Ateistet,besimtaret qe i "falen"vetem antibesimit

Bilderberg

Anëtar i ri
Epokat dhe kategorite e filozofeve,shkencetareve dhe regjimeve qe kane injoruar "te Gjithefuqishmin"
Ja kush i thote Zotit "Jo"
Ateistet,besimtaret qe i "falen"vetem antibesimit

link: Gazeta Shqip
Cilat janë besimet më të përhapura në botë? Sipas të dhënave të fundit, pjesa më e madhe e popullsisë beson në fenë e krishterë dhe atë myslimane. Por mes këtyre të dyjave ekziston edhe një "antibesim" që përfaqësohet nga 1,5 miliardë persona të paorganizuar, që në mënyrë individuale refuzojnë të njohin një kishë dhe të besojnë në Zotin e "propozuar" nga besimet fetare. Në përgjithësi këta njerëz janë përkufizuar si "ateistë" (fjalë që vjen nga greqishtja, "pa zot"). Por mes tyre ekzistojnë shumë dallime. Për shembull mund të flasim për ateistë epikurianë, hedonistë, neopaganë, skeptikë, semantikë (ata që mbështesin bindjen se është pa kuptim çdo diskutim rreth Zotit). Madje ka edhe pseudoateistë, siç janë përcaktuar ata që refuzojnë të besojnë te Zoti vetëm sepse u duket një mënyrë shumë e thjeshtë për t‘u shpëtuar përgjegjësive të tyre në botë.


ا‘është ateizmi


Ateizëm përkufizohet si botëpikëpamja dhe qëndrimi i njeriut jobesimtar, përkatësisht i mungesës së besimit në një "perëndi" ("besim" në kuptimin e "pranimit a njohjes si ekzistente"). Ateizmi është shprehimisht mohimi i ekzistencës së një "perëndie" (monoteizmit) ose shumë "perëndive" (politeizmit), apo i një "qenieje hyjnore" në përgjithësi. Kjo fjalë rrjedh nga greqishtja. Në trajtën e vet latine del si përcaktim për herë të parë i përmendur nga Ciceroni.

Përkufizimi ateist ishte për shumë kohë një përcaktim i kundërshtueshëm, që nuk u pranua në fillim nga mosbesimtarët, pra ateistët. Ishte një pritje fjalëkrijuese, që përdorej prej atyre që cilësoheshin si besimtarë të vërtetë kundër ose gjoja jobesimtarëve të vërtetë. Ateizëm në kuptimin "pa perëndi", i pafe, përmendej në këndvështrimet që binin në kundërshtim me fetë themelore egjiptiano-judaike. Rrymat fetare me një përfytyrim vetjak mbi perëndinë emërtoheshin si ateiste në kohët e hershme, për shembull përfaqësues të feve monoteiste (besim në një "zot") të kristianizmit, myslimanizmit dhe të judaizmit cilësoheshin pjesërisht nga kundërshtarët e tyre politeistë si ateistë. Sot emërtimi "ateizëm" përdoret me më pak përçmim dhe përbuzje. Në diskutimet shkencore, "ateizmi" është një emërtim asnjanës. Kundërshtari i tij është teizmi, pra besimi në "zot".


Mbi të gjitha agnostik

Pjesa më e madhe e ateistëve është e përbërë nga agnostikët, domethënë nga persona që nuk e përjashtojnë në mënyrë kategorike prezencën e Zotit, por nuk shohin asnjë provë që të tregojë për ekzistencën e tij. Në vitet e fundit, kjo mungesë besimi ka arritur të pushtojë hapësira dhe iniciativa të ndryshme. Mbi të gjitha në vendet evropiane, ku sipas Papës Benedikti XVI, është duke u shfaqur "një valë laicizmi që e përjashton Zotin nga kultura dhe nga jeta publike" dhe që rrezikon të bëhet problemi kryesor në raportet mes vendeve myslimane ku akoma mbizotëron respekti i të shenjtës. Por kush janë në të vërtetë ateistët? اfarë mendojnë ata? Ndoshta do të arrini ta kuptoni sa më mirë në radhët e këtij shkrimi.


