con man
Anëtar i ri
une e di qe nuk ka send qe nuk mund ta krijoj Zoti gjithashtu e di qe nuk ka send qe nuk mund ta mas Zoti
Zoti ka kriju qiejt dhe token e nuk ka ndi lodhje , mundet me kriju qfaredo guri qe nuk e merr me mend logjika e njeriut mirepo per Zotin peshojat nuk merren parasysh
Ai eshte qe e di te ate qe duket qarte dhe te fshehten
dije se nuk ka send ne kete bote e qe Zoti te mos e dij madje edhe imtesin e tij
poashtu dije se qfaredo guri qe po kerkoka profesori yt te krijoj Zoti , dije se Zoti mund ta krijoj ate dhe ta dij imtesisht se qka permban aj guri apo aj gjesend
mendja e njeriut shpeshher eshte e prirur per te ardh ne disa perfundime te pafunmde
prej ketyre perfundimeve eshte edhe ideja e mosekzistences se Zotit ose ideja e ekzistences se me shum se nje Zoti e po te mendohej keshtu nuk do arrihej keshtu
po ju cek nje disa nga faktet racionale te toma akuinit mbi ekzistencen e Zotit
toma akuini thot:
me posht citoj Akuinin:
Prova nga levizja:Kur një send është në qetësi ai është vetëm potencialisht në lëvizje. Akuini nxorri përfundimin e përgjithshëm se asgjë nuk mund të transformohet nga një gjendje potencialiteti në diçka që është përsëri në një gjendje potencialiteti. Një domino nuk mund të goditet nga një domino tjetër, që është duke qëndruar akoma. Potencialitet do të thotë mungesa e diçkaje dhe është pra asgjë; për këtë arsye, lëvizja potenciale në dominon fqinje nuk mund të lëvizë dominon tjetër, sepse ajo është asgjë dhe kështu lëvizja nuk mund të rrjedhë nga jolëvizja. Siç thoshte Akuini “asgjë nuk të shkojë nga potencialiteti në aktualitet, përveçse nga diçka që është në gjendje aktualiteti”. Në qoftë se ne duhet të themi rreth çdo lëvizësi, në këtë seri, që ai, në kthim, ishte lëvizur nga një lëvizës i parë, ne nuk do të mundim kurrë të zbulonim burimin e lëvizjes, sepse çdo lëvizës do të ishte atëherë vetëm potencialisht në lëvizje.
Sidoqoftë, fakti është se ka lëvizje. Duhet të jetë pra një lëvizës i cili është në gjendje të lëviz gjërat, por që vetë nuk duhet të lëvizë dhe, thotë Akuini, “çdo njeri e kupton që ky është Zoti”.
Prova dhe shkaku veprues – Shkaku veprues i statujës është puna e një skulptori. Në qoftë se e heqim veprimin e skulptorit, ne nuk do të kishim veprimin, statujën. Por gjendet një rregull i shkaqeve vepruese; prindërit e skulptorit janë shkaku i tij veprues. Punëtorët në gurore janë shkaku veprues i kësaj cope të veçantë mermeri të vlefshme për skulptorin. Një seri e tillë e shkaqeve kërkohet, sepse asnjë ngjarje nuk mund të jetë shkak i vetes së saj; skulptori nuk mund të jetë shkak i vetes së tij dhe statuja nuk mund të jetë shkaktojë vetveten.اdo shkak i mëparshëm duhet të ketë vetë shkakun e vet, ashtu si prindërit duhet të kenë prindërit e tyre. Por është e pamundur të shkosh prapa në pafundësi, sepse të gjitha shkakqet në seri varen nga një shkak veprues i parë, që ka bërë që të gjitha shkqqet e tjera të jenë shkaqe reale. Atëherë, duhet të gjendet një shkak veprues i parë, “të cilit çdo njeri i jep emrin Zot”.
Prova nga qenia e domosdoshme drejt qenies së mundshme – në natyrë ne gjejmë se sendet janë të mundshme, që të jenë ose të mos jenë. Ishte një kohë kur një pemë nuk ekzistonte; ajo ekziston dhe së fundi ajo doli jasht ekzistence. Të thuash atëherë se është e mundur për pemën që ekzistojë, do të thotë se është gjithashtu e mundur të mos ekzistojë.Akuini jep argumentin se qeniet e mundshme nuk e kanë ekzistencën e tyre nga vetvetja ose nga thelbi i tyre. Në qoftëse ka qenë një kohë kur nuk ka akzistuar asgjë, atëherë asgjë nuk mund të fillojë që të ekzistojë dhe madje aktualisht nuk do të kishim asgjë në ekzistencë, “sepse ajo, e cila nuk ekziston, fillon të ekzistojë vetëm nëpërmjet diçkaje që tashmë ekziston”.
Akuini konkludon këtu se “duhet të ekzistojë diçka, ekzistenca e të cilit është e domosdoshme”. Ne duhet të pranojmë, thotë ai, se “ekziston një qenie e cila e ka nga vetvetja domosdoshmërinë e saj dhe nuk e merr atë nga ndonjë tjetër, por për më tepër, e shkakton këtë domosdoshmëri tek të tjerët. Ky është Zoti”.
Prova nga shkallët e përsosmërisë – Në kesperiencën tonë gjejmë se disa qenie janë më shumë ose më pak të mira, të vërteta dhe fisnike. Duhet të ketë diçka që është më e vërteta, më fisnikja dhe më e mira.
”. Akuini konkludon se “duhet të ekzistojë diçka e cila është për të gjitha qeniet shkaku i qenies, mirësisë dhe i çdo përsosmërie tjetër të tyre; dhe kjo është ajo që ne e quajmë Zot”.
Prova nga rregulli i universit – Ne shohim se sendet, siç janë pjesët e botës natyrore ose pjesët e trupit njerëzor, të cilat nuk zotërojnë inteligjencë, cillen në një mënyrë të rregullt.
sendet, të cilave u mungon inteligjenca, nuk mund ta relaizojnë këtë funksion përderisa ky nuk do të drejtohet nga diçka tjetër, që ka inteligjencë, ashtu si shigjeta drejtohet nga harkëtari. Akuini konkludon se “qeniet inteligjente ekzistojnë në saje të atij që ju jep qëllim të gjitha qenieve natyrore; dhe këtë qenie ne e quajm Zot”.
diten e mir ose naten e mir