Cfare eshte (Gonxhe Bojaxhiu) Nene Tereza per ty ?

Titulli: Cfare eshte (Gonxhe Bojaxhiu) Nene Tereza per ty ?

Per fene mendoj se nuk duhet gjykohet mbase eshte nje zgjidhje e lire e secilit ne kete jete,por per shqiptaret nuk bere asgje,sidoqofte mbetet nje figure humane dhe mburje nga prejardhja e saj per ne shqiptaret.

Po kush po flet per fene njehere ketu ? Kush po e gjykon fene moj goce ? A e lexoni mire temen e hapur apo shikoni postimet e dikujt para jush dhe postoni kot me kot ? Lexojeni mire postimin e hapesit te temes sepse ai ua ben dhe te qarte me pyetjet e tij qe me pak fjale permblidhet : Cfare mendoni te gjithe ju pa dallim feje per Gonxhe Bojaxhiun - Nene Terezen ?
Atehere kushtoni pak vemendje perpara se te shpreheni kot se po behet kudo chit-chat feje amani
Thua se per shqipetaret nuk beri gje : atehere ,ajo ishte nje femer qe ndihmonte shume njerzit ne gjera te nevojshme per shoqerine boterore dhe Shqiperia edhe pse ishte nje komb komunist por kurre nuk ka vuajtur per buke (vetem ne kohen e demokracise ka vuajtur ) te jemi realista sepse Enveri kishte te keqijat e tij por ama fushat i kishte mbushur me grure e miser , me fruta e perime , me gjelberim e pasterti . Ajo nuk i ka sherbyer njerezimit duke kerkuar renien e nje politike apo shteti , ajo i sherbeu njerezimit nga ana shpirterore , vuajtese , mjekesore etj etj . Nuk ishte nje femer politikane qe te mendoni keshtu . Dhe me veprimet e saj te tilla ajo na dha shume vlera ne si popull shqipetar anembane botes dhe per kete duhet tia dime per faleminderit ashtu si Ismail Kadare qe i ka dhene nje fytyre te bukur Shqiperise ketu ne France . Prej ketyre kokave te mençura kane arritur te vleresojne Shqiperine dhe qe po mundohen ta futin ne amancipim boteror dhe jo nga njerez qe nuk dine te vleresojne personat historik te Shqiperise .

Dhe siperfundim ta kesh per nder te mburresh me emra te tille si Nene tereza apo te tjere te tille sepse ka shume mos ta fillojme qe nga koha e lashtesise Shqipetare e deri me sot .
Ju pershendes
 
Titulli: Cfare eshte (Gonxhe Bojaxhiu) Nene Tereza per ty ?

Per mua simbolizon miresine dhe dashurine njerezore ,ndoshta pak ate shqipetare .
Tani shqipetare eshte ajo po nuk kishte kulturen tone ,njecik e komplikuar me duket ,u rrit e u kulturua diku tjeter....that's the truth
Ne si shqipetare mund te krenohemi vetem me origjinen qe ndikoi te njihemi si komb por jo me kulturen e saj,nuk na perket
 
Titulli: Cfare eshte (Gonxhe Bojaxhiu) Nene Tereza per ty ?

Ish presidenti i SHBA-ve – Bill Clinton : "Nënë, ndjehem krenar dhe i çliruar në shpirt, që Zoti na ndihmoi dhe ta çova në vend amanetin! Tashmë populli yt në Kosovë është i lirë dhe po ndërton demokracinë"
 
Titulli: Cfare eshte (Gonxhe Bojaxhiu) Nene Tereza per ty ?

për mua Nënë Tereza është njeriu që diti të përdorë zemrën dhe jetën e saj në shërbim të të tjerëve, në shërbim të njerëzve të dobët dhe që kishin humbur cfarëdolloj shprese...dhe ajo diti ti ringjallë shpesat atyre dhe i ndihmoi për një jetë më të mirë.
Pra një njeri me zemer flori.
 
Titulli: Cfare eshte (Gonxhe Bojaxhiu) Nene Tereza per ty ?

katoliket duan ti japin nje shpate nane terezes qe te luftoje dhe te behet si skenderbeu.

prandaj e nxjerrin ne shesh per dy luftim.
 
Titulli: Cfare eshte (Gonxhe Bojaxhiu) Nene Tereza per ty ?

Katoliket dhe mbare bota , i japin asaj ate qe meriton , dhe asgje me teper ..
Ate shpaten po kerkoni ju te ja jepni qe te kishte cliruar Shqiperine dhe Kosoven , sepse ne cdo shkrim po thoni , Nene Tereza nuk beri asgje per Shqiperine . per te pakten bere shume me shume se nje hajdut , qe me sa mbaj mend quhej Mbreti Zog, qe vodhi gjithe arin e Shqiptarve dhe iku si lepur ..
Burreli kam vere re qe sa here hyn ne forum pas nje kohe te gjate ndyshon besim fetar , here shan te krishteret dhe here muslimanet , mbase e ke nga stinet. te pakten mbaj te njejtin qendrim dy stine rrjesht se nuk behet nami ..
 
