Barazi gjinore??

braziljania

Anëtar i Nderuar
Po shikoja emisionin "opinion" tek tv klan dhe sont epo trajtonte ceshtjen e nr te gruas ne administrate.
Si numer nuk eshte shume i madh..megjithate ka rritje te ndjeshme nga viti ne vit.
a besoni ne barazi gjinore?
mendoni se roli i gruas duhet rritur...dhe duhet te merret me teper ne konsiderate.
a mund ti quajme grate shqiptare te emancipuara?
do tu drejtonte dot shqiperia/kosova nga nje grua?
ka barazi gjinore ne shqiperi/kosove?​

diskutim te kendshem.:brrr

p.s : ju lutem mos u ndikoni nga gjinia personale :D
p.s :ketu perfshihen te gjithe shqiptaret,brenda dhe jashte shqiperise:kiss
 
Redaktimi i fundit:
Pse nuk e perfeshini edhe Kosoven po veq Shqiperin apo neve sna takon mu pergjigje ne ket tem :p :p apo e kemi bo ketu Shqiperin e madhe qe e kemi enderr :D
 
Kete pabarazi ndryshe mund ta quajm Patriarkat-- zoterimi i mashkullit ne gjithcka!
Nuk ka barazi gjinore perderisa mashkulli eshte ai qe drejton shtetin.
Pse s'kemi president nje femer,apo kryeminister femer por vetem meshkuj.
Kjo do te thote se ende egziston pabarazia gjinore...perderisa gjithe funksionet shtetrore u besohet meshkujve dhe jo grave!
Grate behen ''sexi i dyte'' sepse deri diku ato perjashtohen nga veprimtarit publike,,,ne te cilet meshkujt jane me te lire te angazhohen.
 
Duke bashkangjitur nje analize interesante besoj se kjo do te ish dhe pergjigjia ime nese do te dija te shkruaja me mirre. NGA REDI SHEHU; Nuk janë aspak 3743 pika uji të mbledhura me kujdes në një shishe, por janë 30 një përqindësha të mbledhura në enën e parlamentit. Kjo është nisma e fundit ligjore që qeveria e mazhorancës ka ndërmarrë për të rritur numrin e përfaqësimit të grave në parlamentin shqiptar në masën 30 për qind.

E reklamuar si reformë qeverisjeje dhe si një hap para në drejtim të barazisë gjinore në politikbërje, kjo nismë ligjore kësaj radhe nuk është veçse një zgjidhje mekanike e përdhunshme, statistikore dhe aspak reale.

Vendosja e përqindjeve për sa i përket rolit të gruas në shoqëri, në një farë mënyre e margjinalizon vetë këtë rol. Vetë përqindja duket si një asistencë sociale që u jepet gjinisë tjetër, për të dalë në mënyrë të imponuar nga një nivel inferior social i nënkuptuar.

Së pari vetë mentaliteti i përqindjes së pjesëmarrjes së gruas jo vetëm në politikë por edhe në fusha të tjera të jetës, është një farë legjitimiteti inferioriteti i sanksionuar me ligj, dhe nga ana tjetër është jo e drejtë për vetë gjininë femërore, e cila do të duhet të përfaqësohet nga një 30 përqindësh, i cili do të jetë po subjekt i përzgjedhjes së një “bande” partiake burrash. Nëse kjo përzgjedhje nuk do të jetë, dhe nuk ka gjasa të jetë, bazuar mbi performancën, kontributin apo meritën individuale, atëherë grumbulli i grave në parlament do të shëmbëllente jashtë rolit të vërtetë duke dëmtuar imazhin e saj.

Përqindjet e imponuara për sa i përket pjesëmarrjes së gruas në shoqëri, kanë pasur kulmin e tyre gjatë diktaturës, ku gruaja pothuaj në masën 50 për qind ishte pranë burrit, që nga Kuvendi Popullor e deri tek gratë krenare në furrën e çeliqeve, gratë montatore në majën e oxhaqeve, gra që lugën dhe pirunin e kishin ndërruar me kazmën dhe lopatën, gra që korrnin misrin më shpejt se autokombajna, me krahë e muskuj bodybuilding-u ato realizonin prodhimin gjatë turnit të tretë, natën.

