Kresha
A pretty face can never trick me
Leonard M. Weber
Fragment i shkëputur nga: “Encyclopedia of Theology”, Edited by Karl Rahner, (Burns & oates publishing), 1975, f. 178-184
Celibat këtu do të thotë jo thjesht fakti i të mos qënit të martuar, ndonëse një gjendje e tillë mund të ketë lidhje teologjike dhe pastorale kur ai shërben për të promovuar qëllime të caktuara. Celibati këtu kuptohet si gjendja e pamartuar e zgjedhur nën dritën e besimit të krishterë, dhe në veçanti si ajo e detyrimeve të gjendjes në jetë e klerit në Kishën Latine, me anë të së cilës atyre u ndalohet të martohen dhe obligohen të jetojnë në vetëpërmbajtje të plotë.
A. HISTORIA
1. Si bazë biblike për celibatin merret thënia e Perëndisë për të mos u martuar (‘të bëhesh eunuk’) për hir të mbretërisë së qiellit (Mateu 19:10 e më pas); merret gjithashtu thënia rreth braktisjes së bashkëshortes për hir të Jezuit dhe të ungjillit (Marku 10:29) apo për hir të sundimit të Perëndisë (Luka 18:29); dhe gjithashtu thënia e cila afirmon se në ringjallje nuk do të ketë martesë (Mateu 22:30; Marku 12:25). Pali i uronte të gjithë burrave të ishin në të njëjtën gjendje si ai vetë (1 Kor 7:7). I pamartuari i kushtohet gjërave të Perëndisë, ndërkohë që vëmendja e të martuarit është e dyzuar(1 Kor 7:32 e më tutje). Megjithatë, këto tekste nuk e lidhin drejtëpërdrejt celibatin me shërbesën priftërore. Në Krishterimin e hershëm, ato më saktë qenë të lidhura me pagëzimin dhe shiheshin si këshilla të cilat, ç’është e vërteta, i ndiqnin shumë njerëz. Mbështetje për këtë prirje gjendej në alegori të tilla biblike si Mateu 9:15, 22:1-14; Marku 2:19; Luka 5:34; 12:35 dhe më tutje; 14:15-24; Gjoni 3:29. Celibati si detyrë e gjendjes priftërore hyri gradualisht në skenë. Ai rridhte nga një vlerë e lartë që i bashkangjitej virgjërisë (krahaso me 2 Kor 11:2; Efes. 5:25 e më tutje, 30 e më tutje; Veprat 21:9), nga perspektiva e konsumimit përfundimtar (Zbulesa 14:3 e më tutje; 19:7 e më tutje; 21:2, 9) dhe nga mënyra e jetesës e asketëve dhe e murgjërve me mbështetjen e tyre në ligjet e dëlirësisë së Dhjatës së Vjetër. Evolucioni i ligjit të celibatit u ndikua fuqimisht nga perceptimi i formuluar në Letrat Pastorale, se peshkopët, priftërinjtë dhe dhjakët duhet të jenë ‘bashkëshortë të vetëm një gruaje’ (1 Tim 3:2,12; Tit 1:6 e më tutje), ndonëse kuptimi i saktë i këtij parimi është diskutuar gjatë.