----------------------------------------------------------------
te gjith katoliket botes e duan, por katoliket shqiptare qajne per Nane Terezen.
bashke me to Zef Bushati qau para kamerave ne Itali sepse maqedonia desh na vodhi nane terezen.
Zefi tha qe sikur te na kishin vjedhur Nane terezen une do kisha vra veten.

me te drejte e them se cfare beri Nane tereza per shqiperine?
ti ske pse nxehesh pse je katolik?

e dyta Mbreti Zog te regjistroj dhe te beri banor shqiptar te pakten, se ke qene bari derrash nen komanden e kishes se vatikanit dhe ske pas ndonej here shtet.

besim fetar nuk kam ndryshuar as kam enderruar te ndryshoj , dhe nuk kam share njeri.
por kam kritikuar fanatiket si te krishtere dhe myslimane qe i fryjne percarjes kombetare.
 
Ne rralle te pare , do te kishte qene nje diskriminim dhe ofendim ndaj kombit shqiptar nqs Nene Tereza do te ishte quajtur bije e maqedonis , sepse nje gje te tille ajo kurre nuk e ka pohuar , ajo perhere ka thene qe me gjak jam Shqiptare. dhe pastaj sipas filozofise tende Kosovaret jane Serb ? hajde mendje hajde , bie shi shume andej nga Anglia , dhe me sa shof kane filluar me tu lag kembet .. dhe ke filluar kalbesitjen ..
Dhe se Zef Bushatin se ka pare as duke qare apo qeshur as qe me intereson , por besoj qe si Ambasador ne Vatikan duhet te nxirrte ne pah , qe Nene Tereza eshte bij e SHqiperise dhe jo e Maqedonise,
Dhe nqs Katoliket e Shqiperise , pa lene menjane 99% te popullates tjeter , qe e nderojne dhe e rrespektojne figuren e saj , per ate qe ajo i dha mbare humanizmit , Normalisht qe eshte nder per mbare kombin qe te rrise femra te tilla , femer qe i tregoj botes cfare eshte dashuria , dhimbja , respekti . buzeqeshja , perqafimi , pa dallim feje , rrace , kombi etj etj..

Dhe sa per kohen e atij lejlekut skam pa lindur akoma ,
Keshtu qe nuk ka pas nevoje me me rregjistrua ai .
Dhe sa per informacion per ty , Derrat nuk kane bari , por roje ,
Por e shof qe paske qene nje i tille ti , nje roje derrash , Cfare derrash ruaje , te egjer apo te bute ?
Dhe sa per konvertimin tend , jam 100% qe ne Angli ke thene qe je i krishtere ,, ;)
Dhe sikur thoje ne nje postim tjeter qe je Sternip Katolikesh ;)
Mos u merzit se ka edhe me keq po he , se do te kaloj . ceshtje kohe eshte ..
 
Titulli: Cfare eshte Nene Tereza per ty ?

administrator nuk eshte ne rregullu pstimin e muslimanit e fshi e atij qe eshte kunder islamit me lene ose fshini krejt ose mos tregoni se edhe ju keni te nejtin mendim me ata per rreth islamit.shiqo se si shprehen anetaret e forumit kunder islamit.nuk eshte ne rregull.sot ju e keni kete mundesi andaj ju duhet te jeni model per ne tjeret qe dikush tu ket lakmi

Ore njerez po c'lidhje ka feja ne kete teme ore jeni ne rregull apo beni vete ju ? Po e beni kete teme vetem per fene .
Dhe mua ma fshine nje postim ( dhe mire bene) sepse i fola ashper nje myslymani ( gje qe une se shikoj nje njeri nga ana e fese si po e beni ju ) atehere nuk ke pse mendon keto gjera se eshte turp , as nuk duhen menduar jo me te shkruhen .

Nene Tereza eshte figure e shquar boterore dhe eshte nje figure e ndritur qe na beri ne si shqipetar te ndritur kudo ne bote , kudo qe ju te dashur forumista ndodheni . Ajo kur ndihmoi kosovaret gjate luftes nuk e beri duke pare se ishin myslyman por e beri sepse e pa se po vuanin , se po dhimbnin dhe ne Kososve ajo e tregoi se nga cila Toke vinte. Atehere nuk ju takon te flisni ne kete menyre pa llogjike .
Respekte te gjitheve
 
Titulli: Cfare eshte (Gonxhe Bojaxhiu) Nene Tereza per ty ?

Per mua eshte ok dhe mendoj se duhet te respektohet Zoja Tereze mirepo as disa personave ne veqanti nuk duhet tu vihet perkrahja kur thone "Prioritet per shqipetaret duhet te jete zhdukja e fese islame" apo "Imameve duhet tu priten duart dhe gjuha" , mos harroni se ehde profeti Muhamed po fyhet per qdo dite dhe pse bota nuk po reagon per kete perveq muslimaneve .
 
Titulli: Cfare eshte (Gonxhe Bojaxhiu) Nene Tereza per ty ?

per ate qe nuk eshte eshte tema per fe duhet te jeni te paanshem.e nderuar me tregon i si ndihmoi ajo kosovaret gjate luftes.hajde logjike hajde.sa here ka vizituar nje vend shqiptare kjo nene e madhe vetem nje vend me tregoni e mos ja fusni kot.kurr nuk ka ardhe ne token e vet ne vendin e vet e ju me tregoni perralla apo qfare.nese nuk keni njohuri mos shkruni kot.siq duket ne kete forum vetem ne muslimanet nga kosova e kemi gabim kurse ju te nderuar nga shqiperia gjithemone e keni mire.diqka nuk eshte ne rregull ketu.ju fyeni fene e tani paraqiteni si te pafajshem.ncncncnc nc
 
Titulli: Cfare eshte (Gonxhe Bojaxhiu) Nene Tereza per ty ?