Pra, nëse do të mendonim se përqindjet janë mjeti më efikas i së ashtuquajturës barazi gjinore, eksperienca jonë socialiste na tregoi të kundërtën. Nuk mjaftuan gjithë ato integrime të sforcuara të gruas në shoqëri për të barazuar rolin e gjinive në mbarëvajtjen kolektive. Kjo për arsyen më të thjeshtë. Për sa kohë që meritokracia apo performanca individuale qoftë e burrit apo e gruas të matet me përqindje, atëherë rezultati do të jetë i deformuar.

Mendoj se thelbi i problemit qëndron tek qasja që i bëhet rolit të gjinive në shoqëri. ثshtë e vërtetë se në Perëndim ka tentativa për të përcaktuar influenca gjinore në bazë kalkulimesh, por, eksperienca ka treguar se ato kanë dështuar dhe se roli i gjinive si burrë dhe grua janë kthyer na shtratin e natyrshëm duke lënë përqindjet jetime dhe joefikase.

Në të vërtetë i gjithë spektri i marrëdhënieve burrë grua, si në familje dhe jashtë saj në shoqëri, është i profilizuar në dy qëndrime kryesore në atë sekularist dhe ateist dhe në qëndrimin tjetër teist apo religjioz, ku këta të fundit, nuk mohojnë rolin e krijimit të gjinive njerëzore.

Për sa i përket grupit të parë, duke qenë se është një grup, i cili e konsideron qenien njerëzore si një prodhim i shkakësisë duke përjashtuar rolin e krijimit të një krijuesi mbi qeniet njerëzore, e konsideron ndarjen gjinore si luftë apo sfidë për dominimin e shoqërisë, ku përparësia shekullore e burrit duhet luftuar me çdo kusht. Pra, duke qenë qenie rastësore, mundësisht me prejardhje majmunore, dy gjinitë e qenies njerëzore edhe pse janë të dënuara të jetojnë bashkërisht, duhet t’i tregojnë njëri-tjetrit se janë të aftë të dominojnë rolet e ndërsjella. Ky botëkuptim sekularist mbi gjinitë ka sjellë deformime të jashtëzakonshme në praktikën jetësore si dhe në mënyrën e të konceptuarit të rolit të gjinive duke i nxjerrë dhunshëm nga shtrati i natyrshmërisë së vet.

Prandaj në botën propagandistike nuk habitesh tek sheh femra që përdorin armët më mirë se burrat, apo nga ato që me dy lëvizje shtrijnë në tokë për vdekje dhjetë sosh. Ekzaltimi i gruas agjente, vrasëse me pagesë, boksiere apo shkatërruese, janë forma të cilat me gjithë përpjekjet, pak kanë ndikuar në ndryshimin substancial të rolit të gjinive.

Ndërsa grupi i dytë, është ai që beson se qenia njerëzore si pasojë edhe gjinitë, janë vepër arti të krijuara nga një krijues posedues i një inteligjence superiore, i cili me gjinitë ka pleksur edhe rolet, prirjet e secilës palë, duke krijuar jo një gjini superiore dhe një tjetër inferiore, por, duke krijuar dy gjini lider secili në kompetencat dhe aftësitë e veta.

Natyra e burrit dhe e gruas është aq e ndryshme nga njëri-tjetri sa do të ishte fatale dhe e pamundur të përpiqeshim të ndërronim rolet. Prandaj qasja më e drejtë në opinionin tim, është qasja ku secila gjini është lidere në kompetencat e veta të cilat janë pjesë e një mandati hyjnor dhënë secilit.

Kjo nuk përjashton aspak që një grua të jetë politikane, të drejtojë biznese, apo edhe inciativa të tjera, po ashtu nuk është përjashtues fakti që burrat të jenë kuzhinierë të mirë, por e gjitha kjo brenda kufizimeve të veta që secila gjini dashje pa dashje i ka pjesë të vetën.

Në këtë kontekst përqindja në pjesëmarrje është si një trup i huaj, një mjet i dhunshëm, për të prishur ekuilibrat e pozicioneve. Ka fusha ku gratë mund të jenë më të afta se 30 për qind ashtu siç ka fusha ku burrat janë më pak. Pra merita, aftësia, kontributi janë treguesit e vërtetë që përcaktojnë realisht rolet në shoqëri, kjo për sa kohë nuk ekziston një diskriminim i hapur.

