Ata të cilët nuk besojnë që gjithësisë do ti vijë fundi

Kresha

A pretty face can never trick me
“E ata që nuk besuan thanë: "Nuk do të na vijë neve kijameti!" Thuaj: "Po, pasha Zotin tim që e di të fshehtën, patjetër do t'ju vijë ai juve. Atij nuk mund t'i fshihet as në qiej e as në tokë sendi sa grimca, e as më i vogël, e as më i madh, vetëm se janë të regjistruar në librin e qartë".” (Kur’an, 34:3)

“E nëse pas të këqijave që e goditën Ne i japim të mira nga ana Jonë, ai me këmbëngulje do të thotë: "Këtë e kam arritur vet (këtë do ta kem gjithnjë), e nuk mendoj se do të bëhet kijameti, po, edhe nëse do të kthehem te Zoti im, unë te Ai do ta kem edhe më mirë!" Ne patjetër do t'i njoftojmë ata që nuk besuan për atë që punuan dhe do t'u japim të përjetojnë dënim të rëndë.” (Kur’an, 41:50)

Në gjithë historinë e njerëzimit nuk mund të gjendet libri tjetër, burimi tjetër siç është Kur’ani, në të cilin, përveç tjerave, flitet në mënyrë të hollësishme dhe korrektësi absolute mbi fillimin dhe fundin e kozmosit.

Kërkoni të gjitha burimet në botë nga periudha para zbulimit të fakteve shkencore për këtë çështje. Do të konstatohet jashtëzakonshmëria e Kur’anit si për pyetje të tjera ashtu edhe për këtë. Bile, jo që vetëm nuk ka burim që njëkohësisht tregon për fillimin dhe fundin e universit, por nuk ka burime që bile njërën nga këto ndodhi ta shpjegojë më mirë se në Kur’an. Kur’ani ka thënë që do të paraqes prova. Ja Libri i Zotit, ja prova! Dhe ate në kontekstin e pyetjeve aq të rëndësishme siç janë fillimi dhe fundi i kozmosit. Vallë, a nuk është kjo provë e mjaftueshme për ata të cilët janë të sinqertë në kërkimin e provave?

Kur, i robëruar në kohën në të cilën jeton, njeriu nga perspektiva e tij shikon kozmosin, mund të mendoj që çdo gjë që shikon ka strukturë statike dhe të pandryshueshme. Të thuash që do të vijë fundi i botës dhe i tërë kozmosit ka qenë pohim i jashtëzakonshëm në kohën kur ka jetuar i Dërguari. Njerëzit e asaj kohe, të cilët nuk kanë ditur që Toka është trup që lëviz nëpër kozmos, nuk kanë besuar që do të vijë fundi i Tokës, e cila nën këmbët e tyre dukej tepër e sigurt, kështu që kanë kundërshtuar këtë pohim. Aq më tepër, tu thuash që, krahas Tokës, do të zhduket edhe i tërë kozmosi, do ti duket qesharake dikujt që nuk beson në Librin e Allahut, atij që nuk mund ta kuptojë që Allahu është në gjendje ta bëjë atë.

Dy ajete që i kemi cituar në fillim, flasin për kundërshtimin në kohën e të Dërguarit ndaj fjalëve që do ti vijë fundi Tokës dhe Gjithësisë.

Me rritjen e njohurive rreth kozmosit, sot, pa dyshimin më të vogël mbi vërtetësinë e saj, pranohet pretendimi i Kur’anit mbi fundin e kozmosit dhe të Tokës. Askush tanimë nuk mund të pohojë që nuk do të vijë Fundi i Botës. Nëse asgjë tjetër, është më se e sigurt që Fundi i Botës do të ndodh kur Dielli të harxhojë energjinë e vet. ثshtë më se e sigurt që do të vijë edhe fundi i kozmosit. Mirëpo, është diskutabile mënyra e fundit të tij.

