Biden:"Nese Izraeli vendose te sulmoje Iranin nuk do t'a ndalojme"

Shumë sygjerime paske ti djalë mgjt ti shpreh ato që ti di dhe librat që ke lexuar:) unë them ato gazeta :) që unë kam lexuar.
Na e bëtë Israelin kushedi se cfarë more amani ncncnncncn dhe unë të sygjeroj ty dicka tani: shiko pak realitetin nga jeta dhe jo nga librat
 
Зngjεll;165279 said:
Shumë sygjerime paske ti djalë mgjt ti shpreh ato që ti di dhe librat që ke lexuar:) unë them ato gazeta :) që unë kam lexuar.
Na e bëtë Israelin kushedi se cfarë more amani ncncnncncn dhe unë të sygjeroj ty dicka tani: shiko pak realitetin nga jeta dhe jo nga librat

Ate po bej di qe jane 500 milion arabe qe duan te zhdukin nje shtet prej 5 milionesh.......Shikoj nje urrejtje per Ameriken qe fundja fundit ty per disa gjera te ka ndihmuar dhe ne dikur mbaheshim si popull qe nuk ishim bukshkelur....me sa duket kane kaluar shume vite qe atehere.......te pershendes
 
Зngjεll;165264 said:
Me sa di unë Presidenti i Amerikës është Obama dhe nuk e njoh për çifut dhe qeveria e tij nuk kam parë të jetë e krijuar nga çifuta por mesa duket ju i keni të dhënat që nga koha e Bushit por ju harroni që Bushi iku me pushime

Presidenti amerikan eshte ne sherbim te amerikaneve dhe mbron interesat e tyre me ç'do mjet. Institucionet amerikane jane gjithmone te njetat pamvarsisht se ku eshte president. Me largimin e Bushit dhe ardhjen e Obames nuk ka ndryshuar asgje, si Bushi ashtu dhe Obama mbrojne interesat e vendit te tyre. Nese duam te flasim me gjuhen qe perdor Burreli do te thoshja se, presidenti amerikan eshte i vendosur ne ate post, sepse dikush e ka vendosur qe pikerisht ai te jete president. Amerika ben llogari dhe plane edhe 20 vjeçare dhe per te arritur ato objektiva duhet zgjedhur njeriu me i dobishem per ate periudhe te caktuar dhe per ato objektiva te caktuar. Bushin e kane zgjedhur sepse Amerikes i sherbente nje president si Bushi qe te bente luftrat qe beri, sepse rreziku i terrorizmit islamik ishte bere konkret. Sot Amerika ka zgjedhur Obamen, dhe Obama eshte njeriu perfekt per kyte periudhe, nje afroamerikan qe rrjedh nga nje familje e varfer, dhe Amerika me Obamen eshte duke rregulluar imazhin e saje. Ka nevoje te rregulloje imazhin me Obamen eshte duke e bere, ka nje krize ekonomike dhe nuk duhen bere shpenzime per luftera dhe armatime, Amerika eshte duke firmosur akorde me Rusine me çarmatim, eshte duke shkuar neer vendet arabe duke u shtrire doren per miqesi se jemi te gjithe vllezer dhe islami nuk eshte aq i keq sa kemi thene dhe ndoshta ishim gabuar. Obama eshte njeriu perfekt per kyte lloj politike, kur kjo periudhe te kaloje do te vije nje president tjeter qe do te beje diçka tjeter qe Amerikes do t'i nevojitet ne ate moment. Por ligjin ne Amerike e bejne lobet, ai çifut skocez dhe irlandez.
 
