Banesa e fundit e Perandorit të fundit

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Arkitekti i famshëm italian Giacomo Quarenghi realizoi jo vetëm projektin e godinës, por dhe interjeret (hapësirat e brendshme) e hyrjes kryesore në formë harkore të dhomave të pritjes të vendosura rrjesht.
banesa_e_fundit_e_perandorit_t.jpg






Rezidenca e Perandorit të fundit rus Nikollai II në periferitë e Shën Peterburgut - Carskoje Sello (Fshati i Carit) - po shndërrohet në muze. Autoritetet e Peterburgut miratuan konceptin e restaurimit kompleks të Pallatit Aleksandrovskij, ku dhe ndodhej ky vendbanim.

700-800 ekskursionistë do të mund të ndodhen njëkohësisht pa problem në kompleksin e muzeut.

Pikërisht që këtej e morën dhe nisën familjen e Nikollait II bolshevikët në internim dhe më pas e pushkatuan në qytetin Ekaterinburg të Uralit në vitin 1918.

Pallati Aleksandrovskij u bë vendbanim i adhuruar për shumë anëtarë të familjes mbretërore. Ai u ndërtua në fund të shekullit XVIII me dekret të Perandoreshës Ekaterina II për nipin e saj të dashur - Perandorin e ardhshëm Aleksandri I.

Arkitekti i famshëm italian Giacomo Quarenghi realizoi jo vetëm projektin e godinës, por dhe interjeret (hapësirat e brendshme) e hyrjes kryesore në formë harkore të dhomave të pritjes të vendosura rrjesht. Dhe, duhet thënë, se ato nuk janë ruajtur aspak keq deri tani, pavarësisht nga fakti se Pallati në vitet e Luftës së Dytë Botërore u ndodh në territorin e pushtuar nga fashistët hitlerianë.

Në qoftë se Pallatin madhështor të Ekaterinës në Carskoje Sello (Fshati i Carit) - kryeveprën në stilin barok të arkitektit famoz italian Francesco Bartolomeo Rasstrelli - fashistët e shkatërruan në mënyrë sistematike, Pallati Aleksandrovskij shpëtoi për mrekulli, meqenëse në të ishte vendosur shtabi i armikut.

Pas përfundimit të luftës Pallati mbretëror iu vu në dispozicion Dikasterit ushtarako-detar sovjetik.
banesa_e_fundit_e_perandorit_t.jpg
Banesa e fundit e Perandorit të fundit


Në përgjithësi, u arrit të ruhen shumë sende të familjes perandorake - tabllo, mobilje, ikona, komplete porcelani, qilima - pikërisht ato gjëra që patën rrethuar Romanovët pas rrëzimit të monarkisë, në ditët kur ata prisnin të vendosej fati i tyre.

Në ekspozitën e re të Pallatit Aleksandrovskij, për shembull, do të rikthehet në vendin e vet shëmbëlltyra në pëlhurë me ngjyrë e Marie-Antoinette - mbretëreshës së Francës. Fati i saj tragjik ngjason me atë të Perandoreshës ruse: në kohërat e Revolucionit të Madh Francez Marie-Antoinette-s i prenë kokën, kujton kuratorja e Pallatit Aleksandrovskij Elena Artemieva: “- Sixhadeja e murit “Marie-Antoinette” ishte dhuratë e bërë Perandoreshës ruse nga Presidenti francez Emile Loubet.

I gjithë problemi konsiston në atë, se fundi i shekullit të XIX - fillimi i të atij të XX ishte periudha e aleancës franko-ruse dhe Perandori rus Nikollai II me bashkëshorten shkonin shpesh në Paris. Atje, në Versajë (Versaille), perandoresha pa pikërisht këtë portret të Marie-Antoinette, punë kjo e të famshmit Jules Vebren.

Në manifakturën e sixhadeve porositën një ekzempar të ri dhe Emile Loubet në vitin 1902 e solli vetë bandën e murit në Rusi dhe ia dhuroi atë perandoreshës ruse. Ajo nuk e priti aspak atë si aluzion ogurzi, nuk e mbështolli për ta fshehur në ndonjë skutë të thellë të pallatit, por e vari në dhomën e vet të pritjes.

Plani i rikonstruktimit të Pallatit Aleksandrovskij është llogaritur për 3 vjet. Pamja e jashtme e godinës, sigurisht, që nuk do ti nënshtrohet ndryshimeve. E gjithë mbushja, bërthama teknike - karakteristike për muzeun bashkëkohor - do të fshihet në bodrumet e godinës dhe në mbëtrazë (në nënçati). (Z.R)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top