Arvizu: Numërimi, me integritet

WxP

Staf në FV.AL
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksander Arvizu, vazhdoi deri në mbrëmje takimet e nisura që paraditee e djeshme me Kryeministrin Sali Berisha dhe shefin e opozitës, Edi Rama.
Z. Arvizu takoi dje në mbrëmje vonë edhe kandidatin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një nga baret e zonës së ish-bllokut.

Ai e përgëzoi atë për fushatën e tij, ndërsa kërkoi nga palët që të bëjnë durim në lidhje me rezultatin dhe tu drejtohen procedurave ligjore.

“Z. Basha ka zhvilluar një fushatë elektorale brilante, për tu mbajtur mend. Jo shumë njerëz prisnin që të dilte ky rezultat, por nuk ka mbaruar ende”, u shpreh Arvizu.

“U takova me Berishën, Ramën dhe Bashën pikërisht sepse njerëzit po presin. Mendoj se është e rëndësishme që të fokusohemi në procesin ligjor pasi për të gjithë këtë ka bazë ligjore. Njerëzit duhet të jenë të duruar. Unë nuk e di fituesin dhe nuk ka njeri ta dijë. Gjithsesi, procesi i numërimit të votave u bë me integritet. Le të shohim gjërat pozitive”, shtoi ambasadori amerikan.

Top-Channel
 

Attachments

  • arvizu-basha.jpg
    arvizu-basha.jpg
    7.7 KB · Shikime: 32

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top