Çfarë ndodhi në Betejën e Mokrës

Beteja e Mokrës ishte një betejë ndërmjet forcave të ushtrisë shqiptare të udhëhequr nga Skënderbeu dhe forcave osmane të komanduara nga Firuzi, pashai i Maqedonisë.

U zhvillua në luginën e Mokrës në Tetor 1445.

Goditja e shqiptarëve nga prita anës rrugës në luginën e Mokrës, të pyllëzuar e plot shkëmbinj, ishte krejt e papritur për kundërshtarin.

Veçanërisht të frytshme qenë goditjtet e këmbësorisë shqiptare, kundër kalorësve armiq që pengoheshin nga vendi i thyer.

Sipas Barletit, pjesa më e madhe e ushtrisë osmane u vra dhe 760 veta u kapën robër.

Fitorja pati jehonë të madhe edhe në vendet e tjera, sepse ndodhi pas disfatës që kishin pësuar nga osmanët forcat hungare-polake më 10.11.1444 në betejën e Varnës.

o.p. / dita
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top