Ligjet e zbuluara të termodinamikës vërtetojnë faktin që gjithësia ka jetëgjatësinë e vet, respektivisht që do të ndodhë kiameti. Duke u thirrur në Ligjin e dytë të termodinamikës, fizikani gjerman Herman Von Helmholtz në vitin 1856 ka vërtetuar që kozmosin e pret vdekja. E thënë në mënyrën më të thjeshtë, Ligji i dytë i termodinamikës tregon që temperatura lëviz prej nxehtësisë kah ftohtësia. Ky proces ndodh rreth nesh pandërprerë, p.sh. derisa e lëmë çajin të ftohet etj. Helmholtz ka siguruar punimet e Rudolf Clausius-it dhe Lord Kelvinit mbi entropinë – madhësi termodinamike mjaft e rëndësishme, e cila mat degradimin e energjisë së brendshme të sistemit në kuptim që kjo energji nuk do të mund të shfrytëzohet më për ndonjë punë të dobishme.

Entropia e tërësishme në gjithësi është në rritje të vazhdueshme. Këtë mund ta shohim në shembullin e Diellit, i cili e ngroh planetin tonë. Ngrohtësia e Diellit rrjedh kah ftohtësia e kozmosit dhe ky proces nuk mund të zhvillohet në drejtimin e kundërt.

LIGJET TERMODINAMIKE NGA ASPEKTI I FESث DHE FILOZOFISث

A do të zgjasë përjetësisht ky proces? Përgjigja është “jo”. Kur temperatura bëhet e vlerës konstante, paraqitet gjendja statike e cila quhet baraspesha termodinamike. Rrjedhja e nxehtësisë së Diellit dhe e një varg yjesh të tjera mund të zgjas me miliarda vite, por ajo energji nuk është e pafundme. Pas një kohe të caktuar, në kuptim të ligjeve termodinamike, domosdoshmërish do të vije deri tek ndalja e lëvizjes në gjithësi. Këtu duhet të përmendet fakti që sa më e madhe të jetë entropia, aq më pak sistemi është në gjendje për punë. Entropia mund të konsiderohet edhe si matëse e çrregullimit të sistemit: sa më e madhe është entropia, aq më i madh është çrregullimi. Nëse gjithësia shikohet si sistem i mbyllur, atëherë entropia e tij rritet dhe energjia zvogëlohet, përkatësisht aftësia për kryerjen e punës. Këto ligje na shpijnë në dy fakte:

1. ekzistimin e fillimit të kozmosit dhe

2. ekzistimin e fundit të kozmosit.

Të gjitha fetë monoteiste gjatë gjithë kohës së historisë së njerëzimit kanë përfaqësuar këto dy pohime. Duke i mbrojtur këto dy pohime, Kur’ani jep informata të mahnitshme mbi fillimin e kozmosit, si dhe për fundin e tij.

Materialistët, të cilët në materie shohin hyjninë e tyre, përfaqësojnë mendimin që materia nuk ka fillimin e vet dhe që është e pashkatërrueshme, respektivisht që nuk ka fillimin e vet dhe që ekzistimi i saj është i përhershëm. Kanë mohuar, pra, fillimin, i cili shpien kah ideja e krijimit, e gjithashtu edhe Fundin e Botës, si shpjegimin e fesë për fundin e materies. (Në dy ajete të cituara më lartë janë të dukshme mohimet në kohën e të Dërguarit, Muhammedit a.s.) Kur me zhvillimin e astrofizikës, është konstatuar që materia, respektivisht kozmosi ka fillimin dhe fundin kohor, kishte ateistë që idetë e tyre materialiste u përpoqën t’i përshtatin këtij fakti shkencor, por mbetet e regjistruar që para konstatimit shkencor të faktit të fillimit dhe fundit të kozmosit, ateistët kategorikisht kanë mohuar këtë pohim. Përsëri, përkundër të gjitha njohurive që deri më sot ka ardhur shkenca, shumë ateistë ende përpiqen të mohojnë fillimin dhe fundin kohor të kozmosit. Ligjet termodinamike vërtetojnë pohimin e feve monoteiste që kozmosi është vepër e Krijuesit, që ekziston fillimi dhe fundi i kozmosit, e në analogji me këtë, mohon qëndrimet dhe pohimet e kundërta. Sikur kozmosi të ekzistonte përherë, atëherë sipas ligjeve të termodinamikës, në kohën e pakufizuar do të ndaleshin të gjitha lëvizjet në kozmos. Ekzistimi i lëvizjes në kozmos është provë që kozmosi nuk ka ekzistuar përherë, që d.m.th. ai ka fillimin e vet. E pasiqë ekziston lëvizja në kozmos dhe kozmosi ka fillimin e vet, atëherë në mos për diçka tjetër, Fundi i botës do të duhej të ndodhte për shkak të ligjeve termodinamike.
 
