Benedikti i XVI-të: “Nënë Tereza, shembull i thjeshtësisë shqiptare, modeli që duhet

BeniT

Donatorë
- Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Papa Benedikti i XVI-të është lutur për gruan në të gjithë botën.
Duke folur përpara 20 mijë besimtarëve në sheshin e “Shën Pjetrit” në Vatikan, Papa tha se shembulli i shqiptares së thjeshtë Nënë Tereza, është modeli për t’u ndjekur. “Në epokën tonë kemi parë Nënë Terezën , një vajzë e thjeshtë nga Shqipëria, e cila u bë me bekimin e Zotit një shembull për gjithë botën në shërbim të njerëzimit”, - tha Papa. “Po dhe sa shumë gra të tjera, shtoi Papa, punojnë çdo ditë në errësirë për të mirën e njerëzimit dhe për mbretërinë e Zotit? Sot unë lutem për të gjitha gratë”.
Përpara besimtarëve të shumtë, Papa Benedikti i XVI-të bëri thirrje për lutje dhe reflektim.
Ai bëri të ditur se do të ndërmarrë një turne në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë, për të përçuar mesazhin e paqes në të gjitha këto vende. Kreu shpirtëror i Vatikanit do të jetë në Lindjen e Mesme nga data 8 deri në 15 mars dhe më pas nga data 17 deri në 23 në Kamerun dhe Angola. Uniteti dhe paqja pritet të jetë mesazhi i Papës në udhëtimin e tij disa javor.
 
Titulli: Benedikti i XVI-të: “Nënë Tereza, shembull i thjeshtësisë shqiptare, modeli

E degjova dhe une mesazhin e Papes...
BRAVO....
 
Titulli: Benedikti i XVI-të: “Nënë Tereza, shembull i thjeshtësisë shqiptare, modeli

- Shembulli i shqiptares së thjeshtë Nënë Tereza, është modeli për t’u ndjekur. “Në epokën tonë kemi parë Nënë Terezën , një vajzë e thjeshtë nga Shqipëria, e cila u bë me bekimin e Zotit një shembull për gjithë botën në shërbim të njerëzimit”, -

Keto fjale jane pa komentime . Eshte nje nder dhe pas kaq vitesh qe Nene Tereza nuk jeton me , duket qarte qe bota nuk e ka harruar ,punen , kujtimin, bamiresine, zemerbardhesine , vullnetin , meshiren, paqen , dashurine e kesaj femre te ndritur .
Eshte nje nder qe emri SHQIPERI degjohet nga e gjithe bota fale figures dhe punes se palodhur te Nene Terezes .
 
Titulli: Benedikti i XVI-të: “Nënë Tereza, shembull i thjeshtësisë shqiptare, modeli

Bekimi qe Perendia i dha Nene Terezes ishte DASHURIA - "Aty ku ka dashuri mbreteron Paqja dhe miresia" - thoshte Papa Gjon Pali II.

Per te shtuar akoma me shume fuqine e konceptit te Dashurise mjafton te mposhtesh te keqen me te miren (Romaket).

Papa me te vertete ka gjetur nje shembull perfekt human dhe femeror per te bere fjalimin e tij ne diten e grave.:)
 
Titulli: Benedikti i XVI-të: “Nënë Tereza, shembull i thjeshtësisë shqiptare, modeli

Ajo mbetet gruaja me e madhe e gjitha koherave.Ajo eshte nje gisht i njerezimit akuzues kunder padrejtesive njerezore qe u shkaktojne njerezeve vuajtje te pafundme,eshte trupi i "nenes" se gjithe njerezimit qe sakrifikoj jeten e saj per tu perkujdesur per "femijet popuj" qe vuanin dhe eshte "ardhshmeria" ideale njerezore e cila do te realizohet ne nje dite.Kujtimi i saj do ti kaloj shekujt dhe mijevjecaret dhe do te ngelet nje emer i skalitur pergjithmone ne historine e njerezimit.Ajo qendron mbi kombesine e saj shqiptare,ajo qendron mbi shtetesine e saj Indiane,ajo qendron mbi besimin e saj katolik.Ajo qendron si nje banore e ralle e ketij planeti qe u tregon njerezve te ardhmen shpirterore njerezore;Si ne fakt duhet te jemi dhe duhet te veprojme NE te gjithe.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top