Per mua eshte ok dhe mendoj se duhet te respektohet Zoja Tereze mirepo as disa personave ne veqanti nuk duhet tu vihet perkrahja kur thone "Prioritet per shqipetaret duhet te jete zhdukja e fese islame" apo "Imameve duhet tu priten duart dhe gjuha" , mos harroni se ehde profeti Muhamed po fyhet per qdo dite dhe pse bota nuk po reagon per kete perveq muslimaneve .

Degjo lufta e fese ka ekzistuar ketu e shume shekuj me pare dhe kete gje e dime te gjithe dhe ne ditet e sotme sa po vjen po behet dhe me e madhe gje qe po shkaterron popujt vete ne brendesine e tyre duke i futur ne zenka feje me njeri-tjetrin dhe jam dakort me ty por ama ashtu si thone per myslymanet ashtu thone dhe per katoliket etj etj atehere atje ku fete ( e cfaredoje feje te jene ) kane gabime duhet tu dalin balle por ne kete teme nuk behet fjale fare per fene dhe me vjen keq qe kapeni keshtu me njeri-tjetrin pa kuptim per temen e hapur .
Nuk ka pse shume antare ketu te ofendojne nje figure te shquar te cilen shume shqipetare e respektojne dhe e vleresojne atehere duhet te respektojne dhe keta anetare, qe po ofendojne ne menyre jo te drejtperdrejte Gonxhe Bojaxhiun. Ajo ka vlerat e saj per ne si Shqipetare . pse do thuash ti dhe shume te tjere ?
Ja po ta them une nje sepse : Kur isha ne biblioteken nderkombetare ne Paris , pyeta nje punonjese se ne cilen file ùmund te gjeja librat ne gjuhen shqipe dhe e di c'me tha direkt ? :
"Ah ju jeni shqipetare si Nene Tereza dhe Ismal kadare ? I vleresoj shume shkrimet e I.Kadarese dhe Nene Tereza ishte nje grua qe do donim ta kishim ne gjakun tone "
Kam ngelur pa fjale me beso , sepse nje e huaj me repsktoi vendin tim dhe keta dy figura te shquara shqipetare na kane dhene shume vlere ketu ku jetoj , besojeni kete fakt .
Atehere respektoni personat e nderuar te kombit tone

Ju pershendes
 
Titulli: Cfare eshte (Gonxhe Bojaxhiu) Nene Tereza per ty ?

Pe shoh puth pergjigjet e mija jan fshi ... Sosht fer kjo ... marre per juve veq pse e thash te vertetn sjau jep te drejten me mi fshi mendimet , shpesh pom ndodh qikjo . Pernime po vihen ne pah qita Rubish people.

Sa here te fusni ne temat per figurat kombetare fene,postimet tuaja do zhduken nga forumi.
Ta keni te qarte.
 
Titulli: Cfare eshte (Gonxhe Bojaxhiu) Nene Tereza per ty ?

Po ju sjell nje shkrim qe i perket kesaj teme nese ky shkrim qe do postoj nuk pershtatet me temen atehere stafi mund ta fshije por me duket pak si e vlefshme per disa

Në fund të viteve '80 Nënë Tereza pati mundësinë të vizitonte Shqipërinë. Vizitat e para të saj janë përfolur me e pa të drejtë. Ka sunduar pikëpamja se Nënë Tereza nuk u prit mirë, nuk iu rezervuan nderet që meritonte, nuk iu dëgjuan këshillat dhe kërkesat e të tjera. Në të gjitha këto ka të vërteta të pjesshme. Vetë fakti që Nënë Tereza nuk i ndërpreu më vizitat në Shqipëri qysh prej vitit 1989 tregon se kontakti i parë me këtë vend qe pozitiv.
Por çfarë del prej burimeve? Me vizitën e parë të Nënë Terezës në Shqipëri edhe qendrimi i autoriteteve shtetërore të kohës reflekton ndryshime pozitive. Shprehje e këtij reflektimi është vendimi i këtyre autoriteteve për t'i propozuar Nënë Terezës dhënien e pasaportës së shtetit shqiptar. Sigurisht, kjo nuk ishte një çështje e lehtë as për t'u hapur dhe as për t'u zgjidhur. Nënë Tereza kishte, sikurse dihej botërisht, përveç pasaportës italiane, të Vatikanit, të Britanisë dhe Indisë, edhe pasaportë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë, shteti shqiptar, për afro një gjysmë shekulli, i kishte refuzuar asaj edhe hyrjen në tokën ku preheshin varret e prindërve dhe familjarëve.
Në fillim të vitit 1991, me iniciativën e ish-kryetarit të shtetit R. Alia, u bë përpjekja e parë për të marrë informacionin e nevojshëm nëse dhënia e një pasaporte shqiptare do të ishte një veprim i mirëpritur nga Nënë Tereza apo, përkundrazi, kjo mund të shkaktonte një problem tejet të ndërlikuar për gjykimin e raporteve të saj me Shqipërinë, më të ndërlikuar ngasa paraqite në debatet e tashme. Për këtë, nga ana e autoriteteve shtetërore të kohës, u kërkua ndihma e bashkësisë së krishterë "San Egidio", e cila kishte raporte konfidenciale me Nënë Terezën dhe, në çdo rast, duke përfshirë edhe rastin më të keq, refuzimin, kjo mund të mbetej një çështje e trajtuar gojarisht.
Ashtu sikurse pritej, Nënë Tereza jo vetëm nuk e kundërshtoi marrjen e pasaportës shqiptare, por e konfirmoi menjëherë pranimin e saj.
Duke qenë se një vizitë e rendit e Nënë Terezës në atë periudhë nuk dukej e afërme, u vendos që pasaporta t'i çohej dorazi në Itali, duke pasur gjithnjë ndërmjetësinë dhe mbështetjen e komunitetit të "San Egidio-s". Kështu, prej vitit 1991, Nënë Tereza zyrtarisht ka mbajtur edhe pasaportën shqiptare, krahas pasaportave të tjera të përmendura tashmë, të cilat nuk ishin rastësore. Pasaporta e Vatikanit dhe ajo e Italisë lidheshin me qendrën e krishtërimit perëndimor, rreth të cilit vepronte misioni i motrave të Nënë Terezës. Pasaporta britanike lidhej me qendrimin relativisht të gjatë të saj për shkollim e formim, deri në hyrjen në rrugën e misionit të bamirësisë dhe të humanizmit. Pasaporta e Indisë lidhej me kryeqendrën e shërbimit të saj. Pasaporta amerikane ishte shprehje e përmasës globale të saj si figurë. Ndërsa pasaporta shqiptare shprehte raportin me dheun e të parëve. Pranimi i një pasaporte, në terma juridikë, do të thotë pranim i shtetësisë së vendit që e ka lëshuar atë., ashtu sikurse lëshimi i një pasaporte është akt juridik, që ka të bëjë me njohjen e shtetësisë dhe të detyrimit të mbrojtjes së shtetësisë. Nënë Terezës, nga autoritetet shqiptare, iu dha pasaportë diplomatike, shkalla më e lartë e identifikimit zyrtar-shtetëror. Të gjitha këto veprime sigurisht kanë lënë gjurmët e veta në praktikën shkresore të institucionit të kryetarit të shtetit dhe të shërbimit konsullor. Ne nuk e dimë nëse Nënë Tereza pati rast ta përdorte ndonjëherë pasaportën e shtetit shqiptar. Dihet fare mirë se ajo nuk kishte kurrfarë nevoje për atë pasaportë. Vendimi për ta pranuar atë ishte vendim për të shprehur një raport specifik me Shqipërinë, raport që në një dokument pak më të hershëm ajo e ka shprehur në mënyrën më të qartë dhe më domethënëse.

