Blerim Destani së shpejti në një film hollywoodian

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
1.jpg


Aktori shqiptar nga Maqedonia, protagonist kryesor i filmit më të mirë shqiptar në Festivalin e Durrësit, “Koha e kometës”, tregon për “Panorama Plus” famën që mori nga ky film dhe gjithçka që aktorët mund ta fshehin.
Sapo jeni kthyer nga festivali i Durrësit, cilat janë impresionet e para, përveç vlerësimit që morët nga juria?

Festivalet janë të rëndësishëm si për krijuesit ashtu edhe për publikun, që i ndjek filmat e përzgjedhur. Edhe festivali i Durrësit për mua kishte të njëjtën rëndësi. Impresionet e mia të para janë shumë të mira pasi për herë të parë u prezantua filmi “Koha e kometës” dhe pata rastin të ndjek nga afër reagimin e publikut dhe kolegëve të mi. Reagimet pozitive të tyre kulminuan me vlerësimin e jurisë ku dhe fituam çmimin “Filmi më i mirë shqiptar”. Kjo vërtetë është kënaqësi dhe motiv i mëtutjeshëm për të vazhduar në rrugën që e kemi nisur unë dhe kompania ime LARA Enterprises.

Si ju pritën në Kosovë në premierën e shfaqjes së filmit?

Ashtu siç mund të dëshiroj çdo artist në promovimin e punës së tij. Premiera në Prishtinë vërtetë ishte një kënaqësi e madhe për mua si dhe për gjithë ekipin e aktorëve të “Koha e kometës” nga Kosova. Filmi u prit shumë mirë, reagimet e publikut ishin shumë të natyrshme dhe spontane dhe mundtë them që publiku frymonte bashkë me personazhet e filmit në ekran. Me një fjalë filmi u pranua shumë mirë. Kjo vërtetë ishte kënaqësi pasi gjithë ekipi i filmit u bind se gjithë mundi i ynë i investuar në film po zinte vend tek publiku që e shijoi filmin me një kënaqësi të veçantë. E njëjta gjë ndodhi edhe në prezantimin e filmit në Tetovë para bashkëvendësve të mi. Të gjithë e mirëpritën. Më informuan se filmi në Prishtinë dhe Tetovë po shënon shikueshmëri të madhe. Deri më tani “Koha e kometës” po i thyen të gjitha rekordet e shikueshmërisë së filmave në kinema në Prishtinë. Kjo është shumë e rëndësishme pasi filmi tani po vazhdon jetën e vetë duke u ushqyer me emocionet që i ofron dhe që i merr nga publiku të cilit edhe i është dedikuar.

Po flitet për një projekt kinematografik i kalibrit Hollivudian, një bashkëprodhim gjermano-amerikan, përse bëhet fjalë?

ثshtë e vërtetë kjo. Vitin e kaluar kur në Berlin bëmë prezantimin e versionit para final të “Koha e kometës” para artistëve gjerman, filmi u prit shumë mirë. Puna ime në film u vlerësua po ashtu. Në mesin e publikut ishte edhe një regjisor gjerman që ka bashkëpunim me një kompani nga Hollywood që po përgatisin një film të ri. Fjala është për një film me përmasa të mëdha, ku në rolin e kryesor do të paraqitet Robert Duval. Këtij regjisori gjerman i pëlqeu puna ime dhe më ftoi në një kino provë dhe më vonë më propozoi tek kompania në Hollywood. Propozimi i tij u mirëprit dhe më pas më ftuan në Los Angeles dhe u takuam me producentët dhe regjisorin, ku realizova edhe një kino provë dhe nënshkruam kontratën. Tani jemi në pritje të mbarimit të fazës përgatitore dhe të shkoj për xhirimet e filmit.



Mendoni se destinacioni juaj në të ardhmen do të jetë Hollywood-i”. Nëse po, cilat janë rrugët që do të ndiqni?

Hollywood-i është ëndërr për secilin aktor dhe kuptohet që do të dëshiroja që të imponohem atje si aktor. Por, ajo që mua më së shumti më intereson është që atje të vjelë përvojë që më nevojitet që në të ardhmen me kompaninë time të mundohem të gjejmë një vend në atë nënqiell. Unë do të kisha dashur për fillim të sjellë sado pak nga ajo industri e kinematografisë të sjellë në kompaninë time LARA Enterprises. ثshtë një domosdoshmëri për secilin që mendon seriozisht të merret me këtë punë, të mundohet të jetë pjesë e atij rrjeti të madhe të industrisë kinematografike.

