Buda dhe budizmi.

bledikorcari

Anëtar i Nderuar
BUDA


Buda (Budd´ha: Sanksrit, Pali, ndryshe: fj.p.fj. " I Zgjuari ") është emër që përdoret në Budizëm për këdo që ka gjetur dritërimin (`bod`hi`). Fjala Budd`ha përdoret zakonisht edhe për Sidd´hart´ha Gautama (themeluesi historik i Budizmit) ose Hotei (Budën e majmë buzëqeshës, shpesh i parë në shtatore të vogla).

Guatama Buda ishte një princ që qe kureshtar mbi jetën pas vdekjes. Sipas gojëdhënës, ai u ul nën një pemë të gjërë të quajtur ``bod`hi`` dhe i`u betua vetes se nuk do ta linte këtë ndenjë (vend), derisa të gjente të vërtetën e jetës mbi vdekjen. Dhe ai e gjeti më vonë pas shumë vitesh, pasi la pas çdo gjë lëndore e sendore.

Në përgjithësi, budistët nuk e mendojnë Sidarta Gautaman që jetoi në Indi rreth viteve 623 p.e.s. deri në 543 p.e.s., dhe mori dritërimin (bod´hi) rreth 588 p.e.s., të ketë qënë Buda i parë apo i fundit. Nga pikëpamja klasike e doktrinës budiste, një Buda është kushdo që rizbulon Darma-n dhe arrin dritërimin, pasi ka mledhur mjaft karma në vete. Sipas budizmit në rrjedhën e kohërave ka pasur shumë qënije të tilla që kanë arritur dritërimin (ndriçimin).

Meqë Gautama Buda (i njohur me emrin fetar Shakjamuni) është një anëtar i kohëvijës shpirtërore të Budas së Epërm që shkon prapa në të kaluarën e mjegullt dhe përpara në të ardhmen e largët. Parardhësi i menjëhershëm ishte Kassapa Buda dhe pasardhësi i tij do të quhet Maitreja.

Rizgjimi

Para se të arrinte dritërimin apo rizgjimin (sanskrit Bod´Hi) dhe të merrej me predikimin e doktrinës (Darma), Guatama ndërmori për gjashtë vjet (sipas burimeve të përçuara) edhe forma të ndryshme askete (të emërtuara tapas, forma të lashta meditimi dhe joge).

Kjo kohë e jetës së tij shënoi një pikë shumë të rëndësishme për mësimin e tij : Buda përjetoi të gjitha përvojat e mundshme njerzore: asketizmin, pushtetin, famën, vdekësimin e trupit, varfërinë, vetminë, martesën dhe dashurinë.

Buda predikoi një doktrinë dhe një praktikë nganjëherë në skajet e diturisë dhe ndërgjegjes deri në shuarjen / fikjen (Nirvanas), që i shmanget teprisë shqisore kështu si asketizmi i hidhur që dëshiron mendjen dhe dëmton trupin. Dëgjuesit e tij të parë kryesorë do të ishin murgjërit, pastaj shokë të kërkimit dhe më pas ndjekës (nxënës) të tij, që formonin një bashkësi gjithnjë e më shumë të mbruajtur me rregullat e veta.

Ai iu predikoi edhe laikëve duke u treguar atyre një rrugë maturie (mase) dhe kontrolli të dëshirave që çojnë në një kushtëzim më të mirë të jetesës.




Budizmi

Cka eshte budizmi ?

Budizmi ka lindur para perafersisht 2500 viteve ne Indine veriore. Eshte themeluar nga nje djale i nje princi i cili quhej Sidarta Gautama, te cilin me vone do ta quajne Buda.

Sidarta ishte edukuar ne oborr mbreteror dhe nuk kishte njohuri per jeten dhe vuajtjet jasht pallatit. Kur ai per here te pare u konforntua me jeten reale, me vuajtjet dhe dhimbjet – vendosi ta ndryshoje jeten dhe te braktise mireqenien e tij dhe jeten luksoze.

Ai braktisi oborrin doli neper vende te ndryshme te Indise dhe u perpoq te zbuloje se pse njerzit vuajne dhe si mund te perfundohet kjo vuajtje.

Keshtu ai arrin te “zgjohet”, Zgjimi dmth. kuptoi te verteten dhe arriti “ndricimin” -Frymezimin e plote.
Tere jeten e kaloi duke i mesuar te tjeret dhe duke u mbajtur mesime se si duhet te dominohet e liga dhe te vihet nen kontroll ajo.

Darma

Mesimi budist quhet Darma. Buda i mesone njerzit dhe u thoshte se cdo njeri per vete duhet te gjeje te verteten mbi jeten. Mesimet e tija i i kuptonte ai si udherrefyese dhe ndihmetare per jeten.

Pas Frymezimit Buda jetoi sui murg. Ai udhetoi neper Indi dhe perhapte mesimet e tija : Darma. Shume meshkuj dhe femra iu bashkangjiten dhe u ben murgj dhe murgesha.

