Kresha
A pretty face can never trick me
“E ata që nuk besuan thanë: "Nuk do të na vijë neve kijameti!" Thuaj: "Po, pasha Zotin tim që e di të fshehtën, patjetër do t'ju vijë ai juve. Atij nuk mund t'i fshihet as në qiej e as në tokë sendi sa grimca, e as më i vogël, e as më i madh, vetëm se janë të regjistruar në librin e qartë".” (Kur’an, 34:3)
“E nëse pas të këqijave që e goditën Ne i japim të mira nga ana Jonë, ai me këmbëngulje do të thotë: "Këtë e kam arritur vet (këtë do ta kem gjithnjë), e nuk mendoj se do të bëhet kijameti, po, edhe nëse do të kthehem te Zoti im, unë te Ai do ta kem edhe më mirë!" Ne patjetër do t'i njoftojmë ata që nuk besuan për atë që punuan dhe do t'u japim të përjetojnë dënim të rëndë.” (Kur’an, 41:50)
Në gjithë historinë e njerëzimit nuk mund të gjendet libri tjetër, burimi tjetër siç është Kur’ani, në të cilin, përveç tjerave, flitet në mënyrë të hollësishme dhe korrektësi absolute mbi fillimin dhe fundin e kozmosit.
Kërkoni të gjitha burimet në botë nga periudha para zbulimit të fakteve shkencore për këtë çështje. Do të konstatohet jashtëzakonshmëria e Kur’anit si për pyetje të tjera ashtu edhe për këtë. Bile, jo që vetëm nuk ka burim që njëkohësisht tregon për fillimin dhe fundin e universit, por nuk ka burime që bile njërën nga këto ndodhi ta shpjegojë më mirë se në Kur’an. Kur’ani ka thënë që do të paraqes prova. Ja Libri i Zotit, ja prova! Dhe ate në kontekstin e pyetjeve aq të rëndësishme siç janë fillimi dhe fundi i kozmosit. Vallë, a nuk është kjo provë e mjaftueshme për ata të cilët janë të sinqertë në kërkimin e provave?
Kur, i robëruar në kohën në të cilën jeton, njeriu nga perspektiva e tij shikon kozmosin, mund të mendoj që çdo gjë që shikon ka strukturë statike dhe të pandryshueshme. Të thuash që do të vijë fundi i botës dhe i tërë kozmosit ka qenë pohim i jashtëzakonshëm në kohën kur ka jetuar i Dërguari. Njerëzit e asaj kohe, të cilët nuk kanë ditur që Toka është trup që lëviz nëpër kozmos, nuk kanë besuar që do të vijë fundi i Tokës, e cila nën këmbët e tyre dukej tepër e sigurt, kështu që kanë kundërshtuar këtë pohim. Aq më tepër, tu thuash që, krahas Tokës, do të zhduket edhe i tërë kozmosi, do ti duket qesharake dikujt që nuk beson në Librin e Allahut, atij që nuk mund ta kuptojë që Allahu është në gjendje ta bëjë atë.
Dy ajete që i kemi cituar në fillim, flasin për kundërshtimin në kohën e të Dërguarit ndaj fjalëve që do ti vijë fundi Tokës dhe Gjithësisë.
Me rritjen e njohurive rreth kozmosit, sot, pa dyshimin më të vogël mbi vërtetësinë e saj, pranohet pretendimi i Kur’anit mbi fundin e kozmosit dhe të Tokës. Askush tanimë nuk mund të pohojë që nuk do të vijë Fundi i Botës. Nëse asgjë tjetër, është më se e sigurt që Fundi i Botës do të ndodh kur Dielli të harxhojë energjinë e vet. ثshtë më se e sigurt që do të vijë edhe fundi i kozmosit. Mirëpo, është diskutabile mënyra e fundit të tij.
Ligjet e zbuluara të termodinamikës vërtetojnë faktin që gjithësia ka jetëgjatësinë e vet, respektivisht që do të ndodhë kiameti. Duke u thirrur në Ligjin e dytë të termodinamikës, fizikani gjerman Herman Von Helmholtz në vitin 1856 ka vërtetuar që kozmosin e pret vdekja. E thënë në mënyrën më të thjeshtë, Ligji i dytë i termodinamikës tregon që temperatura lëviz prej nxehtësisë kah ftohtësia. Ky proces ndodh rreth nesh pandërprerë, p.sh. derisa e lëmë çajin të ftohet etj. Helmholtz ka siguruar punimet e Rudolf Clausius-it dhe Lord Kelvinit mbi entropinë – madhësi termodinamike mjaft e rëndësishme, e cila mat degradimin e energjisë së brendshme të sistemit në kuptim që kjo energji nuk do të mund të shfrytëzohet më për ndonjë punë të dobishme.
