Botimet shqiptare më të preferuarit në libraritë e kryeqytetit

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Botimet shqiptare më të preferuarit në libraritë e kryeqytetit
Ky sezon veror shënon rritje të veprave nga autorë shqiptarë
Gjatë këtij sezoni veror botimet shqiptare janë ato që po kërkohen çdo ditë e më shumë nëpër libraritë e kryeqytetit. Ndryshe nga pushuesit e huaj që interesohen të blejnë kryesisht kartolina, qytetarët shqiptarë janë më të interesuar në blerjen e librave. Botimet shqiptare janë me të kërkuara pasi numri i blerësve të tyre sa vjen dhe po rritet, ndryshe nga një vit më parë kur preferoheshin më tepër librat dhe botimet e huaja. Letërsia shqipe me historitë dhe ngjarjet që ajo trajton, duket se ka bërë për vete lexuesin, pasi disa kohë më parë ajo gjatë sezonit veror nuk ka qenë kaq shumë e kërkuar. “Kemi vënë re se këtë sezon lexuesi po tërhiqet më tepër drejt librit shqip”, konstaton edhe një prej punonjësit e një prej librarive më të mëdha të Tiranës. Rritja e botimeve ka bërë që gjatë verës në librari dhe biblioteka të hyjnë edhe dhjetëra botime të reja. Pas suksesit të parë të romanit “Të jetosh në ishull”, i cili vazhdon të jetë ndër më të kërkuarit, autori Ben Blushi po vazhdon të korrë suksesin e radhës më romanin, “Otello-Arapi i Vlorës”. Ky është edhe një ndër titujt më të shitur shqiptarë. “Otello-Arapi i Vlorës” romani i dytë i Ben Blushit është një ndërthurje midis trillimit të autorit me të vërtetën historike. Autori i vendos personazhet mes Vlorës dhe Venedikut të viteve 1600. Një tjetër botim për të cilin po flitet shumë së fundmi është edhe “Midis Nanos dhe Berishës” i ish presidentit të republikës Alfred Moisiu. Në këtë libër vijnë në duart e lexuesit kujtimet dhe ngjarjet, ndërhyrjet dhe veprimet, sukseset dhe dështimet, dëshirat dhe mundësitë etj, që e kanë shoqëruar z. Moisiu për periudhën e mandatit të tij presidencial. Por nuk duhet të harrojmë edhe shumë botime të autorëve të tjerë, të cilat u përkasin si romaneve, studimeve, botimeve historike dhe atyre për fëmijë. Të tillë mund të përmendim librin, “Kryengritja e Delvinës, 1937”, “ Formimi i foljeve në gjuhën e sotme shqipe”, romanet “Kukullat e Pyllit” nga Hiqmet Meçaj , “Vila me Dy Porta” me autore Vera Bekteshi e të tjerë. Përveç autorëve shqiptarë, të pëlqyer janë edhe disa nga emrat më të njohur të autorëve të huaj. “ Engjej dhe Djaj” i Dan Brown, “Një zemër e dobët”, Fjodor Dostojevski . “Fund vere” Danielle Steel, “Njëqind vjet vetmi” Gabriel Garsia Markes, e shumë të tjerë duke përfshirë edhe autorët e rinj.
Vera vazhdon me historitë rozë
Temat më të rëndësishme dhe më të trajtuara në letërsinë e kësaj vere, si për veprat shqiptare edhe për ato të huaja, janë historitë “rozë”. Poetët këtë herë kanë dashur ti japin më tepër rëndësi ndjenjës. Arti këtë radhë i është kushtuar femrës, së bukurës dhe mbi të gjitha ndjenjës universale të dashurisë. Historitë roze vijnë këtë herë nga romane te mbushura me pasion. “Seksi dhe martesa”, libri i June Hunt, është një ndër më të pëlqyerit. Sandra Brown ka sjelle “Nata me një te panjohur”, një roman interesant i cili zbulon ndjenjat dhe përjetimet e një çifti te sapo njohur, një roman i cili ka brenda pasionin dhe ankthin qe bart një njohje momentale. “Zgjimi i pasionit” është një tjetër roman roze te cilin e sjell për lexuesin Junde Deverant. Një pasion i shuar, qe arrin te zgjohet. Ky roman është një rrugëtim i gjatë përmes përjetimeve dhe rrëfimeve te vete autores, e cila ka shkruar shume mbi rizgjimin e një pasioni. Duket se pikërisht janë temat e dashurisë më të pëlqyerat për lexuesin shqiptarë pasi kjo ka sjellë edhe rritjen e numrit të lexuesve. Një lexues më shumë është një lajm i mirë. Që do të thotë që shqiptarët jo vetëm u janë kthyer librave, por parapëlqejnë edhe historitë “roze” çka i largojnë nga stresi dhe problemet e përditshme jetësore.

