Aurela Gaçe bëhet me VAJZE

asus_dj

Antarë
aurela-gace-shtatzene.jpg
Ka qenë një vit i mbushur me shtatzëni dhe me bebe që bëhen VIP që në barkun e nënës. E tillë është edhe vajza e Aurela Gaçes e cila sipas të gjitha informacioneve duhet të ketë lindur sot në orën 8 të mëngjesit. Të paktën, ky është orari zyrtar i lënë nga këngëtarja Aurela Gaçe dhe gjinekologu, i cili do të asistojë në operacionin që do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Mësohet se këngëtarja ka vendosur që ta lindë vajzën e saj nëpërmjet prerjes çezariane. Operacioni është vendosur të kryhet te “Hygeia”, një nga klinikat private me reputacion të shkëlqyer për lindjen e bebeve nëpërmjet operacionit. Urojmë që gjithçka të shkojë sa më mirë për këngëtaren dhe në momentin që do të lexojë këtë shkrim të jetë duke mbajtur në krahë vajzën e saj, të cilën mësohet se do ta presë mamaja e këngëtares, të paktën kjo është ajo që Aurela ka deklaruar, duke qenë se nëna e saj është me profesion, mami. Në intervistën e një jave më parë në programin e së shtunës, “1001 Pse”, Gaçe deklaroi edhe një herë me të madhe dashurinë që ka për babain e fëmijës së saj të parë, Skerdin si dhe pohoi gjithashtu se e ka tejkaluar me ushqimin gjatë këtyre muajve.
Burimi: Publialb.com
 
Pe: Aurela Gaçe bëhet me VAJZE

Me jete te gjate...Ishim shume ne hall per kete....
 
Pe: Aurela Gaçe bëhet me VAJZE

Plakat te ne me kso raste thone: ''Ti ngjaje kohes''
 
Pe: Aurela Gaçe bëhet me VAJZE

Te gjithe po behen prinder une kurr do behem babaaaaaaa :(


Me jet te gjate


ps : Nuk eshte i imi bebi
 
Pe: Aurela Gaçe bëhet me VAJZE

me jet te gjat :)
kushedi kur do me takoj mu ky fat...
 
Pe: Aurela Gaçe bëhet me VAJZE

Me jete te gjate Llakatundjotja e vogel :p
 
Pe: Aurela Gaçe bëhet me VAJZE

Ti rroje..me jet e paste...e ishalla ka zerin e te emes :)
 
Pe: Aurela Gaçe bëhet me VAJZE

Ti rroje fmija po
Kush ka paa kurajo me
Martu kte qe ngjan si
Majmun ncncncn
 
Pe: Aurela Gaçe bëhet me VAJZE

Shpresoj te kete talentin e saj.Gjithsesi ti rroje.
 
Pe: Aurela Gaçe bëhet me VAJZE

Keto vip-ton tani kan fillu te imitojn vip e Eu edhe duke ber foto me barkun jasht :p

Me jete te gjat goca
 
Pe: Aurela Gaçe bëhet me VAJZE

Sa emer te bukur qe kish :)

Epo une them ishalla nuk i ngjan vec per damaret qe nxjerr ne fyt cdo here e shkreta...

P.s cpaska kapur forumin per mani bebash :D
Te gjitha behen mos jini te merzitur :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top