Bukuria te hap dyert ne jete....

e shemtuara

e shemtuar
A mendoni se te qenit i bukur te hap dyert ne jete???
Po te veme re njerezit me paraqitje te mire e te bukur i gjen ne pune me te mira apo iu hapen me lehte dyert sesa njerezve te shemtuar e qe nuk bien ne sy..
Si mendoni ju per kete???
 
Varet se per cfare pune flasim se per ne ndertim sbesoj se te duan dhe shume te bukur LOL LOL kjo vlen me shume tek femrat dhe tani te themi te verteten kush do deshte nje femer te shemtuar si ty ne pune LOL LOL
 
Ne nje bote materialiste dhe te dhene pas afsheve bukuria luan nje rol shume te madh per ti bere njerezit te perfaqesueshem dhe te denjeshem per poste dhe detyra te ndryshme. Megjithate nuk eshte decizive, sidomos ne shoqeri ku te drejtat e njeriut, barazia gjinore, racore etj jane te mbrojtura fort me ligj mjafton te jesh e talentuar per te arritur ate pune qe deshiron.

Njeriun nuk e perben bukuria, por e perfaqeson ne menyre siperfaqesore dhe kjo fatkeqesisht eshte e vleresuar shume, per te mos thene e mbivleresuar nga individe te ndryshem dhe te niveleve te larta zyrtare.
 
Bukuria po vertet mund te sjelli pun por çe do shumica e ketyre te bukurve o te bukurave jan idiote se u ka mor er truni se jan te bukur por qe te hap dyert ne jet ket se besoj dhe sma mush menjen , dyert ne jet i hap ti vet duke treguar zgjuarsin , se mund te jesh i bukur ose e bukur po je idiot e keshtu te hapet dera e te mbyllet siç u hap ;)
 
yep ti hap dyrt amo afatshkurt sps nqs nuk ki edhe diqka brenda beh rrzohesh shum shpejt...
 
Redaktimi i fundit:
Dje dikush kishte vrare veten sepse ish i shemtuar, po ju c'prisni lol

Sidoqofte nese bukuria mban gjinine femerore, sot ka mijera truke dhe menyra qe nje femer te kete nje pamje joshese apo simpatike.

Po shemtia e ka nje avantazh, eshte e paprekshme dhe zgjat.
 
fatkeqesisht ne kete realitet jetojme,ku bukuria leviz guret ne loje!
po jam e mendimit qe bukuria ti hap dyert,por jo vetem per te hyre,edhe per te dale...sepse nese kjo 'e bukura' seshte e zgjuar......nuke mban kush ne pune....pastaj marrin ate pak me t b ukuren por efikase..jo manekin dyqanesh!!!!!!!!!
 
A mendoni se te qenit i bukur te hap dyert ne jete???
Po te veme re njerezit me paraqitje te mire e te bukur i gjen ne pune me te mira apo iu hapen me lehte dyert sesa njerezve te shemtuar e qe nuk bien ne sy..
Si mendoni ju per kete???

Oh e dashur paske goxha nick,por qe me siguri nuk e meriton :)
Jo ne cdo rast eshte e vertete kjo qe ti thua .
Ne shume raste ka te beje dhe zotesia ,aftesia une te premten kam takuar nje vajze qe as simpatike nuk mund ta quaje dhe kishte nje goxha pune te mire ne banke :) dhe kjo fale zotesise se saj ;) kishte vertet horizont ;)
Ndrysho mendim
te pershendes !
 
Po jan pune ku duhet te jesh i bukur per te pranuar ate job...por jo te tera....
Psh sdo dali ne Tv nje femer e shpifur...se te gjithe do e tallnin...ama mbrapa ekranit mund te ri lehtesisht ne nje vend pune shume te mire....
Ose nje njeri qe punon me klientat duhet te ket nje pamje te regullt dhe te kendcme....
Jan disa gjera esenciale....tani te jesh i bukur ca dmthn? te jesh fotomodel? te jesh 90-6090 [per femrat] dhe super muskuloz per meshkujt? apo nje paraqitje te mirmbajtur dhe te kujdesur.....
Kam ngel e emndimit qe smund ti kesh te gjitha....kush eshte me pak i bukur eshte me i zgjaur...dhe vice-versa....
 
Normalisht njeriu duhet te vleresohet per aftesite e jo per bukurine,qe ne fund te fundit eshte thjesht fat....Por nuk ka qene e nuk do jete ndonjehere keshtu.Kur lexon njoftimet per pune ne shume prej tyre shkruhet "prezence te bukur"...
 
Keshilla per bukurine

Per buze atraktive fol fjale te embla.
Per sy te bukur, kerko te miren ne njerez
Per nje shtat te hedhur, ndaje ushqimin me te varferit
Per floke te bukura, lere femijen t'i ledhatoje ato nje here ne dite.
Per drejtpeshim, ec me te diturit se kurre nuk do te ecesh vete.

Bukuria e gruas nuk eshte ne rrobat qe i vesh, ne trupin qe ka, ose ne menyren qe ajo i kreh floket. Bukuria e gruas duhet te shihet ne syte e saj sepse ata jane pasqyre e zemres se saj, vendi ku dashuria jeton. Bukuria e gruas nuk eshte ne kozmetiken e saj, por bukuria e vertete e gruas reflektohet nga shpirti i saj. Eshte dashamiresia qe ajo me zemer dhuron, ndjenja qe ajo tregon, dhe bukura e gruas, me kalimin e viteve, vetem rritet!
 
