Besimtarët janë më të lumtur se ateistët

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Besimtarët janë më të lumtur se ateistët
Besimtaret_jane_me_te_lumtur_se_ateistet.jpg
Londër-Hulumtimet e fundit britaneze dëshmojnë që religjioni pozitivisht ndikon në ndjenjën e përgjithshme të lumturisë në jetë, ndërsa besimtarët janë me të lumtur se ateistët dhe agnostikët.

Sipas rezultateve të studimimeve të kryera në disa vende evropiane, besimi ndikon si një lloj i “sigurimit jetësor” kundër dëshprimeve jetësore.Vizituesit e regullt të kishave në përgjithësi mabhen më mirë me humbjet e punës, divorcet etj.

Idea për "besimin" nuk është e re, por hulumtimet dëshmojnë që ajo ndikon si "siguri" respektivisht si "amortizues i stresit".

Autorët e hulumtimit dëshmojnë rëndësinë e familjeve religjioze"Dëshmuam që njerëzit religjioz çdo ditë përjetojnë dhuratë në vend që ta presin atë prej ardhmërisë", shpjegoi profesori Andrew Clarck nga Paris School of Economics.

Ndikimi i religjionit tek lumturia dhe shëndeti mendor ende nuk është tërësisht i ndriçuar por shkenctarët besojnë që ajo mund të ndërlidhet me ndjenjën e lartë për "domethënien e jetës".

Përfaqësuesit e gupeve të besimtarëve dhe ateistëve, normalisht që reaguan në mënyra të kundërta ndaj rezultateve të studimit.

Kryetari i shoqatës Terry Sanderson deklaroi që këto studime janë të paqëllimshme.Jobesimtarët nuk mund të kthehen në besimtar vetëm për të qenë të lumtur!

Nga ana tjetër udhëheqësi i aleancës Evangjeliste Justin Thacker deklaroi që ka shumë shkaqe për ndërlidhjen e besimit me lumturinë.Ajo është një njenjë bashkësie dhe lidhshmërie ndërnjerëzore...Por meritën për këtë ndjenjë e ka ndjenja e qëllimit dhe vlerës të cilën e jep besimi në Zot-shpjegoi Thacker.Cdodite
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top