2. Ligjet që trajtojnë celibatin gjenden që në kohën e hershme të fillimit të shekullit të katërt. Të frymëzuar nga dëshira për përkushtim të plotë dhe gjithashtu deri në një farë mase nën ndikimin e tendencave gnostike dualiste të një tipi manikeist, priftërinj të shumtë u ndjenë të shtrënguar të ndërpresin marrëdhënien martesore pas shugurimit. Në kishat lindore, celibati mbizotëroi vetëm për ata që qenë të pajisur me plotësinë e priftërisë, peshkopët, dhe iu dha forca e ligjit në shekullin e 7 nga Perandori Justinian dhe Sinodi i dytë i Trulit. Por në perëndim, dekretet e Sinodit të Elvirës u imponuan gjerësisht nga Papa Sirikius (DS 118 e më tutje; 185). Një përpjekje për të përshkruar celibatin si një ligj universal i Kishës u bë në Këshillin e Parë të Nikeas (325), por nuk pati sukses. Leo I dhe Gregori I e zgjeruan ligjin duke përshirë nën-dhjakët. Meqënëse ajo që ndalohej nuk qe martesa por vijimësia e një jete prej të martuari, premtimet e vetëpërmbajtjes kërkoheshin shpeshherë nga kandidatët për priftëri (dhe bashkëshortet e tyre) ndërmjet shekullit të 5 dhe atij të 7. Nga shekulli 6 e më tutje, filloi të kërkohej gjithashtu edhe ndarja e bashkëshortëve. Nevoja e vazhdueshme e ndërhyrjes së sinodit në këtë çështje tregon se ç’vështirësi praktike ekzistonin. Një faktor historik në promovimin e celibatit në mesjetë qe problemi që kish trysnuar mendjet në shekullin e pestë dhe të gjashtë – përpjekja për të parandaluar tëhuajësimin e pronës së Kishës, e cila përndryshe mund të kalonte në zotërimin e familjes së priftit. Kjo i dha jetë në shekullin e 12 deklaratës statutore të pavlefshmërisë së martesës së atyre që gjendeshin në shtresat e larta. Pavarësisht nga kundërshtitë e thella në kohën e Reformimit, Këshilli i Trentos riafirmoi parimin se klerikët në urdhërat e mëdha fetarë e kishin të pamundur të lidhnin martesë (DS 1809). Në formën e hedhur tashmë në letër nga Këshilli i Nikeas ‘në sajë të traditës së moçme’ – se nuk duhet të ketë martesë pas pranimit në një urdhër të madh fetar – magisteriumi iu përmbajt rreptë këtij ligji, sikur ky të ishte një rregull apostolik, madje dhe në Vatikanin II dhe në dokumentet që janë shfaqur që asokohe.
3. Sipas ligjit në fuqi në Kishën Latine, siç është hedhur në letër nga CIC, klerikët në urdhërat më të ulët fetarë humbasin statusin e tyre klerikal në rast se lidhin martesë (kanuni 132, pjesa 2). Klerikët në urdhërat e mëdha fetarë e kanë të ndaluar të martohen. Ata janë të detyruar të ruajnë veçanërisht virgjërinë. Mëkati kundër virgjërisë është sakrilegj (kanuni 132, pjesa 1) dhe nëse kjo përfshin një thyerje të jashtëme të ligjit (kanuni 2195) atëherë pasohet me sanksione (kanuni 2325). Të gjitha përpjekjet për t’u lidhur në martesë janë të pavlefshme dhe të anulluara (kanuni 1072) dhe konsiderata për të hyrë edhe në një formë civile të martesës përmban shkelje (kan. 985, pjesa 3), humbje të ofiqit kishtar (kan. 188, pjesa 5) dhe çkishërim (kan. 2388). Ligjet që kanë të bëjnë me faljen e çkishërimit (Kan. 2252; Dekreti i Pendesës së Shenjtë të 18 prillit 1936 dhe 14 majit 1937), përjashtimi nga pengesa e martesës për dhjakët dhe nën-dhjakët në rrezik vdekjeje (kan. 1043), laicizimi me çlirim nga detyrimi i celibatit (kan. 214, 1993-8) janë lehtësuar dhe janë plotësuar nga akte të ndryshme të ‘faljes dhe favorit’ nga ana e Selisë së Shenjtë dhe mbi të gjitha nga dokumenti i Vatikanit II (Lumen Gentium, neni 29; Presbyterorum Ordinis, neni 16), motu proprio Sacrum Diaconatus Ordinem (numrat 4, 11-13, 16) dhe enciklika Sacerdotalis Caelibatus (numrat 42, 84 e më tutje, 87 e më tutje). Andaj kërkesat e mungesës së lirisë dhe të kualifikimit të duhur për të cilat më parë (kan. 214) nuk merreshin masa, tani mund të paraqiten në rastet e shugurimit, dhe shkarkimi nga të gjitha detyrimet mund të përftohet në baza të tjera gjithashtu. Burrat e martuar, me pëlqimin e bashkëshorteve të tyre, tani mund të shugurohen dhjakë, nëse ata – sipas kushteve të parashtruara në 1 Tim 3:10 e më tutje – kanë qenë të martuar prej disa vjetesh dhe janë më tepër se tridhjetëpesë vjeç. Por ata që janë shuguruar dhjakë ndërkohë që kanë qenë të pamartuar nuk mund të lidhen më në martesë. Që burrat e martuar të bëhen priftërinj (krahaso me kan. 132,pjesa 3;987, pjesa 2) parashikohet vetëm në rastin e shërbestarëve të Kishave apo bashkësive të tjera të krishtera të cilët dëshirojnë bashkim me Kishën Katolike dhe dëshirojnë të ushtrojnë shërbestarinë e tyre të shenjtë.