Me cudit fakti se si njerezit me mend ne koke, mbrojne nje shtet cifut qe s'ka kokerr meshire ne zemer, shtet qe synon zhdukjen e t'gjithe njerezve padallim feje, kombi apo race, duke pasur bindjen se ata jane me te zgjedhurit e Zotit, bijt e Zotit (Estagfirullah), perkrahni gjakpiresin e kohes se sodit, popullin me kryenec mbi siperfaqe te dheut, popull qe edhe ne te kaluaren ka vrare, vran dhe do te vran deri sa te zhduket i teri. Per mua, ata qe perkrahin Izraelin me mish e me shpirt, s'kane dallim fare nga kriminelet qe vrane dhe masakruan gra pleq e femije gjate lufterave te fundit. Mbeshtetesit e nje krimi = Kriminele !
 
Me cudit fakti se si njerezit me mend ne koke, mbrojne nje shtet cifut qe s'ka kokerr meshire ne zemer, shtet qe synon zhdukjen e t'gjithe njerezve padallim feje, kombi apo race, duke pasur bindjen se ata jane me te zgjedhurit e Zotit, bijt e Zotit (Estagfirullah), perkrahni gjakpiresin e kohes se sodit, popullin me kryenec mbi siperfaqe te dheut, popull qe edhe ne te kaluaren ka vrare, vran dhe do te vran deri sa te zhduket i teri. Per mua, ata qe perkrahin Izraelin me mish e me shpirt, s'kane dallim fare nga kriminelet qe vrane dhe masakruan gra pleq e femije gjate lufterave te fundit. Mbeshtetesit e nje krimi = Kriminele !


Pse e ke ngritur zerin ketu ?
Ti thua se ata kane masakruar gra pleq e femije gjate luftrave te fundit
Po pse nuk tregon kush dhe pse i masakruan ata gjate luftrave te meparshme
Pyetja qe do te bej dua nje pergjigje pa baza fetare
A ka ndonjehre gjasa te kete marredhenie te mira midis Serbeve dhe Shqipatreve te Kosoves ..?
A mund ti harrojne valle shqipatert e KOsoves rrahjet e perdhunimet qe u bene serbet per 1000 vjet me rradhe ( ty te kujtohen keto te fundit se kaq eshte kujtesa njerezore . PO ka dokumeta e fakte historike qe tregojne se Serbet kane bere te njeten gje mbi popullsine shqiptare ne ato vende qe ata e quajten Kosove "toke e kishes" prej shekujsh )

Ti thua qe do te zhduket i teri !!!!
Pse u dashka zhdukur ky popull i teri , e nese e marrr te thene prej teje pergjigjen e kesaj pyetjes fundit , atehere po te them , mos kerko qetesi nga ai popull qe se le te qete
Lerini te qete izraelitet dhe ata do ta lene te qete boten muslimane Eshte e thjeshte fare :D
 
Mirela, kjo lufte eshte per arsye fetare e gjitha. Problemi tek ti eshte se nuk ke njohuri sa duhet rreth konfliktit Izraelo-Palestinez, andaj edhe flet aq sa din, s'ke faj. Lexo me shume rreth librit te shenjte te tyre, rreth Telmudit, rreth Tores, rreth krimeve qe kane bere edhe ne te kaluaren edhe tek te tjeret jo vetem tek muslimanet, pastaj do ta kuptosh qellimin e "Krijimit te Perandorise Izraelite".
Akoma je shtalb, pjeku pak Mirela, tash eshte vera, ke nevoje !>)
 
Si fillim Izraeli nuk e ka bombarduar akoma


Si fillim Izraeli bombardon vende qe nuk kan me qfar te mbrohen, si rasti i rripit te gazes ku shkaterroi shkolla e ndertesa dhe la mijra civil te vrare.
Do ta bombardonte edhe Iranin, po ta kishte aq te lehte. Por ama nje shprehje thot " Kadal beg se ka hendek "

Зngjεll;165210 said:
Amerika vdes pak për pushtet në botë dhe vdes të duket pak sikur është fuqia më e madhe në botë dhe ngelën duke thënë se duam paqe e paqe e paqe po kemi kaq kohë që nuk kemi parë që ky shtet të vendosi paqe në botë por vetëm luftra i ka sjellë mbarë botës.

