"Boxalb": Nuri Seferi, boksieri i vitit 2008

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
boxalbnuriseferiboksierpm3.jpg

Boksieri nga Gostivari, ndryshe i njohur si Tajsoni Shqiptar, Nuri Seferi, në sondazhin e organizuar nga "Boxalb" është shpallur si boksieri më i mirë i vitit 2008, i zgjedhur nga votat e sportdashësve shqiptarë.

Nuri Seferi nga gjithsej 441 vota kishte marrë 115 vota apo rreth 26 përqind, ndërsa Elvir Muriqi ka marrë 112 vota apo rreth 25,5 përqind të votave. I treti është renditur durrsaku Kreshnik Qato i cili ka marrë 79 vota apo rreth 18 përqind. Titulli i boksierit më të mirë shqiptar të vitit është kurorëzim i një viti të mbarë për Tajsonin Shqiptar.

Më 3 maj 2008 ai arriti të mbrojë brezin e kampionit të botës në versionin modest GBU duke mposhtur kroatin Josip Jalusic, ndërsa më 4 korrik vjen dueli përballë ish-kampionit botëror në kategorinë e rëndë, Herbie Hide, një duel në të cilin Seferi dëshmoi se është një boksier i klasit botëror duke rrëzuar në dysheme kundërshtarin që në raundin e pare. Pas kësaj kanë ardhur dy duele dhe dy fitore në fund të vitit ndaj Muhammed Ali Durmaz dhe Vladimir Idranyi për ta ngritur atë në vendin e 18-të të renditjes evropiane të kategorisë "cruiser". /cdodit/
 
Titulli: "Boxalb": Nuri Seferi, boksieri i vitit 2008

Ska fare mbrojtje ky boksier. Fuqi ka edhe kali por s'di ta përdorë dhe për mendimin tim Elvir Muriqi është më i mirë!
 
Titulli: "Boxalb": Nuri Seferi, boksieri i vitit 2008

Nuri Seferi se pari ka boksuar emra te mdhej te boksit si Taras Bidenko Denis Bakhtov Herbi Hide etj. , poashtu është boksieri ma i miri ne trojet shqiptare. Aj ka aq talent qe ishte kampion bote ne verzionet kryesore si WBC, IBF, WBA dhe WBO po te kishte nje klub dhe promoter si e kishte Krasniqi! Une jom adhurues i madh i boksit profesionist por jom edhe njikohsisht gjygjtar i boksit profesionist ne EBU. Nuri Seferi ndeshjet padrejtsisht ju muren kunder Hide, Bidenko, Popov! Elvir Muriqi është i mir por jo ma i mir se Nuri Seferi!
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top