në shëndetësi? Në kushtet dhe rrethanat tona kosovare, shëndetësia si segment i një shteti normal dhe një shoqërie që aktualisht është duke kaluar ethet e transicionit, është një hallkë shumë e rëndësishme në krijimin e parakushteve për një atmosferë shumë më stabile në shëndetësinë Kosovare.

Në fakt, shëndetësia sipas shumë indikacioneve dhe shumë debateve të zhvilluara do të duhej të ishte edhe në listën prioritare qeveritare jo vetëm si nevojë por edhe si interes kombëtar.

Dyshimin e opinionit publik mbi prezencën aktuale të korrupsionit në sektorin e shëndetësisë që pa ndaluar është duke u fuqizuar si në media ashtu edhe në parlamentin që u shpreh gjatë këtyre ditëve, padyshim që e rrisin: skandalet e fundit rreth ‘’Medicus-it’’, jo transparenca e punës së Ministrisë, përzierja e kompetencave, mosrespektimi i hierarkisë brenda vetë Ministrisë (problemet rreth emërimit te sekretarit permanent, ku politika e bëri të vetën!), ndryshimi i qëndrimeve ndajë pozitës së stafit civil, duplifikimi i detyrave ne sektorin privat me atë shtetëror, etj.

2. Këshillë për Ministrinë e Shëndetësisë?

Ajo çka gjykojmë se duhet ndërmarrë urgjentisht lidhur me shfaqjen e korrupsionit në shëndetësi, është se duhet bërë këta hapa: identifikimin e potencialeve kadrovike në QKU si obligimet që ka marrë Ministria e Shëndetësisë pas ardhjes së ministrit të ri, si edhe ristrukturimin e mëpastajshëm pas ndërrimit të sekretarit të përhershëm, regjistrimin e numrit të saktë të instrumenteve për diagnostifikime të sëmundjeve të shtrenjta që kërkojnë harxhime enorme (për buxhetin edhe ashtu të vogël të kësaj ministrie?!) në rastet e dërgimit për shërim të pacientëve nëpër klinikat jashtë Kosovës, transparencën absolute lidhur me numrin e pacientëve që presin në rend për shërimin e sëmundjeve të rënda dhe intervenime kirurgjike, përgatitjen e një projektpropozimi lidhur me reformat dhe nevojat e ardhshme afatgjata në Ministrinë e Shëndetësisë, pastaj transparencën rreth nevojës së shqyrtimit për reformën e sigurimit shëndetësorë shtetërorë, si edhe ri shqyrtimin e iniciativave private për këtë problematikë.

3. A ka nivele korrupsioni?

Të gjitha të dhënat e gjertanishme, kanë treguar se opinioni i gjerë kosovar të shumtën e rasteve akoma nuk mund të bëjë dallimin mes korrupsionit në nivel lokal dhe atij qendror. Për qytetarin e rëndomtë, korrupsioni është korrupsion, si në nivelin lokal si në atë qendror.

Qeveritë lokale do të duhej të mbështetnin e njëkohësisht edhe të mbikëqyrin zbatimin e ligjshmërisë nëpër departamentet ku më së shumti dyshohet se ka tendenca të paraqitjes së dukurisë së korrupsionit. Po ashtu do të duhet shtuar sidomos nivelin e përgjegjësisë të njësive të reja komunale si janë parapa me Planin e Ahtisarit në procesin e implementimit të decentralizimit.

Liria e tregut të lirë shpesh herë dinë të bëhet argument dhe kriter i rëndësishëm zhvillimit ekonomik të një vendi. Parimisht do të duhej që analizohet dhe të shikohet se hapësirë intervenuese kah dora e shtetit. Ngase, është e ditur që centralizimi i tepruar u mundëson njerëzve të shtetit që në mënyrë arbitrare të marrin vendime në kundërshtim me projektet dhe proceset zhvillimore të vendit. E me këtë edhe rrisin mundësinë e korruptimit të segmenteve dhe të njerëzve kompetent të emëruar nga institucionet shtetërore.
 
Titulli: Cilat janë dimensionet e korrupsionit në shëndetësi?

4. Cilat masa duhet ndërmarr urgjentisht?

Të analizohen paraprakisht gjendja dhe shkalla e lirisë së tregut, si edhe mundësia e frenimit të intervenimit të shtetit në ato segmente apo ato vende ku është evident dyshimi permanent për korrupsion. Në fakt, duhet parashtruar frymën e tregut të lirë, ngase kjo frymë më së miri e rregullon çështjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së secilit person.