Per amerikanet Paqe dmth Pushtim
Per amerikanet Demokraci dmth Perandori
Kur Amerika ta pushtojne boten tej per tej, dhe kur amerikanet te vendosin demokracine mbi interesant e veta, ateher do te ket Paqe, sepse ska me me kend te bej lufte.
Dmth, luftra do te ket gjithmone, sepse kjo " paqe " ska me ardh kurre.
Kjo shifet haptas, edhepse njerzit po i mbyllin syte sepse nuk guxojne ta kundershtojne te fortin.
Ne anen tjeter ne shqiptaret duhet ti jemi mirenjohes Amerikes sepse pa ta zor qe do vinte Pavarsia e Kosoves. Por nuk dij cili eshte ai njeri, ai individ qe mund ta mohoj faktin se Amerika spari te jep 1 lule, pastaj ti leshon 100 therra pas !
 
Per amerikanet Paqe dmth Pushtim
Per amerikanet Demokraci dmth Perandori
Kur Amerika ta pushtojne boten tej per tej, dhe kur amerikanet te vendosin demokracine mbi interesant e veta, ateher do te ket Paqe, sepse ska me me kend te bej lufte.
Dmth, luftra do te ket gjithmone, sepse kjo " paqe " ska me ardh kurre.
Kjo shifet haptas, edhepse njerzit po i mbyllin syte sepse nuk guxojne ta kundershtojne te fortin.
Ne anen tjeter ne shqiptaret duhet ti jemi mirenjohes Amerikes sepse pa ta zor qe do vinte Pavarsia e Kosoves. Por nuk dij cili eshte ai njeri, ai individ qe mund ta mohoj faktin se Amerika spari te jep 1 lule, pastaj ti leshon 100 therra pas !

Kjo eshte shume histerike.

Bota nuk ka qene kurre me e qete sesa pas mbarimit te luftes se ftohte. Lufterat mes shtetesh kane perfaqesuar gjithnje historine boterore, por pak degjon dicka te tille ne ditet e sotme. Popujt nuk jane me te roberuar, ne pjesen me te madhe te botes, madje edhe ne afrike vendet kane shtetin e tyre.

Demokracia e bazuar ne mireqenjen e njerezve ka sjellur efekte qe as ne enderr nuk jane pare 50 apo 100 vite me perpara. Evropa eshte karakterizuar gjithnje nga lufta per vendosjen e balances ndermjet fuqive te medhaja, qe nga fundi i luftes se dyte boterore, pervec konflikteve ne kosove dhe Bosnje, evropa ska patur konflikte, por vetem prosperitet, rritje ekonomike, rritje te mireqenjes, permiresim te theksuar te mardhenieve dhe me ne fund bashkim. Me ndarjen e mureve te vizave dhe barrierave tregtare.

Paqe per Ameriken nuk do te thote lufte, pavarsisht se ne raste te tilla forca eshte e paevidentueshme. Rasti me i mire, Kosova. Embargoja mbi Serbine nuk e ndaloje ate qe te vazhdonte agresionin ndaj Shqipetareve te kosoves dhe ne Bosnje. Thirrjet per bisedime nuk e ndaluan ate qe te mos vazhdojne spastrimin etnik. Kerkesat per bisedime diplomatike nuk e ndikuan fare ate. Nje koke hekur si Milloshevici nuk do te kishte ndaluar luften po te mos ishte sulmuar nga NATO-ja. Me thoni ju nese sulmi i NATO-s mbi serbine ishte i moralshem apo jo atehere, bazuar ne interesin e sjelljes se paqes ne evrope.

