Titulli: Ateistet Pergjigjen Per Ju
Një shekull më parë, krijimi i universit ishte një koncept që injorohej nga një pjesë e mirë e astronomëve. Shkak për këtë ishte koncepti i gabuar i shkencës së shekullit të 19-të ku pranohej gjerësisht ekzistenca e gjithësisë që nga pafundësia. Shumica e shkencëtarëve që studionin mbi universin duke supozuar se ndodheshin përballë me një masë lëndësh, e cila meqë ekzistonte që në infinit as nuk e merrnin mundimin ta kalonin ndërmendje për një "krijim" të universit, pra, për ekzistencën e një fillimi (të tij).
Filozofi gjerman Imanuel Kant ishte i pari person që pohoi "universin e pafundëm" në Kohët e Reja. Megjithatë zbulimet shkencore vleftësuan pohimin e Kantit.
Idea mbi "ekzistencën në pafundësi" (vazhdueshmëri) ka hyrë në Perëndim së bashku me filozofinë materialiste. Kjo filozofi, e cila i ka rrënjët te Grekët e lashtë, mbron idenë se nuk ka ekzistencë tjetër veç materies dhe se universi ekziston që nga pafundësia dhe do të vazhdojë deri në pafundësi. Kjo filozofi mbijetoi në forma të ndryshme gjatë sundimit roman dhe në Perandorinë e Vonë Romane dhe në Mesjetë, materializmi pësoi një rënie si rezultat i influencës së Kishës Katolike dhe filozofëve të krishterë. Por pas Rilindjes mes shkencëtarëve dhe filozofëve perëndimorë filloi të lindte një kuriozitet për burimet filozofike të Greqisë së lashtë. Kështu pra, filloi përqafimi i materializmit në këtë periudhë.
Ishte filozofi i shquar gjerman Imanuel Kant ai që gjatë Iluminizmit Evropian ka pranuar dhe mbrojtur materializmin. Kanti deklaronte se universi ka ekzistuar vazhdimisht dhe brenda kësaj pafundësie çdo probabilitet duhet të shihet si i mundshëm. Ndjekësit e Kantit idenë mbi një univers të pafund vazhduan ta mbronin së bashku (bashkangjitur) me materializmin. Qysh nga fillimi i sheku-llit të 19-të edhe teza se nuk ekziston një zanafillë e universit, pra, e krijimit në një çast filloi të përqafohej gjerësisht. Kjo ideologji, e cila u përvetësua me këmbë-ngulje të madhe edhe nga materialistë dialektikë si Karl Marksi dhe Frederik Engels, arriti të avancojë deri në shekullin e 20-të.
Ideja në fjalë për një univers të pafund në çdo periudhë ka qenë e lidhur fort me ateizmin. Nuk është e vështirë për ta kuptuar pse? Sepse ekzistenca e një zanafille për universin flet për krijimin e tij nga Zoti dhe e vetmja rrugë për t'iu kundërvënë kësaj ishte dalja në skenë me pretendimin se universi ka ekzistuar gjithmonë. Një nga ata, të cilët e përvetësuan me këmbëngulje këtë ideologji ishte Xhorxh Policer, i cili me librat që shkroi në shekullin e 20-të u bë një mbrojtës i njohur i materializmit dhe marksizmit. Në librin e tij me titull: "Parimet themelore të filozofisë", Policer duke u bazuar në modelin e "universit të përhershëm" i del kundra (krijimit) në këtë mënyrë:
"Universi është diçka e pakrijuar. Në qoftë se do të ishte e kundërta, atëherë duhet të jetë i krijuar nga Zoti në një çast të vetëm dhe duhet të jetë krijuar nga asgjëja, pra, mosekzistenca. Për të pranuar krijimin, para së gjithash duhet të pranojmë, idenë e një çasti kur universi akoma nuk ekzistonte, dhe më pas çdo gjë u krijua nga hiçi. Kjo është diçka që shkenca nuk mund ta pranojë".3
Policer ishte kundra krijimit, duke mbrojtur idenë e pafundësisë së universit, mendonte se shkenca përparonte në anën e tij. Në fakt shkenca pa kaluar shumë kohë demostroi me të vërtetë se universi ka një fillim. Dhe ashtu siç e kishte deklaruar Policeri vetë, nëse ka një krijim atëherë duhet të ketë gjithashtu një Krijues.
