Basha : Rusia po shkel rezolutat e OKB; Kosova rast tjetër

Ado

FISEBILIL-LAH
Shqipëria me anë të Ministrisë së Punëve të Jashtme ka dënuar vendimin e Rusisë për njohjen e Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut, duke e konsideruar si hap të pajustifikueshëm, të papranueshëm dhe në kundërshtim të plotë me të drejtën ndërkombëtare dhe me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të votuara edhe nga vetë Rusia.

Në deklaratën e shpërndarë për mediat, Ministria e Punëve të Jashtme hedh poshtë me vendosmëri çdo përpjekje për të vendosur paralele midis Kosovës dhe rajoneve autonome të Gjeorgjisë, Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut. “Kosova është rast unik dhe zgjidhja e zbatuar për të është unike. Si i tillë, ai nuk shërben e as nuk mund të shërbejë si model për zgjidhjen e konflikteve të tjera as në rajon, as jashtë tij”, thuhet në deklaratë.

“Duke mbështetur shkëputjen nga Gjeorgjia të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut, ndërkohë që në rastin e pavarësimit të Kosovës mbrojti të kundërtën, Moska po kompromenton përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për zgjidhjen e drejtë, realiste dhe të qëndrueshme të konflikteve”, thuhet ndër të tjerash në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

Ministria e Punëve të Jashtme shpreh mbështetjen e plotë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Gjeorgjisë dhe i bashkohet thirrjes drejtuar Moskës zyrtare që, në mbështetje të të drejtës ndërkombëtare dhe parimeve themelore të sigurisë europiane, të rishikojë vendimin e saj për njohjen e Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut, pasi vetëm kështu i kontribuohet paqes dhe stabilitetit në rajon e më gjerë. /start/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top