Titulli: Ata të cilët nuk besojnë që gjithësisë do ti vijë fundi

Fund t'perhrshem nuk ka.Fund ciklik ka.Ne fund ciklik materia transformohet.Nuk ka vtm vdekje yjesh,por ka dhe lindje yjesh.Pra me fjale te thjeshta ekzistenca materie trashegoht ne t'gjitha format.Per te nxjerre pohimin qe gjithcka ka fund,ndonjehr nuk asht e nevojshme te njohesh shkencen e sotme.Mjaftosh te vrojtosh natyren dhe ta pergjithsosh ate vrojtim.Nga ky vrojtim ne fillim me nje mendim primitiv kane baze te gjitha si,Filozofia,Shkenca,Feja.Ndryshimi asht se Feja e cila ka qene shkenca e dikurshme e ka ngelur e ngrire ne nji moment kohor.Derivatet e saj jane sot shkenca dhe filozofia.Mospajtimi me nje mendim te fiksuar ne nje moment kohor solli ndarjen.Njerzit qe duan ti shkojne deri n fund enigmav t'gjithesise duhet te futeshin ne nji drejtim te ri i cili duhet te shkatrronte stacitetin e dijeve.Staciteti dhe siguria absolut e nje dije e ben te shkaterrueshme ate.Ajo ne njefare forme asht kundr ligjve te gjithesise ku me kryesorja asht qe cdo gja asht ne levizje dhe ne ndryshim te vazhdueshem.Dhe ketu nuk ben perjashtimi dhe forma me larte e saj,mendimi njrezor.
 
Redaktimi i fundit:

Ke shkruar shume, por asgje s'ke thene. Kjo cfare thua ti, ka baze? N'cfare bazohesh qe thua nuk ka fund t'perhershem por vetem ciklik ? Ke fakte shkencore ? Apo eshte ky mendim personal i juaji, bazuar ne hamendjen tende ?
Do ju kisha falenderuar po t'kishit sjellur ndonje material qe e verteton kete cfare ti thua :)

Ju pershendes !
 
Titulli: Ata të cilët nuk besojnë që gjithësisë do ti vijë fundi

Loverboy nuk e dija qe kurani meret dhe me shkence nejse .Pse duhet te kete qene nje pohim i jashtezakonshem ne kohen kur ka jetuar i derguari ?i derguari e dinte qe toka ish e rrumbullaket?
Në gjithë historinë e njerëzimit nuk mund të gjendet libri tjetër, burimi tjetër siç është Kur’ani, në të cilin, përveç tjerave, flitet në mënyrë të hollësishme dhe korrektësi absolute mbi fillimin dhe fundin e kozmosit. Te lutem mund ti ndash me ne keto hollesi te kuranit me qe jemi te pa edukuar ,dhe te mos na sjellesh fakte shkencore te zbuluara nga gjermanet apo cdo shkencetar tjeter?faleminderit po pres shkrimet e kuranit
 
Kur’ani është shpallje e fundit nga ana e Zotit të Madhërishëm, dhe që një libër ta karakterizojmë si Fjalë e të Gjithëfuqishmit, ai libër duhet t’u bëjë ballë sfidave të të gjitha kohërave. Ajo duhet ta dëshmojë veten se është Fjalë e Zotit në të gjitha kohërat.
Njeriu i sodit që ta pranojë një gjë si mrekulli ai së pari do ta analizojë mirë. Falë Zotit të Madhërishëm Kur’ani është treguar si mrekulli para 14 shekujve e vazhdon të dëshmohet edhe sot, e teksti të cilit disa këtu ia kanë lexuar vetëm titullin, ka pasur për qëllim që ta bëjë këtë, pra të vërtetojë mrekullinë e këtij Libri.