A ekziston vërtet bota e përtejme?

Në të vërtetë ateizmi ka rrënjë shumë antike. Mund të konsiderohet laik "Epi i Gilgameshit" (i rreth 4 mijë viteve më parë), në të cilin heroit mesapotamik, Gilgameshit, i vidhet nga një gjarpër bima e pavdekshmërisë. Edhe pse në këngët e tij citohen zotat, mesazhi është i qartë: ajo që ja rëndësi nuk është që të mbijetosh pas vdekjes, por eksperienca njerëzore". Që këtej del se i pari ishte Gilgameshi. Epopeja e tij tregon për një shoqëri shumë laike. Edhe në Egjiptin antik nuk mungonin skeptikët: "Asnjë nuk ka parë kurrë që të kthehet një person nga jeta e përtejme. Jeta pas vdekjes nuk ekziston", është shkruar në gurin e një egjiptiani antik. Por ajo që duhet theksuar ka të bëjë me faktin se ka qenë shoqëria greke ajo që ka hedhur bazat e ateizmit. Që nga filozofët natyralistë grekë (shekulli 6 dhe 7 para Krishtit) të konsideruar si themelues të filozofisë, propozonin një vizion në një farë mënyre ateist: ata i shpjegonin fenomenet e natyrës me "kapriçiot" e zotave, por me principe natyrale si ajri, uji dhe zjarri. Pak më vonë, Leucipi dhe Demokriti (në shekullin e 5 para Krishtit), përcaktuan themelimin e universit dhe lindjen e realitetit nga takimi përmes atomeve. Ndërsa për Epikurin (346-270 para Krishtit) edhe shpirti është i formuar prej grimcave atomike dhe përfundon si trupi. Sipas tij, grimcat kanë formuar në mënyrë të rastësishme gjëra dhe qenie të gjalla. Me pas, asnjë krijesë nuk është krijuar nga Zoti. "Zotat edhe nëse ekzistojnë nuk interesohen për ne", sugjeronte Epikuri. Edhe në Indinë antike politeiste, mësuesi i famshëm Ajita Kesa Kambali(shekulli i gjashtë para Krishtit), buzëqeshte me ironi përballë idesë së rimishërimit. Ndaj në atë kohë shkroi të famshmin "Tregim për inekzistencën e shpirtit". Sipas Remo Bodei, pedagog i filozofisë në Universitetin e Pizës, Itali, "ateizmi në fillim nuk e përjashtonte ekzistencën e perëndisë, por evidentoi që kjo është totalisht pa asnjë rol dhe që sjelljet korrekte nuk lindin nga çmimet ose nga ndëshkimet e perëndisë, por nga fakti se janë të drejta për njeriun". Megjithatë, ateisti i parë (që nuk pranonte asnjë rol të Zotit, madje as në krijimin e gjithësisë), në mënyrë paradoksale ka qenë një prift me emrin Jean Meslier (1664-1729). Volteri, "babai" i Iluminizmit në vitin 1762, hapi testamentin e Meslier-it, ku ishin shkruar mendimet e tij. Në të vërtetë prifti ishte një dishepull i fshehtë i Epikurit: "Nuk ka asnjë të mirë për të ndarë dhe asnjë të keqe për të pasur frikë pas vdekjes. Nëse keni mundësi, trajtojeni mirë veten, përfitoni nga koha, jetoni mirë, në paqe dhe kënaquni me sa të mundeni me të mirat e jetës dhe frytet e punës. Jeta e përtejme dhe Zoti nuk ekziston", shkruhej aty.