ZGJERIMI I UNIVERSIT DHE ZBULIMI I BIG BENGUT
Vitet 1920 do të ishin shumë të rëndësishme për zhvillimin e astronomisë moderne. Në vitin 1922 fizikanti rus Aleksandër Fridman arriti të përllogarisë se sipas Teorisë së Relativitetit të Ajnshtajnit, struktura e universit nuk ishte statike (e palëvizshme) dhe do të ishte e mjaftueshme edhe një impuls i vogël të shkaktonte zgjerim apo tkurrje (të saj). I pari person që arriti të tregojë rëndësinë e zgjidhjes së Fridmanit, ishte astronomi belg Xhorxh Lëmetrë. I bazuar në këto kalkulime, Lëmetrë deklaroi se universi kishte një fillim dhe që prej asaj zanafille vazhdon në mënyrë konseguente të zgjerohet. Përveç kësaj bëri të ditur se do të arrihej të llo-garitej edhe masa e mbetur e rrezatimit që prej kësaj pikënisjeje.
Edvin Habëll zbuloi se universi po zgjerohej. Me këtë rast ai gjeti fakte për "Big Bengun", një ngjarje kataklizmike, zbulimi i së cilës i detyroi shkencëtarët të braktisin idenë e një universi të pafundëm dhe të përjetshëm.
Llogaritjet teorike të këtyre shkencëtarëve nuk tërhoqën vëmendje në atë kohë por me shfaqjen e një argumenti bindës gjatë viteve 1929, si rezultat i vëzhgimeve të shumta, ranë si një bombë në botën e shkencës. Po atë vit në qendrën vëzhguese "Kalifornia Maunt Uillson", astronomi amerikan Edvin Habëll bëri një nga zbulimet më të mëdha në historinë e astronomisë. Habëll duke studiuar qiellin me anën e një teleskopi gjigand, zbuloi se drita e yjeve çdo ditë e më tepër përthyhej drejt ngjyrës së kuqe, fundit të spektrit dhe kjo ka lidhje të drejtëpërdrejtë me distancën e yjeve nga toka. Ky zbulim tronditi të gjitha bazat e modeleve të një universi të qëndrueshëm të supozuara deri në atë kohë.
Sipas ligjeve të njohura të fizikës, spektri i rrezeve të dritës, të cilat lëvizin drejt pikës së vëzhgimit kthehen në vjollcë, ndërsa spektri i atyre rrezeve të dritës, të cilat largohen prej pikës së vëzhgimit anojnë drejt së kuqes. (E njëjtë kjo me ho-llimin e zërit të sirenës së trenit, i cili i largohet vëzhguesit.) Vëzhgimi i Habllit tregon se sipas këtij ligji, trupat qiellorë në mënyrë të vazhdueshme largohen prej nesh.
Pa kaluar shumë kohë Habëll, zbuloi diçka tjetër shumë të rëndësishme: galaktikat dhe yjet nuk largoheshin vetëm prej nesh por edhe nga njëri-tjetri. Përballë një universi ku çdo trup qiellor, në të cilin distancohen nga njëri-tjetri, i vetmi përfundim që mund të arrihet është se universi është në "zgjerim" të përhershëm.
Ky ishte një zbulim për të cilin Xhorxh Lëmetrë pati "profetizuar" pak kohë më parë, dhe një nga mendjet më të shquara të shekullit, pati shprehur diçka në lidhje me këtë 15 vjet më parë se ai. Në vitin 1915 Albert Ajnshtajn me anë të përllogaritjeve të përfituara nga Teoria e përgjithshme e Relativitetit arriti në përfundimin se universi është një strukturë jo-statike (kështu duke i paraprirë përfundimeve të Fridmanit dhe Lëmetrit). Por i habitur përballë këtij zbulimi Ajnshtajni, ekuacioneve të tij i shtoi edhe një faktor të ri, të cilin e emërtoi "konstante kozmologjike" që "të dilte një përgjigje e drejtë" sepse në atë kohë astronomët thonin se universi është statik dhe ai kërkoi që teoria t'i përshtatej këtij modeli. Vite më vonë konstanten kozmologjike do ta përkufizonte si, gabimi më i madh i karrierës së tij.