Entropia e tërësishme në gjithësi është në rritje të vazhdueshme. Këtë mund ta shohim në shembullin e Diellit, i cili e ngroh planetin tonë. Ngrohtësia e Diellit rrjedh kah ftohtësia e kozmosit dhe ky proces nuk mund të zhvillohet në drejtimin e kundërt.
LIGJET TERMODINAMIKE NGA ASPEKTI I FESث DHE FILOZOFISث
A do të zgjasë përjetësisht ky proces? Përgjigja është “jo”. Kur temperatura bëhet e vlerës konstante, paraqitet gjendja statike e cila quhet baraspesha termodinamike. Rrjedhja e nxehtësisë së Diellit dhe e një varg yjesh të tjera mund të zgjas me miliarda vite, por ajo energji nuk është e pafundme. Pas një kohe të caktuar, në kuptim të ligjeve termodinamike, domosdoshmërish do të vije deri tek ndalja e lëvizjes në gjithësi. Këtu duhet të përmendet fakti që sa më e madhe të jetë entropia, aq më pak sistemi është në gjendje për punë. Entropia mund të konsiderohet edhe si matëse e çrregullimit të sistemit: sa më e madhe është entropia, aq më i madh është çrregullimi. Nëse gjithësia shikohet si sistem i mbyllur, atëherë entropia e tij rritet dhe energjia zvogëlohet, përkatësisht aftësia për kryerjen e punës. Këto ligje na shpijnë në dy fakte:
1. ekzistimin e fillimit të kozmosit dhe
2. ekzistimin e fundit të kozmosit.
Të gjitha fetë monoteiste gjatë gjithë kohës së historisë së njerëzimit kanë përfaqësuar këto dy pohime. Duke i mbrojtur këto dy pohime, Kur’ani jep informata të mahnitshme mbi fillimin e kozmosit, si dhe për fundin e tij.
Materialistët, të cilët në materie shohin hyjninë e tyre, përfaqësojnë mendimin që materia nuk ka fillimin e vet dhe që është e pashkatërrueshme, respektivisht që nuk ka fillimin e vet dhe që ekzistimi i saj është i përhershëm. Kanë mohuar, pra, fillimin, i cili shpien kah ideja e krijimit, e gjithashtu edhe Fundin e Botës, si shpjegimin e fesë për fundin e materies. (Në dy ajete të cituara më lartë janë të dukshme mohimet në kohën e të Dërguarit, Muhammedit a.s.) Kur me zhvillimin e astrofizikës, është konstatuar që materia, respektivisht kozmosi ka fillimin dhe fundin kohor, kishte ateistë që idetë e tyre materialiste u përpoqën t’i përshtatin këtij fakti shkencor, por mbetet e regjistruar që para konstatimit shkencor të faktit të fillimit dhe fundit të kozmosit, ateistët kategorikisht kanë mohuar këtë pohim. Përsëri, përkundër të gjitha njohurive që deri më sot ka ardhur shkenca, shumë ateistë ende përpiqen të mohojnë fillimin dhe fundin kohor të kozmosit. Ligjet termodinamike vërtetojnë pohimin e feve monoteiste që kozmosi është vepër e Krijuesit, që ekziston fillimi dhe fundi i kozmosit, e në analogji me këtë, mohon qëndrimet dhe pohimet e kundërta. Sikur kozmosi të ekzistonte përherë, atëherë sipas ligjeve të termodinamikës, në kohën e pakufizuar do të ndaleshin të gjitha lëvizjet në kozmos. Ekzistimi i lëvizjes në kozmos është provë që kozmosi nuk ka ekzistuar përherë, që d.m.th. ai ka fillimin e vet. E pasiqë ekziston lëvizja në kozmos dhe kozmosi ka fillimin e vet, atëherë në mos për diçka tjetër, Fundi i botës do të duhej të ndodhte për shkak të ligjeve termodinamike.