Sa i përket pretendimit të disave që myslimanët nuk aspirojnë që të jetojnë në harmoni dhe bashkëjetesë me të tjerët, ja ku po u them që gabohen rëndë.
Islami është mënyrë jetese dhe synon që jetën ta zhvillojë në paqe si në vijim:
1. Në paqe me Zotin;
2. Në paqe me vetveten;
3. Në paqe me njerëzit;
4. Në paqe me krijesat e Zotit në përgjithësi.
 
shpallje e fundit?atehere si shpjegohet qe kjo rrace eshte me e prapambetura ne bote nga ana ekonomike apo jeni duke zbuluar shpalljet e fundit? mire e kane sheiket arabe qe femijet e tyre i cojne ne perendim neper shkolla ndersa njerezit e tjere i cmendin me propaganda si kjo e jotja

Cila rracë? اfarë të bën të mendosh se ti je më bashkëkohorë se unë? E sheh që ti kurrsesi nuk mund ta tolerosh dikë që mendon ndryshe si ti!

Duhet të përpiqemi të bëhemi njerëz, e kjo për disa është e vështirë, do ta kuptosh kur ta kalosh adoleshencën!
 
Titulli: Ata të cilët nuk besojnë që gjithësisë do ti vijë fundi

Loverboy nuk e dija qe kurani meret dhe me shkence nejse .Pse duhet te kete qene nje pohim i jashtezakonshem ne kohen kur ka jetuar i derguari ?i derguari e dinte qe toka ish e rrumbullaket?
Në gjithë historinë e njerëzimit nuk mund të gjendet libri tjetër, burimi tjetër siç është Kur’ani, në të cilin, përveç tjerave, flitet në mënyrë të hollësishme dhe korrektësi absolute mbi fillimin dhe fundin e kozmosit. Te lutem mund ti ndash me ne keto hollesi te kuranit me qe jemi te pa edukuar ,dhe te mos na sjellesh fakte shkencore te zbuluara nga gjermanet apo cdo shkencetar tjeter?faleminderit po pres shkrimet e kuranit

Duhet të kemi parasysh që Kur’ani nuk është enciklopedi shkencore, Kur’ani është Libër i cili përmban mbi gjashtëmijë ajete prej të cilave mbi njëmijë flasin për shkencën. Ka njerëz të cilëve u mjafton një ajet, ka prej atyre që u duhen dhjetë që ta pranojnë të vërtetën, dikujt ndoshta u duhen njëqind e dikujt.... hmm!
Shumë më lehtë do të ishte po ta parashtroje ndonjë pyetje më precize lidhur me temat shkencore që prek Kur’ani, por meqë ke cituar pjesën e tekstit ku fletë për kozmosin ja të sjellim disa ajete që gjenden në Kur’an që para 14 shekujsh.
Po ta pyesim ndonjë shkencëtar se si është krijuar kozmosi ai do të ju flas për teorinë e Big Bang-ut, dhe se si pas të njëjtit janë krijuar galaktikat në kuadër të të cilave janë krijuar sistemet si ky i yni e në të cilin gjendet edhe Toka në të cilën jetojmë.
Të shohim tash çka thotë Kur’ani:

“A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt e toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi; a nuk besojnë?” (Kur’an, 21:30)
Kështu flet Kur’ani me pak fjalë mbi teorinë e Big Bang-ut, dhe të mos harrojmë që këtë e thotë para 1400 vitesh!!!

Në Kur’an, në suren Fussilet, kapitulli 41 në ajetin e 11 thuhet:

“Mandej e mësyu qiellin (krijimin e qiellit) e ai ishte tym (mjegullinë që ishte si materie e parë) dhe atij e edhe të tokës i tha: "Qasuni urdhërit Tim me dëshirë ose me dhunë!" Ato të dyja thanë: "Po i qasemi me dëshirë!"”