E vërteta mbi zgjerimin e universit, të cilën na e parashtroi Habëll, më pas do të lindte një model të ri për universin. Nëse universi është në zmadhim nëse do të kthehemi pak në kohë (në të shkuarën) do të konstatojmë një univers më të vogël, e nëse shkojmë më tej do të vërejmë "vetëm një pikë".
Duke iu mbështetur matjeve të bëra, kjo pikë, e cila përfshinte të gjithë materien e universit, do të kishte një vëllim zero për shkak të forcës të madhe tërheqëse (gravitetit). Kështu që universi duhet të jetë shfaqur me shpërthimin e kësaj pike me vëllim zero. Ky shpërthim u quajt "Big Beng" (Shpërthimi i Madh) dhe ekzistenca e tij në mënyrë të përsëritur pohohet nga faktet e vërejtura.
Big Beng tregoi një të vërtetë shumë të madhe: Të thuash që diçka ka zero volum është njësoj sikur të thuash është "Hiç". I gjithë universi është krijuar nga ky "hiç". Dhe për më tepër ky univers ka një fillim në të kundërt me pikëpamjen e materialistëve që mbështesin se "universi ka ekzistuar nga pafundësia".
HIPOTEZA E "GJENDJES Sث QثNDRUESHME" (PALثVIZSHME)
Teoria e Big Bengut për shkak të argumentave të forta që sillte, filloi të pranohej gjerësisht nga bota e shkencës. Por astronomët, të cilët ishin të vendosur në mbështetje të filozofisë materialiste dhe mbi idenë e kësaj filozofie mbi një "univers të pafund", vazhdonin t'i rezistonin Big Bengut dhe të mbanin në këmbë ideologjinë e tyre. Shkakun e kësaj përçapjeje kuptohet fare qartë në fjalët e fizikantit të shquar Artur Edington, i cili thotë: "Në mënyrë filozofike idea për fi-llimin e menjëhershëm të këtij rregulli të tanishëm natyror më duket shumë e neveritshme".4
Një tjetër astronom që kundërshtoi teorinë e Big Bengut, ishte Fredi Hoil. Ky i fundit aty nga mesi i shekullit të 20-të nxorri një model të ri, pasues i filozofisë së universit të pafund të shekullit të 19-të, me emrin gjendje e palëvizshme "Steady-state". Hoil e pranoi faktin e pakundërshtueshëm të zgjerimit të universit dhe propozoi diçka të re se universi është i pafundëm në të dyja, dimensionin dhe kohën e tij. Sipas këtij modeli me zgjerimin e universit materia në sasi të duhura, në mënyrë spontane filloi të ekzistonte vetvetiu për ta mbajtur universin në gjendje të palëvizshme. Qëllimi i vetëm i dukshëm i kësaj teorie është mbështetja e dogmës së "materies që ekziston që në pafundësinë e kohës", e cila është baza e filozofisë materialiste, kjo teori e Big Bengut është plotësisht e kundërta sepse mbron që universi ka një fillim. Përkrahësit e teorisë së gjendjes së palëvizshme i rezistuan për një kohë të gjatë Big Bengut. Por megjithatë shkenca përparonte kundra tyre.
TRIUMFI I BIG BENGUT
Gjendja e sër Artur Edingtonit që "idea për fillimin e menjëhershëm të këtij rregulli të tanishëm natyror më duket shumë e neveritshme" është një pranim i shqetësimit që solli Big Bengu për materialistët.
Në vitin 1948 Xhorxh Gamov duke i avancuar më tej llogaritjet e Xhorxh Lëmetrit, hodhi një tezë të re mbi Big Bengun. Nëse universi është formuar me një shpërthim kataklizmik, padyshim që duhet të ketë lënë pas një përqindje të caktuar të rrezatimit. Dhe mbi të gjitha ky rrezatim duhet të jetë përhapur në raport të njëjtë në të gjithë universin.