"Dear Mr. President of our dear Country Albania,
After many years of prayer and desire to visit my oën countring after visiting so many throught out the ثorld, at last the good God gave this beautiful gift to come and to see my people. My oën family lived here for many years and they also died here so I ëas able to visit theis graves… I hope together ëe ëill do something beautiful for God and for our people".

God blest You,
M. Teresa, mc".

Ky është një fragment hyrës nga letra që Nënë Teresa i drejtoi kryetarit të shtetit në mbarim të vizitës së saj në Shqipëri, më 16 gusht 1989. Në një përkthim të përpiktë shqip të këtij fragmenti është kjo përmbajtje:
"I dashur zoti president i vendit tim të dashur Shqipëri,
Pas shumë vjet lutjesh dhe dëshire për të vizituar vendin tim; pasi kisha vizituar aq shumë vende të ndryshme jashtë nëpër botë, i lumi Zot më dha dhuratën e bukur: të vij e të shoh popullin tim. Njerëzit e familjes sime kanë jetuar këtu për shumë vite dhe këtu vdiqën dhe unë pata mundësi të vizitoj varret e tyre… Unë shpresoj se … së bashku mund të bëjmë diçka të bukur për Zotin dhe për popullin tonë"
Zoti ju bekoftë,
Nënë Teresa, misionare e mëshirës

nene_tereza_leter.jpg

Në letrën e saj Nënë Teresa preferon të nënshkruajë me formën shqipe të emrit të vet: Teresa, jo Theresa. Ky është teksti i përpiktë i letrës së Nënë Terezës, shkrim dore, dërguar kryetarit të shtetit shqiptar më 8 gusht 1989, në mbarim të vizitës së saj të parë në Shqipëri. Në këtë letër, pa asnjë ekuivok, Shqipëria përcaktohet nga Nënë Tereza si "vendi im", populli shqiptar përcaktohet si "populli im", kurse për vendet e tjera të vizituara prej saj gjatë një gjysmë shekulli mungese në Shqipëri përdoret shprehja "out the World", thua se Nënë Tereza gjithë jetën kishte rrojtur brenda.
Në letrën që ish-kryetari i shtetit R. Alia i drejtoi Nënë Terezës në përgjigje të pohimeve të saj, letër që mban datën 2 shtator 1989, megjithëse Shqipëria vazhdonte të ishte një shtet ateist me kushtetutë, thuhet shprehimisht:

"E respektuara Nënë Terezë,
Ju faleminderit për letrën që më dërguat me rastin e mbarimit të vizitës suaj në Shqipëri. Ne jemi të gëzuar që ditët e qendrimit në Atdheun tonë të përbashkët, edhe pse ishin të pakta, u karakterizuan nga ndjenjat e dashurisë vëllazërore shqiptare, nga rigjetja e lidhjeve të vjetra miqësore e familjare, nga rilindja e kujtimeve dhe emocioneve që vijnë nga ajo tokë ku kanë jetuar e ku pushojnë të parët e etërit tanë. Njerëzit tanë njohën bashkatdhetaren e tyre fisnike, që u ka dhënë besën të varfërve, të sëmurëve dhe fatkeqëve"
(AQSH, F. 889, V. 1989, D. 261/19, fl. 2-5).

