Begatitë e Ramazanit

Begatitë e Ramazanit

--------------------------------------------------------------------------------

Hutbeja e dytë e Ramazanit:



Begatitë e Ramazanit



الْحَمْدُ لِله. نَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ. وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَسَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا . مَنْ يَهْدِهِ اللهُ فَلاَ مُضِلَّ لَهُ. وَمَنْ يُضْلِلْ فَلاَ هَادِىَ لَهُ . وَأَشْهَدُ أَنْ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللهُ . وَأَشْهَدُ أَنَّ مُحَمَّدًا عَبْدُهُ وَرَسُولُهُ .

الحمدُ للهِ الذىِ قالَ فى كِتابِهِ الكَريمِ : يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللهَ حَقَّ تُقَاتِهِ وَلاَ تَمُوتُنَّ إِلاَّ وَأَنْتُمْ مُسْلِمُونَ . يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللهَ وَقُولُوا قَوْلاً سَدِيدًا . يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِنْ قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ . قال رسولُ اللهِ ص. : مَنْ صَامَ رَمَضَانَ إِيمَانًا وَاحْتِسَابًا غُفِرَ لَهُ مَا تَقَدَّمَ مِنْ ذَنْبِهِ . اللَّهُمَّ فَصَلِ وسَلِّمْ على سيدِنا محمدٍ وعلى آلِهِ وصَحْبِهِ الطَّيِبِينَ الأَبْرَارِ . اَلَّذيِنَ كانُوا كَمَثَلِ الْجَسَدِ الواحِدِ ، رَضِيَ اللهُ عَنْهُم وَرَضُوا عَنْهُ .


Vëllezër të dashur!

Të gjitha begatitë e muajit të ramazanit nuk është e mundur as të imagjinohen, e lere që ato t’i arrijmë dhe t’i numërojmë. Muhammedi a.s. ka thënë: “Sikur ummeti im të dij sa të mira ka në ramazan, do të dëshironte që i tërë viti të bëhet ramazan!” Së këtejmi, të gjithë brezat e mëhershëm të muslimanëve ramazanin e kanë pritur me gëzim dhe entuziazëm dhe këtë frymë e kanë përcjellë edhe te pasardhësit e tyre, deri në ditët tona. ثshtë detyrë edhe e këtij brezi të muslimanëve që të veprojë kështu, që në shtëpitë dhe mjediset e tyre ta gjallërojnë frymën e ramazanit dhe që këtë përjetim të madhërishëm ta përcjellin edhe në pasardhësit e tyre.

Muaji i ramazanit është muaj i shtrenjtë, edhe ditët e netët e tij, orët dhe minutat kanë vlerë më të madhe në raport me ata jashtë tij. Edhe veprat që bëhen në këto kohë kanë vlerë më të madhe dhe se edhe shpërblimi për ta do të jetë më i madh. Agjërimi, në të vërtetë, te njeriu i forcon ato forca pozitive të cilat ai i bartë në vete, kurse i zbraps ato forca negative. Muhammedi a.s. thotë: “Kur të fillojë muaji i ramazanit, atëherë hapen dyert e xhenetit, kurse mbyllen dyert e xhehenemit dhe pengohen shejtanët.”

Si hapen dyert e para e mbyllen këto të dytat dhe si pengohen shejtanët?

Xheneti ka tetë dyer dhe në secilën prej tyre do të hyjnë ata të cilët kanë bërë vepra në përputhje me ato dyer. Kur njëherë Pejgamberi i Zotit foli për këtë para njerëzve rreth vetes, Ebu Bekri r.a. pyeti: “Por, o Pejgamberi i Zotit, a do të hyjë dikush në të gjitha ato dyer?!” Pejgamberi a.s. iu përgjigj: “Po, dhe shpresoj që ti do të jesh njëri prej tyre.”

Prandaj, agjërimi te njeriu zgjon forcat pozitive të cilat njeriun e shtyjnë të bëjë vepra të mira, të cilat fyrmën e tij e drejtojnë drejt atyre dyerve të xhenetit, të cilat gjatë muajit të agjërimit hapen për së gjëri. Një parë dyer quhen Rejjan dhe në to do të hyjnë vetëm agjëruesit. Ata që do të jenë xhenetli, por për ndonjë arsye nuk kanë agjëruar, nuk do të mund të hyjnë në këto dyer.

