Berisha te Nishani. Edhe Basha në Presidencë: Isha për kafe

WxP

Staf në FV.AL
Dy dite pas zgjedhjeve te pergjithshme elektorale ne vend, Kryeministri ende nuk ka bere nje dalje publike, por ai ka qene mengjesin e te martes ne zyren e Presidentit Nishani.

Nuk dihet se cili ka qene arsyeja e kesaj vizite, por ajo qe i shton akoma me shume dyshim kesaj ngjarjeje eshte vizita qe i ka bere kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha zyres se Presidentit Nishani.Per kete vete kreu i Bashkise eshte shprehur se ka qene atje per te konsumuar nje kafe.

Megjithatë prania e këtij të fundit është disi e veçantë, pasi Kushtetuta nuk parashikon asnjë lidhje mes presidentit dhe kryetarit të bashkisë për një situatë zgjedhore.

Së fundmi kanë qarkulluar zëra edhe për një mbledhje të mundshme të kryesisë së Partisë Demokratike, por gazetarja e TCH pranë selisë blu raporton se gjasat që mbledhja të mbahet në orët e afërta janë të pakta për shkak se anëtarët e kryesisë janë të shpërndarë në rrethe.

Mbledhja mund të mbahet në orët e vona të natës, por edhe për këtë ka pak shanse. E sigurt është vetëm se kryeministri Berisha po pret mbylljen përfundimtare të numërimit dhe rezultatet zyrtare. Askush nuk beson për një ndryshim rezultati apo për ndonjë afrim të numrit të mandateve, por duhet pritur.

Nga informacionet e fundit mësohet se në selinë e PD mbizotëron heshtja dhe zonja Majlinda Bregu, që deri dje ka kontaktuar me gazetarët, të martën i ka shmangur ata.


/ Top Channel

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka takuar sot paradite Presidentin e Republikës, Bujar Nishanin, në kryeministri, teksa po përgatit fjalimin për pranimin e rezultatit për këto zgjedhje.
Mësohet se pas takimit me Presidentin, Berisha priti në zyrën e tij edhe kreun e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Bashën, ndërsa ky i fundit është drejtuar më pas drejt presidencës.
Mendohet se Berisha, shumë shpejt, do të dalë në një deklaratë për mediat, ku pritet që të mbajë fjalimin për pranimin e rezultatit të zgjedhjeve, i cili deri më tani, tregon qartë disfatën e të djathtëve. Orët në vazhdim, shihet si mjaft decizive për të ardhmen e Partisë Demokratike.
/Shekulli Online/Përgatiti: E.D/

TIRANE - Janë orë vendimtare për Partinë Demokratike.

Mësohet se gjatë paradites kryeministri Berisha është takuar me presidentin Nishani, ndërsa burime të A1 Report bëjnë të ditur se kryeministri po përgatit fjalimin për pranimin e rezultatit të zgjedhjeve të së dielës.

Mësohet se pas takimit me kreun e shtetit, Berisha priti në kryeministri kryetarin e bashkisë së Tiranës Lulzim Basha dhe më pas ky i fundit është drejtuar në presidencë ku ndodhet aktualisht.

Në orën 12:58 TVA1 Report transmetoi momentin kur Basha largohet nga presidenti.

Pas takimit të Bashës me Nishanin pritet mbledhja e kryesisë së PD-së

Kryeministri Sali Berisha nuk është dukur në selinë e Partisë Demokratike që prej mbrëmjes së të dielës.

“Shifrat flasin qartë, kur kan) mbetur 1000 kuti pa numëruar koalicioni i majtë ka deri tani 83 mandate ndërsa PD 57. As demokratit më skeptik nuk do t’ia kishte marrë mendja se rezultati i zgjedhjeve do të ishte ky.”
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
 

Attachments

  • 000.jpg
    000.jpg
    24.4 KB · Shikime: 26

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top