Ky letërkëmbim vijon dhe përmbyllet në vitin 1993, me një letër që Nënë Tereza i dërgoi ish-kryetarit të shtetit, tashmë në kushtet e arrestit. Afërsisht një gjysmë shekulli më parë, pikërisht në vitin 1942, Zyra e Biografive e Kryeministrisë, duke e rekomanduar si punonjëse të denjë për ministrinë e kulturës popullore, e cilësonte Age Bojaxhiun, motrën e Nënë Terezës, "element nacionalist" shqiptar (AQSH, Fondi i Kryeministrisë, Zyra e Biografive, V. 1942).
Me sa duket, Nënë Tereza dhe familja e saj e lindjes nuk kishin ndonjë paqartësi në lidhje me raportet e saj me Shqipërinë dhe popullin e saj, e kishte zgjidhur vetë, me kohë, problemin e raporteve të saj shpirtërore dhe reale me Shqipërinë, shumë vite para se të fillonte diskutimi për atdheun e saj.

Nga Shaban Sinani
 
Titulli: Cfare eshte (Gonxhe Bojaxhiu) Nene Tereza per ty ?

Rrespektoj kur te me rrespektojne dhe anasjelltas . Nuk kam gje kunder nenes tereze mirepo nuk eshte aq tragjike se nje immam paska thene fjale te tilla . Nese do te ishte aq tragjike (Dhe ati imami ti pritet gjuha) atehere edhe Papa benediktit duhet ti prehet gjuha per ofnedim edhe nje pjese te madhe te botes qe po nxisin lufte .
 
Titulli: Cfare eshte (Gonxhe Bojaxhiu) Nene Tereza per ty ?

Sosht per fe kjo , po osht ni realitet more i nderuem en "".

Pse spo bajka me shpreh mendim per zojen terez e po bajka me Ba karikatura per Profetin.

Me te mira

or zotri mos e lidh profetin muhamed me nene terezen
sepse nuk flitet ne ket forum pewr profeta per per njerze te shquar te kombit pa marr parasysh feja e tij
 
Titulli: Cfare eshte (Gonxhe Bojaxhiu) Nene Tereza per ty ?

A ben nje teme te vetme ta leni pa e devijuar sic ju deshiron kokrra e qejfit?
 
Titulli: Cfare eshte (Gonxhe Bojaxhiu) Nene Tereza per ty ?

Ne rralle te pare , do te kishte qene nje diskriminim dhe ofendim ndaj kombit shqiptar nqs Nene Tereza do te ishte quajtur bije e maqedonis , sepse nje gje te tille ajo kurre nuk e ka pohuar , ajo perhere ka thene qe me gjak jam Shqiptare. dhe pastaj sipas filozofise tende Kosovaret jane Serb ? hajde mendje hajde , bie shi shume andej nga Anglia , dhe me sa shof kane filluar me tu lag kembet .. dhe ke filluar kalbesitjen ..
Dhe se Zef Bushatin se ka pare as duke qare apo qeshur as qe me intereson , por besoj qe si Ambasador ne Vatikan duhet te nxirrte ne pah , qe Nene Tereza eshte bij e SHqiperise dhe jo e Maqedonise,
Dhe nqs Katoliket e Shqiperise , pa lene menjane 99% te popullates tjeter , qe e nderojne dhe e rrespektojne figuren e saj , per ate qe ajo i dha mbare humanizmit , Normalisht qe eshte nder per mbare kombin qe te rrise femra te tilla , femer qe i tregoj botes cfare eshte dashuria , dhimbja , respekti . buzeqeshja , perqafimi , pa dallim feje , rrace , kombi etj etj..

Dhe sa per kohen e atij lejlekut skam pa lindur akoma ,
Keshtu qe nuk ka pas nevoje me me rregjistrua ai .
Dhe sa per informacion per ty , Derrat nuk kane bari , por roje ,
Por e shof qe paske qene nje i tille ti , nje roje derrash , Cfare derrash ruaje , te egjer apo te bute ?
Dhe sa per konvertimin tend , jam 100% qe ne Angli ke thene qe je i krishtere ,, ;)
Dhe sikur thoje ne nje postim tjeter qe je Sternip Katolikesh ;)
Mos u merzit se ka edhe me keq po he , se do te kaloj . ceshtje kohe eshte ..

----------------------------------------------------------------
dhe sikur te ishte maqedonase nuk do ishte ndonje problem madhor,
shqiptaret kan plot probleme per te zgjidhur e jo te merren me Nane teresen se ajo nuk beri asgje per shqiptaret.

bile nane teresa i urrente shqiptaret ne nje rast ne OKB , kur ka folur me ambasadorin shqiptar i ka thene nje perkthyesje 'edhe ketu me dolen shqiptaret e poshter'
marre nga shkrimi rimkembja e kombit (Abdi Baleta)

une shqiptaret e kosoves i kam cilesuar si mbrojtes te idenditetit shqiptar qe do te thote me shqiptar se shqiptaret e shqiperise, ejo si disa ketu si puna jote qe i etikoni si 'Kosovar'

po jam sternip te nje familje katolikesh ne Mat dhe nuk besoj se eshte turp.
nuk jam konvertuar nga mysliman ne te krishtere se fete njesoj jane nuk do isha bere me i mire apo me i keq.
dhe skam asgje kundra nane tereses pse eshte katolike por ajo nuk beri asgje per shqiptaret dhe pse ne te behemi sahanlepires duke e privatizuar.
ajo zgjodhi indine si atdhe jetoj,ndimoj,dhe vdiq per jevgjit e indise pjella me e keqe ne planet.
 