Kontributet reale të secilës gjini janë përqindja më e mirë dhe tagri më kuptimplotë për pozicionet e ndërsjella në shoqëri.
 
Une jam shume feministe
smund te jap nje mendim pa u ndikuar nga kjo
por mendoj se barazia nuk do mirpritej nga meshkujt
 
Barazia per shqiptaret ka qen nje prioritet qe ne kohet e lashta,
per kete kemi fakt mretereshen TEUTA,
gjithashtu dhe nje ligj i Kanunit,thot qe Kanuja e njef njeriun shpirt per shpirt,

qe do te thot,,jet me jet,a je grua apo je burr,nuk luan as nje rol,A JE I BARDH APO JE I ZI;sluan as nje rol,gjithashka e barabart,shpirt per shpirt.

mosbarazin dhe sllaverimin e motrave dhe nenave shqiptare,e kemi te trashiguar nga TURKU.por duhet te rikthehemi ne identitet,jo vetem si shqiptar,por si njerez ne rradh te par,sepse c´do njeri,femer apo mashkull,sakat apo i shendosh,ka nje shpirt,

kjo esht nje tem qe as nuk duhet te diskutohet.ne jemi Shqiptar dhe per ne barazia duhet te jet prioritet.
 
Mendoj qe ne kete aspekt shqiptaret kane bere hapa te medhenj. Te pakten ne Tr tendenca eshte drejt mundesive te barabarta, dhe kjo rryme eshte aq e forte sa shpesh duket edhe diskriminuese ndaj gjinise mashkullore.

Rruget per nje politike jane te lira per kedo, jane vete femrat ato qe duhet te investojne me shume ne cilesine e tyre. Kryeprokurorja eshte femer, kryetarja e parlamentit, pavaresisht qe per mua jane te dyja totalisht deficente.
 
Ka patur mjaft rritje te rolit te femres ne administrate,po te bejme nje krahasim me vitet e meparshme. por mendoj se sado qe te rritet ky rol, ndikimi i femres,gjithmone do kete pengese mashkullin.
fakti se mashkulli e quan veten te plotfuqishem e ka cuar ate ne mendimin se fermat nuk mund te jene ne krye!
dhe kjo normal qe esht shum gabim....besoj ne barazi gjinore,por nuk besoj se do realizohet ndonjehere,perderisa meshkujt shqiptare/kosovare jane akoma nen ndikimin e delirit mashkullor te plotfuqishem!
 
Po shikoja emisionin "opinion" tek tv klan dhe sont epo trajtonte ceshtjen e nr te gruas ne administrate.
Si numer nuk eshte shume i madh..megjithate ka rritje te ndjeshme nga viti ne vit.

Ne kete aspekt si kusht i standardizimeve, jo rralle me ka hasur syri se femra eshte diskriminuar pozitivisht. Them te drejten perkunder kesaj zeri i tyre eshte pothuajse i shurdher. :gjujpeshk: Nganjeher me duken vetem si objekte dekorative, per fat te keq kjo.
 
Ne kete aspekt si kusht i standardizimeve, jo rralle me ka hasur syri se femra eshte diskriminuar pozitivisht. Them te drejten perkunder kesaj zeri i tyre eshte pothuajse i shurdher. :gjujpeshk: Nganjeher me duken vetem si objekte dekorative, per fat te keq kjo.

pikerisht nga ketu fillon diskriminimi...duke mos marre parasysh vlerat e femres,dhe se sa do ndikonte ajo..mashkulli e gjykon para se ti jape nje mundesi...ose e shikon si nje objekt zbukurimi..prandaj them se kurre sdo arrihet barazia gjinore..
 
pikerisht nga ketu fillon diskriminimi...duke mos marre parasysh vlerat e femres,dhe se sa do ndikonte ajo..mashkulli e gjykon para se ti jape nje mundesi...ose e shikon si nje objekt zbukurimi..prandaj them se kurre sdo arrihet barazia gjinore..