Zoti? Një mister

Sulmi më i vendosur dhe më i fortë për Zotin erdhi nga iluministët francezë dhe në veçanti nga baroni Paul Heinrich d‘Holbasch (1723-1789), në shtëpinë e të cilit mblidheshin bashkëpunëtorët e "Enciklopedisë". Për Holbasch ligjet e materies nuk derivojnë nga një ndërhyrje hyjnore, por varen nga nevoja e gjërave për t‘u rregulluar mes tyre, ashtu si ndërrimi i stinëve që nuk vendoset nga Zoti, por nga rrotullimi i Tokës rreth Diellit. "Natyra, thoni ju, shkruante duke iu drejtuar kishës, është e pashpjegueshme pa Zotin. Për të shpjeguar atë që kuptoni pak, keni nevojë për leksione që të mësoni ato që nuk i shpjegoni dot".


Po të jetë i keq?
Megjithatë, vetëm në vitet 800 dhe 900 falë shkencëtarëve ateizmi filloi të përhapej shumë. Filozofi gjerman, Arthur Schopenhauer, (1788-1860) mohoi, duke parë lumturinë që nuk ekzistonte dhe të keqen që kishte pushtuar botën, më shumë sesa ekzistencën e Zotit shpresën se ai do të sillte mirësi. Më pas, Ludwig Feuerbach (1804-1872) mbështet se besimi është sinteza e aspiratave të njeriut, e "pajisur" nga natyra me urtësi, vullnet, drejtësi dhe dashuri. Njeriu kërkon, duke e bërë të shenjtë, t‘u japë më shumë vlerë këtyre rregullave së bashku dhe të japë një vlerë edukative. Besimi është një mënyrë për të edukuar njerëzimin me vlerat më të larta. Një tjetër filozof gjerman, Karl Max (1818-1883), themelues i komunizmit, tregonte se nëse ky është qëllimi i besimit, për të bërë pa atë mjafton të eliminosh shfrytëzimin dhe vuajtjet e shoqërisë. Në këtë pikë besimi, që është "opiumi i popujve", domethënë një mënyrë për t‘i mbajtur të qetë, nuk do të kishte më arsye të ekzistonte.



Ose është i padobishëm, ose ka vdekur

Në shekullin e kaluar, ndërsa ateizmi dhe "babai" i psikanalizës, Zigmund Frojd, studionte të pandërgjegjshmen dhe mbështeste fuqishëm se të çlirohesh nga fiksimi për ekzistencën e Zotit do të thoshte të emancipoheshe drejt një shoqërie të matur e të përgjegjshme, filozofi Friedrisch Nietzsche (1844-1900) thoshte me zë të lartë: "Zoti ka vdekur" dhe përshkruante me hollësi te kryevepra e tij, "Kështu foli Zarathustra", se njeriu duhet të gjejë te vetja vlerat e tij. Filozofë të tjerë të quajtur ekzistencialistë dhe jo shumë larg nga pesimizmi i poetit ateist Xhakomo Leopardi (1798-1837), si shkrimtari francez Albert Kamy (1913-1960) dhe filozofi Jean-Paul Sartre (1905-1980), kanë mbështetur absurditetin e botës, duke e ftuar njeriun të "krijohej" vetë, e të vlerësonte jetën pa menduar se Zoti do t‘i ndihmonte të arrinin atë që donin. Ndërkaq, shkenca kishte hedhur bazat për kuptimin e një bote që arrin të bëjë edhe pa Zotin. Teoria e Evolucionit të Charles Darwin (1809-1882) na jep një shpjegim të besueshëm se si jeta ka evoluar nga format më të thjeshta të saj e deri te krijimi i qenies më të komplikuar, asaj njerëzore. Sipas disa kërkuesve, pjesa akoma pashpjegueshme e procesit të formimit të kozmosit është akoma ajo fillestarja, dhe nuk ka dalë asnjë teori e re. Domethënë ajo e "Big Bang", shpërthimi nga i cili ka origjinën universi, që ka arritur të formohet në kohën prej 10-43, e cila është njësia më e vogël e kohës e matur deri më sot. Kjo është "teoria e gjithësisë", e cila duket si e pashpjegueshme dhe e mbinatyrshme, por duke iu përmbajtur ligjeve të fizikës dhe kozmosit, do të kuptonim shumë shpejt këtë shpërthim dhe formimin e universit. Por, pavarësisht ligjeve dhe rregullave të fizikës dhe kimisë, kjo nuk përjashton ekzistencën e Zotit, i cili krijoi në fillim qiellin, tokën, kafshët dhe njerëzit. Dhe kjo duket sikur të kthen në një teori të vjetër të quajtur "deizëm", të nxjerrë në vitet 600 nga filozofi anglez Francis Bacon, që e shihte Zotin si një superorë që ndërtoi kozmosin, pastaj e bëri të nisej dhe pastaj e la të vazhdonte në punën e tij.