Po kështu është edhe me mbylljen e dyerve të xhehenemit, si theksohet kjo në Kur’an:

لَهَا سَبْعَةُ أَبْوَابٍ لِّكُلِّ بَابٍ مِّنْهُمْ جُزْءٌ مَّقْسُوم



“Ai do të ketë shtatë dyer dhe nëpër secilën do të kalojë numër i caktuar”. (El-Hixhr, 44)

Kur te njeriu ngritet epshi i tij, disa vese virusin e të cilave ky e mban në vete – zilia, urrejtja ose zemërimi psh. – ky fillon ta shtyjë të bëjë disa vepra të këqija, të cilat frymën e tij e orientojnë drejt Xhehenemit dhe e shpiejnë drejt atyre dyerve.

Si pengohen shejtanët? Muhammedi a.s. thotë: “Shejtani qarkullon te njeriu si qarkullon edhe gjaku, ndaj, ngushtonjani kalimet atij.” Dikush e pyeti, me çka, kurse ai tha: “Me uri.”

Jahja a.s. e pyeti shejtanin: “Kur më së lehti e ngadhënjen besimtarin?” Ai u përgjigj: “Kur hanë dhe pinë mjaft.”

Me fjalë të tjera, duke ngrënë, futet edhe ushqimi për pasionet trupore, të cilat kryesisht edhe janë shkaktarët e gabimeve të njeriut dhe se me zvogëlimin e atyre sasive me agjërim, zvogëlohet edhe fuqia e tyre, deri sa në anën tjetër, forcohet fuqia shpirtërore. Sepse, sikur trupi që e ka ushqimin e tij, edhe shpirti e ka ushqimin e tij. Ushqimi i trupit vjen nga poshtë, nga toka, kurse ushqimi i shpirtit vjen nga lart, nga qielli. Ushqimi më i mirë për të është ai që është zbritur në Shpallje. Ushqimi më i mirë për të është Kur’ani. Kështu, në ramazan trupi ndien uri, kurse shpirti ushqehet me bollëk – me ushqim të ëmbël, të shijshëm dhe të shëndoshë, që i dhuron forcë dhe shëndet. Ashtu është edhe agjërimi, si pjesë përbërëse e atij ushqimi, forcon dhe kalit, e bën më të aftë për detyrën me të cilën është obliguar, ashtu sikurse angazhimi fizik dhe ushtrimet që trupin e bëjnë më të fuqishëm dhe më të aftë për veprat të cilat janë për të. Së këtejmi, njeriu sidomos deri sa është në duke agjëruar, duhet të ketë kudjes që shpirtit të tij mos t’i servojë ushqim të ndyrë, atë të cilën Allahu e ka ndaluar dhe e cila shpirtit i shkakton sëmundje.

Agjërimi është i urdhëruar për tërë njeriun dhe për të gjitha organet e tij.



يا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ .

“O ju bë besoni, iu është urdhëruar agjërimi, ashtu siç iu është urdhëruar edhe atyre para jush!” (El-Bekara, 183.)

Këtu nuk mendohet vetëm për besimtarët nga ummeti i Muhamedit a.s., thonë dijetarët, por ka të bëjë edhe me njeriun si individë, me tërë këtë bashkësi të organeve të cilët e përbëjnë.

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ - “O ju bë besoni!” – drejtimi është edhe për sytë, veshët, duart, këmbët dhe gjuhën ... اdo gjë e ka agjërimni e vet: agjërimi për sytë është që të mos shikojnë atë që është e ndaluar; agjërimi për vbeshët është që të mos dësgjojnë atë që nuk duhet; agjërimi për duart është që ato të mos kapin atë që nuk është e lejuar; agjërimi për këmbët është që të mos ecin atje ku nuk duhet; agjërimi i gjuhës është që të mos fletë atë që është e shëmtuar dhe të mos përgojojë...