Nje rast tjeter ku Amerika nuk beri lufte per te sjellur paqen eshte rasti i Libise qe po pasuronte uraniumin dhe me diplomaci e terhoqi ate nga programi i armeve berthamore. Pak me embargo, pak me ndihmen qe i ofroi. Tek e fundit nje Iran me arme berthamore apo kore e veriut me arme berthamore nuk eshte problem i Amerikaneve, por i gjithe botes, duke filluar me se pari me fqinjet e tyre. Konkretisht me Koren e Jugut, Japonine, Arabine Saudite, Egjiptin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraelin. Por edhe pjesen tjeter te botes, pasi fuqia e shkaterrimit te ketyre armeve nuk ka kufije. Ajo kapercen cdo barrier dhe eshte si ajri qe po te jete i infektuar diku, ai mund te jete i infektuar kudo.

Histeriket dhe hipokritet i akuzojne Amerikanet per te mirat e shumta (patjeter me gabimet e tyre disa here) qe i kane sjellur botes. Evropianet me se shumti per arsye kulture, pasi jane mesuar qe te jene vet zot e vet shkop, pamundesia e tyre per t'iu dhene drejtim gjerave i ben ndonjehere qe te kene nje sjellje te tille.

Nje rast tjeter per te parandaluar krizat eshte klasiku i konfliktit midis Turqise dhe Greqise. Te dyja keto vende kane mardhenie teper te perkeqesuara me njera tjetren per ceshtje si Qiproja dhe kufijte. Konflikti midis tyre do te ishte i paevidentueshem pa nderhyrjen e SHBA-se per ti parandaluar ato. Lufterat e ballkanit dhe shperberja e Jugosllavise patjeter qe do te kishte marrur dimensione dhe orientime te ndryshme me nderhyrjen e shteteve te tjera ne konflikt.

Amerika eshte shtet, si cdo tjeter i ben gjerat ne interesat afatgjata te vetat, por Naom Chomskat e botes kritikojne, ndoshta edhe me te drejte ndonjehere por deshtojne te japin zgjedhje per menyrat e paqta per te arritur aty ku duhet ne kohen e duhur. E dini pse? Sepse nuk egziston nje rruge e tille.
 
Izraeli eshte ne token e tije dhe ka te drejte te mbroje ekzistencen e tije me ç'do kusht. Lufta mes Izraelit dhe botes arabe me shume se lufte fetare eshte lufte per ekzistence, por vetem nga ana e Iraelit. Kjo ndodh sepse jane arabet qe duan te zhdukin Izraelin dhe jo anasjelltas.Historia e Izraelit i ngjan luftes per ekzistence qe behet ne Savana, disa kafshe jane te kercenuar gjithmone me ekzistencen e tyre nga kafshet mishgrenese dhe keto kafshe luftojne me te gjitha menyrat qe te mbijetojne. Diferenca ne rastin e Izraelit eshte se mbreti i savanes Luani(Amerika) eshte ne krah te tije dhe ekzistenca nuk eshte ne rrezik, por po te mos ishte mbreti i Savanes kjo qenie e vogel mes te gjithe atyre grabiqareve kishte perfunduar se ekzistuari shume kohe me pare. Dhe per te ruajtur ekzistencen ka mesuar edhe te mbrohet, eshte forcuar dhe i ka te gjitha te drejtat te mbroje popullin e tije me te gjitha mjetet. Per te evituar fundin e Zebres mes shume kafsheve grabiqare dhe mishgrense shteti i Izraelit eshte focuar si mjeti i vetem qe ka per te ruajtur ekzistencen. Sot eshte shteti me i forti ushtarakisht i planetit edhe me i forte se Amerika po t'a marrim ne baze te popullsise. Ne rast lufte qe realisht nuk do te ndodh kurre sepse koherat kane ndryshuar, Izraeli eshte ne gjendje te shkaterroje te gjitha vendet e rajonit perfshire edhe Iranin ne pak kohe. Lufte nuk do te kete kurre sepse askujt nuk i intereson, bile per disa shtete si psh Arabia Saudite shteti i Izraelit edhe se nuk kane mardhenie diplomatike eshte nje nga njera ane nje justifikim dhe nga ana tjeter nje garanci per te mbajtur nen mbikqyrje vendet e rajonit.
 