Ky argument që duhej të vërtetohej, pa kaluar shumë kohë u gjend. Në vitin 1965, dy kërkues Arno Penzias dhe Robert Uillson si përfundim i një rastësie, zbuluan këto rrezatime (valë) të panjohura. Ky rrezatim, të cilin e quajtën "Sfondi Kozmik i Rrezatimit" ishte i ndryshëm nga rrezatimet që reflektoheshin nga çdo vend i hapësirës për uniformitetin e jashtëzakonshëm. E shprehur ndryshe ky nuk ishte një rrezatim me origjinë të lokalizuar, pra, nuk kishte një burim të përcaktuar dhe ishte i përhapur gjithandej. Kështu që shumë shpejt u zbulua se këto rrezatime i takonin mbetjeve të periudhës së Big Bengut që vazhdojnë që nga çasti i parë i shpërthimit të madh. Gjithashtu Gamovi nxorri se frekuenca e rrezatimeve ishte shumë e afërt me vlerën e parashikuar nga shkencëtarët më parë. Penzia dhe Uillson fituan edhe çmimin Nobel për zbulimin e tyre.
Në 1989, Xhorxh Smut me ekipin e tij të NASA's hodhën në hapësirë "Satelitin e Zbulimit të Rrezatimit të Sfondit Kozmik" (COBE). Me aparatet e ndjeshme të vendosura në këtë anije kozmike u deshën vetëm 8 minuta për të detektuar dhe pohuar matjet e Penzias dhe Uillsonit. Konkluzionet vërtetuan rezultatet e mbetjeve të trysnisë dhe nxehtësisë prej shpërthimit të madh në fillim të universit. Shumica e shkencëtarëve pohuan se COBE në mënyrë të sukseshme kishte kapur mbetjet e Big Bengut.
Rrezatimi kozmik i zbuluar nga Penzia dhe Uillson shikohet si një fakt i pakundërshtueshëm për Big Bengun nga bota shkencore.
Shumë fakte të reja për Big Bengun po dilnin. Një argument tjetër i rëndësishëm i Big Bengut ishte sasia e gazeve të hidrogjenit dhe heliumit në hapësirë. Me matjet e bëra në ditët tona kuptohet se raporti hidrogjen-helium në univers përputhet plotësisht me raportin teorik të llogaritjeve të mbetjes së hidrogjen-helium nga Big Bengu. Kjo na drejton në atë se në teorinë e gjendjes së palëvizshme nëse universi pa një fillim vjen nga infiniti dhe nuk ka fillim, hidrogjeni në univers do të digjej plotësisht dhe do të kthehej në helium. I mbështetur nga fakte të mjaftueshme Big Bengu u pranua në mënyrë të prerë nga shkenca. Sipas një shkrimi në numrin e Tetorit 1994 të revistës "Scientific American" shënon se modeli i Big Bengut është i vetmi që merr parasysh zgjerimin e vazhdueshëm dhe siste-matik të universit dhe përfundime të tjera observuese.
Denis Shama, i cili për një kohë të gjatë së bashku me Fred Hoil, përkrahu teorinë e gjendjes së palëvizshme, u shpreh në këtë mënyrë mbi argumentat e njëpasnjëshme të Big Bengut:
"Edhe unë si gjithë ato që përkrahnin teorinë e gjendjes së palëvizshme u fërkuan për një kohë të gjatë me argumentat bindëse... Një rol të rëndësishëm luaja dhe unë por jo se i besoja vërtetësisë por vetëm se do të doja që "gjëndja e palëvizshme" të ishte e vërtetë. Kundra argumenteve mora pjesë përkrah Fredit për të gjetur përgji-gje për këto zbulime armike. Por me grumbullimin e më tepër të argumenteve, e kuptova që nuk kishte më kuptim të vazhdoja të luaja rolin dhe mendova se tashmë duhet lënë mënjanë "gjëndja e palëvizshme".5