Bojkotin e dirigjon Berisha (dhe diçka për Trump)

Gazeta e njohur austriake, Der Standard shkruan se pas bojkotit të opozitës qëndron Sali Berisha.

Sipas gazetës, opozita refuzoi një propozim të ardhur nga politikanët e BE për katër ministra teknikë, Avokatin e Popullit dhe kryetarin e KQZ.





“Pas bojkotit qëndron themeluesi i PD, Sali Berisha, i cili dirigjon partinë dhe Bashën. Tek ndërkombëtarët po shtohet shqetësimi se radikalizimi i situatës mund të sjellë dhunë”, thuhet në shkrim.

Më tej theksohet se shkak i kësaj situate është reforma në drejtësi.

“Situata në Shqipëri është simptomatike për marrëdhëniet e paqëndrueshme dhe dobësinë e SHBA në Europën Juglindore, që kur Donald Trump mori pushtetin,” shkruan gazetarja Adelheid Woelf në fund të artikullit.

Ky shkrim vjen në kohën kur Tiranën do e vizitojë një zyrtar i Departamentit të Shtetit, në përpjekje për të zgjidhur krizën.

Brian Hoyt Yee është sulmuar nga një portal i djathtë në SHBA, “Daily Signal” si njeri i dorës së Obamës, që po përkrah politikanët e majtë në Ballkan.

Mapo.al
 
Jemi bere forum komunistash , ska faj Darius :p

Poshte komunistet, te majte apo te djathte qofshin.
Pse e them kete?
Sepse ne Shqiperi cuditerisht ka me shume komuniste ose pjelle komunistesh nga e djathta se sa nga e majta.
Nejse, edhe nje here.
Poshte komunistet!
 
te shitur edhe keta....me siguri na kane lexuar neve!

Shiko moj ca ka then ky dereziu-

Yee me gazetarët: Zgjedhjet dhe Vetting-u, legjitime edhe pa PD.

Në një bashkëbisedim të zhvilluar me gazetarët, zyrtari i DASH, Brian Hoyt Yee ka deklaruar se, vetëpërjashtimi i PD nga zgjedhjet do të jetë e dëmshme për vendin.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin paketën “McAllister” dhe do të ishte në pëlqimin e saj sikur palët të gjenin një marrëveshje mbi këtë paketë”,- ka thënë Yee.

Sa e ka pas pazarin ky sipas teje?
Keshtu me hamendje them une.
 
Pse nuk e dinim ne qe e dirigjon Berisha? ??
 
Kjo eshte e bukura e virtualitetit, se nga me inferiori tek me karafili, kane te njejtin pozicion.

Bagetia shqiptare dijne vetem te bejne "be bee beeee", kur shohin se si kriminelet po i vrasin, po u vjedhin pronen, po i kercenojne, me bekimin e pushtetareve, detyra e te cileve eshte ti mbroje nga keta kriminele. Por sic thoshe Churchill, "cdo popull e meriton qeverine qe ka". Dhe motoja e ketij populli eshte:

Lart e me lart, nga diktatura ne diktature!

Darius
 
Po çrendesi ka se kush eshte emri pas "bojkotit"!? ( a nuk do ishte nje emer tjeter gjithsesi )

Ajo qe duhet te kuptojme te gjithe eshte; a jane te drejta ato qe kerkon Opozita? Dhe nese po, perse nuk ngrihet populli?!
Thua te jene kaq apatike, apo zemerimi nuk ka shkuar ne piken e vlimit?

Mos ndoshta Opozita ben zhurme per te qene protagoniste ne politike? Nuk e besoj, ashtu siç nuk besoj qe Opozita eshte gati te rikthehet, njerezit nuk kane harruar ende as ata dje, por nuk do durojne as gjate keta sot.
 
Edi eshte vetem se nje matrapz ordinier ne politik.
E keqja politikanve tane eshte se askush ska nje kauz te mirefillt qe te ndergjegjsojne popullin ,ta kultivojne ate per te drejtat e mireqenies se ti,dhe cdo te thote nje rend demokratik.
Fatkqesishte sot per sot ne inganazhet drejtuese politike te dy palve,mungojne njerzit idealist per nje kauz te tille
 
Nev materializmi sot eshte e vetmja arsye per mbare ballkanin dhe lindjen besoj! Eshte lehtesisht e faktueshme qe ne ballkan te berit politike prosupozon te berit pasuri dhe kjo duket fare lehte ne elitat qe udheheqin kombet postkomuniste.
Keta individe nuk njohin asgje idilike perveç parase.
Jeta e perditshme ne shqiperi e tregon qarte diçka te tille, thjesht eshte nje pasqyre te cilen skemi deshire ta shikojme si popull.
Me thuaj nje emer te vetem politikani qe eshte i varfer ose qe e justifikon pasurine e tij?
 
Shiko moj ca ka then ky dereziu-

Yee me gazetarët: Zgjedhjet dhe Vetting-u, legjitime edhe pa PD.

Në një bashkëbisedim të zhvilluar me gazetarët, zyrtari i DASH, Brian Hoyt Yee ka deklaruar se, vetëpërjashtimi i PD nga zgjedhjet do të jetë e dëmshme për vendin.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin paketën “McAllister” dhe do të ishte në pëlqimin e saj sikur palët të gjenin një marrëveshje mbi këtë paketë”,- ka thënë Yee.

Sa e ka pas pazarin ky sipas teje?
Keshtu me hamendje them une.

Me leje te bej meee mee une meqe e kam zerin pak si te embel :p
Me lot kam qesh sa desh rashe nga pista vrapit... :(
Me qafe me paci!!!!
 
Edi eshte vetem se nje matrapz ordinier ne politik.
E keqja politikanve tane eshte se askush ska nje kauz te mirefillt qe te ndergjegjsojne popullin ,ta kultivojne ate per te drejtat e mireqenies se ti,dhe cdo te thote nje rend demokratik.
Fatkqesishte sot per sot ne inganazhet drejtuese politike te dy palve,mungojne njerzit idealist per nje kauz te tille

Mund te jete cte duash ti...por fakti po tregon se e gjithe bota po e mbeshtet.
Teori konspirative ka plot..por une mendoj nje gje.
Nuk e do bota se eshte burre zotni por se po tregohet i gatshem ...jo si luluja qe i shkoi jeta politike i zhytur ne ambiguitet
 
Amerikoni i paska thene salulit:
Prano oferten McAllister.
Saluli-Sot e do pergjigjen?
Amerikoni-E di , e di qe nuk me pergigjesh dot sot.Ik fol me salulin e madh dhe neser me thuaj.Mjaftojne 24 ore kohe?
Si po duken bathet do pranoje saluli madh, thjeshte do shtoje ndonje kerkese tjeter sa per te thene qe ja, nuk e pranuam McAllisterin.
Dmth si perfundim u arrit qellimi i protestes.
U be edhe vrima ne uje.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top