Kerkoj ndjese qe nuk e kam kuptuar se jeni duke debatuar per vetdiskriminimin. Une problemin me te madhe e kam me ate se realisht cfare deshirojne njerezia. Vertete kjo me duket aq komplekse saq duhet te besh kujdesin me te madhe se cfare deshiron sepse edhe shume lehte munde ta fitosh.:ciaoo:
 
perderi sa jane dy gjini te ndryshme,si mund te ket barazi gjinore...........ka kohe qe ju femrat i keni te drejtat njelloj si meshkujt.........por muk keni pjekurin e duhur per tu bere lider te shtetit tone.......mos duhet tju vendosim vete mbi koke...........askush nuk ju ndalon qe te jeni te emancipuara.......trgojeni vete, veten...........per mua edhe kaq sa keni arritur shum eshte...........
 
perderi sa jane dy gjini te ndryshme,si mund te ket barazi gjinore...........ka kohe qe ju femrat i keni te drejtat njelloj si meshkujt.........por muk keni pjekurin e duhur per tu bere lider te shtetit tone.......mos duhet tju vendosim vete mbi koke...........askush nuk ju ndalon qe te jeni te emancipuara.......trgojeni vete, veten...........per mua edhe kaq sa keni arritur shum eshte...........

pjekurine???
ku konsiston kjo pjekuri infinite e meshkujve,qe qenkan te denje per lider shteti?
nuk eshte shum kaq sa kemi arritur..ne si shtet,gjithashtu kosova jemi akoma ne fillimet e gjithe kesaj...nuk eshte shume aspak!
 
pjekurine???
ku konsiston kjo pjekuri infinite e meshkujve,qe qenkan te denje per lider shteti?
nuk eshte shum kaq sa kemi arritur..ne si shtet,gjithashtu kosova jemi akoma ne fillimet e gjithe kesaj...nuk eshte shume aspak!

eshte shum e thjeshte ku qendron pjekuria.......per mijra vjet meshkujt kan qen lider(me perjashtime te disa rasteve).........pervoja e tyre eshte dhe pjekuria..........une mendoj qe gjerat arrihen shkalle shkallle........dhe eshte mire qe edhe ju femrat ta mendonit keshtu........keni shume gjera te tjera per te arritur para se te kerkone te jeni lider(flas per ne shqiperi)...............femra shqiptare eshte ne tranzicion si gjith shoqeria shqiptare.
 
eshte shum e thjeshte ku qendron pjekuria.......per mijra vjet meshkujt kan qen lider(me perjashtime te disa rasteve).........pervoja e tyre eshte dhe pjekuria..........une mendoj qe gjerat arrihen shkalle shkallle........dhe eshte mire qe edhe ju femrat ta mendonit keshtu........keni shume gjera te tjera per te arritur para se te kerkone te jeni lider(flas per ne shqiperi)...............femra shqiptare eshte ne tranzicion si gjith shoqeria shqiptare.

ohh,po normal qe femra do jete ne tranzicion me keto mendimet e juaja..........:bum
eshte koha per ndryshim...e pse duhet mashkulli te vazhdoje te jete lider....?
pastaj cka mashkulli i sotem te perbashket me ate te para shume koheve...asgje...!
po nuk i dhe mundesine nje femre ta beje,si do e kuptosh sa e prirur eshte ajo per te udhehequr nje vend...mendoj se shqiperia ka nevoje per fryme femre qe te shkoje mbare..e me mendime maskiliste kjo nuk arrihet...
por meshkujt duhet te ulen pak nga piedestali i liderit,nga kane hipur...qe te kuptojne se ka dhe femra te zonja...:kercim:
 
Per ato qe jane te afta te perfitojne ,kjo barazi ekziston prej kohesh ,ne Shqiperi te pakten.
 
