Atë Gjergj Fishta: Shën Françesku i Asizit

Mimy

Antar Aktiv
Shën Françesku i Asizit

Prej s' pangishmes űjes s' arit,
puth trazon nierin në zęmer,
Prej dishirit t' mbrapshtë t' krenarit
puth me i vű vllazent nen thęmer,
N' ato t' mesmet t' egrat mota,
Kْr nen dhunë e Drejta prâte,
Para Hy'it randue isht' bota,
Edhe mnęrshem n' terr ofshâte,

Ishte bâ, po, ligjë krenija,
N' khetra t' fortit kjate i drejti,
N' vend sundote paudhnija,
Zot mbi gjâ isht' bâ dorshpejti.
M'armë m' shoshojn gjindja mberthye,
Lott e shkeluna të t' mjerit,
Keq kunora edhe perlye
Lypshin gjyqin kundra njerit.

Kur qe, ndiehet prej Parrizit
Nji 'i ngushllueshem zâ qielluer,
Serafinit t' lum t' Asizit
puth me i thânun kështű muer:
– Shpija e ęme âsht tu' u rręnue:
اou, Françesk, shka rrin tue pritun?
اou, Françesk, tash pa pritue,
Edhe shpin shko me m' goditun! –

N'atë fjalë t' ambel t'Pernedيs
Shpejt Françesku po i rrin gati;
I a kthen shpinen gjâs e shpيs,
Petkat tretë puth ja dha i ati,
E me 'i thes të vrashtë ai veshun,
Edhe m'kambë pa mbathun gjâ,
Me nji t' ashper litلr njeshun
Fushës e malit thotë me zâ:

– Deh! Ndigjoni, o t' bijtë e ni'rit:
T' gjithë n' Tynëzonë ju vllazen jini;
Per jetë t' gzueshme t'naltë Empirit
Gjân e shekullit n' mnي t' a kini,
Perse veç me pervűjtnي,
Perse veç n' vobsi t' shęjtnueshme,
Perse veç me dashtunي
Gëzon nieri n' jetë t' amshueshme.

Kshtű i Asizit Serafini
N' dashtnي shęjte ndezë, këndote;
N' atë zâ t' ambel Apenini
Anë e kand per mلll jehote;
Edhe e ndiente zaje e djerre
Mal e fushë, pshatra e gjyteta,
Zâ'n e ndiente shpend e berre
Sheklli i ndjeu kto fjalë t' verteta.

E qe u shkrehen armët mizore,
Me anmiq u vendue besa,
U fashiten mnيt gjaksore,
Edhe humbi n' atë zâ resa;
Dashtunija e ligja e Zotit
Xűne vend prap permbي dhé,
Krishtenimi, si 'i herë motit,
U pertri krejt n' jetë të ré.

Shpresë e ambel i u çil robit,
puth n' travajë rrite tue kjل,
Pse bujari lott e kobit
Me dorë dhânse xű m' i a dل;
Edhe xűni m' i u pastrue
N' ftyrë kadifja vashvet t' reja;
Xű kunora me u nderue
Gjithmonë shęjte si e nep Feja.

Edhe atë herë, bujarë e mbreta
Lanë pellazet e madhnueshem,
I lanë trimat armët e veta
E n' kuvende të mjerueshem,
Prej dishirit t' sendve t' epra,
Në vobsي s' cillës i u kushtuene,
Me Silvestra e me Gjinepra:
Ata bashkë u vllazënuene.

N' mal t' Alvernes n' nji ag dite
Krejt Françesku marrë n' Tynëzonë
N' per vedrime të nji drite
Po skjurton si atje mâ vonë,
Per nen hije t' Flamrit t' ti
Veç mbi Fé e skam naltue,
Isht' tue dalë nji fis i rي
Luftët e Zotit me luftue.

Po skjurton Bonaventuren
puth, me vapë t' nji Serafimit,
Mendes s' nierit i a shtron uren
Per me u kapë te kroj i Amshimit
Po skjurton, po, edhe Dun Skotin,
Cilli anmiqt e Asajë, puth n' Zęmer
Për nandë muej e barti Zotin,
Mende-kthielltë i vű nen thęmer.

Ezelinin, nieri t' dhunshem,
E sheh n' gjűj perpara Antonit,
E sheh mushkun trي dit űnshem
Tu' u perkulun t' Pergjithmonit;
Edhe sheh sل prej Eufratit
Prej së lémes m' t' rame t' di'llit
Sل i bekuem âsht petku i Fratit,
Rrezet ky kah lshon t' Ungjillit.

Edhe i njeh sل bijt e tي
Fén e Krishtit t' amëshueme
Me gjak t' vet e bâjn dishmi
Nder krahina të mjerueme;
Sheh prap kryqa edhe tjara
Se n' krahnuer e permbi krye
Bijve t' skamit per punë t' mbara
Janë per kishë tuj u shkelxye.

Zęmer-knaqun n' kto vedrime
Xęn me kndue Françesku atë hera:
– Zot i Madh e plot ngushllime,
T‎ të kjoftë lavdi edhe ndera!
Levdue kjosh per rreze t' diellit,
Levdue kjosh per hânë t' argjântë,
Levdue kjosh per hyj të qiellit,
Levdue kjosh per t' kthielltë e t' vrântë! –

Mbi krah t' tij, ndejë zogu i verës,
E percjellë atë kndim t' hyjnueshem,
Edhe i ambli flladi e erës
E perkthen n' per gjeth t' blerueshëm.
Larg e larg n' per hapësire
Prej së kthielltë p'rherë Qytetit
Tue ardhë ndihet nji kumbë lire
Porsi e paqta vala e detit.

E nji Ęjll nder Serafima
Nji mâ n' shęj, si drita e larta,
Tuj u djergun si vetima,
Per krah t' tij rreh fletët e arta,
E me rreze të bindueshme
M' trup t' shenjueme, kah e priri,
Njato varrë i a la t' hyjnueshme,
Prej kah rodh per né gjith hiri.

O ju t' bijt e ktij t' Vobegut,
Ęmni i t' cillit tu' u permendun
Ndihet malit edhe bregut,
Kahdo rrezja t' shkojë tu' u endun,
Me ftyrë t' çiltë ju kqyrnje dhén,
Pse njerzimit, humbë n' mes t' territ,
Me dashtnي tue mbajtun Fén,
Mproje u bât ju kundra ferrit.

Jْ edhe i vorfni prind u kل
E i papasni n' ju gjęn ndihmen;
Lott atij, puth rrin tue kjل,
Ju i a fshini e zbutni dhimen.
Ju n' pellaza e n' ksollë t' bueqarit
Pagjen shęjte gjithkah çoni,
Per nen thęmer të krenarit
Me u ndrydhë t' ligshtin nuk e lshoni.

Gajret, pra, nder sل t' vështira,
puth u pershkohet n' ketë tokë jeta,
E amshueshmja perse e Mira
E ka dل nder kshille t' veta,
Se me skam e pervűjtnي,
Me dashtnي, puth âsht prej Parrizit,
Ka me ngjatë p'rherë me lumnي
Urdhni i Vobekut t' Asizit.


Atë Gjergj Fishta: Vallja e Parrizit, Shkoder 1941
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top