A e keni shkuar neper mend ndonjehere se kush jeni ju vertete? LOL

Ju se paku e shprehni paditurine tuaj me nje sinqeritet te papare,

Nje katunar si ju si ka ti kuptoje ndryshe keto fjale sesa si fyrje te popullit. Ju pervec nje mbeshtjetje ironike qe keni per mbretin zog ju jeni komunist ne natyre. Dhe kete e them jo bazuar ne kete postim por ne shume e shume te tilla, ja se ku bashkoheni ju me idete komuniste:

“Dhe ta dijë bota mbar/se un mbas sodit s’jam ma shqiptar”-At Gjergj Fishta

"Skllevër, bij skllevërish/s’e meritoni, se liri s’doni"-Fan S. Noli

Keto jane pjese mbi te cilat ideologjia anti fetare dhe felliqja e historise shqipetare eshte bazuar nga komunizmi juaj. Ne nje kohe ku me keto shkrime te dy atdhetaret e larte, Fishta dhe Noli shprehnin zemerimin e tyre ndaj bashkatdhetareve, (Haxhi Qamilave).

Arsyeja qe ajo mund ta kete shprehur ate eshte shume e thjeshte, ajo ka shprehur se edhe aty ne nje kohe kur ajo nuk lejohej te kthehej ne shqiperi, i mohohej totalisht e drejta per tu kthyer ne shqiperine e dashur, per te takuar familjen, "Mbreti juaj-Hoxha" ja mohon ate kategorikisht, dhe i deklaron se perderisa ai te jete gjalle ajo s'do te arrije kurre te shkele ne token shqipetare. Edhe aty ato i dilnin dhe e shperfllnin si po beni ju sot.

Une nje here habitem sesa e ulet eshte qe te thuash se ajo i urrente shqipetaret, nga te vjen nje mendim i tille nga stomaku???!!! Ajo deklaronte vete se eshte shqipetare, ajo kishte familjen ne shqiperi, kishte dashuri te madhe per vendin e saj dhe gjithnje vuante mohimin e moslejimit te vizites se trojeve shqipetare. Pastaj katunar te pa skrupullt si ju shpifeni pa turp, pa logjike dhe pa moral. Nuk e di se ku gjeni burimin per te bere shpifje, felliqesira si keto.
 
Titulli: Cfare eshte (Gonxhe Bojaxhiu) Nene Tereza per ty ?

----------------------------------------------------------------
dhe sikur te ishte maqedonase nuk do ishte ndonje problem madhor,
shqiptaret kan plot probleme per te zgjidhur e jo te merren me Nane teresen se ajo nuk beri asgje per shqiptaret.

bile nane teresa i urrente shqiptaret ne nje rast ne OKB , kur ka folur me ambasadorin shqiptar i ka thene nje perkthyesje 'edhe ketu me dolen shqiptaret e poshter'
marre nga shkrimi rimkembja e kombit (Abdi Baleta)

une shqiptaret e kosoves i kam cilesuar si mbrojtes te idenditetit shqiptar qe do te thote me shqiptar se shqiptaret e shqiperise, ejo si disa ketu si puna jote qe i etikoni si 'Kosovar'

po jam sternip te nje familje katolikesh ne Mat dhe nuk besoj se eshte turp.
nuk jam konvertuar nga mysliman ne te krishtere se fete njesoj jane nuk do isha bere me i mire apo me i keq.
dhe skam asgje kundra nane tereses pse eshte katolike por ajo nuk beri asgje per shqiptaret dhe pse ne te behemi sahanlepires duke e privatizuar.
ajo zgjodhi indine si atdhe jetoj,ndimoj,dhe vdiq per jevgjit e indise pjella me e keqe ne planet.

Shume e sakte, rrofsh :eek:k
 
Titulli: Cfare eshte (Gonxhe Bojaxhiu) Nene Tereza per ty ?

Shume e sakte, rrofsh :eek:k

U bashkuan cetat tani :D

"une shqiptaret e kosoves i kam cilesuar si mbrojtes te idenditetit shqiptar qe do te thote me shqiptar se shqiptaret e shqiperise"-Burrel 1924

Ne radhe te pare ai eshte shprehur me "une" qe do te thote eshte opinjoni i tij vetem qe nuk perben perfundimisht nje perfundim te konsoliduar nga studimet apo praktika. (Jo domosdoshmerisht se nuk jane, por ta thote dicka te tille nje si Burrel 1924 eshte nje burim i pabesuar.) Ne radhe te dyte ato ndahen ne kategori pasi jo te gjithe e shohin patriotizmin, atdhedashurine nga i njejti kendveshtrim:

1. Kosovar Shqipetar (Shqipetare te vrare ne zemer nga vuajtjet, sakrificat dhe lufterat per te mbrojtur identitetin kombetare, per te mbrojtur gjuhen, kulturen e traditen e vendit, vuajne pamase copetimin e trojeve shqipetare), pa dallim feje.

2. Kosovar "qytetare te botes," shtetas te republikes se kosoves, me apo pa kombesi shqipetare qe identiteti eshte nje ceshtje pa shume rendesi dhe thjeshte mjafton te kene mireqenjen, te jetojne te lire dhe ne paqe, feja nuk eshte prioritet.

3. Kosovar "gjakprishur," kosovar me gjak shqipetare qe jane bere pre e fanatizmave fetare, ideologjike, qe flasin shqipen si gjuhe zevendesuese, i japin lavdi se shkuares se hidhur, shohin sulmet e Sllaveve si fetare dhe jo si perpjekje per zgjerim dhe influence, kane "vellezerit" ne lindje te mesme ne pergjithesi. Feja eshte baza e c'do botekuptimi, dhe "pilot" i jetes se tyre ne hapesire.

