Bota sot (sidomos ajo perendimore) ecen nepermjet pamjes se jashtme me shume se cdo gje tjeter. Prandaj thenie si "pamja e jashtme eshte gjithcka" (appearances are everything) nuk kane vonuar te behen cliche`.
Megjithate, per mendimin tim, bukuria pa karizem nuk eshte asgje. Nje njeri i bukur por cope mishi, qe nuk di te beje muhabet me njerezit nuk do te ece shume ne jete.
Karizma, aftesia per t'i bere njerezit per vete, dhe me shume aftesia per t'i bere njerezit te ndjehen rehat rreth teje eshte dicka qe vjen nga brenda-jashte, dhe jo nga jashte-brenda. Kjo aftesi e ben normalen shume te bukur, dhe imperfeksionet hyjnore, dhe kjo ngaqe terheqin shume njerez si fushe magnetike, dhe nuk kane frike te prezantohen si njerezore ne syte e te tjereve. Mendoj qe siguria ne vetvete, dhe te qenit ne paqe me te metat e tua eshte nje pjese e rendesishme qe perben karizmen dhe te ben me njerezore; njerezit gjejne dicka terheqese tek kjo dhe nuk ngurrojne dhe ata te jene vetvetja rreth njerezish te tille.