Biden po thot qeshtu se po tutet Prej IRanit
hehehe
 
Ah more Lover nuk ka luftra fetare tani me,keto jane vetem ne koken tuaj,tani ka vetem luftra interesash, sepse njerezimi tashme eshte rritur dhe nuk ju beson me perrallave ashtu si femijet e perjetshem.Megjithate po te kujtoj nje barsolete,me lepurin, dhe luanin.Lepuri ne lokal.Banakjer ku eshte luani?Nuk e di, banku.... kur ta gjesh i thuaj qe po e gjeta do ti q. motren... lepuri. Disa dite e njejta histori.Nje dite hyn luani ne lokal, ne momentin qe lepuri po pyeste,e degjon dhe e ze lepurin per gryke.C'fare jane keto qe thua e pyet?Lepuri i frikesuar i pergjigjet...po jo zoti luan po ja pime,pime themi edhe ndonje budallallek.Per fat te keq ju nuk i besoni evolucionit,dhe do te mbeteni per gjithmone ushqimi i luanit.Megjithate keni nje mundesi, mos flisni budallalleqe,dhe mbase ushqim per luanin do te behet dikush tjeter.
 
Iron_Leon

E din si thote populli me nje fjale:

"Jo buka po kulaqi"

Keshtu qendron puna sot. Ne te kaluaren eshte bere lufte fetare ashiqare, haptasi. Sot behet ne menyre te terthorte. E mban mend deklaraten e Bushit ? Filluan kryqezatat etj etj. Po misionaret e krishtere ne Irak qe maskohen dhe futen aty si turista ? Te keshilloj te lexosh me shume rreth lufterave ne te kaluaren qe jane bere ne Lindje atje. Edhe Hitleri filloj zhdukjen e cifuteve, duke u bazuar ne teorine darviniste (lexo edhe rreth kesaj).

p.s. gerrard73, din ti gje per Filistinet se kush jane dhe nga kane ardhur ? Kur t'lexosh per ta, do ta kuptosh se kush token e kujt e ka pushtuar/vjedhur pa te drejte.
 
Postimet raciste e diskriminuese u fshine, ju lutem permbajuni temes, nese doni qe te diskutohet e mos te kthehet ne faqe gazete, qe vetem e lexon.
 
Qe kur postime te tilla

Code:
Postimi origjinal është bërë nga Cyber_Spartacus  
Qe kur eshte bere per tu bere tifoz mbi vrasjen?? (Nuk po analizoj kush ka te drejte) mire te hete mos behemi kaq siperfaqsore dhe une i kam inat arabet por nje postim te tille nuk do e beja...Sesoj se e ke me gjith mend kete postim ose dua te besoj qe e ka fajin vapa.....

jane jasht teme dhe cdo budallallek tjeter atje eshte brenda temes.....:dong::dong::dong:
 
Irani mezi Pret qe te ndodhi kjo qe Izraelin ta fuse ne kurdhe Amerika, duke e shtyre per nje lufte te mundshme me repupliken islamike te Iranit dhe pasojat do ti vuajne keto dy popuj qe historikisht kane jetuar afer njeri tjetrit kur Amerika ishte akoma ne mendjen e Kristofor Kolombit.

zhurme e madhe u be kur u bombarduan malet e Afganistanit sa qe boten e kapi frika se do kete lufte te trete botrore,
por ja e gjith bota po lufton kundra nje populli malsor te afganistanit me mjetet me te sofistikuara dhje po dalin me humbje , Talibanet mjeker zinj po cudisin Boten me Trimerine e tyre te pa pare ndonjehere ne historine e njerzimit,te cilet nje dite historia do ti cilesoj si herojt e lirise, dhe ne fund do jene Amerikanet qe do kthehen me turp ashtu sic u kthyen Anglezet para 150 vjetesh dhe Ruset qe bene 20 vjet lufte atje.
 
