As paraja, as seksi: Terapeutët zbulojnë problemin më të madh të çifteve

Ylli-1

Etnoshqiptar
Publikuar: 7:39 / 26.12.2015

as-paraja-as-seksi-terapeut-euml-t-zbulojn-euml-problemin-m-euml-t-euml-madh-t-euml-ccedil-ifteve_hd.jpg


Terapeutët britanikë që merren me problemet e çifteve kanë zbuluar për “Hafington Post” se cila është sfida më e madhe me të cilën çdo ditë ballafaqohen në profesionin e tyre.

Megjithëse ju dhe partneri juaj ndoshta nuk fshihni sekrete të shumtat, është më se e sigurt që akoma nuk keni mësuar se si në mënyrën më të duhur të bisedoni me njëri-tjetrin.

Në të vërtetë, problemi numër një në lidhje përfundimisht është – komunikimi, transmeton Telegrafi.

“Në këtë bën pjesë edhe se si të debatoni me partnerin, por që të mos kërcënoni se do ta braktisni, si edhe vetëdija mbi atë që janë ato format i sjelljeve, të cilat tani ju nevrikosin por që gjithmonë kanë qenë të pranishme, ndërkaq ju mbase më herët madje i keni konsideruar edhe si simpatike. اelësi i ekzistencës së lidhjes përfundimisht është komunikimi efektiv”, thekson psikoterapeutja Laura Jang.

Pas komunikimit të keq pason mungesa e argëtimit (shikimi i përbashkët i programeve televizive nuk bën pjesë), mungesa e kohës për partnerin, pandjeshmëria/mosinteresimi apo ndjeshmëria e tepruar (ndonjëherë është shumë e vështirë të realizohet ajo balancë e duhur), varshmëria e tepërt nga partneri, si edhe humbja e ndjenjës së karakterit të fortë vetjak.

Edhe pse jeni në lidhje, patjetër duhet të kini parasysh që ju dhe partneri juaj, para së gjithash, jeni dy personalitete të veçanta. /Telegrafi/

Pajtohem me kete konstatim dhe mendoj qe eshte publikimi me i sakt i dhene deri me tani per nje lidhje dhe mendoj se ky konstatim vlene edhe ne jete ne pergjithesi. Mungesa e komunikimit apo komunikimi i gabuar!
 
Titulli: As paraja, as seksi: Terapeutët zbulojnë problemin më të madh të çifteve

Kjo eshte e vertete!
Komunikimi eshte celes kyc per te patur nje marredhenie te sukseshme, qofte kjo dhe shoqerore ne fakt. Dy njerez qe nuk komunikojne mjaftueshem fillojne te largohen pak nga pak derisa te ndihen jo pjese e nje lidhjeje.
 
Titulli: As paraja, as seksi: Terapeutët zbulojnë problemin më të madh të çifteve

Soul, plotesisht e vertete. Ne jete shpesh ballafaqohemi me komunikim jo te drejte, ose qe nuk kuptohet drejt. Mjafton nje devijim/moskuptim dhe rruget e dy "bashkebiseduesve" ndahen. Ne shoqeri edhepse nuk eshte mire te ndodhe keshtu, eshte me pak e dhimbshme, edhepse e padesherueshme, por kur ndodhe ne mes te partnereve, kjo vertete sjell pasoja te renda.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top