Basha: Do pranoj çdo rezultat

WxP

Staf në FV.AL
Kandidati i “Aleancës për qytetarin”, Lulzim Basha në daljen e tij të parë publike pas përfundimit të numërimit të votave për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, ka theksuar se është i gatshëm të pranojë çdo rezultat. Basha theksoi se është në pritje të vendimit të KQZ-së dhe se ende nuk dihet fituesi i këtyre zgjedhjeve.

Ai deklaroi se nëse fitues do të jetë kreu i PS-së, Edi Rama, atëherë ai do i uronte fitoren, në të kundërtën priste urimin e rivalit të tij.

“Këto zgjedhje janë të ndershme dhe të lira, por kjo është një garë shumë e ngushtë. Cilido të jetë verdikti i qytetarëve unë do ta pranoj. Shpresoj që edhe zoti Rama të bëj të njëjtën gjë”, deklaroi Basha.

“KQZ është ende duke llogaritur rezultatin. Ende nuk e dimë se kush është fituesi, por në respekt të vullnetit të qytetarëve mbetem i vendosur që çdo votë të numërohet saktësisht. Nëse në fund të këtij proçesi është zoti Rama fituesi, unë do ta uroj atë. Nëse kam fituar unë, shpresoj që të më urojë Rama”, është shprehur Basha.



Top-Channel
 

Attachments

  • bashasot.jpg
    bashasot.jpg
    7.8 KB · Shikime: 29

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top