Binjakët më jetëgjatë...

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
Binjakët më jetë gjatë në botë kanë sfiduar parashikimet e mjekëve dhe kanë arritur ditëlindjen e 50-të. George dhe Lori Schappell, të cilët kanë lindur të bashkuar në kokë festuan këtë të diele ditëlindjen e tyre të veçantë.

“Kur ne lindëm mjekët nuk besonin se do të arrinim moshën 30-vjeçare”, thotë Lori. George ka lindur me problem në shpin ndërsa Lori është e aftë të bëjë një jetë normale. Georgo ulet në një karrocë dhe kështu Lori e shtyn atë që të lëvizin njëkohësisht të dy. “Shumë njerëz nuk e besojnë por ne kemi një jetë normale”, shton Lori.

Ata nuk mund të ndahen pasi janë të lidhur në trurin ballor ku enët e gjakut janë shumë kritike. Një gjykatë vendosi që prindërit e tyre nuk mund të kujdeseshin pë rata duke vendosur që të dërgohen në një institucion ku qëndrojnë persona që vuajnë nga kufizime të rënda mendore.

Lori thotë se ka pasur takime me djem edhe pse ata jetojnë të bashkuar. “Kam humbur virgjërinë në moshën 23, me të dashurin tim të dytë”, thotë ajo. “Kur takoheshim George lexonte libra”, shton ajo.

Lori sot punon në një lavanderi spitali ndërsa George lexon ose dëgjon muzikë.
George thotë se njerëzit intrigohen se si ne mund të jemi kaq të pavarur. “Unë nuk pi por Lori e adhuron vodkën me portokall. Asaj mund t′ia shpifi një gjellë ndërsa mua mund të më pëlqejë shumë”, thotë George.

298426_281546905190071_141388129205950_1287051_1671316133_n.jpg

303243_281546961856732_141388129205950_1287052_386438878_n.jpg

310255_281547051856723_141388129205950_1287054_1540192845_n.jpg

314774_281547221856706_141388129205950_1287055_1977481045_n.jpg


Marr nga kuriozitete&enigma nga fb
 
Titulli: Binjakët më jetëgjatë...

o sa gjynaf..
 
Pe: Binjakët më jetëgjatë...

Kjo esht e temerrshme se si mund te jetosh kaq gjat ne ate gjendje :(
 
Titulli: Pe: Binjakët më jetëgjatë...

Kjo esht e temerrshme se si mund te jetosh kaq gjat ne ate gjendje :(

mbas e ken nga frika tani ?se me heret gjat operacion kan vdek qe te dyjat(i njeti rast)
 
Pe: Binjakët më jetëgjatë...

Bahhhhhhhh,ti shohesh ne foto e te vjen gjynah....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top