Bashkëshortët janë mburojë për njëri tjetrin!

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
familypic.jpg


Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë.
(Er-rum,21)

Në një moment të jetës sonë, të gjithë kalojmë nëpër atë fazë konfuze aq sa zbavitëse, të çuditshme dhe kaotike të zgjedhjes së partnerit/partneres. Ky rrugëtim i bashkimit të dy individëve lind në momentin e lidhjes (tërësisht botë tjetër nga njëri tjetri) dhe vazhdon deri në perfundim të ciklit jetësor (inshaAllah ky cikël rivazhdon në Xhennet sërish). Me kalimin e kohës kuptojmë se jeta në cift nuk është gjithmonë si nëpër përralla. Gjatë kalvarit tonë kalojmë nëpër peripeci dhe sfida të cilat kërkojnë maturi dhe bashkpunim për tu kapërcyer me sukses. Dy cështje të cilat i hasim cdo ditë në jetën martesore janë; E para, ndarja e detyrave, apo më saktë ndarja e rolit te gjithësecilit, të gjendurit pranë njëri tjetrit si qënie që drejtohen nga dashuria dhe jo rregullat e shkruara. E dyta, shprehja e vlerësimit dhe dashurisë nëpërmjet veprave apo verbalisht ndërmjet ciftit.
Nëse i referohemi realitetit shqiptar, specikisht bashkëshortit musliman vërejmë se ndoshta nuk jemi aty ku realisht do donim ne femrat të ishim. Shpesh herë mënyra e jetesës, mënyra si jemi edukuar, mentaliteti dhe traditat që na kanë shoqëruar për dekada me radhë bën që sistemi patriarkal të jetë present akoma, madje edhe në familjet besimtare. Së dyti, jetimi i fesë në trajtë mekanike gjithashtu nuk ndihmon në arritjen e qëllimit të përbashkët.

Si ilustrim po sjell rastin e një tipiku bashkëshort musliman, por dhe shqiptar njëkohësisht. Ai është musliman, e do Profetin a.s, do Xhennetin, përpiqet të jetoj sipas shembullit te Profetit, por këtu i referohet faljes,vajtjes në xhami, agjërimit dhe ibadeteve që lidhen me të dhe Zotin. Rolin në familje e shikon si dikush i cili ka për detyre vetem furnizimin me ushqim të anëtarëve. Rrjedhimisht, ky bashkëshort nuk është i gjindshëm në nevojat e tjera të familjes, si kujdesi i fëmijëve, ushqimi, përkujdesja ndaj punëve brenda gardhit të shtëpisë. Cdo aktivitet i cili ndodh brenda vatrës familiare e shikon si detyrë të bashkëshortes.
Në të vërtëtë, cift do të thotë dy individë të cilët kanë ndërtuar themelet e marrëdhënies së tyre bazuar në dashuri dhe vetflijim. Në një martese nuk ka dy vetë, por 1 cift. Një cift ku individët nuk përpiqen të mësojnë me përpikmëri detyrat e tjetrit dhe t'ja kujtojnë sa herë u jepet mundësia, por mësë pari shikon vetveten dhe mundohet të lumturoj atë që ka përkrah. Një cift i cili edhe nëse anija e tyre ndodhet në mes të dallgëve të forta të detit, sërisht ata janë të sigurtë dhe të qete pasi anija drejtohet nga dashuria për Zotin dhe njëri tjetrin. Sic thote Zoti: "ato jane petk per ju dhe ju jeni petk per ato”. Të dy jane njësoj ; petk, mburojë.
Nje cift i cili ka dhembshuri dhe sakrifikon cdo gjë për hir të kënaqësisë së tjetrit. Profeti i Zotit, Muhamedi a.s ishte lider/prijës, punonte tërë diten me sakrifica nga më të lodhshmet dhe kur kthehej në shtëpi nuk ulej e të shtrihej, por ndihmonte në cështjet e mbarvajtjes së shtëpise; nga rregullimi i rrobeve të tij e deri tek punët e tjera si gatimi, kujdesi ndaj bagëtise, etj. Dhe jo vetem kaq, por ishte romantiku më i madh. Ishte ai qe Aishes i tha: “Fytyra jote tek syte e mi eshte me e shndritshme se drita e henes”.
Pikërisht kjo është pika e dytë ku doja të ndalesha. Përpjekja për të bere partnerin/en tuaj të ndihet mire, i/e dëshiruar, i/e vleresuar. Nëse jini kurioz të dini se a e përmbushni këtë kriter, pyeteni veten se kur ishte hera e fundit që i keni thënë bashkëshortes/bashkëshortit se sa e bukur eshte, se sa shijshëm gatuan, se ju jeni burri/gruaja më i/e lumtur që keni në krah një njeri të tille. Secili nga ne ka mundësi të nje dhurate modeste; qoftë jë cokollatë,një lule e këputur në bahce, apo një copë letër ku i shkruani një dedikim zemre. Një buzëqeshje për bashkëshoritn kur ai hap derën e shtëpisë, një përkedhelje në kokën e gruas largon cdo brengë që ata mund të kishin deri në atë cast. Nuk ështëe vështirë të lumturosh zemrën e një gruaje, por as të një burri në fakt.
Ne jemi si celësi e kyci që s'funksionojnë pa njëri tjetrin. Mos e besoni teorinë se cdo gjë ka kohën e saj, se koha që ikën nuk kthehet më. JO! E tërë jeta mund të jetë "muaj mjalti", nëse vërtet punohet nga të dyja palët.
Dhe tani, nëse ju ka marrë malli per kohën kur lodronit si fëmiëj, për të qeshurat plot zhurmë, për shikimet plot dashuri, merrni telefonin dhe dërgoni një mesazh duke pohuar se ju ka marrë malli për atë kohë. Nëser thurini disa vargje, pa rimë me rimë s'ka problem, thjesht thurini. E nëse egoja ju pengon: Harrojeni egon dhe kujtoni Xhennetin sepse Xhenneti dhe te qënit sëbashku ne këtë jetë e në botën tjetër është më e dashur për ne sesa një ego e sëmurë.
Ne e duam Xhennetin dhe e duam atë me familjen tonë. Kështu që nëse hëren tjetër gruaja apo burri ju thotë se e ke detyrë nga Allahu te bësh këtë e atë, merrjani dorën e thoni: Më ndihmo ti të kryej urdhrin e Allahut!
//Revista Familja
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top