Irani mezi Pret qe te ndodhi kjo qe Izraelin ta fuse ne kurdhe Amerika, duke e shtyre per nje lufte te mundshme me repupliken islamike te Iranit dhe pasojat do ti vuajne keto dy popuj qe historikisht kane jetuar afer njeri tjetrit kur Amerika ishte akoma ne mendjen e Kristofor Kolombit.

zhurme e madhe u be kur u bombarduan malet e Afganistanit sa qe boten e kapi frika se do kete lufte te trete botrore,
por ja e gjith bota po lufton kundra nje populli malsor te afganistanit me mjetet me te sofistikuara dhje po dalin me humbje , Talibanet mjeker zinj po cudisin Boten me Trimerine e tyre te pa pare ndonjehere ne historine e njerzimit,te cilet nje dite historia do ti cilesoj si herojt e lirise, dhe ne fund do jene Amerikanet qe do kthehen me turp ashtu sic u kthyen Anglezet para 150 vjetesh dhe Ruset qe bene 20 vjet lufte atje.

Perpara lufta e Afganistanit ka qene nje beteje ne largesi dhe jo e drejtperdrejte mes SHBA-se dhe Bashkimit Sovjetik. Lufta e trete boterore ka qene e pamundur qe nga krijimi i bombes berthamore mes te dyja ketyre fuqive. Kjo eshte bere e qarte sidomos pas vendosjes se bazave ushtarake te Bashkimit Sovjetik ne Kube dhe kriza e tyre ne 1961-shin. Kete radhe eshte tjeter lufte, me tjere pjesmarres dhe rezultatet mund te jene cdogje por jo te njejtat, pasi Amerika i mbeshteste ato qe i lufton sot.

Te cilesosh talebanet si herojn te lirise kjo eshte vertete amatoreske, e turpshme dhe idiotike. Ato jane njerezit me te pashpirte ne planet, qe me aktet e tyre mizore kercenojne, degjenerojne dhe perdhunojne femrat qe shkojne ne shkolle duke ju hedhur acid ne trup. Ato jane njerezit qe kane krijuar nje sport te ri ne bote, vrasjen e njerezve ne mes te stadjumit te futbollit. Kane kercenuar, vrare dhe perdhosur njerezit e lire dhe vullnetin e tyre, sidomos kur ato kane dashur te shkojne per te votuar sic ndodh ne konceptet, por edhe realitetet demokratike. Pra, nuk gjeje askund shkas per te thene se ato jane njerez te lirise, besoj se askush qe di sadopak per to mund ta thoshte dicka te tille. Me siguri ato qe jane nga Afganistani nuk e pranojne dicka te tille. (Flas nga eksperienca per kete).

Nje lufte apo qofte edhe sulm ajror ndaj laboratoreve te pasurimit te uraniumit do te kishte pasoja per te gjithe boten sepse Irani eshte nje nder eksportuesit me te medhejne te naftes, mund te ndikoje me vendosjen e regjimit te kontrollit ne Gjirin Persik qe eshte edhe burimi me i madh i naftes ne bote, me eksoportuesit me te medhejne te saj. Por keto jane te gjitha te debatueshme, sepse per nafte intersohen te gjithe dhe kjo mund ti kushtoje Iranit lidhjet me te gjithe, perfshi ketu edhe Kinen. Bashkimi i fuqive te medhaja kunder Iranit e dobeson, ndalon dhe gjunjezon Iranin.

Afganistani ka qene historikisht vendvarrimi i fuqive te medhaja, kjo eshte e vertete, por kete radhe eshte shume larg per ta vertetuar ate bazuar ne te dhenat ekonomike, ushtarake dhe politike te superfuqise se vetme ne bote, SHBA-se.
 
Shteti me i fuqishem ne bote nuk po mund ca taleban ti pushtoje qe sa vite jane andej, cdo dite humbin njerez, ndersa ata qe po shpetojne, po vetvriten ne momentin qe po kthehen ne shtepi. Kurre s'ka fituar fuqia, por strategjia !
 
[youtube]akWdJh7auVA&feature[/youtube]
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top