ohh,po normal qe femra do jete ne tranzicion me keto mendimet e juaja..........:bum
eshte koha per ndryshim...e pse duhet mashkulli te vazhdoje te jete lider....?
pastaj cka mashkulli i sotem te perbashket me ate te para shume koheve...asgje...!
po nuk i dhe mundesine nje femre ta beje,si do e kuptosh sa e prirur eshte ajo per te udhehequr nje vend...mendoj se shqiperia ka nevoje per fryme femre qe te shkoje mbare..e me mendime maskiliste kjo nuk arrihet...
por meshkujt duhet te ulen pak nga piedestali i liderit,nga kane hipur...qe te kuptojne se ka dhe femra te zonja...:kercim:

nuk e diskutoje dhe as qe e ve ne dyshim qe ka edhe femra te zonja.............por po flas ne pergjithesi per femren shqiptare qe per te arritur shkallen per te qen lider........duhet te dali nga kjo gjendje qe ndodhet se per mendimin time nuk ka arritur asgje si nga ana administrative(ku jane dhe shifen vetem si kukulla) si dhe nga ana morale(qe pjesa dermuese e grave shqiptare te martuara kane nga dy dashnore)........flas gjithmon ne pergjithesi
 
Se di... Per vetem time ku jetoj, ku punoj, ku shkoj ne shkolle vetem barazi shikoj, si nga gjinia si nga rraza (pavaresisht se cfare shkon ne mendjen e njeriut, jasht ka barazim).
 
Last edited by a moderator:
Cfare eshte rrymimi gjinor

Sipas percaktimit te OKB, rrymimi gjinor eshte :
« …procesi i vleresimit te implikimit per grate dhe burrat per cdo veprim te planifikuar, duke perfshire legjislacionin,politikat ose programet, ne te gjitha fushat dhe ne te gjitha nivelet.Ajo eshte nje strategji per t’i bere shqetesimet dhe eksperiencat e grave si dhe te burrave, nje dimension integral te pergatitjes, zbatimit, monitorimit dhe vleresimit te politikave dhe programeve ne te gjitha sferat politike,ekonomike dhe shoqerore keshtu qe grate dhe burrat te perfitojne ne menyre te barabarte dhe te mos perjetesohet pabarazia. »

RRymimi gjinor nuk eshte vetem nje ceshtje e drejtesise sociale, por eshte e nevojshme per te siguruar zhvillim njerezor te barabarte dhe te qendrueshem ne menyrat me efektive dhe eficiente.

Perse eshte « Rrymimi gjinor” nje strategji e re.

RRymimi gjinor e ben dimensionin gjinor pjese te te gjithe sektoreve te politikes.Barazia gjinore nuk shihet me si nje „ ceshtje e vecuar“ por behet nje problem i te gjitha politikave dhe programeve.Per me teper , rrymimi gjinor nuk i shikon grate te izoluara, por i shikon grate dhe burrat- te dy palet si aktore ne procesin e zhvillimit dhe si perfituesit e tij.

CESHTJET GJINORE

Nje aspekt kyc i rrymimit gjinor perfshin zhvillimin e argumentave per barazi gjinore.Edhe pse politikeberesit i konsiderojne sic duhet ceshtjet e barazise gjinore, eshte e domosdoshme qe te binden vendimarresit, vecanerisht ata qe kontrollojne buxhetet , per te investuar per barazine gjinore.
Vendimarresve u duhen paraqitur argumenta qe sqarojne ne menyre konkrete dhe te sakte , pse genderi ka rendesi.Me fjale te tjera ju duhet te ilustroni se ne zgjidhjen e cfare problemeve te zhvillimit kontribuon barazia gjinore dhe cfare benifitesh specifike do te sjelle ndaj qeverisjes, individeve, - se bashku burra dhe gra- dhe kombit ne teresi , nje perspektive gjinore. Argumente te mirepercaktuara rrisin shanset per te siguruar financimet e nevojshme dhe suportin moral per cdo nderhyrje te planifikuar.

„ Vlera „ me e madhe e rrymimit gjinor

Argumente per te adaptuar dhe promovur barazine gjnore ne te te gjitha projektet dhe politikat perfshihen ne kategorite e meposhtme:
-drejtesi dhe barazi
-kredibilitet dhe akountability
-Eficence dhe qenrueshmeri ( dimensioni “makro”)
-Cilesia e jetes ( dimensini “mikro”)
-Aleancat
-reagimi zinxhir
 
Titulli: Barazi gjinore??

