Berisha: Shqipëria do të votojë si Tirana

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
PD-ja mbyll fushatën zgjedhore. Berisha shprehet i sigurt për fitoren, ditën e diel. Merr mbështetje edhe nga Presidenti i Partive Popullore Europiane

"Kam komunikuar me 1 milion e 700 mijë shqiptarë, me mesazhe, telefonata dhe e-mail-e"
TIRANث - Partia Demokratike mbylli mbrëmë fushatën elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit, në sheshin "Skënderbej".

Nën një atmosferë festive, ku nuk munguan këngëtarë të njohur të muzikës së lehtë, "Elita 5" dhe grupi gjerman "Modern Talking", militantë dhe mbështetës të Partisë Demokratike, të ardhur nga e gjithë Shqipëria, zbarkuan dje në sheshin "Skënderbej", ku binte në sy numri i madh i banderolave, flamujve dhe pankartave me sloganet "Shqipëria po ndryshon dhe "Votoni numrin 10". Pas përshëndetjes së kryesuesve të grupeve të 12 qarqeve, fjalën e ka marrë Kryeministri Sali Berisha.

"Uragani i fitores është shndërruar në detin blu të fitores sonë, uragani i fitores që vërshon në të katër e anët e këtij vendi, në zemrat dhe shpirtin e shqiptarëve, vjen sot në Tiranën blu, në Tiranën e fitores. Si të votojë Tirana, do të votojë Shqipëria, si të fitojë Tirana do të fitojë Shqipëria", - tha Berisha para qytetarëve në sheshin "Skënderbej".

Kryeministri vuri në dukje se, "për herë të parë kam komunikuar me 1 milion e 700 mijë shqiptarë, me mesazhe, telefonata dhe e-mail-e". Berisha ftoi shqiptarët që të bashkohen për të ndërtuar, sipas tij, sistemin më modern rrugor, akset e shkurtra rrugore, boshtin e jugut dhe rrugën e Arbrit. Ashtu si edhe gjatë fushatës, Kryeministri theksoi se do të punësohen në 4 vjet, 160 mijë qytetarë shqiptarë në parqe industriale, resorte turistike etj.

Duke u ndalur tek reforma e pronësisë, për të cilën qeveria nuk bëri thuajse asgjë, Kryeministri premtoi se, në 4 vitet e ardhshme do t'u jepet përgjigje problemeve të pronave dhe reformës së pronësisë. "Pronarët shqiptarë të mos harrojnë kurrë se ne u kthyem pronat, ne bëjmë avokatinë tuaj dhe ne qëndrojmë deri në momentin e fundit për t'u dhënë zgjidhjen më të shkëlqyer ligjore, pronave tuaja",- u shpreh ai.

Berisha shtoi se "qeveria do të kompletojë reformën e pronësisë dhe do përfundojë sa më shpejt legalizimet". Ashtu si katër vite me parë, Kryeministri Sali Berisha premtoi sërish për të rinjtë shkollim europian dhe moshën digjitale. Së fundmi, Kryeministri Berisha ka ftuar të gjithë qytetarët që të votojnë për numrin 10 në fletën e votimit, ditën e diel.

"Më 28 qershor të votojnë për projektin europian, të votojnë 10-ën, të votojnë për Shqipërinë dhe Europën blu, që pret me padurim fitoren tonë", -tha ai. Tubimin e djeshëm e ka përshëndetur edhe Presidenti i Partive Popullore Europiane, Vilfred Martens. Ky i fundit deklaroi mbështetjen për qeverisjen aktuale. "Kudo që shkoj, shoh rrugë të reja, ndërtime të reja, aktivitet në porte e aeroporte. Shoh modernizimin e qyteteve," - u shpreh ai.

Martens shtoi se, Partitë Popullore Europiane do të mbështesin liberalizimin e vizave për Shqipërinë brenda 12 muajsh. Partia Popullore Evropiane (kristian-demokratët) është grupimi më i madh politik aktualisht në Parlamentin Evropian, e rikonfirmuar e tillë pas zgjedhjeve të zhvilluara për anëtarët e këtij Parlamenti nga vendet anëtare të BE-së.











SHekulli
1226153071-shqiperiapondryshon.JPG
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top