Fjala arabe që është përdorur këtu është fjala “duhan” që d.m.th. TYM, e që prap do të thotë se kozmosi para se ta fitojë formën që e ka tash ishte një lloj e gasit.

Kjo do të ishte në pika të shkurtëra për krijimin e kozmosit, ka edhe ajete tjera, nëse ke ndonjë pyetje më konkrete, vetëm urdhëro, me kënaqësi do të mundohemi t’ju përgjigjemi!
 
Titulli: Ata të cilët nuk besojnë që gjithësisë do ti vijë fundi

lover ajo asht njera nga Teorite.E cila ne fund thot se gjithesia do shpertheje dhe ose mbaroje.Po pas ksaj??o
 
Titulli: Ata të cilët nuk besojnë që gjithësisë do ti vijë fundi

orakulli, cdo gje qe themi se eshte e vertete, padyshim se duhet vertetuar me fakte/argumente bindese. Ti vetem flet, dhe nuk paraqet fakte. Kam kerkuar dic nga ju, qe ta argumentoni dhe akoma nuk jeni pergjigjur, dhe kjo me jep mua te kuptoje se ajo teori qe ju e keni cekur nuk ia vlen fare as qe te permendet.
 
Titulli: Ata të cilët nuk besojnë që gjithësisë do ti vijë fundi

Lover une jap vetem konkluzionet mia.Ne forum nuk mund t vertetosh .Ato jane materie qe duhen libra te tre te mesohen qe ti kuptoje ndokush ketu.Ne media gazeta,bolge,forumi me se shumti mund t japesh vetm konkluzione os informacione te percipta.Formulat nuk e kane vendin per ketu.Formulat e mekanikes kuantike do te donin nje Internet m vete.Ktu ti flet m konkluzionet e kuranit.ti nuk argumnton.Ti nuk nis nje studim te ri.Ti vetm flet m an te tij.Ju merrni teorite e shkences dhe mundoheni ti ngjisni ne kuran.Kjo asht e kote .Asht veprim i prapandodhur.
Filloi te mos punoj edhe "e" ne ket kompjuter.Apo me mallkove gje Lover?
 
I nderuar, nqfs e konsideroni te kote, ju lutem atehere kundershtojeni me argumente. Une paraqita temen qe bazohej ne fakte. Zbulimet shkencore perputhen me ate cfare eshte cekur ne Kur'an para 1400 viteve. Ti kete e quan te kote ? Une kam Kur'anin burim kryesor te fese time. Ate cfare e them, edhe e argumentoj me fakte. Ti e ben te kunderten, gje qe bjen ne kundershtim me ate qe ti thua e "kote"
 