Morali laik

Por a mund të jetosh pa besim, pa vlerat e tyre?
Mungesa e besimit fetar nuk është domosdoshmërisht mungesë e rregullave morale. Historia ka treguar që ateistët nuk janë mëkatarë edhe pse nuk besojnë. Ja që është e mundur të vendosësh rregulla morale, të cilat nuk bazohen në ekzistencën e një force madhore. Shumë ateistë kanë luftuar për të mirën e njerëzimit. Kështu, ateizmi militant i shumë regjimeve komuniste propozonte një lloj besimi ndryshe. Për Michel Onfray, autor i "Manuale di teologia", nuk është e vërtetë që vlerat e besimit janë kaq të qarta. "Librat e shenjtë siç janë për shembull Bibla dhe Kurani, përmbajnë në vetvete mesazhe kontradiktore, paqeje por edhe dhune, kundër tradhtarëve dhe sidomos grave". Më shumë se sa kristianët, më tolerantë do të mendojnë baballarët e kishës si Shën Agostini, me nocionin e luftës së drejtë apo San Bernardo që hyjnizoi vrasjen e tradhtarëve për të ndryshuar mesazhin kristian. "Një Zot i mirë nuk do të kishte lejuar kurrë tmerret e kryqëzatave, pengjet dhe vrasjet. Madje mendoj se nuk do të kishte lejuar as nazizmin me shkrimin: Zoti është me ne në rripat e SS", tregon Onfray.


Aleatë për mirësinë

Janë mendime të ngjashme me atë të filozofit gnostik anglez, Bertrand Russell (1872-1970), që tregojnë një limit të mundur të vlerave fetare. Por ndoshta sot me njohjen e limiteve reciproke është e mundur madje edhe një aleancë mes ateistëve dhe besimtarëve. "Në fund, thotë Bodei, vetëm besimi në mundësitë e tua- nuk ka rëndësi nëse beson apo jo- mund ta shpëtojë njeriun në këtë jetë". Historiani francez, George Minois, shkon deri aty sa thotë: "Ateizmi dhe besimi fetar kanë diçka të përbashkët: të bëjnë ta mendosh botën në një mënyrë të tillë se çfarë është e nevojshme për të eliminuar vuajtjet". Edhe pse siç shpjegon filozofi Gulio Giorello: "Solidariteti është një vlerë thelbësore. Nuk përfshin një princip hyjnor, por as nuk e përjashton. ثshtë i gatshëm të përhapet mes anëtarëve të çfarëdo kishe, pavarësisht se respektojnë ndryshimet në praktikë më parë se në teori". Një aleancë kjo, që duket se ka gjetur vend në kishën e e kardinalit Maria Martini, sipas të cilit "ateistët e mirë dhe korrektë shkojnë në parajsë".


Shkenca nuk arrin të shpjegojë gjithçka

Po shkenca është vërtet në gjendje t‘u japë përgjigje të gjitha pyetjeve që vetëm pak vite më parë mund t‘u përgjigjej vetëm feja? Në fakt, nëse kërkimet e shumë kozmologëve dhe evolucionistëve kanë sqaruar shumë mistere mbi universin dhe jetën, sektorë të tjerë kanë hapur mistere të reja.