Titujt e rinj, më shumë romanca
Këtë sezon veror stenda e librarive janë pasuruar me një numër titujsh të rinj. Por ashtu si dhe në sezonet e tjera ajo që të bien në sy janë më së shumti romancat. Këtë sezon emra autorësh të njohur shqiptarë dhe të huaj vijnë me botimet e tyre pranë lexuesve. Kështu autorë si Anne Holt, Elizabeth Gilbert , Stephanie Meyer etj, vijnë pranë lexuesve me historitë dhe ngjarjet që ata sjellin në botimet e tyre.“Xhevahiri i Medinës”, është një prej librave më të rinj, të sjellë së fundmi dhe në libraritë e Tiranës. Ky roman i shkruar nga Sherry Jones, vë në qendër të tij aventura dashurie dhe besnikërie në një trajtesë historike mbi disa prej figurave të rëndësishme të islamit.“Atë që meriton”, është romani thriller më i ri i autores Anne Holt. Në këtë roman trajtohet një gjurmim i kujdesshëm dhe tronditës i mentalitetit në shoqërinë norvegjeze në 50 vitet e fundit. “Ha, lutu dhe dashuro”, është libri psikologjik i autores Elizabeth Gilbert. Në këtë libër autorja sjell këshilla të ndryshme për femrat përmes historive dhe të një gruaje italiane, indiane dhe indoneziane, të cilat gjatë gjithë jetës së tyre janë vënë në kërkim të gjithçkaje. Libri është botuar në shtëpinë botuese “Dudaj”. Për të gjithë ato femra që vuajnë nga “Sindroma e shopping” shkrimtarja italiane Mariafrancesca Venturo sjell këtë roman të bukur, si një palë këpucë firmato, si një butik i famshëm.“Muzgu”, romani i autores Stephanie Meyer, është cilësuar nga gazeta prestigjioze amerikane New York Times, si libri më i shitur dhe më i suksesshëm i vitit.
Ky roman që trajton historinë e një dashurie të fshehtë, protagonistët e së cilës janë gjithmonë në kërkim të mbijetesës, është sjellë për lexuesin shqiptar nga shtëpia botuese “Morava”. “Tempulli i dashurisë” i Timeri Murani, është romani ekzotik, i zjarrtë, joshës dhe i fuqishëm, i cili rrëfen historinë e Mugalit të Indisë. Në bregun perëndimor të zonave të Gangut, gjendet Taxh Mahali, një ëndërr e mermertë, një pikë tërheqëse për mijëra turistë. Ky tempull i mbështjellë nga gojëdhëna është përmendorja e një dashurie të zjarrtë, një varr të cilin e ngriti një mugal indian për gruan e tij të dashur. Në këtë roman zbulohet historia e dashurisë dhe intrigave të pallatit mbretëror dhe luftërave për pushtet. “Dielli i skortave”, është romani i ri i autorit Laurent Gaude. Ky roman thelbësisht njerëzor merr përsipër të tregojë historinë e një familjeje nga Pulia prej vitit 1879 deri në ditët tona. Ky libër është botuar nga shtëpia botuese “Papirus”. Pirro Andoni sjell botimin “Atje larg… në fund të botës”, shqiptaro-argjentinasit në ditarin e ambasadorit. Ndërkohë që romani i parë i Paolo Giordanos vjen nën titullin “Vetmia e Numrave Prim”. Autori i lindur në Torino në vitin 1982 me romanin e tij të parë ka rrëmbyer një prej çmimeve më të rëndësishme italiane për letërsinë siç është “Strega”.


Botime të reja në letërsinë për fëmijë
Ashtu siç edhe konstatuam në disa nga libraritë e kryeqytetit ajo që vlen të përmendet është edhe fakti i shtimit të botimeve dhe shitjeve të librave për fëmijë. Shitjet e librave për fëmijë nuk mungojnë në asnjë stinë. Për disa janë prindërit ata që i shtyjnë fëmijët të lexojnë sa më shumë. Këtu futën fëmijët e brezit parashkollor. Për këtë kategori shërbejnë librat me ilustrime. Këto libra përmbajnë figura dhe ngjyra të ndryshme të cilat shërbejnë për zhvillimin e inteligjencës tek të vegjlit e moshës nga dy deri në gjashtë veç. Përveç kësaj kategorie edhe fëmijët që vazhdojnë shkollimin para-universitar janë blerës të mirë të librave. Madje tek fëmijët vihet re një fenomen i veçantë. Të rritur në brezin e elektronikës dhe lojërave dhe video-game shpesh mendohet që fëmijët e sotëm nuk lexojnë. Kjo nuk është e vërtetë sepse ka shumë fëmijë që u pëlqen të lexojnë, por edhe atyre që nuk u pëlqen janë të detyruar nga shkolla, që të lexojnë një sërë titujsh gjatë vitit shkollor. E gjithë kjo bën që shitjet e librave për fëmijë të shiten vazhdimisht në çdo kohë dhe fëmijët të mbeten blerësit më të rregullt. Disa nga titujt më të shitur për sa i përket literaturës për fëmijë janë: Seria e aventurave te اufos (4 libra) Bushaka Legjenda e kalorësit të Skënderbeut, Gaqo Bushaka, “Pushimet e اufos”, Gaqo Bushaka اufoja në shtëpinë e çudirave, Gaqo Bushaka “Perralla shqiptare 100 + 1 nate”, “Aventurat e Kapitenit Grif”, Xhek London, “Aventurat e Lizës në Botën e اudirave” Leëis Carroll, “اarli dhe fabrika e اokollatave” Roald Dahl, “اufoja dhe Bubi Kacurrel” Gaqo Bushaka e shumë të tjerë.
 
