Babai i tmerrshem!!!

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Në momentin kur bashkëshortja Shkëndija ia ka tërhequr vërejtjen Dukagjin
Spahisë që të ketë kujdes se mos po rrëzohet djali nga dritarja e banesës, ai me pik të kastit fëmijën e tij trevjeçar e ka lëshuar prej katit të dytë e në beton. Shkëndija e tmerruar, e cila që një javë po i qëndron afër në QKU
djalit trevjeçar, Muhametit, tregon se kur ka shikuar në drejtim të burrit, e ka parë atë se po e mbante fëmijën për të dy këmbëve me kokë teposhtë. Për një moment, thotë ajo, e ka lëshuar prej duarve dhe fëmija është përplasur
në tarracën para banesës. Fëmija ka thyer kafkën dhe ka marrë lëndime në fytyrë, mirëpo mjekët thonë se është jashtë rrezikut për jetë. Kjo ngjarje e tmerrshme, e cila ka tronditur të gjithë të njohurit e kësaj familjeje, ka ndodhur në bllokun që gjendet në Rrugën “Yll Morina”, në qytetin e Gjakovës.
Shkëndija ka thënë për Express se ngjarja ka ndodhur rreth orës pesë të mbrëmjes, të shtunën e kaluar, në kohën kur pjesa tjetër e familjes po hante bukë. Sipas saj, fillimisht burri, Dukagjini e ka marrë fëmijën më të vogël të tij
dhe e ka afruar afër dritares. “Për një moment e kam parë burrin kur ka kapur djalin prej të dyja këmbëve dhe e ka gjuajtur me krye në beton”, tregon Shkëndija,sipas së cilës bashkëshorti i saj është në depresion që një kohë. Shkëndija thotë se pa shpirt ka zbritur shkallëve të banesës për të ndihmuar birin e saj, i cili prej përplasjes nga lartësia fillimisht kishte humbur vetëdijen.
“Kam nga poshtë, e kam marrë djalin, por kur e kam kapë, ai u konë nja 10 – 15 minuta pa vetëdije. Kur është kthjellur, ka filluar të qajë dhe të vjellë”, tregon ajo. Menjëherë Muhametin e vogël, nëna Shkëndija e ka nisur për në
Qendrën Emergjente në Prishtinë. “Djali ka thyer pak kafkën, kurse syrin e ka të lënduar në anën e djathë. Mjekët po më thonë se gjendja e tij është e mirë”, rrëfen ajo, e ulur te koka e Muhametit. Pak minuta pasi e ka hedhur
pjellën e tij nga dritarja, Dukagjini është dorëzuar në polici.
“Kur e gjujti djalin, nuk erdh me m’ndihmu për me e çu te mjeku, por shkoi e u dorëzu në polici”, thotë ajo, e cila me forca të veta ka arritur që deri në spital ta sjell fëmijën të gjallë. Mjekët po e kontrollojnë gjendjen e fëmijës në çdo kohë, duke shikuar nëse do të ketë nevojë për të ndërhyrë me ndonjë operacion eventual. “ Ky fëmijë është duke përdorur disa terapi. Pasi t’i bëjmë CT-në, do të mund të shohim nëse ka nevojë për ndonjë ndërhyrje kirurgjike”, i tha gazetës një mjek kujdestar në repartin e Neurokirurgjisë. Disa të afërm të kësaj familjeje tregojnë se fatin e keq të Muhametit kohë më parë ka mundur ta pësojë edhe vajza e madhe e familjes Spahia. “Ky nuk është rasti i vetëm kur Dukagjini tenton t’i mbysë fëmijët e tij nga hedhja prej dritareve. Ai para një kohe ka tentuar ta gjuajë vajzën e tij të madhe, por ka dështuar për shkak se vajza është e rritur dhe nuk ka mundur ta kapë”, tregojnë të afërmit e familjes. Sipas bashkëshortes së Dukagjinit, telashet e këtij çifti kanë filluar para disa kohësh. Ajo tregon se ka disa muaj prej kur burri ka filluar t’i bëjë zullum familjes. “Për shkak të depresionit të tij, kemi pasur presion shumë të madh”, rrëfen ajo, e cila është nënë e dy vajzave dhe dy djemve. Asnjëri prej anëtarëve të familjes nuk punon. “Burri deri para katër muajve ka punuar në një shitore ushqimore. Tash edhe ai është i papunë”. Shkëndija thotë se nga frika se ajo gjendet në Prishtinë, fëmijë e tjerë i ka dërguar te motra. Ajo po pret shërimin e djalit për të vendosur për lidhjen e mëtutjeshme të saj me burrin që herë pas here vendos t’i gjuajë fëmijët e tij nga dritarja.