Shoqata te tilla murgjesh quheshin Sanga. Budizmi filloi te perhapet ne Azine qendrore. Atje edhe puqeshin shume rruge tregetare ne mesin e tyre edhe “ Rruga e Mendafshit “. Nga India neperr rrugen e mendafshit kaloi Budizmi ne Kine. Me vone budistet kinez udhetonin ne Indi per te mesuar me shume per fene e tyre.

Nga India budizmi kaloi neper vednet fqinje. Sot ka me shume se 400 milion budiste ne bote. Pjesa me e madhe e tyre jeton ne Azi, ku edhe ishin rrenjet e budizmit. Qe nga shekulli XX perhapja ka nisur edhe ne Evrope dhe Amerike. Ne keto dy kontinente budizmine kane perqafuar kryesisht intelektualet dhe shkencetaret.

Buda i ardhshem

Budistet besojne se Buda i ardhshem do te jete Maitreja. Tani ai jeton ne mbreterine qiellore dhe pret disfaten e Budizmit dhe nese ndodh kjo ai zbret per tua mesuar njerzve jeten e drejte.

Rinia e Budes

Sipas asaj qe dijme sot, Buda ka lindur ne vitin 563 ne nje familje princerore e cila quhej Shakia, prandaj ai quhet edhe Shakiamuni. Babi i tij qeversite nje mbreteri te vogel buze Himalajeve ( Nepali i sotem ) ( Per lindjen e tij jane krijuar shume legjenda, keto legjenda i ka pervetsuar me vone Krishterimi dhe Islami.)

Jeta e meparshme

Buda i ardhshem ka pasur jetera te ndryshme para se te lindet si Sidarta Guatama. Per ekzistencen e tij te meprashme tregojne te ashtuquajturit Jataka.

Lindja

Sidarta ishte djlai i princit Shudhodana dhe bashkeshortes se tij Maja. Pas lindjes se tij nje plake i urte kishte vizituar pallatin e princit. Nje baze te nje shenje te vecante qe kishte ne trupin, kuptoi ai se Sidarta do te behej Buda. Kur Sidarta braktisi jeten ne pallat la pas vete bashkeshorten dhe nje djale.

Nga Anita Garneri



Budizmi ka hyrë në Kinë rreth shekullit të parë të erës sonë, filloi të përhapet gjerësisht pas shekullit të 4-të të erës sonë dhe është bërë gradualisht feja me ndikim më të madh në Kinë.

Budizmi kinez ndodhet në bazë të tre familjeve të mëdha të gjuhëve dhe mbi këtë bazë kemi budizmin e familjes së gjuhës Hane, budizmin e familjes së gjuhës tibetiane dhe budizmin e familjes së gjuhës Bali,ose budizmin jugor.

Numri i murgjve të këtyre tre grupeve të mëdha sipas familjeve gjuhësore ka arritur në 200 mijë. Tani në Kinë ka 13 mijë tempuj të hapur të budizmit, 33 shkolla budiste dhe afro 50 lloje botimesh budiste.

Budizmi tibetian është një degë e budizmit kinez, që është përhapur kryesisht në Rajonin Autonom të Tibetit, Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme, në provincat اinhaj etj.

Banorët tibetianë, mongolë, Ygu, Mënba, Luoba dhe Tu besojnë, në përgjithësi, budizmin tibetian dhe numri i besimtarëve të tij arrin në afro 7 milionë.

Budizmi jugor është kryesisht i përhapur në qarkun autonom Sisuanbana të kombësisë Daj, në qarkun autonom Dëhong të kombësive Daj dhe Gjinbo, në zonën Sëmao të provincës Ynan të Kinës jug-lindore.

Në budizmin jugor beson shumica e banorëve Daj, Bulang, Açan dhe Va. Numri i besimtarëve të tij arrin në mbi 1 milion. Kurse në budizmin Han besojnë kryesisht banorët Hanë, të shpërndarë në krahina të ndryshme të Kinës.


 
Titulli: Buda dhe budizmi.

Ishte buda ai qe besonte ne metamorfoze,pastrimin e plote shpirteror,mos gaboj?
 
Titulli: Buda dhe budizmi.

asnjeher sja mbaja mend ermin ktij un
ka patur ato 4 rregullat ky...me pelqenin shum..
megjithse atij pastrimit shpirteror si besoja.............:D
 
Titulli: Buda dhe budizmi.

Me shume sesa besim fetar, budizmi klasifikohet si rryme klasore. Mendja ka shume energji te cilen ne nuk arrijme dot ta posedojme. Dicka interesante rreth Lamajt. Kur ata i nxjerrin shpirtin nje njeri ne prag te vdekjes qe te mos vuaj, i thone Hik, fet ! Hik= ik, fet= shpejt :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top