Kështu agjëron muslimani dhe ramazanin e konsideron rast të jashtëzakonshëm për të ardhur deri te të mirat.



مَنْ صَامَ رَمَضَانَ إِيمَانًا وَاحْتِسَابًا غُفِرَ لَهُ مَا تَقَدَّمَ مِنْ ذَنْبِهِ . {البخارى}
"Kush e kalon muajin e ramazanit në agjërim, duke besuar dhe duke llogaritur se për këtë do të shpërblehet, do t’i falen të gjitha mëkatet e mëhershme!”, thotë Muhammedi a.s.. Po këtë e ka thënë edhe për atë që është duke bërë ibadet dhe duke bërë dhikr e kalon Natën e Kadrit. Në muajin e ramazanit Allahu i falë mëkatet një numri të madh muslimanësh dhe për këtë ramazani quhet edhe shehr’ul-gufran , muaj i faljes.

Duke i marrë parasysh këto, muslimani gjatë ramazanit duhet t’i përkushtohet çdo të mire, të prodhojë mirë, duke u përpjekur që mos t’i ikë asnjë e mirë. Sidomos duhet pasur kujdes ndaj të varfërve, sepse një prej kuptimeve të agjërimit është që njeriu të shkojë drejtë të menduarit për atë që nuk ka ushqim të mjaftueshëm, fëmijët e të cilit kanë uri, që te ai të zgjohet ndjenja e solidaritetit me të. Muhammedi a.s. thotë: “Allahu dikujt prej nesh ia kultivon kafshatën e bukës apo hurmën, të cilën e ka dhënë si sadakë, ashtu si dikush nga ju që e kultivon një deve të vogël, dhe kjo bëhet sa një malë e madhe!”

Gjatë ndarjes dhe dhënies së sadakës duhet pasur kujdes dhe duhet ruajtur dinjiteti i atyre të cilëve iu jepet sadaka. Muhammedi a.s. ka thënë:

إنََ اللهَ يُِحبُّ إذا عَمِلَ أَحَدُكُمْ عَمَلاً أَنْ يُتْقِنَهُ.

"Allahu dëshiron që kur dikush prej jush të punojë diçka, që këtë ta bëjë në mënyrën më të mirë!”

Kështu, sipas Tirmidhiut, ai njëherë shkoi ta vizitojë vajzën e tij Fatimen dhe e gjeti se si e farfumos një monedhë të farkuar (dirhem). Kur e pyeti se ç’po bën, ajo i tha se këtë monedhë dëshiron ta jepë për sadakë. Ai i tha asaj: “Bukur, por pse po e lyen me parfum?” Ajo tha: “Kam dëgjuar prej teje se paraja e cila jepet si sadakë bie në dorë të Allahut më para se në dorë të atij që i ndahet, dhe dëshiroj që ky dirhemi im të bie në dorë të Allahut i parfumosur.”

اdo vepër e bërë në këtë botë merrë formë të caktuar në Ahiret dhe njeriu me këtë vepër do të takohet. Mësimi i Kur’anit, për shembull, do të merrë formën e krijesës së bukur të Allahut me të cilën njeriu atje do të shoqërohet. Për këtë arsye është sidomos e mirë që gjatë ramazanit të lexohet sa më shumë Kur’an, të përsëriten ato fjalë të cilat i ka përsëritur Qenia e Lartësuar, dhe të bëhemi pjesë e asaj përmbajtjeje, të bëhet përpjekje të thithet në vete, në mënyrë që ai të na përshkojë.

Nuk duhet lëshuar rastin që ditët e ramazanit të kalojnë e që Allahut mos t’i drejtohet dua. Muhammedi a.s. gjatë ramazanit ka bërë më shumë dhikr, më shumë kohë kalonte në ibadet dhe netët i kalonte zgjuar, më shumë ndante sadakë, por më shpesh edhe dua lexonte. Duatë duhet shtuar sidomos para iftarit dhe syfyrit, sepse këto janë çaste të veçanta. ثshtë mirë që duaja të përfundojë me salavat.

Ramazani është jetë e përmbushur me frymë, i pasuruar me domethënie të thella dhe muslimani duhet të merrë sa më shumë pjesë në të.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top