Babai lidh femijen me zinxhir ne qafe ne nje peme..

Arfenilla

Themelues i Forumit
files.php




Xhiron e botes po ben fotografia e 13 vjecarit nga Kamboxhia, te cilin e lidhi babai i tij ne nje peme duke i kaluar ne qafe nje zinxhir te trashe hekuri.



Djaloshi 13 vjecar nuk shkonte regullisht ne shkolle, por shkonte ne nje net-kafe duke kaluar kohen ne lojra ne pc.
Kur e mer vesh i ati ndodhi kjo qe shikoni ne foto.......e lidh pas nje peme me nje zinxhir te trash hekuri duke e lene aty, per 2 ore.Disa kalimtar te rastit e pane 13 vjecarin dhe njftuan policine, e cila e liroi ate duke prere zinxhirin.

Mendoj se femijet duhen denuar per veprime jasht normave por jo ne menyra te tilla ekstreme. lAJ::
 
Titulli: Babai lidh femijen me zinxhir ne qafe ne nje peme..

boll mire ja ka ba
 
Titulli: Babai lidh femijen me zinxhir ne qafe ne nje peme..

Nuk edukohet femiija ne kete menyre kaq ekstreme,por ne ditet e sotme gjdokush behet prind...Mjer femijet qe vin ne kete bote c'prinder kan.
 
Titulli: Babai lidh femijen me zinxhir ne qafe ne nje peme..

Nuk ka shtet dhe bejn te tilla gjera.Te jet ne nje vend europian babai i han ca vite te mira burg.Ne europe prindi mendohet 5 here para se te gjuaj ne shpulle , se ka frik se e denoncon femija dhe perfundon ne burg , ne te tilla vende si Kamboxhia prindi kujton se ti je skllavi i tij dhe nese nuk bindesh perfundon ne te tilla denime.Per mua esht krim dhe fajin e te mos shkuarit ne shkolle femija e ka nga edukata qe i ka dhen prindi .
 
Pe: Babai lidh femijen me zinxhir ne qafe ne nje peme..

Kishte dhe metoda tjera per ta denuar jo kete lloj brutalizmi...
 
Pe: Babai lidh femijen me zinxhir ne qafe ne nje peme..

Them se nga nje ane, nje fare denimi ishte i nevojshem..
Por jo nje veprim i tille..
 
Titulli: Pe: Babai lidh femijen me zinxhir ne qafe ne nje peme..

Them se nga nje ane, nje fare denimi ishte i nevojshem..
Por jo nje veprim i tille..

Asnje nuk jemi kunder denimit, por jo ne ket menyr ,kjo me shum e largon se frika e shtyn ate te marr nje drejtim krejt te kundert..
 
Pe: Babai lidh femijen me zinxhir ne qafe ne nje peme..

LLoje kafshe Babi..:(,,,sa keq qe nuk ka torishta per ti mbajtur te mbyllur keto lloj speciesh..
 
Titulli: Babai lidh femijen me zinxhir ne qafe ne nje peme..

I beje qe te kish qen babai im ky do kisha vdek une tani pasi nje vit shkoll e kam ber neper bilardo dhe kompjutra ne vlore...

Ndeshkoje fmijen por ndeshkoje si njeri dhe duke mos e krahsuar ate me kafshen duke e lidh per peme ne kte menyr brutale duke e krahsuar fmijen me kafeshen dhe kafsha qe esht kafsh se mertion nje denim te till....
 
Titulli: Babai lidh femijen me zinxhir ne qafe ne nje peme..

Informacioni eshte shume i manget per te dhene ndonje gjykim apo paragjykim me komplet, por ndoshta mjafton informacioni se lajmi vije nga nje shtet si Kamboxhia.

Keto dite lexova per nje lloje semundjeje qe ka prekur moshen rinore ne nje shtete Afrikan (me duket se behej fjale per Tanzanine). Thuhej se femojet vuanin nga nje harrese ekstreme dhe po qe se leheshin te lire do humbnin ne shklretetire pa ditur te ktheheshin ne shtepi. Prinderit e detyruar qe te punonin dhe ne pamundesi mbrojtje nga shteti lidhnin femijet e tyre per peme te ndryshme.