* Une ju jap lavdi, shpreh mirenjohjen, simpatine dhe ju detyrohemi te gjithe neve dhe brezat e ardheshem atyre qe vuajten, dhane jeten, humben te dashurit e tyre per lirin dhe pavarsine e saj, nder keto mund te permendim te pafund, duke filluar me te paharrueshmit, Galica, Boletini, Jashari e shume e shume te tjere qe pervec ne padijeni te nje liste te tille do te ishte e pamundur/pavend per ti postuar ne kete teme. Nje tendence per atdhedashuri eshte e paevitueshme nder shqipetaret e kosoves.
 
Titulli: Cfare eshte (Gonxhe Bojaxhiu) Nene Tereza per ty ?

Si teme po mu duket provokative, si mu pergatite me heret per kete, n'baze te disa shkrimeve ketu, po burrnia nuk eshte keshtu, patriota me fjale. Urtesi duhet te keni, te ndryshoni ndonjehere stilin, se nuk funksionon ky. Mbledhni ment burra se po ju ikin!
Cfare, per mua personalisht nuk eshte gje. Nuk me duhet lavdi mbi emer te dikujt. Du te dallohem me emer timin.
Mos u mbeshtetni shume ne nje trup. Jetoni me keta qe i keni para. Nese doni te perparoni si popull. E leni keto urrejtje ndaj njeri-tjetrit eshte turp kjo, nuk ka dobi kuptojeni.
Ju pershendes. Secili ka te drejt te jap mendimin e vet edhe duke u mbeshtetur ne ligje te Islamit. Kush sot e respekton te familjes si para?
Jeto me ate qe ki dobi prej tina poashtu edhe ai prej teje.
 
Titulli: Cfare eshte (Gonxhe Bojaxhiu) Nene Tereza per ty ?

Eja nje here o Nene e Madhe
Korba te zinje kan rene ne livadhe
N'daq n'Vranjevc e n'daq n'Prishtine
Duan te fusin lemerin :mad::mad::mad:
 
Titulli: Cfare eshte (Gonxhe Bojaxhiu) Nene Tereza per ty ?

O njerez...Tema eshte: çfare eshte Gonxhe Bojaxhiu per ju?
Nese dini ti pergjigjeni kesaj temes pa cituar kuran e libra te tjere ne rregull,ne te kundert mos i futni turinjte fare.Si s'merrni vesh aman,gjithemone i njeti avaz me ju.
Pergjigjuni thjesht duke thene se çfare eshte Gonxhe Bojaxhiu per ju.
 
Titulli: Cfare eshte (Gonxhe Bojaxhiu) Nene Tereza per ty ?

[ame=http://www.youtube.com/watch?v=rX8pkq8WItk]YouTube - Conan O'Brien-Mother Teresa[/ame]
 
Titulli: Cfare eshte (Gonxhe Bojaxhiu) Nene Tereza per ty ?

Te pakten Loverboy katoliket jane njerez me kulture dhe me dije u tall ky robi me nene Terezen, ne qeshim nuk i themi gje i lejm vec zotin, po kur bene karikatura me Muhamedin looool fillun kamikazt, dhe mbi te gjitha luftonin ne emer te allahut ;)
 
Titulli: Cfare eshte (Gonxhe Bojaxhiu) Nene Tereza per ty ?

Pastaj dihet qe O'Brien eshte karagjozi i televizionit Amerikan.......
 
Titulli: Cfare eshte (Gonxhe Bojaxhiu) Nene Tereza per ty ?

Dhe cfare kishte ndonje gje te keqe , shume bukur qe njerezit bejne shaka ..
Une kam degjuar barcaleta , ne Zotin , Me Krishtin , apo tjeter dhe kam qeshur , dhe po ashtu kam treguar dhe nuk e shof si ndonje gje te keqe ..
 
Titulli: Cfare eshte (Gonxhe Bojaxhiu) Nene Tereza per ty ?

Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, (Indi), ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqë.

Biografia

Gonxhja ishte fëmia e tretë e Kole Bojaxhiut (Nikollë Bojaxhiu) me origjinë nga Mirdita dhe e Drane Bojaxhiut (mbiemri i vajzërisë Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovës. Lindi në Shkup, të Perandorisë osmane, sot Maqedoni, më datë 26 gusht 1910. Një ditë pas lindjes u pagëzua në kishën e Zemrës së Krishtit nga famulltari i atëhershëm Dom Zef Ramaj. Kola dhe Drania kishin 5 fëmijë, dy u vdiqën në fëmininë e hershme. Frikë të madhe kishte nënë Drania mos Gonxhja i vdiste menjëherë pas lindjes, sepse me trup dukej e dobët dhe shëndetligë.

Gonxhja kishte një vëlla dhe një motër. Vëllai quhej Lazër Bojaxhiu dhe studioi në Grac të Austrisë në Akademinë Ushtarake, por për shkaqe politike emigroi qysh herët në Itali. Kurse motra quhej Age Bojaxhiu.

Babai i saj merrej me tregti dhe mblidhte në shtëpinë e tij artistë dhe patriotë shqiptarë. Mësimet e para i bëri në një shkollë shqipe në Shkup, ndërsa gjimnazin, po në atë qytet, në gjuhën serbo-kroate. Pasionet e saj të rinisë ishin tre: të bëhej mësuese, të shkruante dhe të recitonte poezi, të kompozonte dhe të luante muzikë. Emrin Tereza e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë.