Titulli: Ata të cilët nuk besojnë që gjithësisë do ti vijë fundi

Si e quani "shkencore",apo zbulimine ri ne kuran kur flet per "tym" apo per Hene qe cahet me "dysh".Kur flasim per diellin flasim per hidrogjen.Kur flasim per atomin fleasim per zberthimin e tij ne grimceza me te vogela.Kur flasim per elektrone e protone flasim per saktesi shkencore e jo per barcaleta fshati.Kurani te mesohet dhe te respektohet per ato regulla te vlefshme qe ka ne drejtim te Mjekesise popullore.Si p.sh te mos hash mishin e derrit ne temperatura te larta se te ze barku.Dhe keto dije kane ardhur nga praktika.Ha mish deri ne 40 grade e fillon e te barku.Pastaj fillojn me Hanger dy e me shume ushtare te Islamit dhe nuk ishin ne gjendje te benin lufte per te bindur dhe bere me force besimtare.Jo se Muhameti e dinte se mishi i Derrit ka me shume kalori se mishi i kafsheve te tjera.Kjo vjen nga eksperienca e kaluar e ketyre epopujve dhe eksperienca deri me ate moment.Shiko lart qiellin dhe ai te duket si tym yjesh.Po pse me fjalen "tym" do mjaftohemi ne ,apo me fjalen "mbeshtjellja" e dieliit.Sa kuptime gjuhesore mund te kete fjal mbeshtjell ne arabisht.Ti zgjedh njeren dhe nenkupton "vdekjen " e diellit.Pse nuk shkruhet kur dielli te mbaroje jeten e tij.Fjalen "jete" e ka gjuha arabe.Ose fjalen "vdese".Kjo nuk mund te ndodhte sepse Muhameti nuk e dinte.Keto qe beni ju jane vetem spekullime ne kohe te mevonshme pasi dihen tashme zbulimet shkencore(deri atje ku kane vajtur).Llogjika nuk ecin persembrapthi ashtu sic shkruajne arabet.Nuk ikin dijet nga fundi ne fillim ,por nga fillimi ne fund.
Por feja juaj e moshes 1400 vjecare asht nji perkthim i nje feje me te hershme,asaj kristiane.Feja kristiane asht kopjim dhe permiresim i nje feje me te meparshme ,asaj cifute.Feja cifute asht nji kopjim i fese pagane.Feja pagane asht krijimi i pare njerezor,ku zotat ishin frutat,kafshet me ane te cileve ata ushqeheshin.Ushqimi ne fillim ishte perenedia.Pastaj u be dielli kur toka ndryshonte temperaturen e papritur behej e ftohte.Pastaj u be Hena ne vendet ku dielli te digjte me temperaturat e tij.Dhe ti e di mire rendesine e Henes ne Fene tuaj.
Ju lekundeni ne "a"-ne e llogjikes,por nuk po rrezoheni akoma.Mendimi i juaj asht i dobishem sepse sherben si shtytje per shkencen ne drejtim te zbulimeve te reja,rruge e cila asht e gjate.
Per mua "Zoti" e format kopjuese te tij asht vete njeriu.Njeriu shkon drejt persosjes dhe zhvillimit te panderprere deisa te behet i pagabueshem,i drejte dhe i ditur plotesisht.Dhe ne kete pike kurani dhe bibla kane vlera,kur thone qe duhet te sillemi mire ndaj te tjereve.Por jo me tej.Aty kur fillojne e te hedhin poshte kultuart e tjera(praktikisht).Me tutje ato behen vrasese,shkaterruese.Ne ate momenti kohor ai do mari vleren evertete "zot" i gjithesise.Ju kete nuk e pranoni sepse ju iken elemnti trembes mbi te cilen qendron saldimi juaj mendor,diktature e fshehte mendimore njerezore.Pa friken ndaj te paditures,ndaj te panjohures nuk do te kishte "Zot" ne konceptin tuaj.Njerezimi per sa kohe do te kete te panjohura dhe padije ju do te ekzistoni me gjithe "zotin" tuaj te pavertetueshem.
 
o i nderuar nuk eshte kurani fjale e Muhammedit a.s. por eshte fjale e All-llahut zotit te gjithesise.nese nuk ke njohuri per fete me mire mos diskuto per diqka qe nuk te perket te gjihta fete e kan nje burim dhe ky burim eshte qe prej Ademi a.s. deri te Muhamedi a.s. e qe thrret ne besimin ne nje Zot te vetem dhe te pashoq.o i nderuar nuk eshte kurani sipas qefit tend nje pjese eshte mire e me pelqen e tjetra nuk me pelqen prandaj nuk e pranoj.e sa per ate qe thoni per Zotin krijuesin e gjithesise ja une do te pergjegjem shume shkurte me ajete kuranor:
[2:255. All-llahu është një, nuk ka zot tjetër përveç Atij. Ai është mbikqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm. Atë nuk e kap as kotja as gjumë, gjithçka ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij. Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai, pos me lejen e Tij, e di të tashmen që është pranë tyre dhe të ardhmen, nga ajo që Ai di, tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar, Kursija e Tij (dija-sundimi) përfshijnë qiejt dhe tokën. Kujdesi i Tij ndaj të dyjave, nuk i vjen rëndë, Ai është më i larti, më i madhi.
57:3. Ai është i pari që s'ka fillim dhe i fundit që s'ka mbarim, i dukshmi dhe i padukshmi, dhe Ai është më i dijshmi për çdo gjë.
22:7. Dhe nuk ka dyshim se kijameti do të vijë patjetër dhe se All-llahu me siguri do t'i ngjallë ata të varrezave (të vdekurit).
e sa per kijamet ajo ska dyshim se do te ndodhe dhe kete moment e din vetem All-llahu s.v.t.
31:34. S'ka dyshim se vetëm All-llahu e di kur do të ndodhë kijameti, Ai e di kur e lëshon shiun. Ai e di se ç'ka në mitra (të nënave), nuk e di kush pos Tij se çka do të ndodhë (çka do të punojë) nesër, dhe askush nuk e di, pos Tij, se në ç'vend (ose kohë) do të vdesë. All-llahu është më i dijshmi, më i njohuri.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Ata të cilët nuk besojnë që gjithësisë do ti vijë fundi