Te lidhesh femijen tende eshte dicka shtazarake per shtete dhe vende me nje zhvillim normal, por ne situata te jashtzakonshme, ksuhtet ekstreme, ndoshta edhe detyrojne prindin te beje nje gje te tille sado shtazarake te duket.

Edhe njehere po them se informacioni nga Kamboxhia eshte i manget andaj ne edhe munde te bredhim me mendjen tone ne paragjykime nga me te lloj-llojshmet.
 
Pe: Babai lidh femijen me zinxhir ne qafe ne nje peme..

Sikur ca prinder ne shqiperi te ishin sa cereku i ketij femijet shqiptare do mesonin shume me teper neper shkolla
 
Titulli: Babai lidh femijen me zinxhir ne qafe ne nje peme..

Do kete ndonje damar manget ,ska mundesi.Nje prind normal nuk do ta bente kurre nje veprim te tille ,mbi te gjitha per femijen e vet.
Mendoj se duhet te jene arsye te tjera (ajo qe permendi Kitrra), se te lidhesh femijen se nuk vete ne shkolle ,eshte budallallek.
 
Lë mësimin, babai lidh djalin si qen

lidhdjalinmezinxhir.jpg

Një baba i nevrikosur në Kamboxhia ndëshkoi djalin e tij 13-vjeçar duke e lidhur me një zinxhir në qafë pas një peme, pasi ai nuk shkoi në shkollë për të luajtur me kompiuter.

40-vjeçar Sok Thoeun, taksist, pa rastësisht të birin në një internet kafe duke luajtur në qytetin verior të Batambangut, gjatë orarit të shkollës.

Me dëshirë për t’i dhënë një leksion të birit, Thoeun e lidhi atë pas një peme në afërsi të shkollës, në mënyrë që ta poshtëronte përpara shokëve të tij.

Një ndëshkim i tillë atëror është pjesë e kulturës kamboxhiane, që ndër dekada ka dënuar moralisht fajtorët duke i lidhur në sheshe publike, ku mund të përqesheshin nga kalimtarët.

Megjithatë, me autoritetet e vendit të varfër të Azisë Lindore që po përpiqen t’i japin fund traditave të prapambetura kulturore, policia ngriti akuza ndaj Thoen për abuzim me fëmijët.

Vetëm 1,5% e 14 milionë kamboxhianëve e njohin dhe e përdorin internetin, por ndërsa gjithmonë e më shumë qendra internet-kafe janë hapur në vend, lojrat online janë bërë gjithmonë e më popullore mes të rinjve.

B:TCH
 
E Lidh Si Qen Me Zinxhir, Pasi E Gjeti Duke Luajtur (Foto)

Një prind është shpallur në kërkim nga policia sepse ka lidhur për qafe djalin e tij adoleshent në një shtyllë elektrike. Babai i irrituar nga Kamboxhia, ka dënuar në këtë formë djalin e tij 13 vjeç pasi ishte larguar nga shkolla për të luajtur lojëra kompjuterike në internet.
Djali është liruar pas dy orësh pasi fqinjët lajmëruan policinë pasi e panë të lidhur si qen. Policisë i është dashur të gjej një bravandreqës pas ta çliruar nga zinxhiri që ishte mbyllur me kyç.

Femije-i-lidhur-me-zinxhir-1.png

Zëdhënësja e policisë Cheth Vanny tha: “Prindi ishte shumë i inatosur kur pa djalin e tij në një internet kafe, në kohën kur duhet të ishte në shkollë. Pas kësaj ai e ka lidhur për ti dhënë një mësim.”

Zyrtarja ka shtuar se ai tashmë është në kërkim pasi një torturë e tillë është e papranueshme.

Sok Thoeun, është larguar pas incidentit për në qytetin Battambang. 40-vjeçari që punon si shofer motoçiklete nuk është në kërkim për abuzim me fëmijët.

Kamboxhia është një ndër vendet me përdorimin më të ulet të internetit në juglindje të Azisë, me më pak se 1.5% të një popullsie prej 14 milion.

Burimi : Shqiperiasot.com
 

Attachments

  • Femije-i-lidhur-me-zinxhir-1.png
    Femije-i-lidhur-me-zinxhir-1.png
    6.9 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top