Pe: Botimet shqiptare më të preferuarit në libraritë e kryeqytetit

"Për të njohur burrat që duam…"

Përkthyesja Luljeta Dino sjell në shqip Willi Pasinin, “alkimistin e çiftit”, me veprën e katërt “Burrat që duam”Ka fare pak ditë që vitrinës së librit i është shtuar një tjetër libër i autorit Willi Pasini. Përkthyesja Luljeta Dino ka vendosur edhe këtë herë që të mos ndërrojë autorë e as temë. Gratë dhe problematikat e tyre kanë qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes së saj për të përzgjedhur një libër e, meqenëse ato që ka gjetur në shkrimet e këtij autori i përkojnë kaq shumë realitetit femëror, atij për të cilin autorja punon më shumë, edhe këtë radhë orët e punës kanë shkuar për “Burrat që duam”. Tek e fundit, a nuk është kjo një nga problemet tona të gjithhershme?! Kur është zgjidhur ndonjëherë kjo dilemë? Edhe tani jo se pretendojmë t’ju japim recetën e saktë për të qëlluar në shenjë, por të paktën pamjen do ta keni më të qartë pas leximit të librit. Autori me origjinë italiane është një nga psikologët më të njohur të kohës sonë. Profesor i Psikiatrisë e i Psikologjisë Mjekësore në Universitetin e Gjenevës, ai operon me sukses në fushën e marrëdhënieve ndërgjinore. Përveç artikujve të shumtë në revistat e specializuara, ai shkruan libra të suksesshëm, të cilët janë përkthyer në njëmbëdhjetë gjuhë.
Mjeshtri i analizës së ndjenjave studion natyrën e femrës dhe mashkullit në dritën e eksperiencave klinike e konsulencave seksologjike, por edhe duke evokuar episode të pashlyeshme historike dhe letrare. Pasi vëzhgon shkallët e intensitetit dhe formën e shfaqjes së ndjenjave brenda çiftit, ai heton marrëdhëniet komplekse me to dhe konseguencat e mundshme te partnerët. Këshillat teorike dhe sugjerimet e tij praktike frymëzohen nga një qëllim i vetëm: t’i shërbejmë dashurisë e lumturisë të çdo burri e gruaje e saldimit të çiftit si celula bazë e shoqërisë njerëzore.
Objekti i librit të ri, “Burrat që duam”, është mashkulli i kohëve moderne me të gjitha frikërat e komplekset e veta.
Cilët janë ”heronjtë” dhe modelet e preferuara mashkullore?
Si duhet mbushur e ridimensionuar roli i mashkullit në realitetin e ri të shek. XXI?
Këto dhe të tjera janë disa nga pyetjet që shtron psikologu në librin e tij. Me disa prej këtyre përgjigjeve po ju njohim që tani, përpara se të merrni në duar librin:
“……Gratë nuk i kuptojnë dot burrat, kurse burrat nuk arrijnë të kuptojnë dot veten e tyre.
Në sferën publike forca e meshkujve është ende dominuese. Ndërsa në sferën private, përkundrazi, mashkulli paraqitet si një ‘qenie në zhdukje e sipër’
………Në kulturën perëndimore janë të alternuara dy ideale mashkullore të kundërta me njëra–tjetrën. Nga njëra anë, identiteti puritan i karakterizuar nga etika e detyrës dhe nga ana tjetër, identiteti lojcak i zhonglerit që studiuesi e quam identiteti i “play boy”-it, i kultivuar në shenjën e kënaqësive.
………Midis të tjerash, autori thotë: “Shumë burra do të donin ta shprehnin instiktin e tyre mbrojtës, por, fakti që partnerja e refuzon këtë lloj marrëdhënie, shuan tek ato çdo dëshirë.
………Midis strategjive seksologjike të përdorura për të kuruar erosin mashkullor në krizë, më shumë se sa tangat funksionon ekzistenca te sfera e dëshirës për të qenë e mbrojtur.
………Në të kaluarën burri kishte monopolin e dëshirës në sferën erotike. Ishte ai që vendoste se kur do të bënte dashuri, me kë dhe për sa kohë. Sot, gruaja e “shpall” të drejtën e saj për të dëshiruar.
Vepra të tjera
të autorit:
“Intimiteti” (1990)
“Cilësia e ndjenjave” (1991)
“Ushqimi dhe dashuria” (1994)
“Përse shërben çifti” (1995)
“Kohët e zemrës” (1996)
“Të dëshirosh dëshirën” (1997)
“Xhelozia” (2003)
“Jeta në çift” (2004) etj.

B;botime shqiptare(f_b)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top