Po ashtu, të bëhet një incizim i detajizuar i administratës publike në mënyrë që të shikohet më për së’ afërmi shkalla e ndikimit të këtij numri në tërësinë institucionale.

ثshtë e nevojshme, po ashtu të vërtetohet plani dhe programi i procesit të gjerë tanishëm të privatizimit. Institucionet shtetërore, duhet dalëngadalë të tërhiqen nga procesi i udhëheqjes operative të pronës shtetërore dhe asaj shoqërore, në mënyrë që këtë çështje ta marrin dhe ta udhëheqin menaxherët e ndryshëm me mbikëqyrje dhe llogaridhënie të plotë.

Gjithsesi duhet po ashtu të analizohen etapat e gjertanishme të procesit të privatizimit, në mënyrë që sado kudo të kemi një pasqyrë më të qartë të gjithë procesit të gjertanishëm të procesit të privatizimit.

Në bazë të kësaj analize të dihet saktësisht se: çka është privatizua gjerë tani nga AKR-ja? Cilat prona shtetërore kanë mbet akoma pa u privatizua? Shkaqet pse nuk janë privatizuar ato? Cilat janë mundësit që të privatizohen edhe pronat tjera?

اështjet, në të cilat shteti duhet të mbetet gjithën një partner serioz, siç janë: shërbimet publike: ndarja e koncesioneve: procesi i mbikëqyrjes institucionale në mënyrë permanente.

Të parashihet gjithqysh një komision shtetërorë për shërbime publike të marrin pjesë njerëz dhe institucione jo shtetërore: përfaqësues nga shoqëria civile, njerëz tjerë qëllimmirë.

5. Si duhet ndëshkuar keqpërdoruesit eventual?

Përmes procesit të reformimit konstant të krijohen mekanizma të ngjeshur të cilët do ta mbikëqyrnin mirëvajtjen dhe implementimin e synimeve programore. Por, paraprakisht duhet:
Një analizë thelbësore, apo një detektim i qartë dhe shumë detal lidhur me situatën, organizimin, pastaj nevojat kadrovike dhe ato materiale, në mënyrë që të imponohen edhe masat adekuate që duhet të jenë patjetër në kolizion me kohën, vendin dhe situatën e veprimit.

Po ashtu do të duhej në kuadër të procesit të reformimit të analizohet dhe gjendja në Shërbimin Policor të Kosovës, përmes krijimit të Task Forcave kosovare kundër korrupsionit. Mobilizimin maksimal e prokurorëve, investiguesve policor, nëpunësve shtetëror dhe gjymëtarëve.

Transparencën ligjore për keqpërdoruesit eventualë qoftë ata edhe përfaqësues institucionalë, në mënyrë që në opinion të krijohet një klimë e mirëbesimit për institucionet shtetërore se po punohet dhe po luftohet krimi i organizuar së bashku me korrupsionin.

I gjithë ky projekt duhet të bëhet përmes detajizimit të përgjegjësive të secilit institucion veç e veç, në mënyrë që askush të mos jetë amnistuar nga fuqia e ligjit. Të zgjerohet bashkëpunimi edhe me institucionet rajonale dhe ato ndërkombëtare që merren me probleme të natyrës identike, por para se të bëhet ky hap, do të duhej:

S’pari, të sinkronizohen ligjet dhe konventat rajonale të Këshillit të Evropës dhe konventës së KB mbi korrupsionin, Paktin e Stabilitetit,, etj që merren me proceset e reja integrative dhe me luftimin e korrupsionit në baza më të gjëra gjeografike, politike, ekonomike , etj.

S’dyti, të rritet shkalla e bashkëpunimit (përmes formave të ndryshme: logjistike, këshillëdhënëse, por edhe të partneritetit) me Interpolin, Europolin, etj. duke u kërkuar ndihma teknike, si edhe aftësim të kuadrove të reja në luftën kundër korrupsionit.

S’treti, të sanksionohen në mënyrë më të ashpër ligjore të gjithë keqpërdoruesit, pastaj t’u sigurohet respekti dhe ndihma institucionale në forma të ndryshme stimuluese materiale të gjithë atyre që punojnë me ndërgjegjshmëri, si edhe të fuqizohet etika profesionale nëpër të gjitha shërbimet lokale shtetërore, në mënyrë që të personalizohet përgjegjësia individuale dhe të institucionalizohet llogaridhënia nëpër institucione lokale dhe ato qendrore.

Krejt në fund shtrohet pyetja, a është e gatshme shoqëria kosovare t’i bartë të gjitha këto konsekuenca? Përgjigja le të mbetet të dëgjohet vitin që kemi hyrë...?!


Fadil Maloku, sociolog
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top