Ore po qe e bukur nje femer jo dyert po i hapen edhe mundesi shtese.
 
A mendoni se te qenit i bukur te hap dyert ne jete???
Po te veme re njerezit me paraqitje te mire e te bukur i gjen ne pune me te mira apo iu hapen me lehte dyert sesa njerezve te shemtuar e qe nuk bien ne sy..
Si mendoni ju per kete???

Eshte normale edhe llogjike. Nese ti e sheh nje person te veshur mire te rregullut edhe te paraqitshem, atehere mendimi yt eshte se ky person di te kujdeset per veten edhe shum mire do te kujdeset edhe per punen qe do i leshe ne dorzim.

Po kur nje person te vjen gjith lesh ne surrat, i pa krehur, i parregulluar, edhe mban ere, atehere kush eshte mendimi yt? Do mendosh me vete se ky person kur nuk mban dot as veten e vet, atehere kush ma siguron se do punoje edhe do mirmbaje ate qe do marre ne dorzim?

Eshte e thjeshte qeshtja. Njerzit duhet te mbajne veten ne radhe te pare, mos tju vije era djerse si derra, te rruhen (djemt) edhe te jene te paraqitshem. kaq gje duhet ta beje cdo person.

Kuptove?!
 
Fatkeqmiresisht Po...
 
e shemtuara ehh cti besh ashtu esht ti hap dyert por mos u demoralizo do vi nje dit qe dhe shemtia do triumfoje :)
 
por mos u demoralizo do vi nje dit qe dhe shemtia do triumfoje
:gallate: :gallate:

Po i jep shpresa kshu?

ahaha
 
e para e punes ska femra te shemtuara.

sbesoj se ka shume rendesi bukuria per te gjetur pune, dmth une vete sdo vendosja ne baze te saj nqs do te isha shefe diku. ama e vertete eshte qe me kollaj flasim me dike qe na terheq nga paraqitja se me dike qe sna terheq. Dmth pamja ka rendesi shume ne prezantimin e pare te njeriut, pamja ama sdo te thote domosdoshmerisht bukuri.

per te gjetur pune os eme sakte ne intervisten qe ben me dike me shume rendesi ka kujdesi qe ke treguar ndaj vetes si ne veshje sjelle ashtu dhe ne prezantim, gjithashtu ka rendesi vetebesimi qe tregon.
 
nje femer sidomos e ka te lehte fare te gjej pune nese eshte e bukur po te jete dhe qeflije i hapin dyret kudo
 
na bone me qesh ti studento.....se ka nje nick te tille sdo te thote se eshte e shemtuar...:grusht3::grusht3:
Po pra Mire e ka Kjo ina
Po i kthehna temes

Code:
Mendojn njerzit ashtu por nuk eshte Oj Bukuroshe 
se Mundet dikush me qen i Bukur por eshte qyqan,nuk din as 
te e respektoj njerin
mendon se vetja eshte ku me dite kush 

a bash ata qe nuk jan fort te hjeshum 
bash ata te respektojn din qka eshte respekti 
edhe 
ka njerz te Bukur te terhjek ne fillim por nuk shkon Biseda me ta
a ka njerz jo te hijshem por te ngreh ne Bised 
ke deshir me te me nejt
i


ishalla me ke kKuotu
qe Bukuria nuk eshte qdogje [/B][/COLOR]
 
per nje vend ne te cilin ne po jetojme besoj se eshte mese e vertete qe bukuria luan nje rol te rendesishem por dyert ne jeteti hap vetem niveli arsimor, zgjuarsia dhe inteligjenca .
 
Nuk eshte e vertete kjo "e shemtuar". Kam vene re dhe kam degjuar nga vete menaxhere te bizneseve nje gje: Kur vete e zonja e nje biznesi eshte ne punesim, nuk merr asnjehere nje femer me te bukur (ose me te zgjuar) se vetja, asnjehere. Ekziston xhelozia dhe cmira tek femrat ne kete drejtim.

Per meshkujt nuk e di, nuk e di nese meshkujt kane avantazhe nga pamja e tyre fizike. Por di qe mashkulli vleresohet per trupin mashkullor dhe per trurin e tij.
 
ka vende ku shiqohet bukuria por un them qe me mir eshte te shiqohet nejri ne tru ne mendje ashtu qe te jet i menqur dhe sa per mua nqoftse dikush eshte i bukur nqoftse ka sjellje te nje femiu 5 vjeqar per mua nuk eshte n`rrjedha t`jetes hiq :)
 
varet sdo te thote se te gjithe te bukura kan zene vende kudo, ka pare dhe nga me te shemtuara dhe me nje pune te papare, kur behet fjal per lidhje me njerezit me klientelen edhe mund te leviz kjo qe thua, bukuria ben nje avantazh, por aman te jesh e bukur dhe te jesh berryl ,te nxjerresh firmen dificite, kush te do ashtu???????
 
Eshte realitet qe bukuria te hap dyert por ama truri ti mban dyert hapur. Edhe bebet e vogla i pelqejne me shume njerezit e bukur, njeriu eshte "gatuar" i tille sepse i bukuri bie gjithmone ne sy te pare. Ndaç te na vije mire e ndaç keq, ky eshte realiteti.
 
është bukurija ajo që mahnit shikinim po merita që fiton zemrën 1 fjal e urt popullore thot , keshtu që mos u mbështet shum në bukuri se gjdo gjë që fitohet shpejt edhe humbet shpejt .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top