Express

Foto:3 vjeçari Muhamet Spahia
Mentori.jpg
 
uauuuuuuuuuuu sa e tmerrshme...sa gjynah ai djali.kur kam par foton u rrenqetha komplet.e kujt i duhet ajo e dorzuar ne polici,ka ngaterruar dere duhej tu dorzonte ne cmendin.psikopati pse nuk ra vet ai po hodhi djalin.......!
 
Ooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooo
Nga dalin gjith kto tipa gjina sterrgjina mer plak se kto eshte me i vra me buk n`goj .. ncncncncncncnc
sa inot qe po m`vje
 
Ku po shkojne keto njerz keshtu me amon po ket baba duhet ta kapeshe nga kembet dhe ta helleshe nga kati i 14 ta shoh nje her b..... e vet sa sa mir do ishte
Po perse ai kriminel i beri keto femit qe ti hell nje mas tjetrit nga dritarja keshtu ??
Po dhe kjo nen cfare nene paska qen kur ai paska tentuare dhe me femit e tjere si ka mund te jetonte akoma me ket psikopat
Me vjen jashte mase per vogelushin
 
Ku po shkojne keto njerz keshtu me amon po ket baba duhet ta kapeshe nga kembet dhe ta helleshe nga kati i 14 ta shoh nje her b..... e vet sa sa mir do ishte
Po perse ai kriminel i beri keto femit qe ti hell nje mas tjetrit nga dritarja keshtu ?? Po dhe kjo nen cfare nene paska qen kur ai paska tentuare dhe me femit e tjere si ka mund te jetonte akoma me ket psikopat
Me vjen jashte mase per vogelushin

ka qen i shkalluar,e ke then dhe ti psikopat........se ska rob normal ta bej kte.......ndersa per ate gruan kushedi ka pasur frik se mos perfundonte ushqim per qent e rruges.po sa budallaqe.ruan surratin e vet para femijve!
 
O femiu vogel, cfar tmerri ka jetu, nga i ati... O Zot, cfare njerzish ka...
 
Kushtet e veshtira ekonomike sjellin pasoja te tilla me shpesh .......
Gjynaf
 
ka qen i shkalluar,e ke then dhe ti psikopat........se ska rob normal ta bej kte.......ndersa per ate gruan kushedi ka pasur frik se mos perfundonte ushqim per qent e rruges.po sa budallaqe.ruan surratin e vet para femijve!


mos gjykoni!! askush nga ne nuk e din hallet cka kan pasur ne kete familje

Me vjen keq per femiun,shpresoj te behet me mir
 
omg njerezit sa vijne dhe humbasin arsyen cdo dite e me shum.............esht per te ardh keq qe pasojat i vuajne gjithmone te pafajshmit.............i shkreti femi...............shpresoj te sherohet shpejt.......:(
 
Shyqyr qe paska shpetuar femija dhe me sa lexova qenka jashte rrezikut ,
dhe uroj qe dhe i ati i femijes te sherohet se gjynaf dhe ai i shkreti ,qenka i semur.
Po u sherua ai , evitohet dhe riperseritja e ketyre skenave makaber.
Eh , jeta eshte sa e bukur aq dhe mizore.
 
ka tolifar budalle nkit bot :D
 
Keta tipa baballaresh eshte per ti vra duke pi uj e me i tredh mir dava plerash jetojn ne ket tok .
 