Argumentet Drejtesise dhe Barazise

Perfshijne vlerat e parimeve demokratike dhe te drejtat themelore te njeriut te cilat kerkojne barazi gjinore.Argumentat e drejtesise mund te perdorur per te argumentuar per perfaqesim dhe pjesemarrje te barabarte te te dy gjinive ne fusha te ndryshme mbi parimin baze te ndrjes se te drejtave njerezore.
Shumica e shteteve jane anetare te nje dokumentave te ndryshme nderkombetare (psh. Konventa mbi Eleminimn e te Gjitha Formave te Diskriminimit Kunder Gruas dhe dokumente te Konferencave globale (si Pekin, Kajro dhe Kopenhagen) te cilat permbajne barazine gjinore si nje parim themelor.Shtetet jane te detyruar te permbushin keto zotime , per me teper qe parimet demokratike baze te tyre reflektohen ne kushtetutat e shumices se ketyre shteteve.

Argumentet e Kredibilitetit dhe Akountibilitetit:

Argumentat e kredibilitetit i kerkojne vendimarresve te „bejne matematiken“: sepse grate dhe burrat perbejne secili gjysmen e popullates keshtu qe cdo politike, rekomandime apo te dhena qe nuk marrin parasysh dhe trajtojne te dy gjinite ne menyre te barbarte do te deshtoje me ne fund dhe nk do te kete kredibilitet.
Keto argumente jane te nevojshme per te justifikuar vleresimin e impakteve gjinore (studime qe ekzaminojne se si jane prekur grate dhe burrat ne menyre te ndryshme nga faktore apo rrethana te caktuara), si dhe per te kerkuar me shume balnce gjinore ne procesin e vendimarrjes.
Argumentat e akauntibilitetit ne vecanti jane te dobishme per t’i kujtuar qeverive mbi pergjegjesite e tyre per te siguruar drejtesi sociale dhe zhvillim njerezor te qendrueshem.Ne shtete demokratike qeverite duhet te jene te kontrollueshme nga popullata e tyre dhe duhet te plotesojne intresat e te gjithe individeve se bashku gra dhe burra.Deshtimi i qeverise per te trajtuar problemet e drejtesise sociale dhe barazise gjinore eshte gjithashtu nje deshtim i qeverise per te qene akauntable ndaj te gjithe qytetareve.Per me teper shume nderhyrje gender-sensitive nuk jane vetem nderhyre gjinore ne vetvete- por jane per te mbajtur qeverite akauntable per perdorimin e fondeve publike dhe per permbushjen e premtimeve politike. Rrymimi gjinor mund te ofroje mekanizma konkrete per te futur nje shkalle me te madhe akaontibiliteti ne qeverisje.
Argumentet e efekshmerise dhe qendrueshmerise



Ikubinfo
 
Titulli: Barazi gjinore??

Per ato qe jane te afta te perfitojne ,kjo barazi ekziston prej kohesh ,ne Shqiperi te pakten.

i bashkohem ketij mendimi

P.S Te rroje qe e ke redaktuar temen.
 
Titulli: Barazi gjinore??

Barazi gjinore sdo arrihet kurre te pakten ne Shqiperi ..
Mendimi im...
Ka perparime ?
Ka por meshkujt sbesoj se do lene te ngrene krye femrat...
Edhe ne politike pak femra ka nese i krahasojme me nr e meshkujve numri i femrave eshte gati i paperfillshem...
 
Titulli: Barazi gjinore??

Ndoshta do te vije ajo dite e larget............
 
Titulli: Barazi gjinore??

Asgje ne kete planet nuk eshte dhe nuk mund te jete e barabarte. te barabarte de facto duhet te jemi perkundrejt ligjit. Njeri ka krijuar sistemin e masave dhe njesive qe ndryshe quhen etalone. madje as keto te fundit nuk kane krahasim me njeritjetrin.

nje i mencur thoshte dikur se barazine nuk e do natyra vete.
Brazia eshte nje gjendje e pakuptimte (flas per kontekstin qe ngrihet pyetja). Nje gjendje mbas e enderruar nga shkujt qe ne fakt nuk synon "barazi". E ckuptim dio te kishte te ishin te barabarte njerezit? Mendos se ajo shprehja "ne te dy nuk jemi njelloj" eshte shume e vertete dhe rrjedhimisht meqe nuk jemi njesoj nuk jemi edhe te barabarte.

