Azilantja vdes në shinat e trenit

Ylli-1

Etnoshqiptar
Publikuar: 7:55 / 21.08.2015

azilantja-vdes-n-euml-shinat-e-trenit_hd.jpg


Shqiptarët duket se edhe kur janë në kulmin e tentativës për të ndryshuar fatin e tyre, gjithnjë kalojnë nëpër drama dhe tragjedi.

Kështu ngjan me historinë e vajzës 23-vjeçare nga Kukësi, Ela Haziraj, e cila ka humbur jetën tragjikisht në Frankfurt të Gjermanisë.

E reja, e cila fatkeqësisht prej pasdites së të mërkurës nuk jeton më, mësohet se kishte marrë rrugën për në Gjermani, bashkë me djalin e ëndrrave të saj, Saimirin, pikërisht për të ndryshuar fatin e jetës. Por ka qenë një tren mallrash që i ka ndarë në mes jetën 23- vjeçares.

ثshtë portali lokal që ka publikuar ngjarjen e rëndë, ku një tren në zonën e Neustadt në Frankfurt ka marrë përpara një grup personash, të cilët po prisnin në stacion.

Në këtë grup ka qenë edhe çifti i shqiptarëve dhe një shoqe dhome e kampit në të cilin ishin vendosur. Ela ka humbur jetën, ndërsa djali, i fejuari, është plagosur dhe ndodhet në spital.

Mediat vendase kanë bërë me dije se dy të rinjtë gjendeshin në Gjermani prej tre muajsh, ku kishin aplikuar për azil, por shteti gjerman kishte vendosur t’i kthente në Shqipëri.

Tragjedia

Ngjarja e rëndë, ku një tren mallrash ka dalë nga shinat dhe ka marrë përpara një grup njerëzish, të cilët prisnin trenin e udhëtarëve në stacionin e Neustadt, në Frankfurt, mësohet se nuk është raportuar nga asnjë media e madhe gjermane.

Pak të dhëna janë transmetuar vetëm në portalin online të Frankfurtit, ndërsa lajmin tragjik për familjen Haziraj e kanë dhënë shqiptarët e tjerë që gjendeshin në të njëjtin kamp me çiftin që fatkeqësisht mori treni përpara.

Referuar të dhënave që kanë dhënë shqiptarët që gjenden atje për të njëjtin qëllim, bëhet me dije se nuk është bërë me dije ende nëse është marrë përgjegjësi për aksidentin që i mori jetën shqiptares, ndërsa trupi i saj deri mesditën e djeshme ka qenë në morgun e spitalit të zonës.

Referuar të njëjtave të dhëna mësohet se edhe djali ka pësuar dëmtime të rënda, por është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa çiftit, që treni i mallrave i mori përpara, mësohet se shteti gjerman iu kishte refuzuar dhënien e azilit.

Miqtë e rrjeteve sociale në zi për Elën

Asnjë instancë e jona nuk jep sqarime në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Gjermani, ku një vajzë ka mbetur e vdekur dhe i fejuari i saj i plagosur nga një tren mallrash në Frankfurt.

Janë vetëm disa të dhëna sporadike që janë publikuar në mediat lokale të Frankfurtit, ndërsa të vetmit që kanë ndarë me njëri-tjetrin dhimbjen për fatin e keq të Ela Hazirajt dhe të familjes së saj, janë miqtë e saj dhe të të fejuarit të saj, Saimir Gjokpalit, në rrjetet sociale.

Sipas të dhënave, mësohet se djali është nga Tropoja, ndërsa vajza nga Kukësi. Ata ishin fejuar dy vite më parë, ndërsa fati i keq i tyre i ndau përjetësisht pikërisht në vendin ku kishin vendosur të nisnin ndryshimin e jetës së tyre. /shekulli/
 
Titulli: Azilantja vdes në shinat e trenit

Cfar fatkeqsije!
 
Titulli: Azilantja vdes në shinat e trenit

Aksidentet jane freaky...ka dalur treni nga shinat thote artikulli . Do kete qene ndonje stacion i vogel dhe i ka vene perpara . Ishalla shpeton djali te pakten . Ngushellime familjes.

Nje Shqiptare me pak.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top