Nënë Tereza u largua më 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë. Prej kësaj dite, nënë, bijë e motër nuk do të shiheshin më kurrë. Më 12 shtator 1928, Gonxhja kishte shkruar këtë letër drejtuar tezes së saj: “Shkup 12. 09. 28 E dashtuna Tezja Lis! Më 26 t’kti mujit po nisem prej Shkupit. S’po muj mos me ju shkrue dy tri reshta tuj da prej jush. Lamtumir; e dishroj puth Zoti ju nep shka tju dishron zemra. Pritni t’faluna ma t’përzemerta Gonxhja”.

Ky ishte momenti kur ajo u nda përfundimisht me familjen dhe vetëm pas 30 vitesh, do të takohej me të vëllanë, Lazrin. Kurse nëna Drania dhe motra Age, shkuan në “atdhe”, në Shqipëri, qysh para Luftës së Dytë Botërore.

Nënë Tereza u vendos në Kalkuta (Indi) ku fillimisht u bë mësuese dhe shume shpejt drejtore e shkollës së vajzave. Nënë Tereza e Kalkutes e quajtën kur themeloi urdhrin "Misionaret e Dashurisë" (1951) për t'u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë botës. Në vitin 1979, kur mori çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Por Shqipëria heshte. Republika Popullore Socialiste e Shqiperisë nuk i kishte dhënë vizë nobelistes së ardhshme as sa për të parë nënën e saj që jetonte në Tiranë, as për te marrë pjesë në varrimin e saj më 1974, as... për të parë varrin. Madje këtë vizë nuk ia dhane as kur fama e saj kishte marrë dhenë në të katër anët e botës deri ne fillim të viteve '90. Shqiptarja trupvogel ishte kthyer në një legjendë të gjallë. Ajo ishte nënë kujdestare e 7 500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960 000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47 000 viktima të lebrozes në 54 klinika, kujdesej për 3 400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitim e bonjakë. Këto janë shifrat e mesit të viteve '80. Deri sa Nënë Tereza ishte gjallë dhe sot e kesaj dite shifrat kanë ndryshuar shumë.

Tereza nuk qe ndonjë perëndeshë dhe me të mund të fliste çdonjëri. Madje ajo kishte edhe adresë të saktë: një godinë ngjyrë hiri në Bose Road, të ndërtuar rishtas në një lagje të zhurmëshme dhe çjerrëse, të stërmbushur me njerëz, e cila vlonte nga çajbërësit, shitësit dhe tregtarë të tjerë të pjesëve më të ndryshme këmbyese si dhe lëngështrydhësit. Këtu, mu në qendër të Kalkutës shtrihej shtabi i përgjithshëm i Rregullit, „Shtëpia e Nënës", pranë portës të së cilës qe vendosur një tabelë druri ku shkruante: „Mother Teresa. IN/OUT".

Në shtëpinë e Nënë Terezës kishin hyrë edhe vetë mbretëresha britanike, pastaj njerëz të tillë siç janë kryetari amerikan Georg Bush, ish kryetari amerikan Jimmy Carter, Yasser Arafati, princesha Diana e shumë të tjerë.

Mirënjohjet

çmimi Damian Dutton
1962 – çmimi Ramon Magsaysay
1973 – çmimi Templeton
1978 – çmimi Balzan
1979 – çmimi Nobel për Paqe
1980 – çmimi Bharat Ratna
1985 – çmimi Medal of Freedom
1996 – qytetare nderi e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
1996 – Dekorata Qytetar Nderi i Kosovës
2003 – shpallet e lumturuar
Aeroporti i Tiranës mban emrin e saj që nga viti 2003. Në hyrje të këtij aeroporti më 2007 u inagurua busti i saj.

[
Medalja humanitare Nëna Tereze, Kosovë
Medalja humanitare Nëna Tereze është dekoratë shtetërore e Kosovës që u jepet qytetarëve të Kosovës e të huaj që kontribuojnë në fushën e humanizmit.

Shprehja e mirënjohjes dhe nderimi i individëve me këtë dekorat bëhet nga presidenti i Kosovës. Të drejtën për të paraqitur propozim për dekorim para Presidentit të Kosovës e kanë:

Kryetari i Kuvendit,
Kryetari i Qeverisë,
Kryetari i Gjykatës Supreme dhe i Kolegjit Kushtetues,
Prokurori i Kosovës,
Ministri,
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm,
Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë,
Kryetari i Kuvendit të Komunës,
Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës,
Rektori i Universitetit

Urdhri "Nënë Tereza", Shqipëri

Urdhri "Nënë Tereza" është një dekoratë nderi e Republikës së Shqipërisë që u jepet qytetarëve shqiptarë dhe të huaj për akte të shquara humanizmi ndaj kombit shqiptar dhe njerëzimit. Dekorata jepet me dekret nga Presidenti i Shqipërisë. Ky urdhër është i artë.
 
Titulli: Cfare eshte (Gonxhe Bojaxhiu) Nene Tereza per ty ?

Nene tereza, eshte rob i dashurise, eshte nje njeri qe po ta marresh si shembull nuk do deshtosh kurre, dashuria kujdeset dhe i m'bron robte e saj, dhe kete Nene Tereza e dinte mire, shembulli i saj nuk i perket vetem shqiperise, por gjithe botes.

Pershendetje!
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top