bashakngjitje

Arfenilla

Themelues i Forumit
sepate-610x330.jpg


Klodiana Kotorri- Krimi brenda familjes ka prekur një familje në fshatin Thanë të Elbasanit.

43 vjeçari O. Luta u arrestua në kushtet e flagrancës për plagosje, pasi për motive të dobëta ka goditur me sëpatë në kokë vëllanë e tij 32 vjeçar, D. Luta.


Burime zyrtare nga policia i thanë agjencisë Noa, se 32 vjeçari ka marrë plagë të shumta në kokë, ndërsa i vëllai krahas goditjes në kokë i ka prerë edhe njërin vesh me sëpatë.

Mësohet se mes dy vëllezërve kishte konflikte të vazhdueshme, për motive nga më të ndryshmet dhe 43 vjeçari kishte kohë që e kanoste të vëllanë se do e vriste.

Krahas tyre edhe dy gratë e vëllezërve Luta, konfliktoheshin shpesh mes tyre, duke thelluar edhe më tej debatet familjare.

Konflikti mes tyre degradoi edhe më tej në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur ndodhi edhe plagosja me sëpatë dhe prerja e veshit.

I dëmtuari u dërgua në drejtim të spitalit, ku pas ndihmës së marrë nga bluzat e bardha ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë materialet në ngarkim të 43 vjeçarit të arrestuar i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e rëndë”.Flesh lajmi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top