Mos do të thotë kjo se do të lini pas dore projektet që do të ofrohen nga Shqipëria?

Hm! Kjo ka të bëjë më shumë me fatin e njeriut. Unë kudo që të shkoj dhe çfarëdo që të bëj, përherë do të jem ai që jam, shqiptar. Mund të them që jam me fat, pasi brenda vetes kam trashëgiminë kulturore shqiptare, ndërsa jam rritur dhe edukuar në një ambient shumë më kompleks dhe më të gjerë kulturor. Kjo për mua përfaqëson përparësi në raport me aktorët e tjerë në Gjermani. Prandaj çdo ofertë që do të më vijë nga ana e skenaristëve apo regjisorëve shqiptarë, tek unë përherë do të jetë prioritet. Mendoj se ne shqiptarët ende nuk e kemi thënë fjalën tonë të plotë ose thënë më mirë temat shqiptare në arenën ndërkombëtare të kinematografisë, ende nuk e kanë zënë vendin e tyre të merituar. Për këto kanë kontribuar shumë faktorë, por unë jam optimist se gjërat e mira do të ndodhin në të ardhmen. Kemi potencial që të dëshmojmë vlerat tona në atë arenë.

Jeta private e Blerimit, është ende një mister. A ka ndonjë femër në jetën tuaj?

Ha, ha! Më pëlqen kjo “mister”, edhe pse mendoj se nuk është ashtu. Unë jam një djalë i ri dhe shumë i zakonshëm. E çmoj shumë jetën time familjare, familja për mua është bërthama kryesore ku njeriu mund t’i karikojë bateritë e veta të energjisë dhe emocioneve. Dhe mundohem që kështu të jetë.

A ka ndonjë femër në jetën tuaj?

Zakonisht mundohem mos t’i përgjigjem kësaj pyetjeje! Nejse, po them diçka. Unë jam njeri me shumë dashuri brenda vetes dhe e dua jetën. Në jetë disa herë kam qenë i dashuruar, por ende jo ashtu siç thotë një miku im në një vepër të tij “deri sa ta djeg gjithë dashurinë që kam brenda meje”. Të shohim se ç’do të na sjellë jeta, ndoshta në një të ardhme të afërme edhe ndoshta më ndodh kjo që secili e dëshiron. Unë jam në pritje të kësaj mrekullie.



Cilët janë miqtë tuaj më të mirë me të cilët shoqëroheni zakonisht, qoftë në Gjermani dhe më gjerë?

Nuk dua të përmend emra, por kam shumë miq si në Gjermani si dhe gjithandej në trojet shqiptare. Më pëlqen shoqëria e sinqertë ku çmohet vlera e njeriut, dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua.

A është e vërtetë që në rrethin e miqve tuaj është edhe Shumaker? اfarë raportesh keni?

Po. Kemi raporte shumë miqësore, në jetën private është një njeri shumë i këndshëm.

Cilat janë pasionet tuaja?

Pasoni im është e bukura. E bukura në përgjithësi. Pastaj vijnë veturat kuptohet të bukura dhe ... dhe kështu me radhë!

A keni pasur ndonjë ofertë për të qenë imazh i ndonjë kompanie të njohur për fushata publicitare?

Po, disa oferta. Ato vijnë edhe nëpërmjet agjentit tim edhe nëpërmjet kompanisë. Jemi në negociata me disa kompani të mëdha. Por jam i kujdesshëm që imazhi im mos të eksplatohet vetëm sipërfaqësisht. Dua që edhe në ato fushata publicitare të ketë diçka timen personale.

A është i pasur Blerim Destani?

Shyqyr Zotit jam për aq sa kam nevojë. Puna që bëj më sjell kënaqësi dhe kujdesem që edhe fitimet të jenë në atë raport të ndërsjellët.

Duke qenë se meshkujt e ekranit duhet të jenë gjithmonë në formë, sa kujdesesh për imazhin tënd dhe si?

Për mua kjo është shumë e rëndësishme, unë e quaj investim në vetvete. Kujdesem shumë që gjithmonë të jem në formë të mirë edhe sa i përket trupit edhe imazhit. Sporti është një pjesë e rëndësishme në jetën time./Panorama/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top