polisi_tajrush
Struga zemra Ilirides
Boksieri nga Gostivari, ndryshe i njohur si Tajsoni Shqiptar, Nuri Seferi, në sondazhin e organizuar nga "Boxalb" është shpallur si boksieri më i mirë i vitit 2008, i zgjedhur nga votat e sportdashësve shqiptarë.
Nuri Seferi nga gjithsej 441 vota kishte marrë 115 vota apo rreth 26 përqind, ndërsa Elvir Muriqi ka marrë 112 vota apo rreth 25,5 përqind të votave. I treti është renditur durrsaku Kreshnik Qato i cili ka marrë 79 vota apo rreth 18 përqind. Titulli i boksierit më të mirë shqiptar të vitit është kurorëzim i një viti të mbarë për Tajsonin Shqiptar.
Më 3 maj 2008 ai arriti të mbrojë brezin e kampionit të botës në versionin modest GBU duke mposhtur kroatin Josip Jalusic, ndërsa më 4 korrik vjen dueli përballë ish-kampionit botëror në kategorinë e rëndë, Herbie Hide, një duel në të cilin Seferi dëshmoi se është një boksier i klasit botëror duke rrëzuar në dysheme kundërshtarin që në raundin e pare. Pas kësaj kanë ardhur dy duele dhe dy fitore në fund të vitit ndaj Muhammed Ali Durmaz dhe Vladimir Idranyi për ta ngritur atë në vendin e 18-të të renditjes evropiane të kategorisë "cruiser". /cdodit/