Paradokset

Kërkimet e shumta të shkencëtarëve të ndryshëm treguan se në botën e grimcave subatomike vlejnë ligje shumë të ndryshme. U zbulua se dy të vërteta kontradiktore në "botën e vogël" mund të jetë të dyja të vërteta. Me pak fjalë, aty asgjë nuk është e parashikueshme. Dhe për shkak të kësaj paparashikueshmërie edhe në universin "normal" rruga e ngjarjeve është e paparashikueshme. Edhe për këtë arsye ateizmi klasik, i shpërndarë tradicionalisht mes shkencëtarëve, duket se po i lë vend një pozicioni më gnostik. Në praktikë shkenca nuk është në gjendje të shpjegojë gjithçka.
 

Attachments

  • ateist1.gif
    ateist1.gif
    3.4 KB · Shikime: 42
  • WC in Afganistan.jpg
    WC in Afganistan.jpg
    39.3 KB · Shikime: 41
  • ateist10.gif
    ateist10.gif
    2.7 KB · Shikime: 34
  • fale zotit jam ateist.jpg
    fale zotit jam ateist.jpg
    31.6 KB · Shikime: 34
Gjithkush qe do ta gjejë ngushellimin te ateizmi, ka per ta patur shok vetminë, pijen, braktisjen,nikotinen, mungesen e shpreses, paqartesine e te ardhmes, friken nga varri. E ndersa ata qe besojne, dine qe0 edhe hallin edhe gezimin ta ndajne me Zotin e tyre, duke falenderuar, duke u nenshtruar, duke berë te mira e duke qenë shpreseplotë.(Perfshire besimtaret e krishtere dhe te gjithe ata qe besojne ne Zot dhe ne jeten pas vdekjes).
 
Gjithkush qe do ta gjejë ngushellimin te ateizmi, ka per ta patur shok vetminë, pijen, braktisjen,nikotinen, mungesen e shpreses, paqartesine e te ardhmes, friken nga varri. E ndersa ata qe besojne, dine qe0 edhe hallin edhe gezimin ta ndajne me Zotin e tyre, duke falenderuar, duke u nenshtruar, duke berë te mira e duke qenë shpreseplotë.(Perfshire besimtaret e krishtere dhe te gjithe ata qe besojne ne Zot dhe ne jeten pas vdekjes).

Gjithkush qe do gjeje ngushellim tek feja e pedofileve magjypo-asiatik do gjeje vetem vdekjen!!
Mos bej propagande ne forumin Ateist!!!:espuls:
 
Redaktimi i fundit:
Ok ju flm !

pA-pA:bye:
 
o bilderberg a pe sheh qaj ateizem qka ti ka bo fjalorit spari
une njoh ateista pedera , vrases serik , pedofila etj
qysh me jua ngjit emnin juve tash
te parin ,te dytin a ndoshta te tretin jua ka enda

sdi pse jeton fare ti
 
Gjithkush qe do ta gjejë ngushellimin te ateizmi, ka per ta patur shok vetminë, pijen, braktisjen,nikotinen, mungesen e shpreses, paqartesine e te ardhmes, friken nga varri. E ndersa ata qe besojne, dine qe0 edhe hallin edhe gezimin ta ndajne me Zotin e tyre, duke falenderuar, duke u nenshtruar, duke berë te mira e duke qenë shpreseplotë.(Perfshire besimtaret e krishtere dhe te gjithe ata qe besojne ne Zot dhe ne jeten pas vdekjes).

Ca thu mer lla? E lexo ca shkru apo hic? Un jom ateist psh, duhon spi, alkol jo e jo, te ardhmen e kam shum te qart, jam i rrethum nga njerez qe du dhe me duan, kom shpresa sa t'dush dhe gezimin e falenderimet i ndaj me FAMILJEN time plako. Ti me permen Zotin mu, thu se ju ka qit ne drite zoti ju. Po mir mer lla, ti ke menimin tat, e rrespektoj, ama mos u mundo te tregosh jeten time (si ateist) dhe mos u mundo te thuash se ti je me mire, ose ke me shum pluse se un ngaqe beson sepse NUK JE dhe NUK KE.
 
