Ateizmi agnostik dhe teizmi agnostik

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Ateizmi agnostik dhe teizmi agnostik

Agnosticizmi si term buron prej trajtës greke "a = pa" dhe "gnosticizëm = dijshmëri" ose "gnosis = dije", në zbërthim kuptimor: mos-dijshmëri, të mospasurit dije. Kjo mosdije: 1. përqendrohet rreth disa pikëpamjeve teologjike dhe metafizike si "mbinatyra, zoti, etj." 2. përbën një qëndrim në njohshmërinë e subjektit dhe nuk merr pozicion rreth besimit ose jo në këtë subjekt.

Agnosticizmi pohon se subjektet teologjiko-metafizike në fjalë janë të panjohura dhe diku dhe të panjohshme për njeriun, ndaj dhe ai nuk e shqetëson veten me dijen rreth tyre, duke pezulluar përfundimisht gjykimin për kuptimin a vërtetësinë e këtyre subjekteve.

Si qëndrim rreth njohshmërisë së subjekteve teologjike, agnosticizmi përmbahet në të dy qëndrimet rreth besimit në "zot", pra, dhe në ateizëm (mosbesim) dhe në teizëm (besim).

Ateizmi agnostik nuk di asgjë rreth "zotit", "mbinatyrës" dhe subjekteve të tilla relevante për termin dhe po ashtu nuk beson në "zot", apo në "mbinatyrë", duke u përfshirë natyrshëm në kategorinë e gjerë të ateizmit praktik a implicit.

Teizmi agnostik gjithashtu nuk di asgjë rreth "zotit", "mbinatyrës", etj. duke pohuar për më tej se këto subjekte janë të panjohshme për mendjen e njeriut, por sakaq ky qëndrim pohon besim në "zot" dhe në "mbinatyrë" ndaj dhe përfshihet në teizëm.




Ateistet
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top