Askush nuk mund të bëjë marrëveshje që bien ndesh me Kushtetutën e Kosovës

Ado

FISEBILIL-LAH
Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi tha sot se UNMIK-u ka të drejtë të bisedojë me Beogradin, por jo për ato çështje që mund të bien ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

Ai tha se Kosova si shtet i pavarur interesohet për fqinjësi të mirë në rajon, por ritheksoi se askush nuk mund të bëjë marrëveshje të cilat nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, njofton RTK.

Kryeministri Hashim Thaçi nuk ka përjashtuar mundësinë që të ketë diskutime me Serbinë për çështje të interesit të përbashkët dhe frymës integruese, duke thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, andaj çdo vendim që bie ndesh me Kushtetutën e saj nuk mund të implementohet në territorin e vendit tonë./Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top