Si e quani "shkencore",apo zbulimine ri ne kuran kur flet per "tym" apo per Hene qe cahet me "dysh".Kur flasim per diellin flasim per hidrogjen.Kur flasim per atomin fleasim per zberthimin e tij ne grimceza me te vogela.Kur flasim per elektrone e protone flasim per saktesi shkencore e jo per barcaleta fshati.Kurani te mesohet dhe te respektohet per ato regulla te vlefshme qe ka ne drejtim te Mjekesise popullore.Si p.sh te mos hash mishin e derrit ne temperatura te larta se te ze barku.Dhe keto dije kane ardhur nga praktika.Ha mish deri ne 40 grade e fillon e te barku.Pastaj fillojn me Hanger dy e me shume ushtare te Islamit dhe nuk ishin ne gjendje te benin lufte per te bindur dhe bere me force besimtare.Jo se Muhameti e dinte se mishi i Derrit ka me shume kalori se mishi i kafsheve te tjera.Kjo vjen nga eksperienca e kaluar e ketyre epopujve dhe eksperienca deri me ate moment.Shiko lart qiellin dhe ai te duket si tym yjesh.Po pse me fjalen "tym" do mjaftohemi ne ,apo me fjalen "mbeshtjellja" e dieliit.Sa kuptime gjuhesore mund te kete fjal mbeshtjell ne arabisht.Ti zgjedh njeren dhe nenkupton "vdekjen " e diellit.Pse nuk shkruhet kur dielli te mbaroje jeten e tij.Fjalen "jete" e ka gjuha arabe.Ose fjalen "vdese".Kjo nuk mund te ndodhte sepse Muhameti nuk e dinte.Keto qe beni ju jane vetem spekullime ne kohe te mevonshme pasi dihen tashme zbulimet shkencore(deri atje ku kane vajtur).Llogjika nuk ecin persembrapthi ashtu sic shkruajne arabet.Nuk ikin dijet nga fundi ne fillim ,por nga fillimi ne fund.

Po e sjell edhe njëherë ajetin “diskutabil”:

“Mandej e mësyu qiellin (krijimin e qiellit) e ai ishte tym (mjegullinë që ishte si materie e parë) dhe atij e edhe të tokës i tha: "Qasuni urdhërit Tim me dëshirë ose me dhunë!" Ato të dyja thanë: "Po i qasemi me dëshirë!"” (Fussilet, 11)

Siç thashë edhe më herët fjala “duhan” e që dmth tym, përveç kësaj ajo e ka kuptimin edhe “mjegull”, “avull”, “gaz”.
Ajo që duhet të kuptohet nga ajeti i lartcekur është se gjithësia ka kaluar nga një stad kur ishte në gjendje të gaztë në stadin tjetër në të cilin janë krijuar Toka dhe trupat e tjerë qiellorë. E dimë që Toka, Dielli dhe yjet nuk kanë lindur menjëherë pas Shpërthimit të Madh. Para formimit ato ishin në gjendje të gaztë kryesisht të përbëra nga heliumi dhe hidrogjeni.
ثshtë e qartë që fenomenet shkencore që i gjejmë në Kur’an nuk ekzistojnë vetëm për të qenë mrekulli, që ndonjëherë të vërtetohet ajo që ka thënë Kur’ani, ose që t’i mësojmë faktet shkencore. Në Kur’an, në të shumtën e rasteve, vëmendja jonë përqendrohet në gjenialitetin e krijimit. Dijen që e thithim nga Kur’ani është i rëndësisë fundamentale. Mrekulli është ajo që para 1400 viteve Kur’an mban qëndrimin që kozmosi në fillim ishte në gjendje mjegulline.