Ca thu mer lla? E lexo ca shkru apo hic? Un jom ateist psh, duhon spi, alkol jo e jo, te ardhmen e kam shum te qart, jam i rrethum nga njerez qe du dhe me duan, kom shpresa sa t'dush dhe gezimin e falenderimet i ndaj me FAMILJEN time plako. Ti me permen Zotin mu, thu se ju ka qit ne drite zoti ju.Po mir mer lla, ti ke menimin tat, e rrespektoj, ama mos u mundo te tregosh jeten time (si ateist) dhe mos u mundo te thuash se ti je me mire, ose ke me shum pluse se un ngaqe beson sepse NUK JE dhe NUK KE.

Shume diqka ! Mosbesimi ne Zot per mua do t'kishte qene erresira me e madhe neper te cilen do t'kisha jetuar si nje i humbur me zemer te vdekur.

E din Zoti me mire se ne. Kush eshte me i mire, cfare ka me mire. Andaj, te pershendes :biciklete:
 
Gjithkush qe do ta gjejë ngushellimin te ateizmi, ka per ta patur shok vetminë, pijen, braktisjen,nikotinen, mungesen e shpreses, paqartesine e te ardhmes, friken nga varri. E ndersa ata qe besojne, dine qe0 edhe hallin edhe gezimin ta ndajne me Zotin e tyre, duke falenderuar, duke u nenshtruar, duke berë te mira e duke qenë shpreseplotë.(Perfshire besimtaret e krishtere dhe te gjithe ata qe besojne ne Zot dhe ne jeten pas vdekjes).

une jam besimtare e sme pelqen kjo menyre propogandimi e fese loverboy...te jesh ateist eshte zgjedhje e gjithkujt personale e sdo te thote se patjeter ateisti ka shok vetmine pijen e llogje si keto...friken nga varri e kane edhe besimtaret dhe jo vetem ateistet dhe nuk besoj se te besosh ne zotr shume probleme qe ke zgjidhen...besoj se keshtu kane bere prinderit e mi
por nuk jam fort e bindur ne ate qe besoj...:)
 
Ne rregull e nderuar, eshte mendimi juaj ky. Respekt =)

T'pershendes !
 
Ca thu mer lla? E lexo ca shkru apo hic? Un jom ateist psh, duhon spi, alkol jo e jo, te ardhmen e kam shum te qart, jam i rrethum nga njerez qe du dhe me duan, kom shpresa sa t'dush dhe gezimin e falenderimet i ndaj me FAMILJEN time plako. Ti me permen Zotin mu, thu se ju ka qit ne drite zoti ju. Po mir mer lla, ti ke menimin tat, e rrespektoj, ama mos u mundo te tregosh jeten time (si ateist) dhe mos u mundo te thuash se ti je me mire, ose ke me shum pluse se un ngaqe beson sepse NUK JE dhe NUK KE.

pse kush na ka qit ne drit ty e mu o futbollist?
Maradona a?
pom vjen mir qe ti nuk pin alkol e duhan e qe je i gezuar me familjen tende ,
une jetoj vetem pse besoj ne Zot dhe ne boten e pertejme ,sepse te jetosh i lumtur per vetem disa vite , e ajo lumturi nuk di si mund te quhet limturi me gjith ato derte e halle ku ke te besh me gjithfar njerezish
a i ke ba vetit pytje qka do ndodhi me ty kur do vdesish
ku do shkosh e car do besh
edhe mos thuni mos me ba propagand ne kete forum sepse ky forum eshte i hapur per te gjith
edhe nuk po propagandojm veqse po shprehim mendimet
edhe ju keni te drejt ta beni te njejten ne forumet tjera perkatese
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top