Shume ide te shartuar e percartura sot po e shkaterrojne pjesen e diskriminuar te popullsise. vertete shume rraca etni dhe gjini jane te perndjekura dhe privuara, por nje lloj institucionalizimi i kerkesave te tyre. nje qellim gjoja barazi, nuk mund tejete kurre i tille. e c'ndodh pas barazise? kush e merr drejtimin?? kush peshon me shume nga perpara e kush nga pas???

Levizjet feministe dhe feminizmi si rrezik potencial per ekzistencen femerore; levizjet e homoseksualeve dhe se fundmi nje lloj "barak obamizmi" i njerezve te shtypur kerkon nje revansh i cili kurrsesi nuk mund te behet ne kushte te barabarta. Bota sot po perjeton nje dreme te re dhe te rrezikshme per te ardhmen dhe qe eshte diskriminimi pozitiv.

Patjeter perderisa nje obama psh nuk shihet nga shumica si jeri i zgjedhur per shkak te aftesive te tije, po per shkak te ngjyres. me pas kemi nje femer me pushtet qe zgjdhet per shkak te teorive te dekompesimit qe sillen si politike mashtruese e politikes se madhe por dhe si model miklues i gjeneruar ne trute e femrave nga popullata gay e gjinise mashkullore.

Ky eshte opinioni im dhe mire apo keq mendoj se eshte i vertete. Ah se harrova,; ky opinion nuk eshte i barabarte me asnjerin ketu dhe ansjelltas.

Peace
 
Titulli: Barazi gjinore??

Barazi gjinore sdo arrihet kurre te pakten ne Shqiperi ..
Mendimi im...
Ka perparime ?
Ka por meshkujt sbesoj se do lene te ngrene krye femrat...
Edhe ne politike pak femra ka nese i krahasojme me nr e meshkujve numri i femrave eshte gati i paperfillshem...
kurr mos thuaj kurr...do behet dhe ne shqiperi...por duhet te kaloj kohe qe te ndryshoj mentaliteti:)
 
Titulli: Barazi gjinore??

kurr mos thuaj kurr...do behet dhe ne shqiperi...por duhet te kaloj kohe qe te ndryshoj mentaliteti:)

:eek:hh:mentaliteti mashkullor apo ai femerore :eek:hh::gjujpeshk:
 
Titulli: Barazi gjinore??

i te 2....njehere mashkulli te mesoj te shofi femren si nje njeri barabart me te...dhe femra te mesoj te kerkoj respektin qe meriton, te imponohet dhe te emancipohet dhe me shume
 
Titulli: Barazi gjinore??

He se do "piqen" rushet dhe ne Shqipri, mos ki merak...Ky fenomen ka filluar dhe atje...edhe pse nuk eshte aq i perhapur sa perjashta...
 
Titulli: Barazi gjinore??

Mund te themi se mentaliteti qe i perbuze grate, i perjashton ato nga shoqeria dhe i konsideron ato si qytetare te shkalles se dyte. Ky eshte vetem nje zakon i mrapshte pagan.
Ndaj grave duhet te tregohet respekt dhe simpati e pamase, dhe atyre t'u sigurohet nje jete ne liri dhe rehati. Ato duhet jetuar ne menyren me te rehatshme dhe me te lumtur.
Si burri poashtu edhe gruaja jane te barabarte para Zotit.
Meqenese qe te dy - burri dhe gruaja vijne prej esences se njejte, ata jane te lidhur njesoj me te drejtat e njeriut. Gruaja nuk mund te konsiderohet e lige nga natyra (sic mund te mendojne disa njerez), se atehere edhe burri duhet te jete i lige gjithashtu. Ne kete menyre, asnjera gjini nuk mund te jete superiore sepse do te ishte ne kundershtim me barazine :)
Gruaja duhet ta kete lirine themelore te zgjedhjes dhe te shprehjes, bazuar ne miratimin e personalitetit te saj individual. Poashtu duhet te kontribuojne me mendimet dhe idete e tyre.
Pastaj, ne ndonje ceshtje publike...gruaja mund te votoje mendimin e saj dhe te marre pjese ne politike. Kjo i perforcon te drejtat e gruas per ta zgjedhur udheheqesin e tyre dhe te deklarohet publikisht per kete etj etj etj !
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top