Por feja juaj e moshes 1400 vjecare asht nji perkthim i nje feje me te hershme,asaj kristiane.Feja kristiane asht kopjim dhe permiresim i nje feje me te meparshme ,asaj cifute.Feja cifute asht nji kopjim i fese pagane.Feja pagane asht krijimi i pare njerezor,ku zotat ishin frutat,kafshet me ane te cileve ata ushqeheshin.Ushqimi ne fillim ishte perenedia.Pastaj u be dielli kur toka ndryshonte temperaturen e papritur behej e ftohte.Pastaj u be Hena ne vendet ku dielli te digjte me temperaturat e tij.Dhe ti e di mire rendesine e Henes ne Fene tuaj.

Po sikur të na japësh ndonjë provë që Islami është “përkthim” i fesë kristiane, apo çifute, apo pagane? Hape një temë të re e diskutojmë edhe këtë, ose e vazhdojmë në temën “Islami dhe Krishterimi” që tashmë ekziston, nëse dëshiron të bëjmë krahasime, zgjedh ti!

"Ushqimi ne fillim ishte perenedia.Pastaj u be dielli kur toka ndryshonte temperaturen e papritur behej e ftohte."
:eek:hh: :gallate: :dong:

Ju lekundeni ne "a"-ne e llogjikes,por nuk po rrezoheni akoma.Mendimi i juaj asht i dobishem sepse sherben si shtytje per shkencen ne drejtim te zbulimeve te reja,rruge e cila asht e gjate.

E po nëse dikush pret që ne të rrëzohemi në logjikë, atëherë duhet të pres shumë gjatë, derisa fillojnë të rrëzohen yjet!
 
Titulli: Ata të cilët nuk besojnë që gjithësisë do ti vijë fundi

Tema u pastrua. Ju lutem shume t'i permbaheni temes dhe te diskutoni si shoke ne mes vete. Nuk do te tolerohet asnje devijim.
CERBERUS
 
Titulli: Ata të cilët nuk besojnë që gjithësisë do ti vijë fundi

Te nderuar vellezer do e postoj ne nje tem te re komentimin e Kuranit fame lart ne gjuhen shqipe dhe do i sqaroni paqartesit ne mes vete.

Ajet kuranor:
“43:80. A mendojnë se Ne nuk dëgjojmë ndjenjën e fshehtë të tyre dhe bisedën midis tyre? Po, e dëgjojmë dhe të dërguarit tanë (engjëjt përcjellës) që janë pranë tyre, shkruajnë.”
 
Titulli: Ata të cilët nuk besojnë që gjithësisë do ti vijë fundi

Do apo jo Kurani tokes do ti vije fundi dhe nuk do ti vije nga ndo1 ndeshkim apo cfare budalleku tjeter citohet, por ne menyre natyrale si gjithcka.

Ajo qe me ben te qesh shume e me shume eshte se ne kuran citohet fundi i botes qe do te vije dhe nga ana tjeter u kerkohet besimtareve te falen, te pergjerohen, te nenshtrohen, te falenderojne etj etj etj etj kur fundi qenka i paracaktuar dhe nuk varet nga sjelljet njerezore ???

Ne kuran lexova edhe barcaleten e vitit : Allahu ju mallkon lol
 
Interesante a ! Nga ky liber barcoletash qe e quan ti, jane bere shume zbulime shkencore. Shume interesant ! Perse valle akoma deri me tani qe 1400 vite nuk qe ne gjendje askush ta shkruaj nje liber te ngjajshem me kete te barcoletave, qofte edhe vetem 1 KAPTINE (Eh te mos flasim me shume).:top:
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top