Re

Kushtet e veshtira ekonomike sjellin pasoja te tilla me shpesh .......
Gjynaf
Nuk eshte qeshtje e kushteve perkundrazi ky baba i tmerrshem ka qene djali i njeriut gati me te pasur ne qytet por qrregullimet mentale e bejne te veten dhe bejne qe keta persona te kryejne veprime qe as nuk jane te vetedijshem qe po i bejne Me vie shume keq per kete familje qe ka vuajtur nga ky njeri por uroj te jete gjeja e fundit qe perjeton dhe Muhametit i uroj sherim sa me te shpejte pasi qe kam pasur nje simpati te veqante per te dhe eshte femije qe meriton te jetoje .Ka per te dhene shume :D
 
New

Meqe shihet nje intresim i madh per kete çeshtje do te kisha dashur te ju informoj pak me gjeresisht rreth shendetit te femijes pas renies .Renia i ka shkaktuar thyerje te kafkes dhe gjakderdhje te vogel ne tru dhe qe eshte arritur te ndalohet per te mos u perhapur ne pjese te tjera . Pasi qe i eshte bere CT per here te dyte eshte kuptuar se femija ka te thyer nje verteber (unaze)dhe eshte derguar per operim ne Turqi fale nje donacioni prej 40.000eurosh ku me 10.000 euro ka kontribuar nje amerikan dhe 30.000 jane dhene nga ministria e shendetesise .S'na mbetet gje tjeter pos t'i lutemi zotit dhe te shpresojme se ai do te arrije te ec perseri .ju faleminderit .
 
Meqe shihet nje intresim i madh per kete çeshtje do te kisha dashur te ju informoj pak me gjeresisht rreth shendetit te femijes pas renies .Renia i ka shkaktuar thyerje te kafkes dhe gjakderdhje te vogel ne tru dhe qe eshte arritur te ndalohet per te mos u perhapur ne pjese te tjera . Pasi qe i eshte bere CT per here te dyte eshte kuptuar se femija ka te thyer nje verteber (unaze)dhe eshte derguar per operim ne Turqi fale nje donacioni prej 40.000eurosh ku me 10.000 euro ka kontribuar nje amerikan dhe 30.000 jane dhene nga ministria e shendetesise .S'na mbetet gje tjeter pos t'i lutemi zotit dhe te shpresojme se ai do te arrije te ec perseri .ju faleminderit .

:eek:hh::eek:hh::eek:hh::eek:hh: :( :( :( Zoti e ndimoft.. sdi cte shtoj
 
:( i shkreti femije:(

e ka bere cop ...as nuk meriton te quhet prind aji:(
 
po masi te koka n'depresion pse spo e myt veten be, le t'gjuhet ai pej ballkoni e le ta len rahat sabin e vogel amon po qysh hedhet krijesa pej ballkoni sidomos nqs osht femiu yt:eek:hh:...po noj termet nuk vjen ee...n'luft kan myt veq njerz t'mir be un nonen e nones po qysh nuk na ka heq qafesh serbi disa njerz si ky..
 
[/B][/COLOR]

mos gjykoni!! askush nga ne nuk e din hallet cka kan pasur ne kete familje

Me vjen keq per femiun,shpresoj te behet me mir

po ma i marr parasysh hallet nuk behet nje gje e tille, sidomos jo femijut te vet, kjo eshte e tmerrshme
ai meriton :kallash::automatik::grusht5:
 
Njerzit qe prekin femijet meritojne vetem tortura. Po si nuk i ka ardhur keq e nuk i eshte dridhur ajo dore kur e ka rrezuar??!! Maskarai...keta njerez nuk duhet te jetojne mes njerzish!
 
Ne kushte normale askush nuk e ben ate pune por ai qenka keq nga depresioni dhe jasht kontrollit te vetevetes. Zoti na ruajt nga cmendija dhe i sherofte te dy babe e bire.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top